ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Shkencėtarėt, nė prag tė njė eksperimenti qė do tė thellojė njohjen pėr universin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Shkencėtarėt, nė prag tė njė eksperimenti qė do tė thellojė njohjen pėr universin   Wed Jun 10, 2009 2:23 pm

Momenti ka ardhur. Pėrshpejtuesi mė i fuqishėm i grimcave nė botė (LHC), pritet me ditė tė hyjė nė funksionim dhe mė nė fund fizika e grimcave do tė nisė tė mbledhė frytet e para tė njė pune tė gjatė. Megjithatė, nėse parashikimet e dy matematikanėve rusė do tė dalin tė vėrteta, ēdo arritje nė kėtė fushė do tė vendoset nė hije nga njė tjetėr ngjarje me tė vėrtetė e jashtėzakonshme. Sipas Irina Arefevės dhe Igor Voloviēit, LHC mund tė shndėrrohet nė makinėn e parė tė kohės. Sigurisht qė bėhet fjalė pėr njė hipotezė, por nėse dy shkencėtarėt e mėsipėrm kanė tė drejtė debutimi i LHC-sė nė Qendrėn Bėrthamore Evropiane pėr Kėrkimet Bėrthamore nė Gjenevė (CERN), me siguri qė do tė hyjė nė histori. Shkaku ėshtė i thjeshtė: ndoshta mund tė kryhet udhėtimi pas nė kohė, ēfarė do tė thotė se ndoshta viti 2008 do tė shėnojė edhe stacionin e parė tė kėtij rrugėtimi jashtė tė imagjinueshmes. Sipas shkencėtarėve rusė, qė punojnė nė Institutin e Matematikės "Steklov" tė Moskės, nė fazėn e parė nuk do tė kemi vizita tė menjėhershme nga "banorėt" e sė shkuarės, por qė nga momenti qė shkaku (ideja e njė efekti gjithmonė varet nga ajo e shkakut) ėshtė njė nga parimet themelore tė fizikės, mundėsia e vėnies nė provė pėrmes LHC-sė nuk duhet tė mos merret nė konsideratė. Sigurisht qė puna e kėtyre dy shkencėtarėve ende nuk ėshtė botuar nė ndonjė revistė shkencore autoritare e me emėr, por disa fizikanė kanė shfaqur interes pėr parashikimin e dy rusėve.

Hipotezat e para

Prej vitesh studiuesit kanė kėrkuar njė mekanizėm tė pėrshtatshėm pėr tė udhėtuar nė kohė. Deri mė sot pėrshkrimi mė i mirė i vetive tė kohės dhe hapėsirės ėshtė ai i teorisė sė relativitetit tė Ajnshtajnit. Pėr kėtė arsye, fizikanėt vazhdojnė kėrkimet pėr gjetjen e pikave tė dobėta tė teorisė, ose kėrkojnė tė zbulojnė ndonjė aspekt tė saj ende tė pazbuluar. Prototipat e makinės sė kohės, qė kanė dalė nga kėrkimet e tyre, nuk ka shkuar kurrė pėrtej tryezės sė projektimit, por ndoshta LHC mund ta zgjidhė problemin. Kur tė jetė nė funksionim tė plotė, mekanizmi do tė fusė nė secilėn prej grimcave qė do tė ndėrmarrin njė udhėtim prej njė perimetri rrethor prej 27 kilometrash, njė energji 7 teraelektro///nvolt (TeV). Nė termat e jetės sė pėrditshme nuk ėshtė ndonjė energji kushedi se ēfarė, pasi njė TeV ėshtė i barabartė me energjinė kinetike tė njė mushkonje nė fluturim, por kur kjo energji pėrqendrohet nė njė grimcė subatomike (dimensionet e sė cilės janė sa njė e trilionta pjesė e mushkonjės), atėherė efektet qė mund tė pėrftohen nė "rrobėn" e universit janė tė jashtėzakonshme. Sipas teorisė sė relativitetit tė pėrgjithshėm, gjithēka qė ekziston nė univers ka tri pėrmasa hapėsinore dhe njė pėrmasė kohore. E ēuditshmja e kėsaj lidhjeje kohė-hapėsirė, ėshtė ndikimi qė ka nga masa e energjisė qė ndodhet nė univers. Ky ėshtė edhe shkaku kryesor i tėrheqjes gravitacionale. Masa e Tokės, pėr shembull, e pėrkul hapėsirėn qė e rrethon, duke tėrhequr drejt vetes gjithēka qė ndodhet rreth saj. Ndėrkohė, tė imagjinosh shtrembėrimet e kohės ėshtė shumė mė e vėshtirė se nė rastin e hapėsirės, por njė fakt i tillė mund tė vihet re nė rastet kur kemi ndėrhyrje tė tipit lėndė, apo energji. Madje, njė pėrqendrim i mjaftueshėm masė, apo energjie mund ta shtrembėrojė kohėn nė atė farė masė sa ta bėjė atė tė rrethohet brenda vetes sikur tė ishte njė cilindėr gome. Ky lloj ndryshimi, qė shkencėtarėt e quajnė "kthesė kohore e mbyllur" duhet tė mundėsojė, tė paktėn nė teori, ripėrjetimin dhe "prekjen" e momenteve tė sė shkuarės. Matematikani austriak, Kurt Godel, ishte i pari qė demonstroi formimin e njė kthese kohore tė mbyllur. Nė vitin 1949 ai tha se nėse universi rrotullohet, atėherė relativiteti do t‘i lejonte rrotullimit krijimin e kushteve pėr pėrkulshmėrinė e kohės mbi vetveten. Cilido qė do tė mund tė hynte nė atė unazė, do tė vazhdonte tė rivizitonte tė njėjtin moment, deri sa tė vendoste tė dilte sėrish. Godel ia tregoi rezultatet e llogaritjeve tė tij Ajnshtajnit, i cili u turbullua nga ideja qė relativiteti mund tė krijonte kushtet e njė udhėtimi nė kohė. Por deri nė njė farė masė ama: nė bazė tė njohurive tona, universi nuk rrotullohet, ndaj nuk mund tė kryejmė dot kurrė njė udhėtim nė kohė, duke pasur si bazė nisjeje udhėtimin e universit. Sigurisht qė nuk pati shumė entuziazėm edhe kur nė vitin 1976 Frank Tipler i Universitetit "Tulane" tė Nju Orleansit, demonstroi faktin se nėse njė cilindėr i madh do tė rrotullohej me njė shpejtėsi shumė tė madhe, atėherė do tė krijoheshin kushtet pėr udhėtimin nė kohė. Por kjo do tė donte njė makinė me mekanizma shumė tė veēantė dhe nė atė kohė ndėrtimi i kėsaj makine ishte njė ėndėrr e parealizueshme.

Nė vitin 1988 gjėrat nisėn tė bėhen interesante. Kip Thorne dhe kolegėt e tij tė Institutit kalifornian tė Teknologjisė nė Pasadena demonstruan se tė ashtuquajturat "wormholes" (vrima krimbash) ose tunelet hapėsirė-kohė, krijojnė mundėsinė e tė zhvendosurit nė kohė. Nė njė rast tė tillė, njė "vrimė krimbi" do tė mbyllte unazėn kohore. Udhėtimi pėrmes kėtij tuneli do tė ishte pak a shumė sikur tė ndėrmerrje njė kalim nėn njė kodėr: mund tė kaloje nė anėn tjetėr edhe po t‘i ngjiteshe kodrės, por duke zgjedhur rrugėn e tunelit do tė mund tė mbėrrije mė parė.

Energjia e errėt

Nė kėtė pikė hyn nė lojė LHC. Sipas shkencėtarėve rusė, ky aparat, qė pėrshpejton lėvizjen e mikrogrimcave, mund tė prodhojė "vrimat e krimbit" dhe kėshtu tė mundėsojė ndonjė lloj udhėtimi nė kohė. Ēdo grimcė qė udhėton pėrmes LHC-sė mund tė prodhojė njė lloj pėrthyerje tė kohė-hapėsirės, njė tėrheqje gravitacionale, qė e shtrembėron hapėsirėn dhe kohėn nė formė cilindrike rreth vetes. Nėse do tė takoheshin sė bashku dy realitete tė tilla, atėherė rezultatet ka shumė mundėsi qė tė ishin me tė vėrtetė spektakolare. Nė praninė e disa kushteve tė caktuara, pėrplasja e kėtyre pėrthyerjeve gravitacionale mund tė krijonte njė vrimė nė hapėsirė e nė kohė. Se cilat mund tė jenė kėto kushte, kjo varet nga vetė natyra e hapėsirė-kohės, pėr tė cilėn kemi shumė pak informacion tė qartė. Edhe nėse teoria e relativitetit tė pėrgjithshėm tė Ajnshtajnit na jep njė pėrshkrim tė hapėsirės dhe kohės, gjithmonė bėhet fjalė pėr njė hipotezė. Pėr tė ditur saktėsisht sasinė e duhur tė energjisė pėr krijimin e njė vrime nė "rrobėn" e universit, duhet njohuri tė plota nė lidhje me gravitetin kuantik, pra me pėrshkrimin mikroskopik tė hapėsirė-kohės, ēka ėshtė jashtė mundėsisė sonė tė deritanishme. Megjithatė, ka njė hipotezė, sipas sė cilės LHC ėshtė nė gjendje qė tė ofrojė kushtet e pėrshtatshme pėr krijimin e njė vrime nė hapėsirė-kohė. Pjesa mė e madhe e fizikanėve mendon se graviteti kuantik nuk ėshtė i rėndėsishėm, deri nė momentin kur ka tė bėjė me fenomene qė verifikohen nė nivele tė energjisė 10 nė fuqi tė 16 TeV. Ndėrkohė, njė ekip shkencėtarėsh kalifornianė kanė demonstruar se relativiteti kuantik mund tė ndėrhyjė edhe nė nivele tė njė energjie prej vetėm 1 TeV. Shkencėtarėt rusė kanė nisur qė tė reflektojnė nė lidhje me efektet e ēuditshme tė hapėsirė-kohės, kur u ndėrgjegjėsuan qė LHC mund tė kishte fuqinė e duhur pėr tė krijuar vrimat e vogla tė zeza. Pėrplasja mes dy protonesh me njė energji tė kombinuar prej 14 TeV mund tė prodhojė vrima tė zeza me njė diametėr tė pėrmasave 10 nė fuqi tė 18. Kjo ide ėshtė jashtėzakonisht joshėse, por, gjithsesi, mbetet vetėm njė hipotezė. Njė vit mė parė, shkencėtarėt rusė ripanė ekuacionet e Ajnshtajnit pėr tė kuptuar mė mirė mėnyrat e formimit tė "kthesave tė kohės" tė mbyllura. Pikėrisht, ndėrsa merreshin me kėto lloj ekzaminimesh, menduan se ndoshta LHC mund tė krijonte makinėn e kohės.

Ka fizikanė qė e kanė marrė seriozisht mundėsinė e njė hipoteze tė tillė. Sipas tyre, vendosja e thėrrmijave, grimcave te njė pėrshpejtues me fuqi tė madhe, tė ēon direkt nė udhėtimin nė kohė. Sipas llogaritjes sė shkencėtarėve, qė mbėshtesin njė teori tė tillė, nuk dihet mirė se cili ėshtė rezultati pėrfundimtar. Ka mundėsi tė ndodhė edhe hipoteza tjetėr, pra qė nė vend tė krijimit tė njė makine tė kohės tė krijohet njė vrimė e zezė. Sipas tyre, shtrembėrimi, ose pėrthyerja e hapėsirės dhe e kohės, e cila duhet pėr tė krijuar makinėn e kohės, vlen edhe pėr krijimin e njė vrime tė zezė. Me pak fjalė, sipas llogarive tė rusėve del se brenda kėtij viti, pra deri pėr Krishtlindje, do tė bėhet i mundur udhėtimi nė kohė. Sigurisht qė ende ka shumė pengesa pėr t‘u kapėrcyer para se tė mund tė hapin njė "derė" nė kohė e tė shohim pas. Njė nga vėshtirėsitė kryesore ka tė bėjė me faktin qė, duke qenė se kemi tė bėjmė me tunele tė vogla, atėherė nė hapėsirat e tyre do tė mund tė kalonin vetėm thėrrmijat subatomike. Shkencėtarėt mė optimistė shpresojnė qė vėnia nė punė e LHC-sė, tė paktėn tė mund tė japė prova pėr ekzistencėn e "vrimave krimb". Vėshtirėsia e tyre ka tė bėjė me pėrmasat e tuneleve. Hapja e tyre ėshtė e njėjtė me atė tė njė topi llastiku, pėr sa i pėrket tendencės sė njėjtė qė kanė pėr t‘u mbyllur. E vetmja mėnyrė shmangieje pėr kėtė veti ėshtė mbajtja hapur e tyre me anė tė njė materieje, qė nė vend tė tėrheqjes emeton shtytje. Por, a ekziston ndonjė materie e tillė? Nė kėtė pikė shkencėtarėt rusė "thėrrasin nė lojė" energjinė misterioze, qė quhet "energji e errėt", e cila duket se ndihmon nė zgjerimin e universit. Energjia e errėt mund tė jetė ajo e duhura pėr mbajtjen hapur tė hyrjes sė "vrimave tė krimbit". Por, pėr tė vėrtetuar mundėsinė e njė materie tė tillė duhet qė mė parė tė gjesh pėrgjigjen e njė tjetėr pyetjeje kyēe: me shtrirjen e kohė-hapėsirės ēfarė ndodh me densitetin e energjisė sė errėt? A qėndron ajo konstante, pakėsohet apo zmadhohet? Sipas pjesės mė tė madhe tė fizikanėve qė studiojnė pėrmasat dhe vetitė e hapėsirė-kohės, nga vėzhgimet del se energjia e errėt qė ndodhet nė ēdo centimetėr kub tė hapėsirė-kohės, mbetet konstante dhe ėshtė e pėrhershme; nuk ndryshon nė rastin kur ndryshimi prek vetė universin. Por ka edhe njė grup shkencėtarėsh qė janė tė mendimit se me zgjerimin e hapėsirė-kohės ēdo centimetėr kub i saj merr mė shumė energji. Nėse energjia e errėt ka njė natyrė tė tillė, atėherė hapėsirė-koha do tė kishte edhe vetinė e mbajtjes hapur tė "vrimave tė krimbave" tė LHC-sė, e ndoshta do t‘i rriste nė atė shkallė, saqė tė mundėsonte edhe kalimin e njė njeriu pėrmes tyre.

Tė vrasėsh gjyshin

Pėr momentin asnjė nga informacionet qė kanė tė bėjnė qoftė me ekzistencėn, qoftė me vetitė e energjisė sė errėt nuk ėshtė i vėrtetuar. Ka njė grup shkencėtarėsh, qė janė tė bindur nė ekzistencėn e njė energjie misterioze, njė energjie fantazmė, qė ėshtė e njėjta energji qė, sipas dy shkencėtarėve rusė, do tė mundėsonte mbajtjen hapur pėr njė kohė relativisht tė gjatė tė "vrimave tė krimbave". Pėr shkencėtarėt mė skeptikė, edhe nėse pėrmes vėnies nė funksionim tė LHC-sė do tė mundėsohej vėrtetimi i ekzistencės sė "vrimave tė krimbit", kjo nuk do tė mjaftonte garantimin e ekzistencės sė njė makine tė kohės. Krijimi i njė "porte" nė tė shkuarėn ėshtė shumė i pamundur. Njė "vrimė krimbi" ėshtė njė "portė" nė hapėsirė-kohėn. Pėr ta shndėrruar atė nė njė makinė kohe duhet qė nė radhė tė parė tė sigurohesh jo vetėm pėr anėn kėtej tė "portės", por edhe pėr atė pėrtej saj. Studiuesit kanė propozuar mėnyra tė ndryshme pėr njė gjė tė tillė, tė cilat pak a shumė kanė mė shumė lidhje me fantashkencėn sesa me njė realitet tė bazuar nė fakte konkrete e tė prekshme. Njė sistem ėshtė, pėr shembull, kapja e njėrit skaj tė "vrimės sė krimbit" me njė yll neutronesh. Fusha e fuqishme gravitacionale qė do tė krijohej si pasojė e kėsaj, do tė ngadalėsonte shumė kohėn. Nė njė moment tė tillė, nėse njė udhėtar i kohės do tė futej brenda "vrimės sė krimbit", do tė gjendej nė njė moment tė caktuar tė sė shkuarės dhe mund tė udhėtonte nė kohė. Por, sigurisht, kjo nuk ėshtė pėrvoja qė pritet tė ndodhė nė tė ardhmen e afėrt. Kushedi, ndoshta civilizimet e ardhshme do tė mund tė gjejnė mėnyrėn e stabilizimit dhe rritjes sė njė "vrime tė krimbit" pėr tė krijuar njė tunel nė hapėsirė-kohėn, pėrmes sė cilit udhėtari do tė shkonte nė tė shkuarėn. Nėse kėtė vit, eksperimenti i LHC-sė do tė arrijė qė tė krijojė njė "vrimė krimbi", ndoshta njė civilizim mė i avancuar do ta gjente kėtė fakt nė librat e historisė dhe ndonjė ditė tė bukur do tė vinte pėr tė na bėrė vizitė. Kjo mundėsi na detyron qė tė hedhim njė vėshtrim te disa nga paradokset e njė udhėtimi tė mundshėm nė kohė. Mė klasiku ėshtė ai i udhėtarit qė kthehet nė tė shkuarėn pėr tė vrarė gjyshin, para se i ati tė vinte nė jetė, pėr t‘u siguruar kėshtu qė ai vetė nuk do tė vijė kurrė nė kėtė jetė. Pikėrisht kjo hipotezė nė vitin 1992 shtyu shkencėtarin e famshėm britanik, Stephen Hawking, qė tė afirmonte se ligjet e fizikės komplotojnė kundėr udhėtimeve nė kohė. Sipas teorisė sė tij, qė ka tė bėjė me mbrojtjen kronologjike, krijimi i portave tė pėrkohshme pėr tė udhėtuar nė kohė do tė ēonte nė lindjen e fenomeneve fizikė, qė do tė bllokonin vetė portat. Ėshtė sikur tė ekzistonte nė univers njė lloj "policie e rastit", e cila bllokon lėvizjet kontradiktore. Por, shkencėtarėt rusė nuk kanė frikė nga "policė" tė tillė. Sipas tyre, nė sferėn e relativitetit tė pėrgjithshėm nuk mund tė thuhet se kronologjia duhet qė tė ruhet e njėjtė me ēdo kusht. Nė lidhje me ekuacionet e Ajnshtajnit ka shumė zgjidhje, tė cilat verifikojnė paradokse tė tilla. Ndoshta vetė paradokset janė njė pėrgjigje pėr pyetjet tona tė pafund nė lidhje me rregullat e ēuditshme tė universit. Nė rastin e gjyshit mund tė mos jemi nė gjendje qė ta vrasim paraardhėsin tonė, ose mund tė mos duam ta bėjmė njė gjė tė tillė, ose mund edhe tė pėrfundojmė nė njė univers paralel, nė tė cilin vetė vrasja ėshtė njė gjė e pakuptimtė dhe nuk ka ndikim mbi rrjedhėn e gjėrave, apo ndoshta veprimet e atij universi mund tė mos ndikojnė nė universin tonė. Megjithatė, kėto paradokse e hamendėsime nuk do t‘i mėsojmė deri kur tė shpiket makina e kohės dhe tė vihet nė funksionim. Pėr momentin, e vetmja shpresė qė kemi pėr tė zbuluar kufijtė e vendosura nga ligjet e kohės ėshtė qė t‘i lėmė fizikanėt tė pėrfundojnė pėrgatitjet pėr vėnien nė punė tė LHC-sė. Megjithatė, ka ende dyshime nė lidhje me disa probleme tė pazgjidhura: nuk dimė se nė ēfarė momenti ndėrhyn graviteti kuantik, ndėrkohė qė po diskutohet ende ekzistenca e energjisė fantazmė tė universit. Nė gjithė kėto pikėpyetje qė na rrethojnė ekziston gjithsesi njė mundėsi e vogėl, qė vitin e ardhshėm tė shohim mbėrritjen e njė vizitori nga e ardhmja. A nuk do tė ishte pra mė mirė qė tė pėrgatisnim veten pėr njė vizitė tė tillė, pavarėsisht sa irracionale mund tė duket njė gjė e tillė? A nuk dukeshin tė tilla edhe shpikjet mė tė mėdha tė njerėzimit para se tė dilnin nė dritė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Shkencėtarėt, nė prag tė njė eksperimenti qė do tė thellojė njohjen pėr universin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KRISTAQ TURTULLI:MEDITIME NE PRAG TĖ 100 VJETORIT TĖ PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: