ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Bota Do Tė Ndyshonte Fytyrė.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Bota Do Tė Ndyshonte Fytyrė.   Sun Jun 28, 2009 5:15 pm

SUPER FLAKĖ . RADIOAKTIVITET, KLIMA TĖ PAMUNDURA. NĖSE DO TĖ NDRYSHONIN QOFTĖ EDHE PĖR DISA KONSTANTE TĖ VOGLA FIZIKE, BOTA DO TĖ NDYSHONTE FYTYRĖ.

Jeta nė tokė ėshtė fryt i disa koncidencave tė paspjegueshme .
E nėse do tė ishte ndryshe ?

Sipas shkencėtarėve John Barrow dhe Frank Tipler . Bota ėshtė ajo qė ėshtė , PĖRSE ?
E thjeshtė , sepse ndryshe ne nuk do tė ekzistonim . Por ėshtė dikush si astrofiziku Fred Hoyle , sheh nė kėtė koicidencė njė ndėrhyrje tė shenjtė . Ėshtė akoma dikush qė mendon mbi bazėn e teorive tė fizikantėve si Andreji Linde dhe Martin Rees qė ekzistojnė universe tė pafund paralelė ndėr tė cilat i yni ēdonjėri i udhėhequr nga ligje fizike tė ndryshme . Nė bazėn e kėtyre ompinjoneve ėshtė njė nėnvizim i thjeshtė : Jeta nė Tokė ėshtė rezultat i disa koinēidencave spektakolare . Mjaft tė mendohet se si ėshtė formuar Hėna , pra ( duket ) pas njė pėrplasjeje me njė asteroid , 4,5 miliard vjet mė parė … Nėse pėrplasja do tė kishte qėnė pak mė ndryshe , do tė ishte ndryshuar i gjithė evolucioni i planetit tonė .
Por e gjithė kjo nuk ėshtė asgjė pėrpara pasojave tė njė ndryshimi qoftė edhe minimal nė ligjet fizike qė rregullojnė evolucionin e kozmosit . Konsiderojmė konstatet qė pėrshkruajnė forcat themelore : graviteti , elektromagnetizmi dhe forcat nukleare . Pėr tė zbuluar vlerėn shkencėtarėve iu desh ti matnin sepse asnjė teori nuk i detyron qė tė kenė vlerėn qė realisht kanė . Por nėse do tė ishte ndryshe , cfarė do tė ndodhte ?

Nėsė forcat elektrike do tė ishin mė intensive .
Do tė ndryshonte stabiliteti i nukleve atomikė . pėrmasat e atomeve , ngjyrat , fenomenet optike dhe tė gjitha lidhjet kimike .
Do tė mjaftonte , pėr tė intensifikuar forcat elektrike dhe pėr tė rritur tė ashtuquajturėn " kostante e strukturės sė imta „ . Pasojat ? Do tė rritej repulsimi ndėrmjet protoneve dhe nukleve atomikė . " Dhe do tė zvogėlohej probabiliteti i shkrirjes nukleare „ spjegon fizikani teorik Tullio Regge " Kėshtu nė Diell do tė ngadalsoheshin reaksionet nukleare dhe do te zvogėlohej ndriēimi „ . Dhe nė Tokė do tė mbėrinte mė pak dritė dhe mė pak ngrohtėsi .
SUPERFLAKĖ
Atomet do tė ishin mė tė vogla , sepse elektronet do ishin mė shumė tė tėrhequr berthama . Dhe ngjyrat e objekteve do tė spostoheshin pėr nga ngjyra blu . Pėrveē kėsaj zlberėt do tė ishin mė tė gjerė edhe mė tė dendur . Por do tė rritej mbi tė gjitha terheqja ndėrmjet molekulave : objektet do tė ishin mė rezistentė , ngjitėset do tė ngjisnin mė mirė , trupat e ngurtė do tė shkriheshin mė me vėshtirėsi dhe lėngjet do tė zienin nė njė temperaturė mė tė lartė … do kishim si rezultat sipėrfaqe mė tė mėdha akullnajash , dhe ndoshta edhe akull tė thatė .
Reaksionet kimike do tė ishin mė tė ashpra : nga zjarri deri tek metabolizmi i qėnieve frymore … Po jeta vėrtet do tė svilupohej nė kėto kushte ? " Molekulat do tė ndryshonin formė dhe reaksion „ thekson Regge . " Forma e DNA dhe funksioni i saj , p.sh. do tė ndryshonin , duke prurė ndyshime gjenetike tė mėdha .

DO TĖ ISHIM TĖ GJITHĖ MĖ TĖ SHĖNDOSHĖ, PĖR MĖ TEPĖR, JUPITERI DO TĖ NDIZEJ EDHE DO TĖ SHNDĖRROHEJ NĖ NJĖ DIELL.

… Nėse graviteti do tė ishte mė i madh
Gjithēka do tė peshonte sigurisht mė tepėr . Por pasojat nuk do tė mbaronin me kaq . " Njė ndryshim qėftė edhe minimal e kostantes se gravitetit G do tė kishte pasoja katastrofike „ thotė Regge . " Ndriēimi i Diellit ndryshon si njė forcė shumė e qėndrueshme tė G dhe nje rritje qoftė edhe 1% do tė sillte fundin e jetės tokėsore kėshtu siē e njohim ne . Nuk do tė ndryshonin ose do tė ndryshonin fare pak , strukturėn kimeke tė elementeve .
Nėse jeta do tė vazhdonte po u prekur nga kėto pasoja , kafshėt do tė kishin kocka mė tė trasha dhe muskuj mė tė fortė pėr tė mbajtur peshėn e rritur . Evolucioni do tė favorizonte mamuthėt , nė tė cilėt pesha ėshtė e shperndarė nė katėr kėmbė . .. dhe ėshtė pra mė e mundshme qė do tė ishin pikėrisht kėta tė fundit qėniet mė inteligjente tė kėsaj bote hipotetike … Po bimėt ? Nė njė lartėsi tė njėjtė mė nje bime nė kushtet qė kemi tani , do tė ishte me trung mė tė trashė dhe mė tė dendur .
Njė tjetėr Diell
Tė gjithė qėnieve qė jetojnė do t'u duhej tė mėsoheshin me njė tė nxehtė mė tė madh , mbi tė gjitha sepse Dielli do tė ishte mė i vogėl , por shumė mė i nxehtė se tani … ndoshta do tė kishim dy diej . Dielli tjetėr mund tė ishte Jupiteri , sepse nė brendėsi tė tij njė presion mė i madh graviteti do tė ishte nė gjendje pėr tė aktivizuar reaksione tė tė shkrirjes nukleare si ato qė veprojnė tek Dielli ynė . Pėr shkak tė nxehtėsisė dendėsia e popullsisė do tė ishte mė e vogėl nė Equador se sa tani , aty ndoshta uji do tė arrinte temperatura tė afėrta me zjerjen e tij . Pėrsa i pėrket orbitės , toka do tė rrotullohej mė me shpejtėsi , nė kėtė mėnyrė viti do tė ishte mė i shkurtėr . Nė tė vėrtetė me njė gravitet mė tė lartė se sa normali , sistemi diellor as qė nuk do tė ekzistonte . Njė pej kėtyre shkaqeve : yjet do tė digjeshin mė shpejt dhe pra e gjithė historia e 10 miliard viteve deri nė lindjen e Diellit do tė ishte konsumuar nė njė kohė shumė mė tė shkurtėr dhe pėr pasojė nuk do tė kishte lejuar lindjen e planeteve . Nėse do tė kishte ndodhur vėrtet kėshtu tani universi do tė ishte i mbushur vetėm me yje tė shuar dhe me vrima tė zeza .

HIPOTEZA MBI TOKĖN
E nėse oksigjeni nė ajėr tė rritej qoftė edhe njė pikė mė tepėr nė pėrqindje ?
Nė dukje ėshtė njė ndryshim minimal . , por do tė na binte nė sy menjėhėrė sepse zjarret spontane tė shkaktuara nga rrufetė do tė rritej prej 70% . Oksigjeni nė fakt ėshtė pėrbėrės themelor nė shume reaksione kimike mbi tė gjitha tek flaka : me mė tepėr oksigjen nė dispozicion , ēdo flakė do tė digjej mė mirė .
NDRYSHKJE MĖ TĖ LEHTA …
Kemi pastaj oksidimin : ndryshku do tė ishte nė fakt mė agresiv . Do tė rritej edhe masa e ozonit , njė gaz i formuar nga molekula me tre atome oksigjeni ( molekulat e oksigjenit kanė , normalisht vetėm dy atome ) .
… Dhe nxirje mė tė vėshtira .
Me mė tepėr ozon , rrezet ultraviolet tė Diellit do tė filtroheshin me mirė : do tė kishim mė pak tomore tė lėkurės, por do tė ishte mė e vėshtirė tė nxiheshim nė plazh nga Dielli . Ndoshta do tė kishte edhe mė pak njerėz me ngjyrė .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 23
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

MesazhTitulli: Re: Bota Do Tė Ndyshonte Fytyrė.   Sun Jun 28, 2009 9:05 pm

thnxx

_________________


F&F xsiempe..miss you!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://s'kom.com
 
Bota Do Tė Ndyshonte Fytyrė.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gazmend Islami:Debati Buzhala-Molliqaj nxjerrė fytyrėn e spiunit?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: