Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare?

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Empty
MesazhTitulli: Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare?   Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Icon_minitimeWed Jun 10, 2009 2:28 pm

Njėqind vjet mė parė nė qiellin e Siberisė njė shpėrthim sa njėmijė bomba atomike

Ndėr hipotezat qėndron edhe ajo e dezintegrimit tė njė asteroidi, por edhe "pėrplasja" me njė bllok materiali kozmik

Fakti qė njė shekull mė parė, nė mes tė Siberisė, ėshtė verifikuar njė shpėrthim ekuivalent me njė mijė bomba nukleare tė tipit Hiroshima, dhe qė ai fenomen i largėt tė jetė akoma njė problem i pazgjidhur edhe pas dhjetra studime dhe pune kėrkimore ėshtė njė shuplakė e rėndė nė kėrkimin modern shkencor. Pikėrisht kjo ėshtė historia e shpėrthimit misterioz tė Tunguska, i cili mė 30 qershor 2008 ka bėrė ekzaktėsisht 100 vjeē: supozime tė shumta, dyshime tė panumėrta dhe akoma asnjė hipotezė e provuar nė mėnyrė definitive. Njė rėnie e ndonjė komete ose asteroidi? Shpėrthim i ndonjė flluske natyrale gazi metan? Apo, pėr tė hyrė pak nė fantashkencė, pėrplasje e planetit Tokė me ndonjė material kozmik tė panjohur? Apo rėnia e ndonjė anije kozmike aliene? Mbi ēėshtjen Tunguska, nė vitet e fundit janė lexuar mijėra materiale tė ndryshme nga hipotezat e besueshme tė publikuara nė revista prestigjoze shkencore deri tek artikujt dhe librat e fantashkencės totalisht tė pabaza. Njėqind vjetori i misterit Tunguska, ende sot i pazgjidhur, meriton njė rindėrtim tė kujdesshėm tė fakteve.

VERBUESE SI NJĖ DIELL - Mė 30 qershor 1908, nė orėn 7:14 tė mėngjesit, kur nė planin qiellor tė Siberisė sapo kishte lindur dita, shfaqet njė objekt i ngjashėm me njė disk diellor, me njė ndriēim akoma mė verbues se vetė dielli. Shkon si shigjetė nga Juglindja pėr nė Veriperėndim, duke e mbushur qiellin me pjesėza tė shndritshme blu dhe tė bardha dhe duke lėnė pas vetes njė gjurmė zjarri dhe tymi. Ndot ajrin me njė gas asfiksues dhe mė pas pėrkulet drejt tokės dhe e ngjyros horizontin me njė tė kuqe tė mbytur, para se tė zhduket me njė gjėmim shurdhues. Disa thonė se e kanė parė mirė diskun ndriēues bashkė me tė gjithė fenomenet e tij aksesorė; disa tė tjerė e perceptojnė vetėm nė mėnyrė indirekte, si njė flash, njė valė tymi, njė rrufe tė tmerrshme qė bėn tė dridhet ajrin dhe tokėn, objekti duket tė ketė rėnė nė njė zonė tė pabanuar, direkt nė veri tė njė rrjedhje uji e shėnuar nė tė gjitha hartat gjeografike, Tunguska, njė nga ato lumenjtė e mėdhenj qė nga lartėsitė orientale zhyten nė planin e ulėt Siberian pėr tė rritur nivelin ujor tė Jenisej. Peisazhi ėshtė tipik i planit tė lartė Siberian: zinxhirė malorė dhe fusha qė ndjekin njėra-tjetrėn nė sekuencė, tė mbuluara nga taiga, pyll i dėndur i halor. Gjithēka rreth e rrotull, njė rrjet kompleks pyjor, tė ndotura nga kėneta tė dėmshme. Zona nė dimėr, ėshtė mbretėria e borės dhe e akullit, me temperatura qė shkojnė deri 50oC nėn zero. Nė kėtė regjion, qė nė shekujt e parė tė erės sonė ishte nė pjesėn mė tė madhe e paarritshme dhe njė pjesė e banuar nga popuj gjuetarėsh endacakė, objekti zgjedh njė depresion natyror pėr tė shfryrė tė gjithė forcėn e impaktit tė tij: njė zonė e rrethuar me livadhe dhe male e mbuluar nga halorė tė lartė. Koordinatat ekzakte gjeografike, tė vendosura 19 vjet pas ngjarjes, janė 60o53'09'' lartėsi Veri; 101o53'40'' gjatėsi Lindje.

PYLLI I KARBONIZUAR - Katastrofa ka pėrmasa gjigande: rreth 2 mijė kilometra katrorė pylli tė djegur dhe tė shkatėrruar, mijėra kafshė tė ngordhura, duke iu referuar dėshmive lokale, shumė gjuetarė zonash tė varfėra banimi tė djegur; por, mesa duket asnjė tė vdekur. Edhe nė ditėt e sotme, si dėshmi e asaj ngjarjeje apokaliptike, ekzistojnė akoma qindra trungje pemėsh tė rėna e tė karbonizuara, qė me orientimin e tyre tė tregojnė drejtimin dhe efektin e valės sė shpėrthimit. Fenomenet e shndritshėm evidentohen nė njė rreze prej 600-700 km; ato akustikė ndihen deri nė njė mijė km largėsi. Pėr tė dhėnė njė ide tė fenomenit, nėse do tė kishte ndodhur nė Romė, do tė ishte parė nga njėri skaj nė tjetrin tė Italise dhe dėgjuar nga Frankfurti deri nė Tripoli, nga Barcelona deri nė Beograd. Bota ėshtė dhe do tė mbetet pėr shumė kohė e pandėrgjegjshme pėr eventin, por speciaslistė tė ndjeshėm si sizmografė dhe barografė tė tėrė Europės e regjistrojnė atė ēka ka ndodhur dhe interpretohet si njė tėrmet i rėnė disa kohė mė parė. Shumė vjet mė vonė, do tė jenė studimet e krahasuara tė regjistrimeve sizmike dhe barografike, ato qė kanė bėrė tė mundur tė llogarisesh fuqinė e shpėrthimit tė Tunguska, i cili ishte rreth 13 mijė kiloton, pra ekuivalente me mijėra bomba sė bashku si ajo e hedhur nė Hiroshimė. Netėt vijuesem njė tjetėr fenomen edhe mė i dukshėm i shfaqet popullsisė aziatike; shumė orė pas pėrėndimit tė diellit shkrep njė ndriēim spektakolar i njė intensiteti tė jashtėzakonshėm. Gazetat flasin pėr "ndriēime fantazmagorike" dhe astronautėt shpjegojnė se, me shumė mundėsi, bėhet fjalė pėr njė aureolė veriore e lidhur me aktivitetin e diellit.

KRATERI QĖ NUK ĖSHTĖ - Pasi ka kaluar gjithė turbina e Luftės sė Parė Botėrore dhe e revolucionit Bolshevik, do tė duhet tė pritet deri nė vitin 1921 deri sa njė studiues i Muzeut tė Mineralogjisė sė Petroid, Leonid A.Kulik, i bėrė kurioz nga prerjet e gazetave tashmė tė zverdhura tė 1908-ės, vendos tė kryejė kėrkimin e parė nė zonėn e katastrofės. Drejtohet, fillimsht, nė zonat mė tė populluara nė rrethinat e zonės sė goditur, nė kėrkim tė dėshmitarėve okularė, pėr tė mbledhur njė sasi tė konsiderueshme provash. Arrin tė rindėrtojė trajektoren e trupit, mendon se bėhet fjalė pėr njė meteor shumė tė madh, i cili duke rėnė nė tokė ka hapur njė krater gjigand dhe shpreson se mund ta zbulojė atė, duke mbledhur edhe disa fragmente tė trupit qiellor. Pėr tė patur sukses nė kėtė kėrkim nevojitet njė ekspeditė e mirė organizuar, e aftė pėr tė penetruar nė pyjet dhe malet qė rrethojnė zonėn e impaktit. Kulik do tė harxhojė gjashtė vjet pėr tė bindur pjestarėt e Akademisė Sovjetike tė Shkencave pėr tė financuar projektin. Por kėrkimi nuk jep rezultatet e shpresuara; pas mijėra vėshtirėsish dhe lodhjesh, studiuesi nuk gjen as kraterin dhe as fragmente nga meteori.

KOMETĖ APO ASTEROID? - Pėr tė kaluar kėto kontradikta, fillon tė hapė rrugėn e saj njė ide e re, e avancuar nė vitin 1930 nga njė studiues anglez J.W. Whipple, qė e identifikon objektin me njė bėrthamė tė njė komete tė vogėl me diametėr rreth 40 m, njė mendim, i cili do tė rivlerėsohet nga disa astronom pėrkrahės tė kėsaj hipoteze. Njė bėrthamė komete, shpjegon Whipple, duke penetruar me shpejtėsi nė atmosferė, mund tė shkaktojė njė valė pėrplasjeje dhe njė shpėrthim shkatėrrues dhe nė tė njėjtėn kohė, pėr shkak tė densitetit tė saj tė ulėt dhe formės sė saj conglomerate akujsh dhe pluhuri, mund tė dezintegrohet plotėsisht, duke pėrhapur njė sasi tė madhe masash tė ngurta. Nė kėtė mėnyrė shpjegohet fenomeni i netėve tė ndriēuara, mungesa e gjetjeve tė fragmenteve tė mėdha tė meteorėve dhe mungesa e kraterit tė impaktit. Kjo, ende nė ditėt e sotme, ėshtė hipoteza e mbajtur nga shumė shkencėtarė rus. Ato pėrėndimorė, nė anėn tjetėr, vazhdojnė tė mendojnė pėr njė asteroid tė vogėl, i cili gjithashtu ka shpėrthyer dhe ėshtė ka avulluar nė ajėr, ndėrmjet 5 dhe 10 km lartėsi, dhe ka lėnė nė tokė vetėm gjurmė mikroskopike.

MISTERI NĖ FUND TĖ LUMIT - Tunguska ka tėrhequr vėmendjen edhe tė njė grupi studiuesish italianė tė koordinuar nga profesor Giusepe Longo, njė fizikant i Unversitetit tė Bolonjės. Ata, pas disa studimesh dhe kėrkimesh, mendojnė se kanė zbuluar njė liqen tė vogėl tė quajtur Cheko, krateri i gėrmuar nga njeriu nga fragmentet e asteroidit. Hipoteza, e avncuar nga njė artikull tė publikuar nė revistėn Terra Nova (gusht 2007), nuk pėrputhet me mendimin e ekspertėve tė tjerė dhe kėrkon eksplorime tė tjera nė fundin e liqenit, nė kėrkim tė fragmenteve tė tjera tė trupit qiellor nė mėnyrė qė tė provohet. Ndėr hipotezat mė ekstravagante ka dy qė ende bazohen mbi studime shkencore tė kualifikuara. E para, e elaboruar nga Willard Libby, zbuluesi i teknikės sė datazione me karbonin 14, bazohet pikėrisht nė abondanza tė kėtij izotopi i gjetur nė unazat e rritjes sė pemėve direkt pas fenomenit: fakt qė i dedikohet pasojės sė njė pėrzierje tė mundshme midis njė lėnde tokėsore dhe njė blloku materiali kozmik tė ardhur nė kontakt me atmosferėn e lartė. Hipoteza e dytė ekzotike, e avancuar nga njė grup fizikantėsh tė Universitetit tė Teksasit, i ēon fenomenet e ndodhura nė Tunguska nė vitin 1908 tek pėrplasja e planetit tonė me njė vrimė tė vogėl tė zezė, si ata ekzistenca e tė cilėve ėshtė postulate nga astrofizikanti Stephen Hawking. Njėqind vjetori i Tunguska ėshtė festuar edhe nė internet, mė date 28 qershor 2008 nė orėn 22.00, me njė direkte interaktive e mbajtur nga astronomi Gianluca Masi nė sitin www.coelum.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Empty
MesazhTitulli: Re: Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare?   Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Icon_minitimeFri Jun 12, 2009 2:26 pm

ju pelqej ky info?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor




Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Empty
MesazhTitulli: Re: Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare?   Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Icon_minitimeSat Jun 13, 2009 12:16 pm

njemi vjet me par ndodhi nje shperthim sa 100 bomba atomike
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Empty
MesazhTitulli: Re: Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare?   Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Icon_minitimeSat Jun 13, 2009 1:11 pm

Po Serafina .A te pelqeu informata?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Empty
MesazhTitulli: Re: Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare?   Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Icon_minitimeSat Jun 20, 2009 2:20 am

flm shum okk
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Empty
MesazhTitulli: Re: Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare?   Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Icon_minitimeSat Jun 27, 2009 5:18 pm

po shum edon
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Empty
MesazhTitulli: Re: Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare?   Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Icon_minitimeSat Jun 27, 2009 6:00 pm

me vjen mire atehere pra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Empty
MesazhTitulli: Re: Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare?   Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare? Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ēfarė ishte shpėrthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» i ka 16 vjet por duket si 2 vjet
» Tregoni ate qe ju ndodhi per sot dhe qe do ta veqonit...?
» Bumi i Madh: (Shperthimi Zanafilles)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: