Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Olta Boka perpiqem te jem vetvetja

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Olta Boka perpiqem te jem vetvetja Empty
MesazhTitulli: Olta Boka perpiqem te jem vetvetja   Olta Boka perpiqem te jem vetvetja Icon_minitimeWed Jul 01, 2009 2:10 am

Olta Boka: Pėrpiqem tė jem vetvetja
Olta Boka flet pėr angazhimin nė muzikė, pėr jetėn e pėrditshme qė bėn dhe pėr videoklipin e saj mė tė ri.
Si ėshtė njė ditė e zakonshme pėr ju?

Jam nė vitin e tretė tė shkollės ”Faik Konica”. Zgjohem nė mėngjes, shkoj nė shkollė. Nė kthim pėrpiqem tė qetėsohem, por jo gjithmonė mė realizohet. Normalisht shikoj TV, jo tenelovela, kanalet muzikore pėr tė parė prurjet e reja, pastaj nga fundjava kur kam kohė tė lirė, ndihmoj mamin, kam qenė shumė punėtore por jam bėrė shumė dembele, e pranoj. Rrallėherė mund tė dal pas shkolle, sa shoqet dhe shokėt thonė “ēfarė ka ndodhur, ēfarė tė kthejmė ndonjė gjė pėrmbys”, por qė e vogėl nuk kam qenė tipi i kėtyre kafeve dhe jo mė tani qė duhet tė ruhet paksa imazhi. Jetė e thjeshtė si e ēdo njeriu tė zakonshėm.

Meqė jeni e angazhuar me muzikė, sa e kufizuar ėshtė koha juaj pėr t’u marrė me mėsimet?

Pėrpiqem tė mos e lė pas dore, qė e vogėl nuk mė ka munguar dėshira tė ulem tė lexoj, pėr mė tepėr qė edhe prindėrit kanė qenė mjaft ‘studiozė’. Kohėt e fundit mendoj se i kap mė shumė nė klasė mėsimet, jam mė shumė e vėmendshme dhe i kushtoj mė tepėr rėndėsi orarit tė mėsimit sepse dhe impenjimet bėjnė tė vetėn. Ėshtė njė shprehje qė thotė se dy kunguj nėn njė sqetull s’mbahen, por pavarėsisht kėsaj, po pėrpiqem qė t’i balancoj nė anė tė ndryshme. Po bėj tė pamundurėn qė tė ecin paralelisht.

E keni menduar se cilėn degė do tė zgjidhni mė pas?

Mė pėlqen mjekėsia, por mami pėr shkak se ėshtė nė kėtė profesion, nuk dėshiron qė unė tė studioj njė degė tė tillė, dhe mė kėshillon qė tė zgjedh diēka mė tė pėrshtatshme qė tė mė ndihmojė dhe nė rrugėn nė tė cilėn jam afirmuar. Mė ngushėllon fakti qė kam dhe njė vit pėr t’u menduar. Gjithsesi do mundohem tė bėj zgjidhjen mė tė mirė ashtu siē do tė donte ēdo njeri pėr veten e tij.

Kur keni kėnduar pėr herė tė parė nė skenė?

Pėr herė tė parė kam kėnduar tek barku i babit me njė fyell. E kam edhe me foto kėtė moment. Kam kėnduar e vogėl si ēdo fėmijė qė kėndon nė aktivitetet e atij niveli, kam pasur njė fėmijėri tė tejmbushur me koncerte qoftė brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

Ju keni bėrė edhe njė videoklip tė fundit i cili titullohet “S’dua tė tė dua”, ku ėshtė realizuar?

Videoklipi ėshtė realizuar nė Tiranė, nė ambientet e “Casa Italia” dhe ėshtė xhiruar brenda njė dite. Nė fakt kėnga ka njė histori shumė tė gjatė, sepse unė jam pėrgatitur para shumė kohėsh pėr tė. Hera e parė kur ėshtė regjistruar ka qenė nė 13 nėntor, njė periudhė shumė e vėshtirė, sepse e kam regjistruar ditėn kur kam humbur gjyshen, por m’u desh tė
pėrfundoja sepse tė nesėrmen duhet tė nisesha pėr nė Maqedoni pėr konkurrim dhe me tė u vlerėsova me ēmim special, por i jam rikthyer edhe njėherė regjistrimit. Kėnga dhe kripi janė sponsorizuar nga shkolla ime “Faik Konica” tė cilės i jam shumė mirėnjohėse.

Cilėt janė autorėt e kėngės?

Kėnga ėshtė produksioni i Adrian Hilės total, muzikė, tekst, orkestrim.

Zakonisht bashkėpunoni me tė njėjtėt autorė apo me autorė tė ndryshėm?

Adrian Hila ėshtė kompozitori tek i cili kam gjetur njė pėrshtatje tė madhe qė vjen si rrjedhojė e njohjes sė mirė tė vlerave vokale dhe cilėsive tė mia prej tij. Nuk do tė pėrjashtoja dhe idenė e bashkėpunimit me kompozitorė tė tjerė profesionistė profesionistė, por tani pėr tani ndihem mirė. Po bashkėpunoj sėrish dhe pėr dy kėngė tė tjera qė sė shpejti mund t’i publikoj.

Nė kėtė videoklip ju kemi parė edhe si balerinė, gjithashtu edhe tė aktronit, ka qenė e vėshtirė pėr ju?

Ka qenė njė eksperiencė ku kam mėsuar shumė gjėra tė vlefshme. Nė ato momente kam kuptuar se njė klip nuk ėshtė vetėm njė filmim me disa pamje pa lidhje, por mund tė konsiderohet edhe si njė film me metrazh tė shkurtėr, e nė njė film nuk ka se si tė mos e ndjesh veten tė pėrfshirė nė rol, ndaj unė nė kėtė rol duhej tė bėja paksa “balerinėn”dhe “aktoren”. Gjithsesi fakti se sa mirė ia kam arritur qėllimit, do tė zbulohet nga komentet pėr kėtė klip.

Ka ndonjė domethėnie teksti i kėngės pėr ju?

Nuk ka se si, ėshtė thjesht njė kėngė tė cilėn e ndjej artistikisht, por qė s’do tė doja ta provoja nė jetėn reale. Bėhet fjalė pėr njė dashuri tė pamundur, ku vajza sakrifikon dashurinė e saj pėr djalin, si pasojė e njė tė shkuare me njolla nė zemrėn e saj dhe merr tė vetmen gjė qė ka nga djali dhe largohet pa tė duke e mbajtur tė pastėr, tė paktėn tė vetmen gjė sublime, dashurinė.

Aktualisht jeni e dashuruar?

Normalisht qė po, i dashuroj njerėzit qė kam pranė, por pėr tė mos iu shmangur qėllimit tė pyetjes akoma jo. Jo se pėrgjigjja ėshtė qė jam e vogėl (se dashuria nuk i dihet kur tė troket) por akoma s’mė ka lindur nė zemėr.

Cili ėshtė djali qė kemi parė nė videoklip?

Figuranti qė mė shoqėron nė klip ėshtė djali i hallės. Kam pasur momente tė bukura edhe me tė gjatė klipit, sepse ishte pak e vėshtirė tė pretendoje t’i kėndoja tė tillė kėngė dhe shpeshherė ndėrpriteshin xhirimet nga tė qeshurat.

Meqenėse e keni edhe babanė tuaj kėngėtar, e keni pasur mė tė lehtė tė aspironit nė fushėn e muzikės?

E kam ndjerė pranė dhe njėkohėsisht s’e kam ndjerė, pavarėsisht faktit qė bėjmė tė njėjtėn gjė, por devijojmė nė zhanre tė ndryshme dhe ky fakt mund tė jetė hendeku qė shpeshherė na ēon edhe nė situata tė pakėndshme debati. Tashmė me njėri-tjetrin flasim pėrveēse si babė e bijė nė momente tė caktuara edhe si dy artistė, por pėrpiqemi qė tė gjejmė gjuhėn e pėrbashkėt pėr tė shmangur konfliktet e mėtejshme.

Keni ndonjė idhull ose shembull qė ndiqni?

Nuk ėshtė se kam idhull, nė jetėn e pėrditshme mundohem qė tė marr pjesėt mė tė mira tė ēdo individi pėr tė krijuar idhullin, sepse sado i mirė qė tė jetė dikush, ai nuk ėshtė perfekt. Pėrpiqem tė ndjek mė tė mirat e atyre qė kam mbledhur.

Cila ėshtė motoja juaj?

Nuk ėshtė se kam njė moto, por pėrpiqem tė jem vetvetja dhe pėrpiqem tė ofroj mė tė mirėn e asaj qė mundem.

Ēfarė tė bezdis mė shumė tek njerėzit?

Hipokrizia, e kam hasur shumė kohėt e fundit..

Meqė jemi nė stinėn e verės, ku do t’i kaloni pushimet?

Nuk ėshtė se kemi bėrė ndonjė plan, por dėshira ėshtė t’i kaloj me familjen nė Turqi. /
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Olta Boka perpiqem te jem vetvetja Empty
MesazhTitulli: Re: Olta Boka perpiqem te jem vetvetja   Olta Boka perpiqem te jem vetvetja Icon_minitimeWed Jul 01, 2009 8:29 pm

gracias
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Olta Boka perpiqem te jem vetvetja
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: