ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Aktori brilant i skenės dhe ekranit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 23
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

MesazhTitulli: Aktori brilant i skenės dhe ekranit   Wed Jul 01, 2009 2:14 am

Aktori brilant i skenės dhe ekranit!
Ēun Lajēi, pa dyshim ėshtė ndėr aktorėt mė tė mirė tė gjeneratės sė mesme nė Kosovė dhe mė gjerė. Ai, disa herė e ka dėshmuar veten nė skenė dhe nė ekran, duke i 'shkrirė' rolet e tij. Ēun Lajēi asnjėherė nuk kėnaqet me pak, por vazhdimisht i kėrkon majat, duke u sakrifikuar pėr rolin dhe pėr artin...
Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Ēuni nuk e ka kuptuar artin si biznes, por si njė dhunti tė natyrės. Zoti i ka dhėnė shpirtin e artistit, zėrin dhe pamjen. Aq seriozisht i merr punėt (artistike) Lajēi, saqė edhe rrugės e pėrsėritė rolin, pėr tė dalė sa mė i sigurt nė skenė. Skena pėr tė ėshtė e shenjtė, kurse arti, po ashtu!

Po ēka ėshtė duke punuar Ēuni aktualisht?

Ēuni: Po luaj nė serialin mė tė ri nė Kosovė e qė mban titullin “Spitali KS”, serial me temė ngjarjesh nga spitali, me plot humor, me personazhe tė pėlqyera do tė thosha, shumė simpatike dhe freski pėr shikuesit. Konkretisht unė e luaj njė plak tė cilin djali e dėrgon pėr shėrim nga alkooli, por nė fakt plakun nuk ia donė gruaja dhe ai e merr si pretekst alkoolin dhe e hospitalizon nė klinikėn ku ai ėshtė drejtor. Ėshtė njė rol mjaft simpatik dhe shpresoj se do tė mė pranojė mirė shikuesi. Me mua luajnė edhe Jeton Zogiani, aktor i ri dhe ėshtė hera e parė qė luan para kamerave, Kushtrim Sheremeti, Adrian Morina, Edona Reshitaj, Besfort Daka, Ylber Bardhi dhe Albulena Kryeziu. Regjisor jane Vallter Lucid he Kushtrim Koliqi. Seriali transmetohet nė KTV, por prodhohet nga Passion Production me pronar Betim Gashin.



A mund tė jetohet nga arti nė Kosovė?

Ēuni: Jo, fatkeqėsisht… e dikur, kur ishim tė okupuar jetonim mirė! Anomali, apo jo. Tani e 10 vjet aktorėt mė tė mirė tė kombit jetojnė me njė pagė prej 150 eurosh. Unė nė shenjė proteste kam dhėnė dorėheqje nga teatri, pra jam largua me vetdėshirė vetėm e vetėm qė t’ia tėrheq vėmendjen pushtetit qė tė kujdesen pak mė mirė pėr komunitetin artistik - por kot, nuk e qau kush trapin qė u largua Doajeni i Teatrit Kombėtar mbas 38 vjetėsh. Anomali edhe mė e madhe, apo jo! Por, ky ėshtė realiteti, tani VIP-a janė tė gjithė ministrat dhe deputetėt - ky komb ka nevojė pėr ”fjalimet e tyre boshe” e jo pėr artin, pėr rrėnjėt e njė populli. Akoma anomali mė e madhe! Nejse.

Ju jeni edhe poet, ēka ėshtė poezia pėr ju?

Ēuni: Poezinė e shkruaj vetėm kur kam nevojė ta zbraz dufin tim, vetėm kur kam emocione tė tepėrta, thuaja se ad-hock, nuk merrem profesionalisht me tė, por megjithatė shkruaj shpesh dhe besoj se e bėj vargun mirė. E kam pasur mėsuesin tepėr tė mirė, poetin famoz Azem Shkrelin dhe krejt ēka shkruaj ėshtė frymėzim nga bisedat dhe kėshillat qė i kisha dikur me tė. Pra, vargu mė del vetėm si dėshirė pėr tė thėnė diēka mė shumė dhe mė bukur - e dua tė bukurėn shumė dhe vargu ma plotėson atė qė nuk e arrij nė pėrditshmėrinė time.

Cilin rol e keni mė tė dashurin dhe cili rol nuk iu ka fjetur?

Ēuni: Rolet janė sikurse fėmijėt, tė gjithė duhen njėsoj, apo jo? Ka qė i donė shumė, por ka edhe nga ata qė nuk ke dėshirė t’i fusėsh nė biografinė tėnde, por qė do qė edhe ato janė krijesa tė intelektit tėnd, tė shpirtit dhe nuk mund t’i hedhėsh lehtė. Nė rini e pata krijuar njė rol brilant nė Kaligulen e Kamysė, kurse tani nė pleqėri kam Armatin nė Komplotin Ilir tė Ekrem Kryeziu ,Cenin nė Pėrplasja poashtu tė E.Kryeziu dhe Maestron te Hana prej Letre e M.Krajės, nė regji tė F.Hysės. Por, ato qė nuk kam pasur dėshirė me i pėrmend shumė ka qenė te Mizantropi i Molierit, Nopasaran te Ymer Shkreli, Mbreti Lir te F.Hysaj dhe sė fundi te Tartufi, sepse mendoj se nuk kanė korresponduar mirė me publikun, kanė qenė ma ndryshe dhe pėrsėri mė vjen mirė qė ishin mė keq se tė tjerat - sepse kėtu qėndron magjia e teatrit - nuk mund tė jesh gjithmonė i njėjtė dhe i suksesshėm, ka ngritje dhe rėnie, arti nuk ka fund aq sa bukuria s’ka skaj.

Prisni ndonjė rol tė ri?

Ēuni: Unė jam jashtė teatrit, siē thash, artist i lirė me njė fjalė (mė shumė dhunshėm i lirė, sepse vėrtetė kėtu nuk ta varė shteti, as pushteti). Prandaj dhe plane nuk mund tė bėsh, ndėrsa dikur, mė besoni, se nga tri premiera nė role kryesore i kisha gjatė njė sezoni; por ja qė tani jemi tė harruar dhe shumė tė parėndėsishėm nga ēdo ministėr. Si tė mos e them kėshtu, kur qe 10 vite nuk zbatohet ligji pėr teatėr, kur qė 10 vjet nuk ka Ansambėl, por ēdo premierė e kėtij teatri punohet me aktor tė ardhur nga bankat e Akademisė apo edhe mė keq, nga aktor tė dėshtuar, qė gjejnė punė nė shfaqjet e teatrit mė tė madh tė Kosovės. Anomali mbi anomali, ndėrsa aktorėt shumėvjeēar plaken e dalin nė pension pa u ngjitur nė skenė!



Jeni i guximshėm nė skenė?

Ēuni: Jam dhe kam qenė, nuk kam qenė aktor tė cilin e ka ngulfatė trema (emocioni), e kam kontrolluar mirė veten, e kam ditė mirė se ēka po dua. Kam pasur dhe kam shumė besim nė veten time, por mė besoni, gjithmonė rolit iu kam qas nga e para, gjithmonė pėr mua ka qenė fillim dhe kurrė nuk jam kėnaq me punėn time… gjithmonė kam qenė dhe jam nė kėrkim tė perfeksionit dhe akoma nuk a kam mbėrri!

Ēka ėshtė skena pėr ju?

Ēuni: Ėshtė mė shumė se lojė, mė shumė se mashtrim, mė pak e vėrtetė, mė shumė zbavitje, kėrkim pėr diēka qė mendon se ėshtė e bukur, qė tė mungon nė jetėn e pėrditshme, diēka nė mes tė lojės sė fėmijės dhe pėrpėlitjes sė zogut qė tė fluturojė. Ėshtė gjithēka qė nė jetėn e pėrditshme nuk e ke, e bukur, e dhimbshme, pikėlluese, por nganjėherė di tė jetė edhe shumė e kėndshme. Dhe, kjo ndodhė vetėm atėherė kur vėrtet ke mbėrri me i kapė tiparet e personazhit dhe me bėrė karakter qė depėrton mirė tek shikuesi. Gjithsesi ėshtė njė kuti magjike ku i ke t gjitha: edhe detin, edhe oazėn, edhe qiellin, por edhe shkretėtirėn!

Jeni edhe lahutar i shkėlqyeshėm. A po zhduket lahuta dhe muzika me lahutė nė Kosovė?

Ēuni: Fatkeqėsisht po, edhe unė kam filluar t’i bie e kėndoj mė rrallė. Nuk merret ma kush me kėtė instrument, do tė thosha, mė tė mirin dhe mė tė vjetrin tek ne, me tė cilin ėshtė rrėfye nė mėnyrėn mė tė mirė epika dhe ngjarjet mė dramatike tė kombit tonė.

Keni njė trup tė sportistit?

Ēuni: Bėj ushtrime qysh nga vegjėlia (ēdo mėngjes i bėj pompat) dhe bėj njė vrapim rreth e qark Dardanisė (si Marathonomaku). Vėrtet eci shumė dhe kjo mė ka ndihmuar qė tė jem nė formė tė mirė trupore. I kushtoj shumė kujdes dukjes, sepse tek e fundit, skena kėrkon edhe pamjen bukur fizike: jemi tė artit, shesim art, prandaj duhet ta mbajmė veten akoma mė bukur.

Si e keni ndėrtuar atė, keni pėrdorė vitamina dhe ushqim kalorik?

Ēuni: Preparatet nuk i kam preferua kurrė, mė janė dukur shumė artificiale. Unė vij nga bjeshkėt e Rugovės dhe qė atje kam marr ajėr dhe ujė, qė mė mbajnė mirė edhe sot.

A jeni vegjetarian, apo mishngrėnės?

Ēuni: Gjithēka mė shijon e ha mishin shumė pak, i preferoj dhe ushqehem me fibre shumė, gati ēdo ditė. I dua shumė patatet e ziera dhe i pėrdori shumė, por edhe bukėn e misrit e ha ēdo ditė. Pemėn qė e pėrdori qysh nga vegjėlia ėshtė molla, e ha pamasė shumė.

Cili ėshtė mesazhi juaj pėr artistėt e rinj?

Ēuni: besojnė nė veten e tyre (besimi ėshtė mė se i nevojshėm pėr kėtė profesion), tė punojnė jashtė mase me diksionin dhe teknikėn e zėrit, tė lexojnė mė shumė, sepse aty ėshtė pajisja e aktorit me personazhe tė ndryshme dhe me botėn e brendshme tė tyre, mos tė flasin fjalė tė mėdha kafeneve, por tė krijojnė role tė mira dhe karaktere qė do tė lėnė gjurmė nėpėr skenat tona

_________________


F&F xsiempe..miss you!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Re: Aktori brilant i skenės dhe ekranit   Wed Jul 01, 2009 8:28 pm

faleminderit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Aktori brilant i skenės dhe ekranit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Brilant Gashi - Humanistėt shqiptarė , bijtė e shqipeve
» BRILANT GASHI-E ARDHMJA E KOMBIT
» Nako Spiru, zbulohet dėshmitari qė pa skenėn e vrasjes sė ish-ministrit
» Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUĒI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: