ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Kailas, mali i zotave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Kailas, mali i zotave   Thu Jul 02, 2009 10:12 pm

Kulmi mė i lartė i botės sė banuar ėshtė njė mal. Por jo mė i larti nė tokė. Ndoshta as mė i bukuri. E lartmadhėrojnė hindutė, e adhurojnė budistėt, e cilėson si hyjnor populli i Tibetit. Kush nuk ka dėgjuar ndonjėherė mė parė pėr Kailasin, ndoshta nuk e njeh legjendėn e malit Meru ose Sumeru, qendėr e universit ndėrmjet qiellit dhe ferrit, me shtatė kontinentet e tij tė shpėrndarė si petalet e njė luleje qė rrethohen nga dete dhe kufizohen nga zinxhiri i fundit malor, pėrtej tė cilit shtrihet kozmosi i zbrazėt. Sa pėr mitikun Meru, Kailasi konsiderohet si manifestimi i tij fizik, mbushur plot me zota si Olimpi i grekėve. Maja e tij ka formėn e njė tempulli, pak a shumė si njė kupolė, ku puranasit antikė besojnė se aty ndodhet Zoti Shiva dhe bashkėshortja e tij, Parvati, tė bashkuar nė pėrjetėsi. Ndėrmjet mitit dhe realitetit aty kanė lindur katėr lumenjtė e mėdhenj tė Azisė: Indi, Sutleji, Brahmaputra dhe Karnali. Nėn kėmbėt e tij shtrihet liqeni mė i madh i botės, magjiku Manasarovar dhe nga burimet e tij janė ushqyer qytetėrime si Shang Shung, tė parėt e tibetianėve.

Kailasi ėshtė akoma i dukshėm ndėrmjet reve pėr pelegrinėt kurajozė, tė gatshėm pėr tė pėrballuar lodhjet e stėrmundimshme tė udhėtimit dhe humoret e politikanėve kinezė qė hapin dhe mbyllin kufijtė e rajoneve mė tė skajshme tė Himalajave.

Nga kėndvėshtrimi gjeografik i pėrket lartėsisė sė Gangdise, 1300 kilometra larg nga kryeqyteti Lhasa. Njė xhiro nė 51 kilometrat qė e kufizojnė atė ėshtė e barabartė, tė paktėn pėr besimtarėt e devotshėm tė katėr besimeve vendase, me larjen e tė gjitha mėkateve, duke tė dhėnė mundėsinė pėr tė nisur njė jetė tė re, e cila do tė lehtėsohet nga pesha e njė "karma" plot dėshira tė pahijshme dhe krejtėsisht tokėsore. Pėr besimtarėt orientalė, "karma" ėshtė fryti i veprimeve tė sė kaluarės, por nuk ėshtė diēka qė mbetet pėrherė dhe as njė fat i shkruar nė yje. Ēdo mėngjes, nė ēdo ēast tė ekzistencės mund tė marrėsh njė rrugė tjetėr, "tė ngjisėsh njė tjetėr mal". "Nėse do tė dish se kush ke qenė, shiko se kush je aktualisht. Nėse do tė dish se cili do tė jesh, shiko se ēfarė je duke bėrė tani", thoshte 2500 vjet mė parė Buda Sakyamuni. Nė kėto treqind vitet e fundit nuk ka pasur asnjė udhėtar qė ėshtė kthyer nga Tibeti pa njė pėrshtypje tė paharrueshme.

Lama Anagarika Govinda ka shkruar nė veprėn e tij tė famshme, "Rruga e reve tė bardha": "Vėllazėria (ndėr pelegrinėt e Kailasit) ėshtė e ngjashme me njė rregull fetar. Edhe pse tė pambėshtetur, ata janė burim frymėzimi pėr pjesėn tjetėr tė botės, sepse (pelegrinėt) kanė qenė ballė pėr ballė me pėrjetėsinė, ata kanė parė vendin e zotave". Miti ėshtė pėrforcuar me kalimin e shekujve nga provat e shumta qė ka kaluar ajo majė e madhėrishme mali, e cila nuk lejon tė shėmtojė imazhin e majės sė tij mė tė lartė (6714 metra), qė e kanė eksploruar pėr qindra vjet alpinistė ambiciozė dhe ateistė. Protektorėt e padukshėm tė pastėrtisė sė tij kishin ndėrtuar njė barrierė tė pamposhtshme, e cila i detyronte njerėzit t‘i vinin vėrdallė me lodhje dhe vendosmėri, duke pėrfshirė kėtu edhe arrogantėt e skeptikėt. Njė prej tė shumtėve ėshtė anglezi Arnold Savage Landor, qė tentoi t‘i vinte Brahnaputras emrin e tij, duke pretenduar padrejtėsisht se kishte zbuluar burimet. Landor shkroi hap pas hapi detajet shkencore tė udhėtimit tė tij, pasi u arrestua pėr thyerje tė rregullave dhe sepse kishte detyruar njė nga shoqėruesit e tij tibetianė t‘i puthte kėmbėt pėr kushedi se ēfarė ofendimi.

Atėherė tė gjithė pelegrinėt detyroheshin tė kamufloheshin si fakir dhe "sadhu", pasi mali ishte i ndaluar pėr njerėzit e bardhė. Ndėrsa alpinisti italian, Reinhold Mesner, ishte i vetmi i huaj i cili pėrfundoi ciklin e xhiros brenda njė dite, qė parashikonte tė bėhej nė tri ditė. Kurse alpinisti i famshėm anglez, Eduard Uhimper, tha: "Sa mė lart tė ngjitesh nuk ke se ēfarė tė shohėsh, gjithēka ndodhet poshtė". Aventurat, gjithmonė e mė tė rrezikshme dhe ndonjėherė tragjike, tė cilat gjithmonė i fshiheshin Perėndimit, janė treguar nga njė shkrimtar qė nuk kishte qenė kurrė nė Kailas. Kėshtu, anglezi Snelling, i cili u zhduk nė vitin 1991, i mblodhi kėto histori nė Londėr, duke gėrmuar ndėrmjet bibliotekave dhe arkivave tė "Royal Geographic Society" dhe gjithashtu duke intervistuar disa bashkėmoshatarė tė tij pas kthimit nė atdhe me shpirtin tė pushtuar nga perceptime shpesh "tė pamundura pėr t‘u pėrshkruar me fjalė". Ndėr tregimet e shumta tė eksploratorėve kuriozė, shenjtorė dhe aventurierė, tė cilėt kanė dokumentuar atė itinerar metafizik dhe tokėsor, po shkėpus njė eksperiencė tė pėrshkruar nga njė sprovė indiane, Bhaguan Sri Hamsa, qė arriti nė Kailas nė vitin 1908. Shpesh herė Hamsa kishte tentuar tė arrinte gurun e tij, Datatreya, nė dimensionin e ekstazės vizionare me ēmim sakrifice tė pafund, duke ecur nė borė e nė baltė. Kur arriti nė liqenin Gauri Kung, nė periferi tė Kailasit, u ul mbi njė shkėmb nė pritje tė njė shenje, si njė "darshan" i mjeshtrit, i vendosur pėr t‘u ndriēuar ose tė vdiste duke medituar. Nė fillim dėgjoi zėrin e tij, por mė pas donte ta "shikonte" dhe pasi e kishte imagjinuar gjatė, hapi sytė dhe e gjeti pėrballė. U pėrul nė kėmbėt e tij, por Datatreya e ngriti nė kėmbė, e pėrqafoi dhe mė pas filloi nė Realizimin e Unit". Sri Hamsa tregonte atėherė: "E gjeta veten tė reflektuar gjithandej, nė tė gjithė universin. Mbretėronte njė harmoni totale, plot dituri, njė dashuri e pafundme dhe mirėqenie e pėrjetshme. Gjithēka ishte e vėrtetė, e zgjuar dhe e mirėqenė". Ai i ofroi mjeshtrit gjithēka kishte: njė biskotė tė vetme. Mjeshtri hėngri vetėm gjysmėn dhe pjesėn tjetėr ia riktheu si "prasad" (ushqim i shenjtė). Por fatkeqėsisht shumė pak nga pelegrinėt qė kanė arritur nė Kailas kanė mundur tė pėrjetojnė eksperienca tė tilla. Ndėrsa njė nga mė tė trishtueshmit dhe prekėsit e dėshtimeve ka qenė ai i treguar njė shekull mė parė nga njė udhėtar amerikan i quajtur Eduin Gilbert Skeri, i obsesionuar qė nė adoleshencė nga ideja pėr tė takuar "Mahtman e Tibetit". Njė natė Skeri ėndėrroi njė hartė tė botės dhe njė gisht i cili shenjonte nga Bengala nė Himalaja, duke i treguar njė rrugė dhe njė shpellė ku do tė gjente tė shkruar numrat nėntė dhe pesė, tė cilat mendonte se pėrfaqėsonin datėn 5 shtator. Ishte viti 1918. Pėr dhjetėra herė me radhė pas pelegrinazheve tė tij tė mėparshme, qė gati sa nuk i shkaktuan vdekjen nė Kailas, Skeri u maskua si indian dhe pėrballi lodhjen, tė ftohtin, stuhitė, urinė dhe kafshėt e egra pėr tė arritur nė kohė nė vendin e takimit me Mahatman. Por asgjė aty pėrreth nuk i kujtonte vendin e ėndrrave, derisa nė faqen e njė mali sheh vizionin e shumėpritur. Por u zhgėnjye kur arriti pranė, sepse pa qė "ishte vetėm njė shpellė, asgjė mė shumė dhe asgjė mė pak. Ishte e zbrazėtā€¦ U shtriva sipėr batanijes time nė njė skomoditet total". Pėr tri ditė mbeti nė atė gjendje tė mjerė shpirtėrore dhe nė fund shkruan: "Kuptova se njeriu duhet ta krijojė vetė lirinė nė vetvete. Ēdo njeri ndėrton burgun e tijā€¦ Ėshtė tė ndėrvepruarit qė na sjell lumturinė dhe dhimbjen". Por gjithsesi, Skeri vazhdoi tė kėrkonte Mahatman ndėr malet e Tibetit. "I pisėt, i veshur keq dhe me trupin plot plagė serioze", tregon njė agjent tregtie britanik i Giantse. "Skeri u "zvarrit", "Skeri u "zvarrit" deri nė dyert kryesore tė qytetit Giantse dhe duke folur nė gjuhėn e tyre i kėrkon rojės pėr ta lėnė tė hyjė. Duke besuar se ishte njė lypės tibetian, roja donte ta dėbonte, derisa njė ushtarak pa se ishte vėrtet njeri i bardhė, "nė gjendje tė mjerueshme, plot me parazitė, i uritur dhe i sėmurė". Por Skeri akoma nuk ishte dorėzuar. Besonte se nuk kishte bėrė akoma mjaft pėrpjekje dhe tentoi sėrish pėr tė arritur nė Kailas nėpėrmjet Kashmirit. Por atje u arrestua dhe u riatdhesua. U rikthye nė San Francisko me 5 cent nė xhep dhe prej atėherė u zhduk pa lėnė asnjė gjurmė. Ky ishte njė shembull tipik i pelegrinėve qė ndėrmerrnin udhėtimin e gjatė dhe tė stėrmundimshėm drejt Tibetit, pėr njė kėrkim shpirtėror tė papėrgatitur. Por ai pelegrin ėndėrrimtar nė fund tė udhėtimit tė tij kishte pėrdorur tė njėjtat fjalė nga sprova indiane "Bhumananda": "Zoti ėshtė kėtu, brenda nesh dhe jo atje nė majė tė malit. Mali ėshtė veēse njė pirg me gurė. Njerėzit nuk mund tė ngrihen menjėherė nė nivelet e kundrimit. Rruga drejt shpirtit tė lirė ėshtė njė ngjitje e vėshtirė. Disa fillojnė tė ngjiten nga njė distancė e largėt, ndėrsa disa tė tjerė nga njė mė e afėrt [...]. Por edhe pse rrugėt janė tė ndryshme, pika e mbėrritjes ėshtė njė e vetme". Tuēi ishte njė nga studiuesit e shumtė tė influencuar jashtėzakonisht shumė nga misteri i malit tė shenjtė, madje mė shumė se paraardhėsi i tij, suedezi Sven Hedin, i cili zbuloi rreth Kailasit burimin e Bramaputras dhe mė vonė u tėrhoq nga bota pėr tė vdekur i vetėm dhe i harruar pas kritikave tė akademikėve xhelozė. Italiani pati mė shumė mbėshtetje dhe fat, njihte gjuhėn antike vendase dhe domethėnien simbolike tė shkrimeve ku pėrshkruhen fuqitė e vendeve hyjnore. Madje besonte, siē pohon Eduard Konze, se kishte qenė njė tibetian nė ndonjė jetė tjetėr tė sė kaluarės. Duke cituar Radhakrishnan, shkroi se "ėshtė bukur tė gjunjėzohesh atje ku tė tjerė janė gjunjėzuar", nė veēanti nė njė vend si Kailasi, tė cilin ai e quan "shenjtėrimi i zanafillės sė historisė". Sa keq qė pėrshkrimi i tij i fundit pėr malin e shenjtė u zhduk gati i gjithi pas rikthimit tė tij triumfues nė atdhe. Por nė realitetin tonė nuk ka mal qė t‘i transformojė njerėzit pėr mirė, madje edhe po tė kishte do tė ndodhte totalisht e kundėrta. Nė fund tė fundit, mbyllja e tibetianėve pėrpara dhe pas kinezėve (veē manastireve tė shkatėrruara gjatė revolucionit kulturor) ndoshta i kanė kursyer Kailasit fatin e trishtė tė vendeve tė tjera tė shenjta analoge tė planetit tonė.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kailas, mali i zotave
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Koēo Danaj trondit Ballkanin: Maqedonia tė shpėrbėhet, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi tė lėshojnė trojet shqiptare tė grabitura nė 1913
» Plavė e Guci, Vuthaj etj.
» Mali Sharr, atraksion i vėrtetė pėr ekoturistėt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: