Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Metodat e shėrimit alternativ

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Metodat e shėrimit alternativ Empty
MesazhTitulli: Metodat e shėrimit alternativ   Metodat e shėrimit alternativ Icon_minitimeTue Jul 28, 2009 9:43 pm

Popullariteti i metodave popullore tė mjekimit ėshtė rritur shumė nė vitet e fundit. Kufijtė e mjekėsisė alternative ndryshohen vazhdimisht dhe disa tipa tė shėrimit alternativ bėhen mė tė pranuar nga ana e mjekėve.
Nuk ekziston pėrkufizim i saktė pėr mjekėsinė alternative. Nė pėrgjithėsi, kėtu merr pjesė cilado qoftė praktikė e shėrimit e cila nuk pėrputhet me mjekėsinė zyrtare – d.m.th. cila do praktikė e cila nuk ėshtė e pranuar gjerė nė shkollat mjekėsore dhe nga ana e mjekėve nėpėr spitale.
Sipas Qendrės Nacionale pėr Mjekėsi Komplementare dhe Alternative dhe Qendrės Nacionale pėr Shėndet nė SHBA, dallohen shtatė lėmi kryesore tė mjekėsisė alternative (disa nga to janė tė testuara shkencėrisht, tė tjera jo) .

Akupunktura - kjo ėshtė praksė qė bazohet nė stimulimin e pikave tė caktuara tė trupit (zakonisht me gjilpėrė, por mundet edhe me shtypje – akupresurė), me tė cilėn ndihmohet shėrimi.

Homeopatia – problemet shėndetėsore trajtohen me shumė substanca tė holluara.

Mjekė popullorė - siē janė shitės barnash popullore, gra me eksperiencė dhe praktikues tė mjekėsisė popullore.
Barėrat herbale - kėto janė bimė tė ndryshme qė shfrytėzohen nė mjekėsinė dhe nė nutricionin. Ata zakonisht i gjejmė nė shitoret pėr ushqim tė shėndoshė, ose mund tė fitohen nga shitės barnash, shpesh nė formė tė ēajeve, kapsulave ose ekstrakteve. Kėto substanca nuk janė tė rregulluara pėrmes Food and Drug Administration (FDA) Amerikane. Megjithatė njė e treta e amerikanėve tė moshuar marrin rregullisht ndonjė lloj tė bimės, mė shpesh nė formė tė ēajit prej kamomili pėr qetėsimin e nervave ose Echinacea kundėr ftohjes.

Shėrimi manual - problemet mjekėsore trajtohen me manipulim dhe me pėrforcim tė pjesėve tė caktuara tė trupit. Metoda mė e njohur nga ky lloj ėshtė kiropraksa (shėrimi kiropraktik fokusohet nė sistemin nervor dhe nė modifikimin e shtyllės kurrizore, gjegjėsisht tė unazave qė e mbulojnė palcėn e kurrizit).

Masazh - formė e shėrimit manual – osteopati, nė tė cilėn shfrytėzohet manipulim dhe shėrim me prekje, ku praktikuesi i vė duart mbi ose nė afėrsi tė trupit, qė ta drejtojė energjinė.
Ndryshimi i ushqimit ose stilit tė jetesės - gjithashtu paraqet lėmi tė mjekėsisė alternative. Shumė njerėz marrin suplemente duke llogaritur se ushqimi i rėndomtė nuk pėrmban mjaftueshėm vitamina dhe minerale. Shumė njerėz tė cilėt vuajnė nga disa sėmundje kronike siē janė sėmundjet e zemrės dhe diabeti e pėrshtatin ushqimin e tyre ose shprehitė e tyre, qė tė mund ta mbajnė sėmundjen nėn kontroll. Me kėtė jo vetėm qė shėrohen nga sėmundje tė caktuara, por njėkohėsisht bėhet edhe parandalimi i tė tjerave. Kjo lėmi e mjekėsisė alternative ėshtė e pranuar gjėrė dhe ėshtė e integruar nė mjekėsinė tradicionale.
Kontrolli i mendjes - fokusohet nė rolin e trurit (mendjes) nė gjendje tė ndryshme, qė e kapin organizmin. Hipnoza ėshtė formė e gjumit tė vetėdijshėm ose transit, dhe mund tė ndihmojė qė disa njerėz tė ballafaqohen me varshmėrinė, dhembjen ose ankthin, kurse disa tretmane tjera, si psikoterapia, meditimi dhe joga janė tė dobishme pėr relaksim. Shumė njerėz kthehen kah grupe tė caktuara pėr pėrkrahje dhe kah lutjes qė tė ballafaqohen me sėmundjet dhe tė ndjehen mė tė lidhur me njerėzit.
Bioelektromagnetika - bazohet mbi idenė, se rrymat elektrike nė tė gjitha organizmat e gjallė prodhojnė fushė magnetike, qė pėrhapen jashtė organizmit.

Nga se dallohet mjekėsia alternative nga ajo tradicionale?

Terapia alternative karakterizohet me qasjen e tyre holistike, qė do tė thotė se mjeku ose praktikuesi e trajton personalitetin nė tėrėsi, e jo vetėm sėmundjen e caktuar. Nė mjekėsinė alternative i kushtohet vėmendje nevojave emocionale dhe spirituale tė pacientit. Kėtu dallohet nga mjekėsia tradicionale, e cila kryesisht fokusohet nė anėn fizike tė sėmundjes.
Shumica e praktikuesve tė mjekėsisė alternative nuk janė tė pranuar nga ana e mjekėve nėpėr spitale dhe ambulanca. Ėshtė e mundshme qė mjeku juaj aspak tė mos jetė i informuar pėr kėtė ēėshtje. Megjithatė, nė qendrat e reja tė mjekėsisė integrative ofrohet njė kombinim i tretmaneve tradicionale dhe alternative. Qendrat e tilla zakonisht punėsojnė mjekė dhe ekspertė alternativ me ēertifikatė pėr terapi tė ndryshme alternative.
Pėrveē zhvillimit tė kėsaj lėmie, pjesa mė e madhe e terapive alternative nuk mbulohen me buxhetin mjekėsor. Shumica nuk janė tė vėrtetuara shkencėrisht dhe bazohen nė praktikimin afatgjatė dhe pėrrallat gojore pėr sukses.

Cilat janė rreziqet nga aplikimi i metodave alternative nė shėrim?

Disa lloje tė shėrimit alternativ si lutjet, masazhi dhe ndryshimi i stilit tė jetesės janė tė sigurta dhe e plotėsojnė me sukses tretmanin mjekėsor, por disa terapi – sidomos barėrat herbale mund tė jenė tė lidhura me ndonjė rrezik.

Pėr dallim nga barėrat qė merren me recetė nė barnatore, remedet herbale nuk janė tė rregulluara rreptėsishtė nga ana e institucioneve pėrgjegjėse. Ato nuk e kalojnė procedurėn e testimit para se tė lėshohen nė treg, dhe nuk ėshtė e domososhme t'u pėrgjigjen standardeve tė kualitetit. Kjo do tė thotė se kur bleni pėr shembull njė shishe kapsula ginseng, mund tė mos dini ē ' keni fituar: sasia e bimės mund tė ndryshojė nga njė kapsulė nė tjetrėn, me atė qė disa kapsula do tė pėrmbajnė mė shumė e disa mė pak pėrbėrje aktive, se sa nga ajo qė shkruan nė pako. Nė varshmėri prek ku rrjedh bima, njėkohėsisht mund tė jenė prezente edhe bimė tjera, bile edhe disa barėra, siē janė steroide tė pėrziera nė kapsula. Barėrat herbale qė vijnė nga shtetet e pazhvilluara, ndonjėherė janė tė kontaminuara me pesticide dhe metale tė rėnda.
Problem tjetėr nė tė cilin mund tė hasni, janė mashtrues tė ndryshėm dhe mjekė popullorė, tė cilėt prezantohen si shėrues, duke propaganduar tretmane tė pakontrolluara dhe ndonjėherė tė rrezikshme. Tė tillėt nuk janė tė rrallė nė shtetin tonė, pėr fat tė keq disa nga a t a lirshėm promovohen nė mediat.
Keni shumė kujdes cilin do ta zgjidhni pėr ndihmė dhe asnjėherė mos i jepni ēfarėdo “bari” fėmijės tuaj, nėse nuk e dini pėrmbajtjen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Metodat e shėrimit alternativ Empty
MesazhTitulli: Re: Metodat e shėrimit alternativ   Metodat e shėrimit alternativ Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 2:50 pm

okeyy thnx
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Metodat e shėrimit alternativ Empty
MesazhTitulli: Re: Metodat e shėrimit alternativ   Metodat e shėrimit alternativ Icon_minitimeTue Aug 18, 2009 10:01 pm

sps...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Metodat e shėrimit alternativ Empty
MesazhTitulli: Re: Metodat e shėrimit alternativ   Metodat e shėrimit alternativ Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Metodat e shėrimit alternativ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: