ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 UFO-t pėrtej "Perdes sė Hekurt"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: UFO-t pėrtej "Perdes sė Hekurt"   Wed Jun 10, 2009 2:20 pm

Ishte 30 qershori i vitit 1952 dhe ish-majori i Vermahtit, Oskar Linke, po pėrshkonte qetėsisht me motorr pyllin e Haselbakut nė Gjermaninė Lindore. Bashkė me tė ishte dhe e bija, Gabriela 11-vjeēare. Qe pikėrisht kjo e fundit qė nė njė moment tė caktuar i ulėriu tė atit qė tė ndalonte. "Shiko midis pemėve. Duket njė dritė. Ēfarė ėshtė?", pyeste Gabriela. Tė shtyrė nga kurioziteti, tė dy gjermanėt u afruan. "Nė atė moment", tregoi mė pas Linke, "e kuptova se ndodhesha pėrballė njė disku fluturues. Ishte njė objekt 15 metra i gjatė, i vendosur pėrdhe. Nė tė gjithė perimetrin kishte njė radhė dyfishe hapjesh. Pashė edhe dy qenie 1 metėr tė lartė, tė veshur me tuta metalike, tė cilėt po nervozoheshin. Njėri prej tyre kishte nė gjoks njė lloj drite fleshuese. Tė dy dukeshin tė prirur qė t'i largonin tė gjitha papastėrtitė, gjethe, dhera dhe ēdo gjė tjetėr, nga poshtėė diskut. Nė njė moment tė caktuar e kuptuan praninė tonė dhe me shumė shpejtėsi u futėn brenda nė disk. Dyert e rrumbullakta tė kėsaj makine u ndriēuan nė ēast dhe me njė rėnkim, objekti u ngrit nė fluturim, duke u larguar. Fillimisht u bė i gjelbėr dhe mė pas i kuq; u zhduk me shpejtėsinė e njė vetėtime". Oskar Linke e dinte se tė flisje pėr "gjėra tė caktuara" nė Gjermaninė komuniste ishte tejmase e rrezikshme dhe kėshtu, dy ditė mė vonė, e gjithė familja Linke i kėrkonte azil politik Policisė Ushtarake tė sektorit britanik tė Berlinit Pėrėndimor. Ushtarėve tė tronditur i larguari u deklaronte: "Unė jam Oskar Linke, kryebashkiak i Glajmershauzenit, pranė Helingenit, nė zonėn sovjetike. Ju kėrkoj azil pėr vete dhe familjen time. Duhet tė mė besoni. Kam njė zbulim shumė tė rėndėsishėm pėr t'ju bėrė. Ėshtė arsyeja pėr tė cilėn jam arratisur disa ditė mė parė. Kam parė njė makinė fluturuese tė ēuditshme dhe pasagjerėt e saj..."

Tė arratisur prej njė UFO-je

Dėshmia e Linkes u klasifikua si top sekret nga War Office; pėr kėtė arsye askush nuk ka mundur tė mėsojė zhvillimin e investigimit qė ka mundėsi tė jetė kryer nga forcat e NATO-s me qėndrim nė sektorin gjermanik. Por dimė se, falė Ligjit mbi lirinė e informacionit amerikan, nė njė raport dėrguar CIA-s tė njėjtin vit dhe mė pas tė deklasifikuar, Linke komentonte: "Nuk e kisha dėgjuar kurrė termin "disk fluturues" pėrpara se tė arratisesha nga zona sovjetike nė Berlinin Pėrėndimor. Kur pashė objektin, mendova aty pėr aty se ishte ndonjė makinė e re ushtarake sovjetike. Rrėfej se jam frikėsuar, pasi sovjetikėt nuk duan qė ndokush tė dijė pėr punėn e tyre. Shumė njerėz janė kufizuar nė lėvizjet e tyre pėr shumė vite nė Gjermaninė Lindore, sepse dinin shumė...". Qėndrimi i Linkes, i cili kish shfrytėzuar pozicionin e tij si kryebashkiak nė Gjermaninė Lindore, qė tė mund tė lėvizte lirisht nė vend dhe tė arratisej nga ana tjetėr e bllokut, ėshtė e kuptueshme vetėm nėqoftėse njihet me themel mėnyra operuese e ashpėr e STASI-t, policisė sekrete tė Berlinit. E krijuar me urdhėr tė Moskės mė 8 shkurt tė vitit 1950, STASI ka qenė deri nė momentin e shkrirjes sė saj nė erėn gorbaēoviane, njė prej shėrbimeve sekrete mė tė frikshėm lindorė, pėr njė pamėshirshmėri mė tė madhe, deri sa edhe vetė KGB-ja. Nė njė libėr tė gazetarit italian Bruno Zoratto, llogaritet se Gestapoja e kuqe (siē quhej nga viktimat e saj) spiunonte 1 gjerman tė Lindjes nė 5 tė tillė, rekrutonte me forcė dhe me shtazh qindra agjentė dhe informatorė ēdo vit, kontrollonte spostimet e tė gjithė qytetarėve - deri nxėnėsit e shkollave - dhe ua bastiste rregullisht banesat, nganjėherė publikisht dhe nganjėherė fshehurazi. "STASI ishte njė parti nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, qė dyzet vjet me radhė ka pilotuar fatin e ēdo shoqate sportive, tė ēdo ndėrmarrjeje, tė ēdo studenti, tė ēdo nevojtoreje publike, tė ēdo kryqėzimi rrugor", ka denoncuar nė vijim e pėrditshmja "Der Spiegel". Dy prej sektorėve tė shumtė tė spiunazhit tė STASI-t rezultuan veēanėrisht aktivė edhe nė fushėn e kontrollit dhe tė asgjėsimit tė informacionit ufologjik: Sektori Qendror II dhe Sektori M. I pari, i dedikuar kundėr spiunazhit, drejtohej nga Gjeneral Leitnanti Kraatsch dhe aktiviteti i tij konsistonte nė mbikėqyrjen e tė huajve dhe tė gazetave (dhe gazetarėve) tė huaja; i dyti, i drejtuar nga Koloneli Strobel, inspektonte tė gjitha dėrgesat postare dhe, tregon Zoratto, "kishte detyrėn qė tė hapte letrat e tė kopjonte e memorizonte tė gjitha tekstet e rėndėsishme". Kjo shpjegon se pse nė dyzetėvjeēarin nė tė cilin STASI qeverisi Gjermaninė Lindore si njė qeveri hije nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, asnjė informacion pėr UFO-t nuk doli kurrė nga vendi, tė paktėn zyrtarisht. Posta dhe gazetat kontrollohen dhe censuroheshin rregullisht dhe atij qė i shikohej ndonjė gjė, nė besnikėri me politikėn e diskretitimit tė sugjeruar nga Moska, rrezikonte burgun nė kėshtjellėn e tmerrshme tė Bautcenit.

Bie Muri i Berlinit

Me rėnien e Murit tė Berlinit ėshtė rrėzuar edhe njė mur tjetėr: ai i heshtjes ufologjike. "Pėrėndimi e ka mėsuar interesin e treguar nga STASI pėr UFO-t vetėm pas ribashkimit tė Gjermanive, kur arkivat e policisė politike tė Lindjes kanė kaluar nė Bon", ka treguar Michael Hesemann. "Nė Bon janė depozituar dhjetra relacione lidhur me shikimet dhe mbi hetimet lidhur me dėshmitarėt. Gjatė kėtyre viteve, i pajisur me mbėshtetjen e shtypit dhe tė televizionit, kam kėrkuar ta bind klasėn e re drejtuese politike pėr t'i bėrė publike kėto dokumenta, por kam hasur shumė rezistenca, tė cilat me shtyjnė tė mendoj se konspiracioni i heshtjes nuk ka pushuar aspak me rėnien e Murit tė Berlinit".

I rrėmbyer nga UFO-t

Nė fakt, Hesemann ka ndjekur rastin e njė dėshmitari, tė dhėnat e tė cilit i mban sekret pėr t'i ruajtur identitetin e vėrtetė, ndodhia e tė cilit i interesoi shumė policisė sekrete tė Berlinit Lindor nė vitet '60. Nė atė kohė, njeriu ishte fėmijė. Njė mbrėmje, rreth orės 19, po ecte me patina nė liqenin e ngrirė tė Stendalit, nė Altmark. Moshatarėt e tij po pėrgatiteshin tė ktheheshin nė shtėpi dhe, duke iu drejtuar atij, e kanė ftuar t'i ndiqte. Por djaloshi ka refuzuar, duke thėnė se do tė rrinte tė patinonte akoma edhe pėr gjysmė ore. I mbetur vetėm, djaloshi pėrjetoi njė pėrvojė haluēinante, tė stilit X-files. "Papritmas" i tregoi mė pas Hesemann, "pashė njė dritė qė po ulej mbi liqen, e drejtuar nga njė ishullth i populluar nga pata dhe mjelma. Duke menduar se ishte ndonjė helikopter, vendosa qė tė shkoja tė shikoja. Ajo se ēfarė mė ndodhi mė pas, nuk e di. Humba ndjenjat dhe u zgjova, nuk e di se pas sa kohe, nė njėqind metra largėsi. Kur u ktheva nė shtėpi, i gjeta prindėrit e mi shumė tė preokupuar, tė cilėt po mė prisnin nė pragun e derės. Ēfarė ka ndodhur?- m'u sulėn me njė frymė tė dy. Je vonuar shumė. Na the se do tė ktheheshe nė orėn 19 e 30 dhe ora tani ėshtė 22 e 30. A mund tė dimė se ēfarė tė ka ndodhur? Por unė nuk kujtoja asgjė. Mė thanė pastaj se kisha njė pamje tė tmerrshme dhe fytyrėn sikur tė ma kish djegur dielli. Kisha edhe njė ēikatriēe tė ēuditshme nė hundė dhe nuk e dija sesi dreqin mė ishte shkaktuar". Tė nesėrmen, djali u dėrgua tek njė mjek, i cili nuk ka qenė nė gjendje tė kuptojė as se ēfarė i kish ndodhur, as sesi ia kish bėrė djali tė nxihej nė dimėr dhe, pėr mė tepėr, natėn. Nė vijim, dėshmitari u sulmua dhe nga njė ethe e ēuditshme dhe u detyrua qė tė shtrohej nė spital pėr tė qenė nėn vėzhgim. Qė nė atė moment i filluan belatė e para. Duke mos ditur sesi tė zgjidhte problemin e asaj kohe tė humbur prej dy orėsh, mjekėt vendosėn qė t'i drejtoheshin hipnozės regresive. Ishte e qartė se djaloshi kish mbetur i traumatizuar nga pėrvoja; fliste nė gjumė, duke kujtuar ato momente pėr tė cilat, kur ishte zgjuar, nuk kujtonte asgjė. Hipnoza regresive nxori nė dritė njė pėrvojė tronditėse dhe dy ditė mė pas ja ku mbėrrijnė puntualė nė spital dy agjentė tė STASI-t. Sė bashku me mjekun qė kishte nėn kontroll, kėta ia nėnshtruan djaloshin tonė regresionit hipnotik dhe regjistruan gjithēka pėr rreth 3-4 orė. Nėn hipnozė, djaloshi u kujtua se ishte ēuar nė bordin e njė UFO-je dhe ishte shtrirė nė njė tavolinė operacionesh. Pėrreth tij nuk qenė tė Hirtit, por Nordikėt, arianė (ironi e fatit) qė djaloshi i pėrshkoi si "njerėz tė ēuditshėm bjondė, me flokė tė gjatė. Mbanin tė veshura pėrparėse tė bardha dhe mė treguan njė figurė, tė cilėn mė pas e identifikova me njė imazh mitologjik, pemėn e jetės". Agjentėt e STASI-t e verbalizuan tė gjithė historinė dhe historia fillimisht u duk sikur pėrfundoi kėshtu. Por qe vetėm njė iluzion. Nė radhė tė parė, siē ishte e parashikueshme, nė momentin nė tė cilin djaloshi fitoi vetėdije pėr pėrvojėn e tij, vizioni i tij i jetės ndryshoi rrėnjėsisht. Djaloshi - nė mėnyrė tė rrezikshme, nė njė vend rigorozisht ateist dhe materialist - u gjend qė tė pėrqafojė qėndrime milenariste dhe kontaktorė. U gjend duke folur pėr spiritualizėm dhe jetė nė univers. Ky ndryshim i papritur i tij pati si efekt faktin qė njerėzit, tė frikėsuar nga kėto diskutime subversive jo tė toleruara nga autoritetet, i krijoi menjėherė njė boshllėk pėrreth. Tė flisje pėr gjėra tė tilla nė Gjermaninė Lindore nė atė kohė mund tė ishte shumė e rrezikshme. Gjatė Revolucionit tė Pragės (1968), djaloshi ynė, i cili nė atė kohė kryente shėrbimin ushtarak, u rebelua kundėr represionit rus. U arrestua dhe u burgos pėr shumė vjet. Nė vitin 1977 siguroi mė sė fundi lejen e largimit dhe u transferua nė Gjermaninė Pėrėndimore. "Kėtu", ka treguar Hesemann, "duke folur ufologjikisht, nuk gjeti njė situatė faktike mė tė mirė. Nė atė kohė librat lidhur me UFO-t qenė shumė tė rrallė dhe kjo mė bėn tė supozoj se djaloshin nuk ka shpikur asgjė, duke marrė pėr bazė ndonjė material letrar".

Zjarr nė qiellin e Peenemundes

Shėrbimi sekret i Gjermanisė Lindore zgjati deri nė vitin 1989, nėn drejtimin e fajkoit Erich Mielke. Atė vit, falė Perestrojkės, ai u shkri dhe u zėvendėsua nga Amt fuer Nationale Sicherheit (AfNS), Zyra pėr Sigurinė Shtetėrore, tė drejtuar nga Gjenerali Schwanitz. Ka qenė pikėrisht gjatė mandatit tė kėtij tė fundit, personazh mė tolerant, qė ndodhi njė prej ngjarjeve ufologjike mė interesante. Ishte 25 gushti i vitit 1990 dhe zona ishte baza bėrthamore e Peenemundes, zona ku gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nazistėt kishin testuar raketat e tyre V-2. Nė vitin 1990 Moska i kish tėrhequr ushtarėt rusė dhe agjentėt e STASI-t me ngadalė po ua linin vendin atyre tė Kriminalpolizei, FBI-sė sė Gjermanisė Pėrėndimore. Qe ora rreth 20 e 30 minuta, kur qindra persona panė njė formacion UFO-sh (nė njė film shfaqet njė bistak prej shtatė dritash tė vendosura nė formė V-je) qė manovronte sipėr zonės. U xhiruan katėr filmime tė ndryshme, nga po aq pika. Njė prej kėtyre xhirimeve u krye nga njė dėshmitar tejet i besueshėm, njė doktoreshė e specializuar nė Mjekėsi Bėrthamore, rusja Ludmilla Ivanova, e cila sė bashku me tė shoqin pa dhe filmoi dy formacione UFO-sh mbi ishullin e Ruegenit nė Detin Balltik. Njėzetė objekte nė formacion u filmuan nga njė grup i pėrbėrė nga dy fizikanė bėrthamorė dhe dy kampistė nė kthim nga Suedia mbi njė traget. Analizat e Hesemannit verifikuan se objektet qė shfaqen nė filmimet lėviznin nė mėnyrė tė pavarur, domethėnė nuk qenė drita pozicioni tė njė aparati tė vetėm. Por fakti mė interesant i dėshmuar nga njė filmim, qe qė baza e Peenemundes hapi zjarr kundėr UFO-ve, por mė kot. Nė natėn e zezė shikoheshin goditjet e ndritshme tė niseshin nga toka drejt dritave dhe tė shpėrthenin nė fluturim, pa e arritur objektivin! Fatmirėsisht, pėr STASI-n, prej disa vitesh e kėtej, patatja e nxehtė e UFO-ve (dhe e "kėrcėnimit ndaj sigurisė kombėtare" tė pretenduar) ka kaluar nė duart e policisė sė ish-Republikės Federale Gjermane.

Fshehje e tė vėrtetės dhe arsye shtetėrore

Kriminalpolizei (Policia Kriminale) ėshtė policia e ish-Gjermanisė Pėrėndimore, e ngarkuar qė tė zhvillojė hetime X-files, edhe mbi UFO-t. Tė paktėn sipas fjalėve, ajo operon nė koncert me tri shėrbimet sekrete gjermane: BFV-nė ose Shėrbimin pėr Mbrojtjen e Kushtetutės, i cili merret me kundėrspiunazhin kombėtar; BND-nė ose Shėrbimin e Informacionit Federal, i cili trajton spiunazhin jashtė vendit (dhe qė nė tė kaluarėn spiunonte STASI-n dhe MAD-in ose Shėrbimin e Sigurisė Kombėtare, i cili varet nga Ministria e Mbrojtjes dhe qė interesohet pėr kundėrspiunazhin nė fushėn ushtarake dhe mė tė cilin Kriminalpolizei ėshtė ngushtėsisht e lidhur. "Lidhur me UFO-t", ka deklaruar Hesemann, "edhe qeveria aktuale gjermane gėnjen. E bėn kėtė kur thotė se UFO-t nuk janė realė dhe kur thotė se nuk janė lokalizuar kurrė". Nė Gjermani, ashtu si tjetėrkund, ky qėndrim ėshtė institucionalizuar nga njė ligj. Nė rastin specifik, pėr gjermanėt, UFO-t janė njė sekret shtetėror pėr shkak tė Deutsche Beamtengesetz (Ligjit Zyrtar Gjerman) tė vitit 1960. Ai i siguron alibinė Kriminalpolizei pėr politikėn e saj frikėsuese. Nė njė rast tė vitit 1982, njė burrė qė pati shansin tė fotografonte njė UFO, pėrfundoi i marrė nė pyetje nga Policia Kriminale. "Nuk i sekuestruan asgjė", ka konfirmuar Hesemann. "Agjentėt u kufizuan qė tė rifotografonin ēdo gjė dhe... t'i merrnin shenjat e gishtėrinjve, tamam si njė kriminel. Por ja qė, disa javė mė pas, gjatė njė vizite nė shtėpi tė njė funksionari tė shėrbimit shėndetėsor kombėtar, bashkėshortja e dėshmitarit dėgjoi ta pyesnin: Burri juaj merret gjithmonė me UFO-t? Kur bashkėshortja e dėshmitarit u pėrgjigj negativisht, dėgjoi tė thuhej: Shyqyr, pėrndryshe do tė na duhej ta internonim nė ēmendinė. "E bukura, - tregon Hesemann, - ėshtė se qeveria jonė zyrtarisht nuk merret me UFO-t, ama unė e di se pranė Aeroportit tė Dyseldorfit ekzistonte njė Qendėr e Referimit e Kriminalpolizei, e cila skedonte dhe analizonte shikimet. Di pėr njė dėshmitar qė nė vitin 1975 u ftua nė Qendėr pėr t'u marrė nė pyetje. Mė pas, Qendra nė fjalė u spostua nė Frankfurt". Njė rast tjetėr i bujshėm ndodhi nė Bremen nė vitin 1980, kur njė mesnatė njė UFO e ndritshme me drita shumėngyrėshe u pa nga njė patrullė e policisė dhe nga ushtarakėt e njė baze tė NATO-s. "Kėta, - vazhdon Hesemann, - gjysmė orėn e mėpasme lajmėruan Shtabin e Pėrgjithshėm. U dekretua alarm i kuq dhe dy gjuajtės interceptorė u ngritėn nga Bremeni pėr tė rrėzuar UFO-n, por disku fluturues u largua. U rishfaq tri orė mė vonė dhe u pa nga njė patrullė e Policisė Ushtarake. Kur e kam studiuar kėtė rast, autoritetet kanė kėrkuar qė tė mė pengojnė. Mė kanė thėnė se dėshmitarėt kishin gabuar, se nuk kishin parė mirė pasi nuk kishte dritė tė mjaftueshme, se shikimi kish ndodhur nė errėsirė. Kam kėrkuar tė kryej hetime. Kam folur me dėshmitarėt qė e kishin parė atė formė diskoidale tė rrethuar nga drita. Kishte edhe njė foto, tė bėrė nga njė fshatar. Por ajo ėshtė sekuestruar nga Kriminalpolizei. Njeriu pastaj ėshtė dėgjuar tė thotė se "nuk qenė prova tė faktit se UFO-t qenė reale". Patjetėr, mendojnė qeveritė qė t'i zhdukin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
UFO-t pėrtej "Perdes sė Hekurt"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Minella Gjoni:"KAPETANATA E BREGDETIT" Mėsues i Merituar Minella Gjoni
» Nderoi Jete sot ne VIENE Austri "Mesuesi i Merituar" SPIRO SOKRAT. JOVANI
» Me manifestimin "Ora Pėrkujtimore" u shėnua 10-vjetori i masakrės sė Reēakut
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisė"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» (STUDIMI MONOGRAFIK "ETNOS NĖ EPOS" NGA SHABAN SINANI)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: