ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Perjetimi i jeterave te kaluara.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Perjetimi i jeterave te kaluara.   Tue Jun 09, 2009 11:04 pm

"Pacientėt i ngjallin ndodhitė prej jetave tė kaluara me qėllim qė t'i kuptojnė problemet e caktuara nė tė tashmen; do tė ishte e pakuptimtė tė gjurmohet vėrtetėsia e pėrmbajtjes sė pėrvojave tė tyre. Nė terapinė e pėrjetimit tė jetave tė kaluara nuk ėshtė e rėndėsishme "vėrtetėsia e reinkarnimit" por mėnjanimi i problemeve nė sjelljen e pacientit.

Morris Netherton, terapeut

Ahmetiėse kemi shpirtin i cili mbijeton trupin ose nėse ekziston reinkarnimi, nuk do tė ishte dashur tė na ēuditė mundėsia e shfaqjes sė gjurmėve tė jetave tė kaluara nė jetėn e tashme si njė shkak i ērregullimeve emocionale shoqėrore. Terapia e pėrjetimit tė jetave tė kaluara themelohet nė hipotezėn se disa ērregullime shfaqen pėr arsye se jetat e kaluara janė fshehur nė nėndijen e njeriut, kėshtu qė ndoshta do tė duhej tė sjellen nė vetėdije, sipas principit tė njėjtė qė Frojdi e solli nė psikoanalizė mbi vetėdijėsimin e traumave tė ngulfatura.
Historia
Kur psikologėt, kah fundi i shekullit XIX filluan ta hulumtojnė dukurinė e mediumėve, disa prej tyre i njohėn mediumet tė cilėt nė trans qenė tė "xhindosur" prej shpirtave tė personave prej sė kaluarės.
Ndonjėherė ishin ata persona tė njohur tė periudhės sė njohur. Psikologu zviceran Theodore Flournoy, nė mėnyrė kritike por edhe me kuptueshmėri, vėzhgoi njė femėr-mediume dhe konstatoi se nė rastin e saj jetat i kishte kryesisht iluziore; mirėpo, ajo me vetėdije nuk i trilloi personalitetet nga e kaluara. Ishte me tė vėrtetė e "xhindosur".
Qė atėherė u paraqitėn disa raste tė cilat dukshėm tregonin nė reinkarnimin. Psikiatri dr Arthur Guirdham nė disa botime tė veta detalisht pėrshkroi rastin. Sipas tij, njė grup prej tetė njerėzve, tė gjithė nė jetėn e kaluar, nė shekullin e trembėdhjetė, jetuan si katarė (sektė askete e besimit tė krishterė) nė Provansė, ndėrsa nė shekullin e njėzet nė rrethinėn e Bristolit nė Angli. Tė dhėnat mbi jetat e tyre tė kaluara u gjetėn nė dokumentet e inkvizicionit, dhe ēdonjėri prej tyre ka qenė personalitet i njohur. Nė kėtė lidhshmėri tė pazakonshme mes tė kaluarės dhe tė tashmes na tregon edhe ndikimi i jetave tė tyre tė shekullit tė XIII, tė cilat nxitėn ankthet dhe sėmundjet trupore nė jetėn e tashme tė tyre.

Nė ēfarė mėnyre jetat e kaluara ndikojnė nė jetėn e tashme

"Hapi i parė qė na pret si mjekė ėshtė njohja sa mė e mirė e ndikimeve tė psikės tė robėruar nė materie", thekson dr Guirdhami nė librin e vet We are one another (Ne jemi njė). Kujtimet nė pėrjetimet e jetave tė kaluara janė tė lidhura ngusht me simptomet e jetės sė tashme". Pavarėsisht prej gjurmimeve tė Guirdhamit, nė Shtetet e Bashkuara u shfaq njė terapi e cila themelohet nė hipotezėn se simptomet, nė tė cilat nuk veprojnė metodat e mjekimit tė mjekėsisė ortodokse, mund tė jenė pasojė e ndikimit tė jetės sė kaluar nė tė tashmen. Metoda e tillė filloi tė pėrhapet edhe tej Atlantikut.

Principet e terapisė sė tillė i pėrshkruan psikologu Morris Netherton nga L. A., themelues i "Institutit pėr vetėdijėsimin mbi jetat e kaluara" edhe Nancy Schiffrin nė librin Past lives therapies (Terapia e pėrjetimeve tė jetave tė kaluara). Nethertoni, natyrisht, ėshtė i vetėdijshėm pėr faktin se shumė njerėz nuk do tė besojnė se njeriu pa dijen e vet mund t'i thėrrasė ngjarjet prej jetave tė kaluara, dhe ē'ėshtė mė tepėr, se ato ngjarje tė kaluara mund tė nxisin sėmundje serioze. Reinkarnimi tek duhet tė dėshmohet si fakt, i thonė shpesh tė sėmurėt skeptikė. Nethertoni nuk i hudh poshtė dyshimet e pacientėve; pėrkundrazi, ai vet dyshon se reinkarnimi mund tė dėshmohet. Fjala ėshtė vetėm pėr njė hipotezė tė pėrshtatshme, shpjegon ai, nė mėnyrė qė tė shpjegohet se pse disa njerėz nė transe bėhen personalitete tė tjera, flasin sikur qė kanė jetuar nė ndonjė shekull tjetėr duke sjellė mjaft fakte nė llogari tė reinkarnimit. Nuk ėshtė e nevojshme as tė dėshmohet vėrtetėsia e pėrjetimeve tė jetave tė kaluara, sepse nė tė vėrtetė ėshtė i rėndėsishėm vetėm fakti se a vepron bėmirėsisht terapia e kėtillė, do tė thotė a i zgjedh problemet e pacientit nė sjelljen e tij.
Shiritat e Bloxhamit
Rasti i regresionit nėn hipnozė, qė e pėrshkruan Arnall Bloxhami, hipnoterapeuti prej Cardiffit, ndoshta ėshtė shembulli mė i mirė i pėrjetimeve tė jetės sė kaluar. Jane Evansi, nė gjendjen hipnotike u bė Rebeka, hebreje e cila kishte jetuar nė York nė shekullin e dymbėdhjetė dhe ishte njėra prej viktimave tė persekutimit mė 1189.
Rasti ishte i pazakonshėm sepse njėra prej pamjeve tė cilėn Jane Evansi "pėrsėri e pėrjetoi" ndodhi nė kriptėn kishtare pėr ekzistencėn e sė cilės u muar vesh tek pas njė emisioni televiziv, kėshtu qė Jane Evansi nuk ka mundur tė dijė pėr atė. Bloxhami inēizoi pėrjetimet e saj, ndėrsa shiritat qenė tė lėshuara nė njė emision tė BBC-sė. Mirėpo, terapeutėt tė cilėt pėrdorin metodėn e pėrjetimeve tė jetave tė kaluara shpesh theksojnė se nga aspekti i tyre ėshtė sporadike se a ėshtė frika qė e tregoi Jane Evansi nėn hipnozė rezultat i kthimit nė jetėn e kaluar apo jo. Kjo ka mundur tė jetė edhe pjellė e imagjinatės, ose ankth qė mbeti nė nėndijen e saj. Terapeutėt pohojnė se ajo pėrmbajtje e "groposur", pa marė parasysh prejardhjen e saj, mund ta shkatėrrojė jetėn nėse nuk "ēgroposet", nėse nuk nxjerret nė sipėrfaqe.
Morris Nethertoni citon rastet (siē bėri edhe Guirdhami) kur pacientėve iu paraqitėn djegiet ose vendet e nxira nė trup si reaksion i "kujtimeve" prej jetave tė kaluara. Ndonjėherė mund tė ndėrlidhet edhe lidhja reale me historinė, sikur te katarėt Guirdhamit qė pėsuan nga inkvizicioni. Simptomet janė shpesh nė lidhje me pėrjetimet specifike (disa pacientė, pėr shembull, pėrjetojnė se janė munduar si robėr) tė cilat zakonisht nuk janė tė shėnuara nė dokumentet e shkruara. Mirėpo e gjitha kjo nuk ėshtė e rėndėsishme pėr terapinė; qėllimi kryesor ėshtė sjellja e kujtesės nė nivelin e vetėdijes dhe atėherė tė kalohet nė mjekim. Rastet e kėtilla mund t'i krahasojmė me ankthet, tė cilat nxisin frikė momentale, por qė kalojnė kur jemi krejtėsisht tė zgjuar.
Pėr kėtė edhe nuk ėshtė e rėndėsishme se a mund vėrtet tė dėshmohen ato ngjarje qė na kujtohen. Madje nuk ėshtė e rėndėsishme as nėse hulumtimi tregon se pacienti nuk ka pėrjetuar kurrėfarė jete tė kaluar, qė personi nė tė cilin pacienti "shndėrrohet" nuk ka ekzistuar, dhe se ngjarjet e pėrshkruara nuk kanė ndodhur. Me rėndėsi ėshtė fakti se pacientin diēka e mundon dhe manifestohet nė mėnyrėn e tillė, mu sikur nė ėndėrr. Qėllimi i terapisė ėshtė sjellja e pacientit nė atė gjendje ashtu qė tė bėhet i vetėdijshėm pėr problemin qė e mundon dhe t'i ndihmohet qė ta zgjidh.

Veprimi

Disa terapeutė praktikojnė metodėn e cila nuk dallohet aq nga psikoanaliza. Pacienti mbetet i vetėdijshėm, ndėrsa terapeuti i ndihmon qė ta sjell pėrmbajtjen e shtytur ose ngulfatur nė vetėdije. Tė tjerėt mė me dėshirė praktikojnė hipnozėn ashtu qė t'i ndihmojnė pacientit tė kthehet nė tė kaluarėn dhe tė konstatohet se a do ta pėrjetojė ndonjė jetė tė kaluar me mbresa traumatike tė cilat mund tė kenė lidhje me simptomet dhe brengat e tashme tė pacientit. Tė themi se ju mundon ndonjė problem ose kujtim nė ndonjė gjė, diēka qė mund tė shėrbejė si katalizator, pastaj pėrqėndroheni nė tė me ndihmėn e terapeutit dhe tė tjerėve nė grup ashtu qė vėrtet arrini deri te ēasti nė tė cilin aktrimi i mėparshėm befas bėhet realitet, kėshtu qė ajo ēka aktroni shndėrrohet nė pėrjetim tė reprizuar.

Hulumtimet

Qėndrimi i Nethertonit se vėrtetėsia e pėrjetimeve tė jetave tė kaluara nuk ėshtė e rėndėsishme gjithsesi meriton kujdesin sepse shumica e hulumtimeve tė reja bazohet nė hulumtimin e dokumenteve tė vjetra ashtu qė tė vėrtetohej se a ekzistojnė dėshmitė pėr mundėsinė e reinkarnimit, dhe tė zbulohet se a kanė ndodhur me tė vėrtetė ato ngjarje nė tė kaluarėn, dhe nėse kanė ndodhur, a kanė mundur individėt, tė cilėve iu kujtohen ato ngjarje, qė nė ndonjė mėnyrė tė kenė ditur pėr to, pėr shembull duke dėgjuar tregime pėr ato ngjarje kur kanė qenė tepėr tė rinj pėr t'i mbajtur nė mend, e pastaj t'i kenė mbjellur ato ngjarje nė nėndije.
Disa hulumtues, sidomos profesori Ian Stivensoni nga universiteti Virginia, me kujdes i kanė kontrolluar njė radhė ngjarjesh dhe konstatuan se disa persona mund t'i pėrshkruajnė saktėsisht ngjarjet e sė kaluarės edhepse nuk kanė mundur nė asnjė mėnyrė tė kenė ditur pėr to. Stivensoni veēanėrisht thekson se ky fakt nuk vėrteton reinkarnimin, por megjithatė tregon se te disa persona paraqiten "kujtimet" tė cilat nuk mund tė shpjegohen me anė tė kujtesės sė zakonshme, qoftė ajo me apo pa vetėdije.
Personat e tillė jo vetėm qė "shohin" tė kaluarėn, por munden edhe ta pėrjetojnė, ndėrsa ndodhitė qė i "pėrjetojnė pėrsėri" gjatė terapisė mund tė jenė tė tmerrshme. Ky ėshtė rast i shpeshtė gjatė regresionit nėn hipnozė, metodė me tė cilėn disa terapeutė shpesh shėrbehen qė t'i hyjnė nė gjurmė mbresave tė cilat mund tė jenė nė lidhje me simptomet e neurozės, kur prej kandidatit kėrkohet qė tė kthehet jo vetėm nė fėmijėri por edhe nė tė kaluarėn e largėt.

Rastet e volitshme

Personave, tė cilėt sprovuan llojet tjera tė psikoterapisė pėr mjekimin e simptomeve tė pashpjegueshme, veēanėrisht pengesave emocionale si brengosjet, ankthet ose nervozat, terapia e pėrjetimit tė sėrishėm tė jetave tė kaluara mund t'iu jetė mjaft e dobishme. Guirdhami konstatoi se zbulimi i disa traumave nga e kaluara nuk ėshtė i domosdoshėm pėr heqjen e simptomeve, por mėnjanon frikėn nga vetėdija epacientit, do tė thotė frikėn se simptomet mund tė jenė tė lidhura me ndonjė sėmundje organike ose e gjitha kjo mund tė shėrbejė si paralajmėrim nė stadin e parė tė sėmundjes shpirtėrore.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 23
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

MesazhTitulli: Re: Perjetimi i jeterave te kaluara.   Fri Jun 26, 2009 4:38 am

flmmm

_________________


F&F xsiempe..miss you!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Re: Perjetimi i jeterave te kaluara.   Wed Jul 01, 2009 6:52 pm

spsss
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Perjetimi i jeterave te kaluara.   Today at 5:33 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Perjetimi i jeterave te kaluara.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sejdi Peka: Secili duhet tė kėrkojė tė ndahet nga e kaluara ish-komuniste

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: