Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Njomza perher me bukuri te njome

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Njomza perher me  bukuri te njome Empty
MesazhTitulli: Njomza perher me bukuri te njome   Njomza perher me  bukuri te njome Icon_minitimeWed Jul 01, 2009 2:40 am

, pėrherė me bukuri tė njomė!
Njomza Rozhaja, njėra nga miset e Kosovės mund tė shquhet pėr aristokracinė e saj, bukurinė e pėrtej mase, shquhet edhe pėr inteligjencėn dhe modestinė.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Tokrėnda e bukurisė nuk ėshtė e panjohur pėr botėn, sikundėr nuk ėshtė e panjohur as pėr botėn shqiptare. Riti i saj vjen qė nga lashtėsia, qė nga muzgjet e para tė njerėzimit e deri tek agu i mileniumit tė ri. Bukurisė, kėsaj mbretėreshe estetike, i faleshin e i falen gjithė brezat e gjithė gjenit njerėzor.
Edhe nė mitologji, edhe nė lashtėsi edhe nė mistikė bukuria kishte fronin e saj, siē kishte dhe zotat qė administronin kėtė resor tė privilegjuar nė hierarkinė hyjnore. Bibla pėrmban perlėn poetike pėr syzezėn - kėngėn e kėngėve, rapsodi popullor shqiptar kėndon bukurinė e Tanushės, njė madone pa kundshembėllim, liriku qiellor Lasgush Poradeci nė njė ekstazė delirante kėngėvaji a gjemėkėnge bubullon. Bukuri tmerrėsisht e dashur. E bukura e dheut qė hypi nė fronin e bukurisė kosovare ishte edhe Njomza Rozhaja.



Njomza, edhe pse kanė kaluar disa vjet, ende mbani fronin (moral) dhe simbolik te bukurisė shqiptare. Cili ėshtė recepti?

Njomza: Hahahaha....faleminderit pėr kėtė vlerėsim qė ma keni bėrė, mund tė them qė jam munduar ta mbajė epitetin e femrės shqiptare.

Ēka ėshtė bukuria pėr ju?

Njomza: Bukuria e jashtme nė njėfarė mėnyre e pėrfaqėson njeriun edhe pėrbrenda se ēfarė mund tė jetė.

A do tė konkurronit sėrish, po tė hapej njė konkurs bukurie nė Kosovė?

Njomza: Po tė isha nė moshėn qė kam qenė kur kam konkurruar pėr herė tė parė do tė konkurroja prapė.



A ia keni parė hairin bukurisė?

Njomza: Unė mendoj qė bukurisė njeriu, ēdo herė, nuk do tė thotė t’ia shohė hairin, ndonjėherė bukuria mund tė jetė edhe pengesė, sepse te ne ėshtė krijuar njė pėrshtypje se nėse ndonjė femėr ėshtė e bukur, ajo nuk ėshtė e menēur, e pastaj si nė fakultet ashtu edhe nė punė, tė duhet tė punosh shumė pėr me e thyer atė tabu.

A keni provuar tė merreni edhe me kėngė, film, apo ndonjė pasion tjetėr?

Njomza: Me kėngė dhe film nuk kam provuar tė merrem, edhe pse kam pasur oferta nga produksione tė ndryshme qė tė merrem me muzikė, por unė nuk kam patur dėshirė (mė ka falė Zoti bukurinė, por jo edhe zėrin). Nuk do te thotė tė jesh vetėm e bukur, pėr t’u marrė me muzikė apo film.

Sot, femrat e shikojnė mashkullin mė shumė nė kokė, apo nė kėmbė?

Njomza: Unė nuk kisha pas dėshirė as tė mendoj qė vajzat e shikojnė mashkullin pėr ēfarėdo arsye tjetėr, e jo kokėn.



Ēka iu kishte shtyrė tė konkurronit pėr Miss Kosova?

Njomza: Arsyeja qė unė vendosa tė konkurroja pėr miss, ishte se organizimi i missit bėhej pėr herė tė parė nė mbikėqyrje tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

Keni patur pengesa apo cytje nga familja?

Njomza: Vėllai im ishte kundėr kėtyre organizimeve, por Organizata tė cilės iu dha e drejta pėr organizimin e “Miss Peja” bisedoi me vėllain tim dhe arritėn ta bindėn pėr njė organizim tė mirėfilltė, pastaj mora pėlqimin prej tij.

Shumė njerėz iu njohin vetėm si miss, kurse cila ėshtė karriera juaj prapa skenės?

Njomza: Pasi qė kam fituar kurorėn e mė tė bukurės sė Kosovės, kam filluar tė merrem me modelim, kam pranuar ftesėn nga Fadili dhe kam shkuar nė Amerikė pėr fotografime. Kam bėrė fotografi pėr katalogė tė ndryshėm; i fundit ka qene pėr kompaninė e mirėnjohur JOVANI .

Keni dėshire te merreni me politike. Nėse po, pse, nėse jo, pse?

Njomza: Jo, nuk kam dėshire tė merrem me politikė, sepse gjithmonė, edhe si e vogėl, nuk e kam dashur politikėn dhe ende vazhdoj ta kem atė mendim.

Cili ėshtė roli i femrės sot nė Kosovė?

Njomza: Mendoj qė roli i femrės, sot nė Kosovė, ka filluar me qenė i barabartė me meshkujt, mirėpo kjo varet edhe nga rrethi ku jeton dhe sa ai rreth sa e vlerėson dhe respekton femrėn.



Thuhet se bukuria mund tė gjitha sfidat, mund ēdo vėshtirėsi?

Njomza: Ėshtė e vėrtetė, mirėpo nėse bukurisė i bashkėngjitet edhe menēuria, se pėrndryshe jo.

Ndiheni me fat qė jeni e bukur?

Njomza: Sigurisht se po, edhe pse unė sė pari i falėnderohem Zotit, e pėr tė tjerat qė m’i ka dhuruar, nuk janė rezultat i bukurisė.

Keni qenė ndonjėherė nė siklet?

Njomza: Po, mė ka ndodhė shumė herė, sidomos nė punė. Puna nė bankė kėrkon pėrgjegjėsi tė madhe.

Cili ėshtė ēasti me i lumtur dhe ēasti mė i hidhur nė jetė?

Njomza: Ēasti mė i lumtur i jetės time ėshtė padyshim kur e kam lindur djalin tim Deonin. Kurse, ēaste tė hidhura ka, po jo ndonjė pėr ta veēuar.



A tė ofron Prishtina kėnaqėsi dhe ngrohtėsi shpirtėrore?

Njomza: Po, mė ofron shumė kėnaqėsi, sepse e kam burrin dhe djalin, por pa e anashkaluar asnjėherė Pejėn, sepse nė Pejė e kam kaluar njė pjese tė jetės time dhe atje kam prindėrit qė mė bėjnė tė ndihem shumė e pasur nė shpirt.

Punoni ne ProCredit Bank, ndėrkohė qė bashkėshorti juaj nė Interpress Compani. Pse nuk punoni nė firmėn e bashkėshortit tuaj?

Njomza: E thashė edhe mė lart, unė jam pėrcaktuar tė punojė ne profesionin tim, si bankiere dhe e dua punėn qė e bėjė.

A ka Kosova shumė bukuroshe?

Njomza: Mendoj qė ne shqiptaret jemi racė e bukur dhe nė Kosovė ka shumė femra tė bukura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Njomza perher me  bukuri te njome Empty
MesazhTitulli: Re: Njomza perher me bukuri te njome   Njomza perher me  bukuri te njome Icon_minitimeWed Jul 01, 2009 8:27 pm

njomza me pelen por jo aq

flm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Njomza perher me bukuri te njome
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: