Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Astro orėt gjatė njė dite

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Astro orėt gjatė njė dite Empty
MesazhTitulli: Astro orėt gjatė njė dite   Astro orėt gjatė njė dite Icon_minitimeSat Aug 01, 2009 2:00 pm

Sikundėr e ka ēdo ditė nė muaj vibracionin e saj numerik, ashtu edhe ēdo orė nė ditė ka frekuentimin e caktuar astrologjik, gjė qė nė shumėēka ndikon nė lėkundjet e ngarkesės sonė bioenergjetike.

Ora e lindjes sonė ėshtė e rėndėsisė sė posaēme, kur e dimė se ndikimi i planetėve tė caktuar ndryshon nė mėnyrė alternative gjatė 24 orėve. Me fjalė tė tjera, nuk ėshtė njėsoj nėse jemi lindur nė mėngjes, nė mesditė, ose vonė nė mbrėmje. Disa veprime tona, qėndrime dhe disponime do t’i kuptojmė mė mirė nė rast se e dimė vibracionin numerik tė orės sė lindjes sonė. Cikli prej 24 orėsh ėshtė i ndarė nė gjashtė njėsi (stacione) numerike. Stacioni i parė numerik ėshtė ndėrmjet orės zero dhe katėr, stacioni i dytė ndėrmjet orės 4 dhe 8, stacioni i tretė ndėrmjet orės 8 dhe 12, i katėrti ndėrmjet orės 12 dhe 16, i pesti ndėrmjet orės 16 dhe 20; dhe i gjashti, i fundit, ndėrmjet orės 20 dhe 24, do tė thotė orės zero.

Pėr tė lindurit ndėrmjet orės zero dhe katėr
Ju keni natyrė tė qetė. Dėshironi tė ėndėrroni dhe tė ndėrtoni kulla mbi re. Keni imagjinatė tė bujshme, por vėshtirė ia dilni nė botėn e realitetit fizik. Jeni fantazist dhe poet i lindur, ndaj pėr shkak tė kėsaj njerėzit nuk ju kuptojnė. Jeni nga pak edhe i somnabul dhe ēamarrok, por, megjithatė keni njė shpirt bujar.

Pėr tė lindurit ndėrmjet orės katėr dhe tetė
Juve ju shquajnė shkathtėsia dhe rregullshmėria. Jeni kėmbėngulės dhe insistues nė tė gjitha punėt, e posaēėrisht nė ēėshtjet praktike. Si pakkush ia dilni tė gjendeni nė botėn e realitetit tė pėrditshėm. Pėrpiqeni me mish e shpirt qė tė tjerėve t’u bėhen shembull, qė tė tregoheni dhe tė pranoheni si i tillė.

Pėr tė lindurit ndėrmjet orės tetė dhe dymbėdhjetė

Jeni krijesa tė pėrbėra nga besimi, shpresa dhe optimizmi. Jeni tė shkathtė, gjithnjė tė preokupuar nga shqetėsimi krijues. Kudo rrezatoni dashurinė pėr tė tjerėt dhe ngrohtėsinė magnetike. Jeni epshorė dhe spiritualė. Jeni tė dhėnė pas artit dhe filozofisė. Ju dallojnė vlerat dhe talenti.

Pėr tė lindurit ndėrmjet orės dymbėdhjetė dhe gjashtėmbėdhjetė

Jeni tė kthjellėt, tė shkathtė, dinamikė, plot energji. Punėt praktike sikur janė krijuar nga Zoti pėr ju. Jeni oratorė tė mirė, matematikanė dhe fizikanė. Por nuk do tė ishit mė pak sesa letrarė, nė rast se do ta kishit orientuar energjinė tuaj nė atė drejtim. Me njė fjalė, ju jeni persona tė talentuar nė mėnyrė tė shumanshme, ashtu qė nė shumė profesione dhe zanate ia dilni ta shprehni shpirtin tuaj kreativ.

Pėr tė lindurit ndėrmjet orės gjashtėmbėdhjetė dhe njėzet

Jeni shpirtra tė trazuar dhe bredharakė, nga pak nervozė dhe hutaqė. Lėvizjet i keni dinamike, fjalėt tė forta, mendoni dhe veproni shpejt. Dėshironi qė tė rrėmbeni sa mė shumė nga jeta, e doni jetėn nė tė gjitha aspektet dhe trajtat. Shpesh i ndryshoni vendimet, nė tė njėjtėn kohė merreni me disa punė. Kush nuk ju njeh mirė aty pėr aty do tė mendonte se jeni tė ngutshėm, por ju gjithsesi jeni tė ndėrgjegjshėm pėr ēdo gjė qė e bėni.

Pėr tė lindurit ndėrmjet orės njėzet dhe njėzetekatėr

Jeni tė matur, kėmbėngulės dhe insistues nė tė gjitha fushat. Keni synim qė tė dominoni mbi punėt dhe situatat. Keni prirje pėr filozofi e letėrsi dhe jeni racionalė e spiritualė. Nė mėnyrė magnetike veproni ndaj ambientit, jeni autoritete nė familje dhe nė shoqėri, mes miqsh dhe farefisit. Nga pak lini pėrshtypjen e qėndrimit robust dhe mendjemadh, por kjo vjen nga fakti se jeni plot vetėbesim dhe energji kreative jetėsore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Astro orėt gjatė njė dite
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Q'fare do te deshironit te ndodhe 24 oret e ardhshme???

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Arkiva e forumit-
Kėrce tek: