Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Zbulohet liqeni i pėrbėrė nga dioksidi i karbonit nėn sipėrfaqe Tokėsore

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Zbulohet liqeni i pėrbėrė nga dioksidi i karbonit nėn sipėrfaqe Tokėsore Empty
MesazhTitulli: Zbulohet liqeni i pėrbėrė nga dioksidi i karbonit nėn sipėrfaqe Tokėsore   Zbulohet liqeni i pėrbėrė nga dioksidi i karbonit nėn sipėrfaqe Tokėsore Icon_minitimeSat Jul 25, 2009 10:43 pm

Zbulohet liqeni i pėrbėrė nga dioksidi i karbonit nėn sipėrfaqe Tokėsore Zbulohet_liqeni_i_perbere_nga_dioksidi_i_karbonit_nen_siperfaqe_Tokesore

Njė ekip i hulumtuesve nga Japonia dhe Gjermania kanė zbuluar njė "liqen" tė jashtėzakonshem nėn sipėrfaqen e shtratit oqeanik tė pėrbėrė nga dioksidi i karbonit (karbon) i lėngėt. Nė Tokė dioksidi i karbonit ėshtė zakonisht nė formė tė gazėt por nė thellėsi tė mėdha ku shtypja ėshtė e shumtė, gazi ftohet dhe shndėrrohet nė lėng.

Pėrshkak tė ngrohjes globale, disa shkencėtarė janė duke sygjeruar qė dioksidi i karbonit tė vendoset nėn sipėrfaqe tokėsore. Ky zbulim do tė mundėson qė tė mėsojmė mė shumė mbi kėtė proces.

Liqeni i zbuluar ėshtė formacion natyror i rrallė dhe ėshtė zbuluar nga Fumio Inagaki i Agjencisė Japoneze pėr Shkenca dhe Tekonolgji Detare-Tokėsore nė Yokosuka.

Liqeni ėshtė zbuluar gjatė hulumtimeve tė kanaleve hidrotermale, pikat vullkanike nėn det, nė detin Kinez Lindor, afėr Taiwan-it.

Prania e liqenit ishte e papritur sepse mali detar (formacion malor nėn ujė) gjindet nė thellėsi 1,400 metra prej nivelit tė detit. Nė ato thellėsi, dioksidi i karbonit ėshtė mė i lehtė se uji gjė qė e shkakton tė ngritet dhe lirohet nė atmosferė nė formė tė gazit. Nė kushte normale, pėr mos tė ngritet nė sipėrfaqe, dioksidi i karbonit duhet tė jetė nė thellėsi 3,000 metra.

Por liqeni i zbuluar qėndron nė vend sepse dioksidi bashkėvepron me ujin e ftohėt qė kalon mbi atė duke reaguar dhe krijuar akull tė njohur si hidrati i dioksidit tė karbonit. Ky hidrat krijon njė lloj "mbyllesi" prej akulli qė e burgos dioksidin e karbonit.

Ēka ėshtė mė interesante, ekzistenca e kėtyre liqeneve parashikohet nga studimi i Kurt Zenz House nga Harvard University. House pohon se kėta "mbyllėsa" mund tė pėrdoren pėr ndėrtimin e hapėsirave pėr ruajtje tė dioksidit.

Nuk dihet se sa liqene tė tilla ekzistojnė ose se ēfarė ndikim kanė nė klimen e botės.

Gjithashtu ėshtė zbuluar se prania e dioksidit ndikon negativisht nė botėn e gjallė. Edhe pse ky mjedis nuk ėshtė miqėsor pėr bakterie, dhe ato gjinden me numėr shumė tė vogel, ato prap arrisin tė mbijetojnė.

Inagaki shpreh befasinė qė bakteriet arrisin tė mbijetojnė duke theksuar se ėshtė e mundur qė ato mbijetojnė falė mikroambienteve ku barazpesha e dioksidit tė karbonit, hidrateve dhe ujit detar, bien nė favor tė krijesave tė gjalla.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Zbulohet liqeni i pėrbėrė nga dioksidi i karbonit nėn sipėrfaqe Tokėsore
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Marsi, planeti qe fsheh ujin nen siperfaqe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: