Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Yoga .......

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Yoga ....... Empty
MesazhTitulli: Yoga .......   Yoga ....... Icon_minitimeTue Jul 28, 2009 9:45 pm

Joga ėshtė njė sistem gjithėpėrfshirės pėr zhvillimin fizik, mendor dhe shpirtėror. Pėr zhvillimin fizik, joga, ofron njė seri pozicionesh tė quajtura "Asana tė jogės"...
Dr. Rabit Sadiku PhD

Kėto Asana nuk janė gjimnastikė ose ushtrime tė zakonshme. Asanat pėrbėhen nga lėvizje tė ngadalta, tė pėrmbajtura dhe nga pozicione tė ndryshme statike. Gjatė praktikumit tė asanave, trupi ndodhet nė njė gjendje tė qetė, efikasiteti dhe frymėmarrja e thellė e cila shoqėron nė mėnyrė tė natyrshme asanat, sjell mė shumė oksigjen nė qarkullimin e gjakut.

Gjatė asanave, akumulohet energji dhe trupi gjallėrohet. Asanat ndikojnė mirė nė tė gjitha sistemet e trupit. Pėrkuljet dhe pėrdredhjet qė kryhen gjatė asanave, ushtrojnė presion mbi gjėndrat endokrine duke i ndihmuar tė funksionojnė nė njė mėnyrė mė tė balancuar. Pėr rrjedhim, pėrmirėsohet funksionimi i gjithė organizmit.

Asanat ndikojnė nė sekrecionet e gjėndrave tė cilat kontrollojnė emocionet tona. Balancimi i kėtyre sekrecioneve sjell njė qetėsim tė mendjes. Pozicionet e jogės pėrmirėsojnė tretjen, stimulojnė qarkullimin e gjakut, masazhojnė organet e brendshme, relaksojnė dhe tonifikojnė muskujt por edhe sistemin nervor.

Asanat janė tė pėrshtatshme dhe tė lehta pėr tė gjithė njerėzit. Rekomandojmė pozicionet qė janė mė tė pėrshtatshme pėr ju dhe ju shpjegojmė si ti praktikoni nė mėnyrė qė tė arrini mirėqenie trupore dhe mendore.



Ėshtė e mundur qė tė evitohen ose tė shėrohen shumė sėmundje tė trupit dhe tė mendjes, duke bėrė njė jetė tė shėndetshme. Njė pjesė e rėndėsishme e jogės ėshtė ndjekja e disa rregullave tė thjeshta tė dietės dhe shėndetit.

Njė dietė vegjetariane ndihmon shumė jo vetėm pėr tė pasur njė trup tė shėndetshėm, por edhe pėr tė pasur njė mendje tė qetė dhe tė kthjellėt. Lidhja mes dietės dhe shėndetit mendor dhe trupor mėsohet me jogė. Ndėrsa ushqimi i mirė ėshtė vital pėr shėndetin tonė, ėshtė po aq i rėndėsishėm. T

rupi jonė ka nevojė pėr pushime periodike, dhe kjo pėrfshin edhe organet tona tė tretjes. Agjėrimi ėshtė mėnyra e vetme pėr ti lėnė tė pushojnė kėto organe jetėsore. Nė Qendrėn tonė mėsohet teknika mė tė pėrshtatshme pėr njė agjėrim efikas dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” tė tjera pėr njė shėndet tė mire.

“Kush jam unė", "Nga vij", "Cili ėshtė qėllimi im nė jete": kėtyre pyetjeve shumė tė vjetra i jepet pėrgjigje nė filozofinė e Ananda Margas. Joga shpjegon se ka vetėm njė vetėdijesim suprem pėrtej ndryshimeve tė shumta tė botės tonė fizike. Nėse seriali i asaneve pėrfundon si duhet, do tė ndihemi mė tė pushuar
Yoga ....... Kryejoga
Asanet e ndryshme, teknika e frymėmarrjes, relaksimi etj. pėrveē qė ndikojnė nė mbajtjen e vitalitetit dhe shėndetit fizik ato e pastrojnė mendjen, ndikojnė nė disponim pozitiv. Rrisin koncentrimin mė tė mirė, duke bėrė zhvillimin fizikė, emocional , potencialin mendor dhe shpirtėror.

Kjo vėrehet nė jetėn e pėrditshme. P.sh. Me njė pėrshtatshmėri mė tė mirė nė situatat e ndryshme stresogjene, duke u gjetur nė ballafaqim nė kuptimin e situatave, si dhe kontrollimin mė tė mirė tė orientimit tė energjisė.

Kėtu pėrmendim edhe marrėdhėniet me tė tjerėt qė i japin kuptim mė tė mirė jetės. Duhet tė jemi shumė tė mirė ndaj tė tjerėve. Etika e sjelljeve tona ėshtė baza e jogės.

Ēakrat

Ēakrat janė qendra energjetike qė janė tė vendosura pėrgjatė boshtit kurrizor. Janė shtatė qendra tė tilla. Sipas anatomisė i pėrgjigjen pleksuseve nervore dhe gjėndrave me tajitje tė brendshėm.

Efektet

Bėni jogė nė ajėr tė freskėt

Efektet e dėshirueshme mund ti arrini nėse e praktikoni njė kohė tė gjatė. Praktikojeni 3 herė nė ditė prej 20-30 minuta. Mė mirė do tė ishte ēdo tė dytėn ditė. Mos merrni ushqim disa orė para aplikimit tė Jogės. Merrni ushqim vegjetarian. Ushtroni jogėn zbathur .Nėse djersitni ėshtė njė shenjė e mirė, mos u brengosni joga ėshtė njė mėsim qė pretendon harmonizimin dhe pėrsosmėrinė e trupit, mendjes dhe shpirtit.

Prana jama

Ėshtė njė frymėmarrje e vetėdijshme pėrbehet nga tri pjesė:
Frymėmarrja
Mbajtja e frymėmarrjes
Frymėnxjerrja

Nga secila frymėmarrje e re fitojmė fuqitė (PRANA) dhe nga frymėqitja (nxjerrja) largojmė brengėn, melankolinė, dhembjet, sėmundjet etj.

Ajri i cili thithet dhe lirohet ka pėr qėllim pastrimin e trupit tonė, qarkullimit mė tė mirė tė gjakut, mushkėrive, stomakut, zorrėve etj. Personat qė bėjnė jogė nuk janė pasivė, ata arrijnė njė shkallė tė lartė tė vetėdijes e cila i mundėson harmonizimin mė tė mirė tė trupit dhe natyrės personale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Yoga .......
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: