ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Si do te jete e ardhmja e planetit?!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 19
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

MesazhTitulli: Si do te jete e ardhmja e planetit?!!   Thu Jul 02, 2009 11:17 am

Mė shumė njerėz, mė shumė vapė dhe mė shumė ...jashtėtokėsorė

Do tė ishte tepėr e guximshme tė bėje parashikime teknologjike pėr vitin 2050; edhe mė shumė po tė pėrpiqeshe tė parashikoje ndryshimet shoqėrore dhe gjeopolitike. Avancimet mė tė rėndėsishme, hovet cilėsore, janė mė tė paparashikueshmet. As shkencėtarėt mė tė ndritur nuk ishin nė gjendje tė parashikonin impaktin e fizikės nukleare, ashtu si pajisjet e pėrdorimit tė pėrditshėm si iPhone do tė dukeshin magji e mirėfilltė nė vitet pesėdhjetė.

Por gjenden disa trende, tė cilat mund t‘i parashikojmė nė masė tė besueshme. Do tė ketė shumė mė tepėr njerėz mbi Tokė nga sa janė sot. Para pesėdhjetė vitesh popullsia botėrore ishte 3 miliardė. Qė atėherė numėrohen mė shumė banorė se dyfishi, 6.7 miliardė. Mesatarja e rritjes ėshtė ulur, por llogaritet se do tė arrijė nė 9 miliardė nė vitin 2050. Rritja do tė ndodhė thuajse e tėra nė botėn nė zhvillim, ku numri i tė rinjve ėshtė mė i madh se i tė moshuarve. Dhe nė rast se popullsia botėrore vazhdon rritjen edhe pėrtej 2050-ės, nuk mund tė jemi veēse tė zymtė pėr tė ardhmen. Dhe sfida do tė qėndrojė te garantimi i ushqimit pėr kėtė popullsi nė rritje, ndėrkohė qė kushtet klimaterike do tė jenė rėnduar edhe mė tej.

Bota do tė jetė mė e ngrohtė se sot nė vitin 2050; raportet mes reshjeve dhe thatėsirės do tė jenė tė ndryshme. Nė rast se vazhdojmė tė bėjmė biznes ashtu si sot, nivelet e pėrqendrimit tė CO2 nė atmosferė do tė arrijė dyfishin e niveleve tė epokės paraindustriale. Sa mė e madhe sasia e CO2-shit nė atmosferė, aq mė i ngrohtė do tė jetė globi - por, ē‘ėshtė edhe mė e rėndėsishmja, do tė jenė mė tė mėdha shanset qė ky fenomen tė shkaktojė diēka tė pakthyeshme: rritjen e niveleve tė deteve dhe shkrirjen e akujve; ēlirim i pakontrollueshėm i metanit nė tundėr.

Disa avancime teknologjike - teknologjia e informimit, pėr shembull - na habisin me shpejtėsinė e tyre, tė tjera duken tė ngadalta. Lėshimin e "Sputnikut" nga ulja nė Hėnė e Nil Armstrongut e ndajnė vetėm 12 vite. Shumė prej nesh nė atė kohė prisnin njė bazė nė Hėnė apo eksplorimin e Marsit brenda 30 vjetėsh. Qė atėherė mjaft astronautė kanė dalė nė orbitė, por pa u shtyrė mė tej.

Shpresoj se deri nė vitin 2050 i tėrė sistemi diellor do tė jetė eksploruar pėrmes flotash tė pėrbėra nga mjete robotike hapėsinore e tė komanduara nė distancė. Robotėt dhe "fabrikuesit" mund tė ndėrmarrin projekte ndėrtimi, duke pėrdorur materiale jotokėsore, por a do tė jenė nė gjendje t‘i pasojnė njerėzit? Shanset e dėrgimit tė njerėzve nė hapėsirė dobėsohen edhe mė tej nga avancimi i robotėve. Por, gjithsesi, unė jam entuziast pėr mundėsinė e misioneve njerėzore - nė Hėnė, nė Mars e madje edhe mė larg - thjesht pėr shkak tė shpirtit aventurier tė njeriut.

Ēdo telefon celular i ditėve tona zotėron mė shumė fuqi kompjuterike se e gjithė NASA e viteve gjashtėdhjetė. Dhe avancimet procedojnė me ritėm tė pabesueshėm. Disa mendojnė se nė vitin 2050 kompjuterėt do tė arrijnė kapacitetet njerėzore. Sigurisht, nė disa aspekte kjo tashmė ėshtė arritur. Prej 30 vjetėsh blejmė makina llogaritėse qė na e kalojnė nė masė shumė tė madhe nė aritmetikė. Programi kompjuterik "Deep Blue" mundi Kasparovin, kampionin botėror tė shahut. Por edhe roboti mė i sofistikuar nuk ėshtė nė gjendje tė dallojė dhe tė lėvizė gurėt e shahut siē bėn njė fėmijė pesėvjeēar. "Deep Blue" nuk pėrdor strategjinė e njė lojtari shahu: thjesht bazohet te shpejtėsia kompjuterike pėr tė eksploruar miliona lėvizje tė mundshme dhe pėr tė pėrllogaritur mė tė mirėn.

Por a do tė vazhdojmė tė shtyhemi pėrtej kufijve, duke e zgjeruar gamėn e mirėkuptimit konsensual? Disa aspekte tė realitetit - njė teori e unifikuar e fizikės kuantike, apo njė teori e ndėrgjegjes - mund ta devijojnė mėnyrėn si i kuptojmė gjėrat thjesht sepse gjenden pėrtej aftėsive tė trurit njerėzor, ashtu siē ėshtė mekanika kuantike pėr trurin e njė shimpanzeje.

Mund tė parashikojmė nė masė tė besueshme vazhdimin e avancimit tė fuqisė kompjuterike, nė teknologjinė e informacionit, nė teknikat pėr sekuencimin, interpretimin dhe modifikimin e gjenomės. Por deri nė vitin 2050 mund tė kemi edhe zhvillime cilėsore. Pėr shembull, diēka qė ka mbetur e pandryshuar gjatė mijėvjeēarėve ėshtė natyra njerėzore dhe karakteri njerėzor. Por gjatė kėtij shekulli, drogat, gjenetika dhe teknikat qė ndėrlidhin kibernetikėn me trurin njerėzor, mund tė nisin ta ndryshojnė edhe vetė qenien njerėzore.

Dhe na duhet tė mbajmė mendjen tė hapur ndaj koncepteve qė na paraqesin trillimet artistike nė kuadrin e fantashkencės. Futurologėt amerikanė nuk e kanė gjithnjė gabim. Ata na thonė se makina superinteligjente mund tė jetė instrumenti i fundit i dizajnuar nga njeriu - do tė jetė makina qė do marrė nė dorė hapat e mėtejshėm. Sipas njė spekulimi tjetėr, jetėgjatėsia njerėzore do tė shtohet nė masė tė madhe, gjė qė vėshtirėson ēdo parashikim mbi popullatėn botėrore. Disa kanė nisur t‘i ngrijnė trupat pas vdekjes, me shpresėn e ringjalljes nė tė ardhmen. Sa pėr vete, mė pėlqen mė shumė tė pėrfundoj nė ndonjė varrezė tė Anglisė se nė ndonjė frigorifer kalifornian.

Por mund tė bėjmė njė parashikim tė sigurt pėr tė gjithė "qytetarėt shkencėtarė". Do zgjerohet distanca mes mundėsive qė na ofron shkenca dhe pikėpyetjes se cili prej aplikimeve ėshtė etik dhe i menēur.

Njerėzit mendojnė se pėr njė astronom, qė kontemplon hapėsira kohore tė matura me miliarda, zor se e vret mendjen pėr tė nesėrmen, javėn e ardhshme apo vitin tjetėr. Por "perspektiva kozmike" nė fakt veē pėrforcon shqetėsimet qė kam pėr tė tanishmen dhe tė kėtushmen. Qė nga Darvini jemi familjarizuar me hapėsirat e mrekullueshme kohore tė evolucionit tė sė shkuarės. Por pjesa mė e madhe e njerėzve mendojnė ende se ne jemi kulmi i pemės sė evolucionit. Asnjė astronaut nuk do ta besonte dot kėtė.

Dielli ynė ėshtė formuar 4.5 miliardė vjet mė parė, por duhet tė kalojnė edhe 6 miliardė vite tė tjera pėrpara se tė shuhet. Dhe zgjerimi i universit do tė vazhdojė - ndoshta pėrjetėsisht - duke u bėrė edhe mė i ftohtė, edhe mė bosh. Siē ka thėnė njė herė Vudi Alen: "Pėrjetėsia ėshtė shumė e gjatė, veēanėrisht drejt fundit". Ēdo krijesė qė do jetė dėshmitare e vdekjes sė Diellit, kėtu, apo shumė mė larg, nuk do tė jetė njerėzore. Do tė jenė entitete aq tė ndryshme nga ne, sa ē‘jemi ne pėr njė buburrec.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Re: Si do te jete e ardhmja e planetit?!!   Thu Jul 02, 2009 9:56 pm

woow interesing
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Si do te jete e ardhmja e planetit?!!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BRILANT GASHI-E ARDHMJA E KOMBIT
» Nderoi Jete sot ne VIENE Austri "Mesuesi i Merituar" SPIRO SOKRAT. JOVANI
» Alfred Papuēiu: Nga ditari i njė jete nė Diasporė (I)
» Gani Mehmetaj:Rugovėn e ēmuan njerėzit mė tė mėdhenj tė planetit
» Shpresa Krasniqi:FJALA E RASTIT E MBREMJES PERKUJTIMORE NE NENTEVJETORIN TE NDERRIMIT JETE TE BABAIT TIM(HAXHI KRASNIQI)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: