ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Krijimi i Universit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Krijimi i Universit   Wed Jul 01, 2009 5:41 pm



Teoria e Shpėrthimit tė Madh (Big Bang)

Teoria e Big Bang ėshtė njė ndėr teoritė shkencore dominuese rreth origjinės sė universit. Bazuar nė kėtė teori, universi u krijua nga diku 10 miliard deri 20 miliard vjet mė parė nga njė shpėrthim kozmik qė vėrviti material nė tė gjitha drejtimet.
Mė 1927, prifti Belg Goeroges Lematre, ishte i pari qė hodhi i denė e fillimit tė universit prej shpėrthimit tė njė atomi prehistorik. Kjo hipotezė doli pas vėzhgimit tė njė brezi tė kuq nė mjegullnaja tė ndryshme prej astronomėve nė njė model tė universit tė bazuar nė relativitetin. Vite mė vonė, Edwin Hubble gjeti fakte eksperimentale qė mbėshtesnin teorinė e Lamaitre-sė. Ai zbuloi se galaktika tė ndryshme nė ēdo drejtim largoheshin nga ne me njė shpejtėsi nė raport tė drejtė me distancėn e tyre.
Big Bang-u u propozua fillimisht sepse ai shpjegonte pse galaktika tė ndryshme largohen prej nesh me shpejtėsi tė madhe. Gjithashtu teoria supozon ekzistencėn e njė rezatimi tė errėt kozmik( i cili kishte mbetur nga vetė shpėrthimi). Kjo teori mori konfirmimin mė tė fortė kur ky rezatim u zbulua nė 1964 nga Arno Penzias dhe Robert Wilson, tė cilėt mė vonė morėn ēmimin Nobėl pėr kėtė zbulim.
Sot teoria e Big Bang ėshtė e pėrhapur gjėrėsisht, por mbase nuk do tė arrijė tė provohet asnjė herė nė mėnyrė thelbėsore, dike lėnė njė sėrė pzetjesh pa pėrgjigje.
Nė kosmologjinė fizike, Big Bang ėshtė teoria shkencore sipas tė cilės universi doli nga njė gjendje e tmerrėsisht e dendur dhe e nxehtė 13.7 miliardė vjet mė pare. Teoria bazohet nė vėzhgimin qė tregon exspansionin e hapėsirės bazuar nė modelin Robertson-Walker tl relativitetit tė pėrgjithshėm, siē tregohet prej brezave tė kuq tė Hubble tė galaktikave tė largėta tė bashkuara me parimin kosmologjik.
Krijimi i Sistemit Diellor

Teoria Nebulare


Ekziston njė teori e quajtur teoria nebulare, sipas tė cilės 5 miliardė vjet mė parė, aty ku sot ndodhet sistemi ynė diellor, gjendej njė re e madhe pluhuri kozmik e cila filloi tė sillej rreth vetes nė formėn e njė vorbulle .
Si rezultat i kėtij rrotullimi nė qėndėr filloi tė krijohej masa e cila pėrbėn sot diellin kurse nė largėsi tė caktuara prej tij filluan tė ngurtėsoheshin planetet e tjerė sipas rradhės.
Akoma nuk ka njė teori tė caktuar mbi faktin ku u gjend materiali pėr krijimin e planeteve. Sipas disave ato u krijuan njėkohėsisht me dielli, por sipas tė tjerėve, ky material u krijua nė njė ēast tė dytė kur ndodhi njė seri shpėrthimesh si rezultat kalimit tė njė ylli pranė diellit. Kjo teori e propozuar nga Tomas Ēamberle u quajt "Teoria Planetare".
Krijimi i Kontinenteve dhe Oqeaneve

Teoria e Pllakave

Malet janė ndoshta pamjet mė mahnitėse qė shfaqen nė natyrė. Kushdo pasi ėshtė mahnitur me qiellin, Diellin ,Hėnėn dhe yjet sigurisht qė ėshtė tėrhequr edhe nga pamja e maleve si gjigandė qė qėndrojnė mes qiellit dhe tikės. Kėshtu grekėt e lashtė i personifikonin nė mitologji me titanėt, njėri prej tė cilėve Atlanti ishte dėnuar tė mbante kupėn qiellore, dhe pėr njė gabim tė tij i cili ēoi nė humbjen e mollėve tė arta qė grabiti Herakliu (Herkuli), u shėndrrua nė varg malor i cili quhet sot Atlas dhe ndodhet nė brigjet atlantike tė Marokut.

Vargjet malore tė botės shtrihen gjithkund duke arritur majėn mė tė lartė nė Himalaje, mirėpo nuk janė malet tė cilėt ndodhen mbi sipėrfaqen tokėsore mė tė lartėt. Atje ku syri i jeriut nuk mund tė shihte, nė thellėsirat detare, nė mesin e dytė tė shekullit tė 20 njerėzimi mėsoi se ekzistonin titanė edhe mė tė mėdhenj se ato tokėsore, vargjet malore nėnujore.

Kėto vargje shtrihen mbi 60000 kilometra nė fundet e oqeaneve duke u shfaqur aty kėtu nė sipėrfaqe tė detit siē ėshtė rasti i Islandės qė ėshtė dalja nė sipėrfaqe e vargmaleve tė oqeanit Atlantik. Vargmalet nėnujore kalojnė mes Atlantikut, rrotull Afrikės, rrotull Oqeanit Indian, mes Australisė e Antraktidės, dhe nė veri nė Oqeanin Atlantik.

Studiuesit kanė vėnė re se nė majė tė kėtyre vargjeve malore dallohet njė thyerje e thellė, e quajtur lugina riftore. Kėtu dyshemeja oqeanike krijohet vazdimisht.

Ndėrsa tė dyja krahėt e malit lėvizin nė drejtim tė kundėrt me njėra-tjetrėn, magma del jashtė nga brendėsia e tokės. Pasi ajo ngurtėsohet si pasojė e ftohjes nga uji i detit, krijon dyshemenė e re oqeanike.

Shpejtėsia me tė cilėn dyshemeja oqeanike ėshtė krijuar ndryshon nga njė vendodhje e kurrizores oqeanike nė tjetrėn. Midis Amerikės sė veriut dhe Europės, vlera ėshtė rreth 3.6 cm nė vit. Nė Paqėsorin Lindor, e cila ėshtė duke e shtyrė pllakėn drejt bregut perendimor tė Amerikės sė Jugut, tempi ėshtė 32.2cm nė vit.

Hapja e kores oqeanike ēon nė pėrfundimin se Toka duhej ta zmadhonte vazhdimisht sipėfaqen e saj, mirėpo nuk ndodh kėshtu. Sipėrfaqja mbetet gjithmonė konstante. Pas zbulimit tė kufinjve divergjentė tė cilėt ndėrtojnė sipėrfaqe tė re, shkenctarėt filluan tė kėrkojnė arsyen e pėrmasave konstante tė sipėrfaqes tė tokės. Kėshtu ata zbuluan se nėse nė mesin e vargjeve malorė nėnujorė toka shtonte sipėrfaqe, nė periferitė e kores oqeanike, aty ku ajo takohej me kontinente kjo kore konsumohej duke mbajtur kėshtu nė ekuiliber pėrmasat e Tokės, gjė qė ndikon edhe nė ekuilibrin e jetės nė Tokė.

Dukuria u quajt subduksion. Kėshtu ndėrsa korja lėviz duke u shtyrė nga kufinjtė divergjentė dhe zgjerohet ajo zhytet si rezultat i pluskueshmėrisė mė tė ulėt pėr shkak tė peshės mė tė madhe, nė koren kontinentale. Pėrballė kontinentit krijohen disa kanale tė thella tė cilat quhen hulli tė cilat krijohen si rezultat i pėrkuljes sė kores oqeanike qė zhytet nėn tokė. Kufir qė krijohet mes kores oqeanike dhe asaj kontinentale quhet kufi konvergjent dhe ėshtė vendi ku ndodh shkatėrrimi i dyshemese oqeanike.

Nė thellėsi mes 300 dhe 700km, shkėmbinjtė e pllakės qė zhytet fillojnė tė shkrijnė. Pjesė e kėsaj dyshemeje oqeanike tė shkrirė lėvizin drejt sipėrfaqes sė tokės duke krijuar vullkanet. Shumė prej tyre, bėhen pjesė e mantelit tė tokės, dhe ndoshta shumė kohė mė vonė do tė kthehen sėrisht nė njė kufi divergjent.

Pėrplasja kontinentale

Tani tė flasim seē ndodh mbi tokė. Si janė krijuar vargmalet tokėsore? Njė dysheme oqeanike e shtyrė drejt njė mase tokėsore gjithnjė rrėshqet nėn kėtė tė fundit. Kjo pėr arsyen se masa tokėsore ėshtė mė plluskuese, ose mė e lehtė, sesa dyshemeja oqeanike.

Kur dy masa tokėsore takohen, asnjėra nuk mund tė rrėshqasė nėn tjetrėn. Nė kėtė rast tė dyja pėrplasen duke krijuar tė ashtuquajturėn kufinj kollozioni. Ato rrudhosen dhe thyhen. Disa pjesė tė tokės ngeci mbi ose nėn pjesėn tjetėr. Rezultat i kėsaj janė vargjet malore. Pra e thėnė mė thjesht pėrftyroni dy kamionė tė ngarkuar njėri me tulla e tjetri me rėrė, tė cilėt pėrplasen njėri me tjetrin. Prej tyre krijohet njė masė hekurishtesh tė deformuar, copėtuara si dhe njė pėrzierje rėre dhe tullash tė vendosura ne mėnyrė tė ērregullt

Himalajet, malet mė tė larta nė botė, u krijuan nė kėtė mėnyrė si rezultat i pėrplasjes sė pllakės Indiane me atė tė Azisė. Vėzhgimet tregojnė se ato vazhdojnė proēesin e tyre tė ngitjes, pra pėrplasja nuk ka pėrfunduar ende. Po kėshtu Alpet e Europės.

Malet Apalashe janė njė shembull i njė pėrplasjeje tė vjetėr e cila ka pėrfunduar shumė kohė mė parė. Pėrplasja ndodhi shumė kohė mė pare, dhe gjithēka qė ka mbetur tani janė mbetje tė eroduara tė maleve tė larta tė dikurshme.


Gjithashtu pėrveē kėtyre kufinjve, vėrehen e dhe kufinjtė transformues. Nė kėtė rast dy pllaka lėvizin drejt njėra-tjetrės duke krijuar njė tension tė cilin e shkarkojnė nė njė tronditje tė shpejtė e violente tė cilėn e quajmė tėrmet. Nė kėtė ras as krijohet e as nuk konsumohet kore.

Thyerja e San Andreas ėshtė kufiri transformues mė i njohur nė botė. Nė perėndim tė kėsaj thyerje ėshtė pllaka e Paqėsorit, e cila lėviz drejt veriperėndimit. Nė lindje ėshtė Pllaka e Amerikės sė veriut, e cila lėviz drejt juglindjes.

Los Anxhelosi, qė ėshtė i vendosur nė pllakėn e Paqėsorit, gjendet tani 340 milje nė jug tė San Franēiskos, qė vendoset nė Pllakėn E Amerikės sė Veriut. Nė 16 milion vjet, pllakat do tė lėvizin kaq shumė sa Los Anxhelosi do tė vendoset nė veri tė San Franciskos.

Alfred Wegener
1880 - 1930

Alfred Wegener Lindi nė Berlin mė 1988. Tregoi interes pėr Grenlandėnnė, qė nė moshė tė re , ku shkonte pėr pushime ski dhe ndėrmorri edhe ekspedita.

Studioi nė Gjermani dhe Austri, duke marrė doktoraturėn nė Astrologji. Por shumė shpejt ai e pėrfundoi disertacionin dhe braktisi astronominė pėr tė studiuar metereologji, shkencėn e re tė motit

Wegener eksperimentoi me aparatura dhe balona, dhe me tė vėllain Kurtin arriti njė rekord botėror nė njė garė ndėrkombėtare balonash, duke fluturuar 52 orė pa ndėrprerje. Kjo ndodhi mė 1906, vitin kur ai kreu ekspeditėn e pare nė Groenlandė. Ai shkoi si metereolog zyrtar i njė ekspedite dyvjeēare daneze. Kur u kthye ai vazhdoi studimet pėr meteorologji nė Universitetin e Marburgut, ku ai kishte qenė njė pedagog mjaft i njohur

Mė 1910, Wegener vuri re ngjashmėrinė e vijave bregore tė Atlantikut, ato dukeshin nė hartė sikur kishin qenė tė ngjitura bashkė. Nė fakt nuk ishte ai i pari qė e publikoi kėtė fakt, por ishte ai qė nuk e braktisi asnjėherė kėtė ide. Mė 1911 ai publikoi njė tekst mbi termodinamikėn e atmosferės.

Nė tė njėjtėn kohė ai ndiqte studimet e tij mbi kontinentet. Nė fillim tė Janarit tė 1912, ai hodhi pėr herė tė parė idenė e "zhvendosjes kontinentale" gjė qė mė vonė u quajt lėvizja kontinentale. Ky vit ishte mjaft i ngarkuar pėr Wegenerin. Ai u martua dhe u kthye nė Groenlandė, duke kryer kryqėzatėn mė tė gjatė qė ėshtė bėrė ndonjėherė me kėmbė.

Megjithėse mori pjesė nė Luftėn e I Botėrore ku dhe u plagos dy herė, ai publikoi idetė e tij mė 1915. Ato pėrbėnim argumentin e parė tė pėrmbledhur dhe tė argumentuar nė mėnyrė racionale pėr lėvizjen e kontinenteve, por ato ishin akoma mjaft radikale pėr mendimin e kohės. Disa shkencėtarė e pėrkrahėn, por gjithnjė e mė shumė iu kundėrvunė, pėrfshirė edhe kunatin e tij, i cili theksoi se Wegener kishte kėrcyer prej metereologjisė nė njė territor tė panjohur tė gjeofizikės. Reputacioni i lartė i mjaft prej kundėrshtarėve tė tij ka mundėsi ta qė i dhanė mė shumė rpeshė kritikave sesa ato e meritonin. Wegener shpesh ankohej pėr mendjengushtėsinė e tyre.

Mė 1926, Wegener ju kushtua pėrfundimisht profesionit tė meteorologut. Mė 1930 ai lundroi pėr nė Danimarkė si drejtues i njė ekspedite tė madhe drejt Groenlandės, e katėrta dhe e fundit. Ai festoi pėrvjetorin e pesėdhjetė mė 1 Nėntor, pak ditė mė vonė ekipi u nda dhe ai humbi nė njė stuhi bore. Trupi i tij u gjet nė rrugėn mes dy kampeve.

Mbas vdekjes, pasi mbaroi Lufta e Dytė botėrore, teoritė e Wegener u vėrtetuan nga Harry Hess dhe tė tjerė. Nė 1960 Hess propozoi mekanizmin e dyshemesė oqeanike (sea-floor), e cila mund tė shpjegonte lėvizjen e kontinenteve. Teknikat e reja tė kėrkimit qė ishin zbuluar ishin tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar kėtė teori dhe pėrfundimisht, drejtėsinė e ideve fillestare tė Wegener.



Ciklet Shkėmbore


Krijimi i shkėmbinjve nė tokė kryhet nėpėrmjet tė ashtuquajturit cikėl shkėmbor.

Ekzistojnė tre lloje shkėmbinjsh, magmatikė, sedimentarė dhe metamorfikė. Secili prej tyre ka mėnyren dhe proēesin e vet tė krijimit, por ėshtė vėrjtur se kėto proēese megjithė veēantitė janė tė lidhur me njėri tjetrin duke shėrbyer nėpėrmjet fenomeneve natyrore si bazė pėr krijimin e njėri tjetrit.

Shkėmbinjtė magmatikė krijohen nė thellėsi tė tokės. Ato dalin drejt sipėrfaqes nė formėn e lėngėt tė magmės, dhe pastaj pas kontaktit me ujin ose ajrin, ngurtėsohen dhe kthehen ne masa tė ngurta shkėmbore

Shkėmbinjtė sedimentarė krijohen prej coprave qė shkatėrohen nga erozioni, si rezultat i ndryshimit tė temeraturės, reshjeve atmosferike, lagėshtisė sė ajrit, veprimtarisė sė rrjedhave ujore ose dallgėve tė detit dhe erės. Mbasi copėtohen grimcat transportohen nga era, graviteti ose rrjedhat ujore drjet detit, ku ato depozitohen me shtresa njėra sipėr tjetres dhe si rezultat i peshės tė shtresave tė sipėrme, shtresat e poshtme, ngjeshen duke humbur lageshtinė e duke u ngurtėsuar.

Shkėmbinjtė metamorfikė janė shkėmbinj qė krijohen sirezultat i ndryshimeve tė dy llojeve tė para shkėmbore nen ndikimin e presionit dhe ndryshimit tė temperaturės.

Si pėrfundim, shkėmbinjtė magmatikė mund tė kthehen ne sedimentarė ose metamorfikė si rezultat i fenomeneve qė kemi pėrmendur mė lart. Gjithashtu sedimentarėt ose metamorfikėt mund tė kthehen nė magmatikė si rezultat i zhytjes nė thellėsi deri nė piėn kur fillojnė tė shkrijnė.

Kėshtu natyra krijon njė sistem krijimi e shkatėrrimi i cili siguron njė vazhdimėsi tė ekzistencės tė tė tre llojeve shkėmbore nė Tokė.

Historikisht mendohet se tė parėt shkėmbinj qė u shfaqėn nė tokė ishin ata magmatikė si rrezultat i shpėrthimeve tė para vullkanike qė vinin nga brendėsia e tokės e cila nga ana e saj ishte krijuar nga ngurtėsimi i njė reje pluhuri kosmik si rezultat i gravitetit. Pra edhe nė ēastin e parė tė shfaqjes sė shkėmbformimit kemi njė formim magmatikėsh si rezultat i shkrirjeje tė njė mase qė mund ta konsiderojmė me prejardhje sedimentare apo metamorfike.

Pra megjithėse mendojmė se prodhimi i parė tokėsor ėshtė shkėmbi magmatik ai u krijua duke ndjekur sėrisht tė njėjtin cikėl tė shkėmbinjve qė ndjek edhe sot ky proēes.

Ēasti i parė i krijimit tė magmatikėve, pati shumė rėndėsi pėr jetėn nė tokė, sepse nga ky proēes filloi krijimi i kontinenteve, dhe kushteve tė para pėr ekzistencėn e migroorganizmave tė cilėt u ushqyen me kėtė energji tė proēeseve vullkanikė.

Krijimi i kėtyre shkėmbinjve filloi si rezultat i magmės qė doli nga shpėrthimi i vullkaneve tė para nė njė tokė tė mbuluar nga ujrat e njė oqeani mbarėbotėror. Nė kontakt mė ujin ato u ftohėn dhe dalė ngadalė u ngurtėsuan. Kėta shkėmbinj janė gjetur sot nė Barbitatan (Afrika e Jugut) me moshė rreth 3.6miliardė vjet dhe nė Groenlandė me moshė 3.8miliardė vjet. Kėta tė fundit janė edhe shkėmbinjtė mė tė vjetėr tė gjetur ndonjėherė nė sipėrfaqen e Tokės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 23
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

MesazhTitulli: Re: Krijimi i Universit   Wed Jul 01, 2009 5:43 pm

per kto kam shum njohuri por thnxx

_________________


F&F xsiempe..miss you!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Re: Krijimi i Universit   Wed Jul 01, 2009 5:49 pm

s'ka perse
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Krijimi i Universit   Today at 1:10 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Krijimi i Universit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: