ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Ufo-t, ēfarė fshihet nė arkivat sekrete tė Francės dhe Britanisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Ufo-t, ēfarė fshihet nė arkivat sekrete tė Francės dhe Britanisė   Wed Jun 10, 2009 2:27 pm

Ufo-t, ēfarė fshihet nė arkivat sekrete tė Francės dhe Britanisė

Nė Galles para pak ditėsh, seria e fundit e historisė pa mbarim: tre pilotė helikopteri deklarojnė se kanė parė njė objekt fluturues qė lėshonte njė dritė verbuese. Janė munduar ta ndjekin, por ka qenė e pamundur, pasi nė njė moment tė caktuar ēdo gjė ėshtė zhdukur. Historia e zakonshme e Ufo-ve, me epilogun e pėrhershėm qė tė bėn tė thuash qė kemi pėrpara episode dhe rrėfime tė dyshimta. Mbase po, mbase jo, pasi kėta persona kanė garantuar se kanė qenė tė kthjellėt, esėll dhe totalisht nė vete. Nė fund tė fundit, nėse nuk do tė ishin nė gjendje psikofizike tė mirė pėr tė fluturuar askush nuk do t'i lejonte tė hipnin nė helikopter. Tre ushtarakė, pėr mė tepėr operativė, d.m.th. janė njerėz tė detyruar pėr njė kontroll metodik dhe tė rregullt: ngjarja e tyre minimalisht duhet tė peshohet mė shumė se sa ato tė njerėzve lehtėsisht tė manipulueshėm, sepse ėshtė e vėrtetė qė njerėz aspak tė besueshėm, pėr tė bėrė mirė ose keq, nuk kanė munguar nė historitė e shumta me disqet fluturuese tė pa identifikuara. Megjithatė, nuk ka munguar asnjėherė as misteri. Mė pak a mė shumė i dendur dhe i dėshifrueshėm, por gjithmonė i mrekullueshėm.

Ufo-t dhe ufologjia janė pėrsėri aktualitet, nėsė ėshtė e vėrtetė qė kanė dalė ndonjėherė nga moda. Para ngjarjes nė Galles, ka patur evidentime nė Phoenix (toka historike e disqeve fluturues), orė tė tėra tensioni nė bordin e Shuttle Discovery, kur njė dritė e ēuditshme filloi "tė ndiqte" anijen kozmike (NASA mė pas i ka qetėsuar astronautėt: ishte njė pjesė izoluesi i shkėputur nga vetė anija kozmike). Nė fund, mbi tė gjitha, janė hapat e bėrė nga qeveritė qė shpesh e mė shpesh deklasifikojnė dosjet-X qė kanė lidhje me kėtė ēėshtje: nė muajin e qershorit ka qenė radha e Britanisė sė Madhe, por nė vitin 2008 i kishin hapur me kohė arkivat edhe Franca dhe Ekuadori.

Hapja e dosjeve bėhet me shkallė. Anglia ka vėnė nė dispozicion tetė, pėr ato qė mbeten duhet pritur akoma mė shumė. Me hamendje, dokumentet me interesantė duken ato qė kanė tė bėjnė me raportin e ish-KGB-sė (127 faqe regjistrimesh eventesh tė mbinatyrshėm) dėshmi kjo e ardhur nga Ekuadori. Pėr sa i pėrket 44 ēėshtjeve tė deklasifikuara, njė zyrtar, William Sargago, afirmon pa dyshimin mė tė vogėl se, "ka objekte fluturuese me prejardhje jashtėtokėsore nė atmosferėn tonė dhe se na duhet ta ndajmė hapėsirėn me qenie tė botėve tė tjera". Po pėr ēfarė arsye qeveritė i hapin dosjet tani? "Fenomeni Ufo ėshtė bėrė masiv: duhet njė pėrgjigje - shpjegon Enrico Baccarini, drejtues i Cun, Qendra Ufologjike Ndėrkombėtare. Dhjetėvjeēarė investigimesh dhe kėrkimesh nga ana e qeverive tė ndryshme kanė prodhuar mė tepėr pyetje se sa pėrgjigje.

E gjithė kjo, e bashkuar me kėrkesat e shumta tė qytetarėve tė thjeshtė dhe organizatave tė ndryshme i ka shtyrė autoritetet tė zhbllokojnė njė pjesė tė arkivave privatė", ende ėshtė pėr t'u kuptuar nėse zgjedhja lidhet me, siē thojnė nė Cun, mundėsinė pėr tė pėrgatitur njerėzimin ose me bindjen se mund tė zhduket ēdo dyshim, pasi nuk ka asgjė tė sigurt dhe shqetėsuese. Kjo tezė e fundit, ndėr tė tjera, ėshtė pėrdorur pikėrisht nė hapjen e dosjeve-X nė Britani. "Teoria e pėrshtatjes me fenomenin - komentojnė tek Cun - mbėshtetet mbi bazat e njė vetėdije nga ana e qeverive tė ndryshme se asgjė nuk ėshtė ende e sigurt".

Sekreti i shtetit i bashkuar me mundėsinė e traumave kulturore tė mundshme tė shtyjnė nė ngurim pėr t'i bėrė publike informacionet. Ndėrkohė, nė botė po rritet dėshira pėr tė ditur mė tepėr rreth Ufo-ve, alienėve. Interesimi, sipas Baccarinit, nuk ėshtė shumė dhe e gjitha pėr komponentėt imagjinarė tė fenomenit, "se sa pėr faktin ėshtė rritur masivisht vetėdija se jeta nuk ėshtė njė trashėgimi ekskluzive vetėm e Tokės". Vetė Vatikani ka pranuar njė gjė tė tillė ("Mund tė besohet nė Zot edhe tek jashtėtokėsorėt gjithashtu", ka pranuar astornomi teolog Joze Gabriele Funes), dhe zbulimet e fundit tė kontrolleve tė kryera vėrtetojnė evidencėn e jetės bakteriale nė planetin Mars; sė fundmi, zbulimi i planeteve ekstradiellorė tė ngjashėm me tonin tregon se sistemi diellor nė tė cilin gjendemi nuk ėshtė unik. Pėrse duhet tė besojmė se jemi tė vetėm nė Univers? - pyesin veten tek Cun. "Mbi 60 vjet evidentime nė qiell, tė regjistruar nga pilotė ushtarakė, burra tė shtetit, shkencėtarė e qytetarė tė thjeshtė tregojnė - thotė Baccarini - prezencėn e njė fenomeni mė se tė besueshėm. Dhjetra komisione qeveritare e kanė ekzaminuar, duke mos arritur kurrė ta klasifikonin, nė pėrbėrjen e tij, njerėzore apo jashtėtokėsore. Vetė aeronautika ushtarake, ka njė zyrė specifike qė merret me regjistrimin statistikor tė kėtyre objekteve.

Realiteti ėshtė se fenomeni Ufo ekziston dhe i intereson nė shumė aspekte si institucineve qeverisėse ashtu edhe atyre, tė cilėt mundohen tė evidentojnė ndonjė anomali". Duke u ndalur nė rastin e vetėm Ami dhe, duke i lėnė pas tė gjithė eventet para vitit 2002, janė 32 ēėshtje tė cilave nuk u ėshtė gjetur shpjegim. Nė vitin 2005 ėshtė regjistruar dalja e ish-ministrit tė Mbrojtjes kanadez, Paul Heyller, nė njė konferencė nė Toronto: duke kujtuar se kishte marrė pjesė nga 1963 deri nė 1967 nė mbledhjet e Aleancės Atlantike, deklaroi se nga viti 1967 (kur piloti Keneth Arnold rrėfeu se ishte ndeshur me njė seri objektesh fluturues, episod paraprirės i episodit tė Roswell dhe gjetjes se njė anijeje aliene qė ishte pėrplasur nė tokė) Ufo-t fluturojnė lirisht nė qiellin tonė. Jo vetėm: dėshira e SHBA-se pėr t'u kthyer nė Hėnė para 2020-ės mund tė lidhet me faktin e nevojės pėr tė krijuar atje njė bazė qė do tė lejontė mbrojtjen nga sulme tė mundshme intergalaktike. Ēuditėrisht, nė vitit '70 flitej pėr kėtė ēėshtje nė njė telefilm, i cili ishte bėrė kult: pėr ata qė nuk e dinė, sado fliste pėr njė organizatė e themeluar pėr tė luftuar nė mėnyrė absolutisht sekrete njė racė aliene qė po rrezikonte tė zhdukej, e cila shpresonte qė tė mbijetonte, duke kapur njerėz pėr t'i pėrdorur si pjesė kėmbimi. "Evidenca qė fenomene tė panjohura janė prezentė nė qiellin tonė - thotė mė tej Baccarini - ėshtė tashmė njė fakt i pakontestueshėm".

Qė nė shek IV para Krishtit, shkrimtari latin Giulio Ossequente na ka folur pėr "mburoja tė zjarrta", qė qėndronin nė qiellin e Perandorisė antike romane. Pra, Ufo-t ekzistojnė qė prej shumė kohėsh mė parė dhe vetė historia mund ta dėshmojė kėtė. Sot, nuk diskutohet mė mbi evidencėn e fenomenit, por mbi natyrėn e tij dhe implikimet e mundshme sociale, kulturore dhe teknologjike tė tij"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Ufo-t, ēfarė fshihet nė arkivat sekrete tė Francės dhe Britanisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ēfarė fshihet pas betejės sė Kumanovės?
» Cila ėshtė agjenda sekrete politike e Edi Ramės?
» Policia nė gjurmėt e kirurgut, Agim Karaj fshihet nė Tiranė
» Kastriot Myftaraj: Tė vėrtetat e panjohura tė sigurimit tė shtetit
» Ramadan Emini:ĒFARĖ THANĖ TĖ HUAJTĖ PĖR ALI PASHĖ TEPELENĖN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: