ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Azia e Re, nga Pakistani nė Tibet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Azia e Re, nga Pakistani nė Tibet   Thu Jul 02, 2009 10:09 pm

Kontinenti me kufijtė mė tė lėkundshėm ėshtė Azia, ku Lufta e Dytė Botėrore nuk ka pėrfunduar kurrė

Azia e Re, nga Pakistani nė Tibet

Nė kėto kohė, kontinentet e vetėm tė karakterizuar nga kufij tė palėvizshėm duket se janė Amerika dhe Afrika. Nė Kontinentin e Vjetėr kufijtė nuk janė stabilizuar akoma: pas ribashkimit gjerman dhe copėzimit tė Bashkimit Sovjetik (nga 1 vend kanė dalė 15 tė tillė), Ēekosllovakia (nga 1 shtet nė 2 tė tillė) dhe Jugosllavia (nga 1 republikė nė 7 tė tilla), tani ėshtė radha e Groenlandės qė tė ushqejė puslime separatiste nga Danimarka pas 3 shkeujsh varėsie nga Kopenhageni: kėshtu janė shprehur 39000 votuesit (pak a shumė nga sa ka njė bashki e vogėl e vendit tonė, shėnimi im) e ishullit mė tė madh tė botės nė njė referendum nė fund tė nėntorit 2008. Por kontinenti me kufijtė mė tė lėkundshėm ėshtė Azia, ku Lufta e Dytė Botėrore nuk ka pėrfunduar kurrė. Pėrveē Lindjes sė Mesme, ku kufijtė midis Izraelit dhe shtetit tė ardhshėm palestinez janė larg nga tė qėnit tė pėrcaktuar, me pėrjashtim tė kufirit midis dy Koreve, i cili njė ditė tė largėt mund tė zhduket, dhe pjesėrisht ēėshtjes sė vėshtirė Kinė - Tajvan, ku dalja finale mund tė lėkundet midis pavarėsisė sė ishullit, gllabėrimit tė tij nga ana e Pekinit dhe statuskuoja, ėshtė nėnkontinenti indian zona e karakterizuar nga koeficienti mė i lartė i brishtėsisė kufitare.

Le tė marrim Tibetin (me qė ra fjala: a e keni vėnė re se me mbarimin e Lojėrave Olimpike, pėr Tibetin nuk i intereson mė askujt?), i pushtuar ushtarakisht nga Kina qysh nga viti 1949. Flamuri i tij, i kthyer nė rendin e ditės tė kronikave gjatė trazirave tė verės 2008, ai me diellin e verdhė qė shkėlqen mbi njė mal tė bardhė nė sfondin e njė qielli me rreze kuq e blu, ėshtė ndaluar nga autoritetet kineze pėr sa simbol i separatizmit. Megjithatė, ndėrsa murgjėrit tibetanė manifestonin pėr lirinė tė keqtrajtuar nga forcat e rendit kineze, ata flamurė janė shpalosur nė njė numėr tė madh ekzemplarėsh. Tė prodhuara nga kush? Nga kompani kineze: biznesi ėshtė biznes. Dalai Lama, kreu i qeverisė tibetane nė mėrgim, ėshtė njeriu mė i "ndjekur" nga autoritetet e Pekinit: ēdo vizitė nė tė cilėn merr pjesė, ēdo pritje nė emėr tė tij, ēdo diskutim i tij mbajtur, ēdo duartrokitje e fituar dhe ēdo mirėnjohje e atribuar sjellin njė punė tė madhe diplomatike: protesta formale, hakmarrje, letra qortuese, kėrcėnime pėr ndėrprerje marrėdhėniesh. Por Kina e madhe ruan njė fuqi kontraktuese qė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare peshon jashtėzakonisht mė shumė se autoriteti moral dhe shpirtėror i Dalai Lama dhe pėr pasojė ndonjė qeveri i nėnshtrohet presionit tė Pekinit: nė vitin 1938 appeasement bėhej me dikė, sot bėhet me dikė tjetėr. Pėr shembull, mė 29 tetor tė vitit 2008, ministri i Jashtėm britanik David Milliband ka deklaruar se Londra, pasi e ka njohur pėr pothuajse njė shekull Tibetin se entitet tė veēantė, ka ndryshuar ide (veē tė tjerash, pa konsultuar as Parlamentin e tij, as Bashkimin Europian): deri mė tani, pozicioni anglez ishte anakronik, por tash e prapa Tibeti do tė konsiderohet nga Londra si pjesė pėrbėrėse e Kinės. Pekini falenderon: lėshimi britanik ėshtė rezultati mė i madh i arritur nė dosjen Tibet qysh nga nga koha e pushimit tė ndihmave amerikane ndaj gueriljes tibetane pak pėrpara vizitės historike tė Presidentit Nixon nė Kinė nė vitin 1972. Pastaj, nė kohėra krize financiare globale, nga kush mund tė arrijė njė ndihmė e madhe? Nga Kina apo nga Tibeti? Ndoshta kjo pyetje nuk ėshtė e huaj ndaj lėvizjes angleze. Lėvizje qė ėshtė shoqėruar nga njė ftesė e pėrzemėrt, drejtuar Pekinit, pėr t'i lejuar njė autonomi mė tė madhe Tibetit, gjė e mbajtur aspak parasysh nga Kina e cila, nė tė kundėrtėn, mė 10 nėntor ka lėshuar njė sulm tė ashpėr ndaj Dalai Lama, aspiratat e tė cilit ndaj autonomisė nuk do tė ishin gjė tjetėr veēse "spastrim etnik, pavarėsi e maskuar, rifutje e skllavėrisė dhe e teokracisė". Veē tė tjerash, nė fund tė nėntorit, ishte parashikuar Samiti vjetor i XI-tė midis Bashkimit Europian dhe Kinės, por kjo e fundit e ka shtyrė pėr protestė kundėr faktit qė nė tė njėjtėn periudhė Dalai Lama po bėnte vizita nė vende tė ndryshme tė Bashkimit Europian ku do tė takonte krerė shtetesh dhe qeverish, duke filluar nga Nicolas Sarkozy, President i radhės i Bashkimit Europian deri nė fund tė vitit. Kėshtu qė Samiti nė fjalė do tė zhvillohet ka mundėsi nė semestrin e parė tė vitit 2009 nėn presidencėn ēeke (veē nė mos Presidentit ēek i shkon nė mendje qė tė takohet me Dalai Lama).

Nga ana e saj, India nuk ėshtė e huaj ndaj ēėshtjes sė kufijve me Tibetin. New Delhi, nė bazė tė konventės sė Simla-s tė vitit 1914 qė kish pėrcaktuar ata kufij, reklamon pjesė tė territorit tibetan dhe ndodhia nuk ėshtė me pak vlerė, duke qenė se ka shkatuar tashmė dy lufta midis Indisė dhe Kinės, njė nė vitin 1962 dhe njė tjetėr nė vitin 1987. Por lufta mė e vjetėr, e filluar nė vitin 1947 dhe e papėrfunduar ndonjėherė, ėshtė ajo me Pakistanin pėr posedimin e Kashmirit; episodi i fundit i kėsaj lufte ka qenė sulmi terrorist nė Mumbai (173 tė vdekur) nga dora e njė grupi ekstremistėsh islamikė tė gjithė me origjinė pakistaneze, disa duket se pikėrisht nga Kashmiri. E thėnė mė saktė, dy vjet mė parė Pakistani (i vetmi vend mysliman i pajisur me arsenal atomik, ėshtė mirė tė mos harrohet, - shėnimi im.) u pėrshkua nga demonstrime rrugėsh tė gjata e tė dhunshme, nė tė cilat disa humbėn edhe jetėn, pėr tė protestuar kundėr karikaturave daneze tė Profetit Muhamed. Sot nuk ka lajm pėr demonstrime kundėr sulmeve nė Mumbai.

Megjithatė, edhe karikaturat nganjėherė bėjnė qė tė tronditen kufijtė. Si ajo (nė realitet njė hartė) qė e ka pasur origjinėn nė Shtetet e Bashkuara dhe qė kohėt e fundit e ka vėnė nė konfuzion Pakistanin. Bėhet fjalė pėr njė hartė tė nėnkontinentit indian qė paraqet njė rregullim hipotetik tė ardhshėm tė zonės, nė tė cilėn profilet e Pakistanit, Afganistanit dhe Iranit ridizenjohen nė mėnyrė tė konsiderueshme. Pakistani ridimensionohet ndjeshėm, duke ruajtur nga 4 provincat aktuale tė tij, vetėm Punjab e Sindh dhe duke humbur nė favor tė Afganistanit si pjesėn veriore pėrfshi Kashmirin (nė kėtė pikė nuk ka mė kufi tė pėrbashkėt midis Kinės dhe Pakistanit), ashtu dhe atė jugperėndimore dhe duke humbur edhe pjesė tė mėdha tė provincave jugore qė shkojnė tė formojnė njė shtet tė ri: tė quajtur Beluēistan, e cila pėrfshin edhe provincat afganase Nimroz, Helmand e Kandahar. Edhe Irani humbet pjesė tė provincave jugore tė tij qė pėrfshihen nė Beluēistan. Rezulton pastaj njė Afganistan qė zgjatet nė veri nė mėnyrė qė tė kufizohet me Kinėn nė mėnyrė mė konsistente sesa tani, rikuperon diēka nė dėm tė Iranit fqinj dhe ridimensionohet nė jug nė favor tė Beluēistanit tė "sapolindur". Kjo hartė, e shfaqur nė "Armed Forces Journal" tė Shteteve tė Bashkuara, ka vetėm njė vlerė simbolike dhe hipoteze tė pastėr akademike tė lėvruar nga ana e njė analisti tė caktuar (tė quajtur Ralph Peters), por shumė shpejt ka bėrė xhiro nėpėr Pakistan, ku nuk ka munguar tė shkaktojė dyshime dhe polemika midis niveleve drejtuese politike dhe ushtarake. Njė funksionar i lartė qeveritar ka deklaruar: "Njė prej frikave tona kryesore ėshtė qė India dhe Afganistani tė komplotojnė pėr tė shkatėrruar Pakistanin dhe kemi frikė se prapa kėtij projekti qėndrojnė Shtetet e Bashkuara". Qė India po investon nė mėnyrė tė konsiderueshme nė Afganistan, kjo nuk pėrbėn aspak mister, siē nuk pėrbėn mister dyshimet indiane se prapa atentatit ndaj ambsadės indiane nė Afganistan (nė verėn e vitit 2008) qėndrojnė shėrbimet sekrete pakistaneze.

Njė frikė jo me entitet mė tė pakėt ėshtė ngjallur nė Pakistan nga dyshimet rreth bashkėpunimit tė ri bėrthamor midis Indisė dhe Shteteve tė Bashkuara dhe njė motiv i mėtejshėm preokupimi qėndron nė dyshimin qė Shtetet e Bashkuara, pasi janė mbėshtetur prej dekadash tė tėra nė miqėsinė e Pakistanit, tani po e shkarkojnė atė nė favor tė New Delhi. Edhe pėr kėtė, Presidenti i sapozgjedhur pakistanez, Asif Ali Zardari, ka vrapuar qė tė vizitojė pėr dy herė gjatė tri muajve Shtetet e bashkuara dhe tė konsumojė elozhe ndaj administratės Bush, gjė qė veē tė tjerash nuk ka bėtė qė tė ngrihet niveli i tij i pėlqimit nga ana e opinionit publik tė shtėpisė, ndjeshmėrisht antiamerikan. Deri nė Pakistan opinioni publik, sipas disa sondazheve, nganjėherė ėshtė mė i prirur nga simpatitė kundrejt al Qaedas sesa nga Shtetet e Bashkuara dhe klasa drejtuese e tij duket se nuk ėshtė mė e pakėt: Gjenerali amerikan David Mc Kiernan, komandant i trupave amerikane nė Afganistan, kur ka vizituar Islamabadin nėntorin e kaluar, nė njė mbledhje me parlamentarėt pakistanezė ka dėgjuar qė ta pyesin: "Por ēfarė keni dashur tė bėni ju amerikanėt nė Afganistan, i cili mė parė ishte aq i qetė?".

Domethėnė, kufijtė aziatikė lėkunden, ose mė sė paku vihen nė diskutim dhe motivi kryesor ėshtė se nė ditėn e sotme nė tė gjithė botėn, midis dy parimeve kundėrshtuese tė pandryshueshmėrisė sė kufijve dhe vetėvendosjes sė popujve, ėshtė pikėrisht ky i fundit qė qė po fiton terren mė shumė.

Pėrgatiti:Edona Prebreza
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Azia e Re, nga Pakistani nė Tibet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: