Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Mekanizmat e gjenialitetit

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Mekanizmat e gjenialitetit Empty
MesazhTitulli: Mekanizmat e gjenialitetit   Mekanizmat e gjenialitetit Icon_minitimeTue Jun 09, 2009 11:07 pm

Mos ndoshta pėrgjigjja pėr kreativitetin gjenial duhet tė kėrkohet nė kuantitetin e kualitetin e ēelizave tė trurit ose lidhjeve tė ndėrsjella tė tyre? Mos ndoshta ēelizat e tilla te gjeniu janė mė tė mėdha? Shkenca kėto hipoteza kurrė nuk i vėrtetoi....


A dallohen gjenitė nga tė rėndomtėt me ndonjė shenjė veēuese?
Studimet psikologjike, tė realizuara viteve tė fundit dhe studimi i jetave tė njerėzve tė mėdhenj, sollėn njė pėrfundim tė pėrbashkėt: nuk ekziston profili tipik dhe sjellja tipike e gjeniut. Mirėpo, sipas dr. Burginjonit, specialist i mjekėsisė nukleare, "shkrepja" kreative e gjeniut shpjegohet me shkathtėsinė e mendjes qė shumė shpejt t'i njeh format.
Kreativiteti origjinal ndonjėherė ėshtė i ndėrlidhur edhe me stimuluesit artificialė: me alkool, medikamente dhe mė sė tepėrmi me narkotikė. Nė kėtė mėnyrė poeti Anri Misho dhe letrari Oldos Haksli publikisht pėrdornin halucinogenėt. Mos t'i pėrmend edhe yjet e rok skenės botėrore tė viteve tė gjashtėdhjeta, siē ishin Beatles-ėt qė me ndihmėn e LSD-sė komponuan "Sgt. Peper's Lonely Hearts Club Band", e Bob Dilani "Blonde on Blonde". Nė po kėtė epokė, me mija muzikantė tė tjerė merrnin kėtė apo atė narkotik, por nuk arritėn tė tregojnė kurrėfarė kreativiteti gjenial. Pra, narkotikėt nuk krijojnė gjenialitetin. Vetėm munden, nė disa raste, ta nxisin atė, mirėpo mė sė shumti - ta shkatėrrojnė. Poashtu, kreativiteti gjenial mund tė jetė i lidhur edhe me sėmundjet mentale dhe nė mėnyrat tjera. Kėshtu, individėt me ērregullime psikike, madje edhe njerėzit e rėndomtė, befas mund tė zbulojnė nė vete aftėsinė mahnitėse tė inovacionit nė ndonjė lėm konkret. Mund tė ndodh qė ndonjė segment i personalitetit tė shkoqitet, duke realizuar nė kėtė mėnyrė autonominė e plotė dhe fuqinė e veēantė. Kėshtu njė shizofrenik pat zbuluar 16 gjuhė artificiale, secila me fjalorin e begatshėm prej disa mija fjalėve! Natyrisht, nuk rezultojnė tė gjitha sėmundjet mentale nė gjenialitet, sikur qė as tė gjithė gjenitė nuk janė me mendje tė ērregulluar; pėr shembull, Emil zola veten e konsideronte tė ēmendur, e qė aspak nuk ishte, pėrkundėr faktit qė dhjetė vjet radhazi vizitoi psikiatrin e vet dr. Tuluzin.
Mos ndoshta pėrgjigjja pėr kreativitetin gjenial duhet tė kėrkohet nė kuantitetin e kualitetin e ēelizave tė trurit ose lidhjeve tė ndėrsjella tė tyre? Mos ndoshta ēelizat e tilla te gjeniu janė mė tė mėdha? Shkenca kėto hipoteza kurrė nuk i vėrtetoi. Madje edhe koeficionti i inteligjencės - i cili pasqyron shkathtėsitė tona logjike - nuk ėshtė kurrėfarė indicie e kreativitetit. Tė pėrmend edhe paradoksin se koka e madhe mund ta ketė vėllimin e vogėl tė trurit dhe, pasi u pėrmend masa e trurit, ai i Ajnshtajnit peshonte 1400 gr., i Bizmarkut 1900 gr. ndėrsa i Bajronit 2200 gr. Pra, brenda zgavrės sė kafkės nuk ekzistojnė zona tė veēanta ose qendra pėr kreativitet origjinal.
Njė gjė ėshtė e sigurt: gjeniu s'mund tė zhvillohet ndėr mbikėqyrje apo kontroll. Atij i nevojitet rrethi qė siguron lirinė dhe spontanitetin. Tek atėherė mund tė kapen porositė prej psikės sonė tė thellė. Sipas Jungut, nėndija kolektive e njė populli ose e gjithė njerėzimit nė masė tė madhe intervenon nė mekanizmat e kreativitetit origjinal. Nuk ėshtė Gėteja qė krijoi Faustin - fliste analitiku i famshėm - veē arketipi i Faustit krijoi Gėten. Nė anėn tjetėr, ithtarėt e Frojdit nuk besojnė se populli ka shpirt. Kreativiteti i ndonjė individi - shpjegojnė ata - mė parė janė rezultat i nėndijes personale dhe historisė familjare...
Qė tė lindin idetė kreative nuk mjafton tė lihet tė shprehet "uni i thellė" i yni, e as zėrat qė vijnė nga nėndija jonė nuk e shpjegojnė kėtė dukuri. Puna kreative nėnkupton edhe logjikėn dhe durimin. Edgar Alan Po-ja fliste: "Tė shkruhet njė poemė - kjo kėrkon njė punė tė rreptė racionale". Ky qėndrim shkon edhe nė llogari tė thėnies sė Tomas Edisonit: "Gjeniu ėshtė 1 pėrqind frymėzim dhe 99 pėrqind djersitje". Ky shkencėtar amerikan eksperimetnoi me mė shumė se njė mijė lloje tė fijeve deri sa e gjeti atė e cila i shndėriti katėr sekonda.
Megjithatė, kreativiteti origjinal ėshtė edhe rezultat i pėrvojės dhe diturisė, pra, humusit nė tė cilin njė ditė shpirti do tė pllenohet. Shembull pėr kėtė ėshtė mjeku anglez Flemingu i cili, duke studiuar zhvillimin e baktereve, vėrejti se myku i mbyt disa mikrobe. Ėshtė dashur t'i identifikojė, pėr ēka nevojitej dituria. Flemingu e pati atė dituri dhe kėshtu lindi penicilina. Kreativiteti ėshtė fryt i alkimisė subtile mes logjikės e spontanitetit, vėmendėsisė e mosdijes. Pėr sukses tė kėsaj pėrzierje recepti unikat nuk ekziston.
Ē'tė thuhet nė fund? Edhe nėse askush nuk mund tė bėhet Betoven, Fleming ose Pushkin, nuk do tė thotė se nė ndonjė ēast nuk do ta godet rrufeja e kreativitetit, se nuk do tė ballafaqohet me rrjedhėn fatlume tė rrethanave prej sė cilės do tė lind gjeniu. Siē thoshte Xhorxh Lihtenbergu, ēdokush sė paku njė herė nė vit ėshtė gjeni.
Nėse ndonjėra prej muzave deri mė tash ju ka anashkaluar, mos humbni shpresat, sepse populli thotė, terri mė i madh ėshtė para agut.
Sa na pėrket neve, mbėshtetemi (shpresojmė) nė teorinė e arketipeve tė Jungut dhe presim atė qė Jorge Amado moti pat thėnė:
"Janė ca ēastė kur tė gjitha forcat e njė populli mblidhen, dhe prej tyre, si notė mė e lartė prej tė gjithave, shfaqet, qetazi e hatashėm, djallėzisht i bukur, i drejtė dhe i vėrtetė - gjeniu".
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Mekanizmat e gjenialitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Mekanizmat e gjenialitetit   Mekanizmat e gjenialitetit Icon_minitimeFri Jun 26, 2009 4:39 am

flmmm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Mekanizmat e gjenialitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Mekanizmat e gjenialitetit   Mekanizmat e gjenialitetit Icon_minitimeMon Jul 06, 2009 3:41 pm

sps
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Mekanizmat e gjenialitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Mekanizmat e gjenialitetit   Mekanizmat e gjenialitetit Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 1:01 am

shum flm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Mekanizmat e gjenialitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Mekanizmat e gjenialitetit   Mekanizmat e gjenialitetit Icon_minitimeThu Jul 09, 2009 6:28 pm

libon teme e thjeshte ke nuk ki nevoj mu falenderu 2 here!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Mekanizmat e gjenialitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Mekanizmat e gjenialitetit   Mekanizmat e gjenialitetit Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mekanizmat e gjenialitetit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: