Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Elementet astrologjike

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Elementet astrologjike Empty
MesazhTitulli: Elementet astrologjike   Elementet astrologjike Icon_minitimeSat Aug 01, 2009 1:59 pm

Elementet astrologjike
Dymbėdhjetė shenjat e Zodiakut i pėrfshijmė nė grupe nė bazė tė karakteristikave tė pėrbashkėta. Njėra nga mėnyrat e kategorizimit tė tyre ėshtė qė ato t’i pėrmbledhim nė grupe nė bazė tė temperamentit. Njė kategorizim tė tillė e quajmė si grupim sipas elementit.
Katėr elementet janė: zjarri, toka, ajri dhe uji dhe kėta janė arketipat e energjisė, tė cilėt e formojnė temperamentin e ndokujt, ndėrsa temperamenti pėrbėn elementin dominues tė horoskopit.

SHENJAT E ZJARRIT

Zjarri pėrfaqėson energjinė vitale, burimin e aktivitetit tė gjithmbarshėm, burimin e tėrė jetės. Forca, komunikueshmėria, energjia dhe vitaliteti, ngrohtėsia dhe entuziazmi – kėto janė cilėsitė e zjarrit. Ajri dhe zjarri ngjiten pėrpjetė; esenca e tyre ėshtė ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtė, duke u pėrpjekur qė tė zėnė njė vėllim sa mė tė vogėl.

Njerėzit, te tė cilėt mbizotėron ky element, shprehin njė natyrė afirmative, tė pavarur, tė guximshme dhe tė fortė. Dispozitat e tė lindurve nė kėtė shenjė janė tė orientuara nga krenaria, besimi, trimėria, guximi. Kanė njė shpirt pushtues, i cili lakmon qė mė shumė tė urdhėrojė e mė pak tė jetė i dėgjueshėm. Ata janė shpesh agresivė, mund tė thuhet edhe arrogantė; kėrkojnė sherre dhe i besojnė vetėm vetes; janė shumė mosbesues. Gjithnjė kanė dėshira tė mėdha dhe synime tė pangopura. Ata janė "pjekur nė vullnetin e tyre". Njerėzit e tillė vetė e krijojnė fatin e tyre, ose tė paktėn e kanė bindjen se e bėjnė atė.

Zjarri ėshtė element qė u pėrgjigjet syrit dhe vizionit – nga tė pesė shqisat syri ėshtė shqisa qė i arrin caqet mė tė largėta. Yjet nė qiell janė zjarre tė mėdha, tė cilat shihen nė largėsitė prej disa miliarda vitesh drite. Tė lindurit nė shenjėn e zjarrit, sipas kėsaj, kanė prirje pėr gjėra tė largėta, abstraksione. Ata kanė, mė shumė ose mė pak tė shprehura, aspirata spirituale nė varėsi nga fakti se a janė tė udhėhequr nga zjarri, apo vetėm janė djegur nga ai. Nė pėrgjithėsi, planetėt janė mė aktivė nė kėtė triciplitet kundruall tė tjerėve. Elementi kimik qė i pėrgjigjet zjarrit ėshtė oksigjeni; ai bashkohet pothuajse me tė gjithė trupat e tjerė gjatė djegies.

Shenjat tė cilat i pėrkasin zjarrit janė: dashi, luani dhe shigjetari.


SHENJAT E TOKĖS

Toka paraqet pėrbėrjen materiale, e cila ėshtė e pranishme nė tė gjitha gjėrat, madje edhe nė ato mė tė imėtat. Maturia, stabiliteti, pesha dhe pjelloria janė karakteristika e kėtij elementi. Ajri dhe zjarri ngjiten pėrpjetė; esenca e tyre ėshtė ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtė, duke u pėrpjekur qė tė zėnė njė vėllim sa mė tė vogėl.

Shenjat e tokės paraqesin natyrėn e kujdesshme, praktike, emocionale dhe misterioze. Tė lindurit me elemente tė theksuara tė tokės janė tė ngadalshėm dhe tė mbyllur, tė rezervuar dhe tė pėrmbajtur, ekonomikė dhe metodikė. Ata i bartin gjatė shenjat e tė ndodhurave; por edhe janė mė tė aftė se sa tė tjerėt qė pėr njė kohė tė gjatė ta lėnėn shenjėn e tyre nė atė qė e prekin. Toka, parimisht, ėshtė e plogėsht, e butė dhe e errėt; por ajo mund tė bėhet e pėrhershme dhe transparente sikur njė diamant. Toka i pėrgjigjet shqisės sė tė prekurit, e cila pranon sinjale tepėr tė afėrta, tė shkaktuara nga objektet e vendosura nė periferi tė trupit.

Tė lindurit nė shenjėn e tokės dėshirojnė t’i prekin gjėrat; me fjalė tė tjera t’i ndiejnė njėkohėsisht ngjashmėritė dhe ndryshimet. Vlera e tyre spirituale mund tė vijė nga ky distinksion, tė cilin ata janė tė aftė ta bėjnė ndėrmjet asaj qė prekin (gjegjėsisht, asaj qė kanė, qė duan, ose qė bėjnė) dhe asaj qė janė vetė. Por, kur e harrojnė kėtė distinksion, ata jetojnė vetėm pėr t’i mbushur xhepat dhe stomakun. Materializmi, kryeneēėsia, frika e cila paralizon, pakėnaqėsia e tepruar, dembelia – janė disa nga tė metat e tyre mė tė mėdha. Pėrndryshe, elementi kimik, i cili i pėrgjigjet tokės ėshtė karboni, lidhjet e forta tė tė cilit forcojnė strukturėn e molekulave organike.

Shenjat tė cilat i pėrkasin tokės janė: demi, virgjėresha dhe bricjapi.

SHENJAT E AJRIT

Ajri ėshtė element i relacionit. Ai paraqet diēka mė tepėr sesa njė pėrzierje e gazrave – qė sajohet nga azoti, oksigjeni, hidrogjeni dhe nė sasi minimale edhe nga substanca tė tjera – qė e bėjnė tė pėrshtatshme pėr jetė njė ambient nė tė cilin ndodhemi.

Ajri si element ndėrambiental ėshtė substanca e pėrkryer dhe e pashkatėrrueshme, e cila pėrmban materien, por qė nuk pėrzihet kurrė me tė. Me kėtė rast mendohet edhe pėr hapėsirėn intersiderale (ndėryjore) dhe zbrazėtirėn ndėratomike. Nė kėtė kontekst, mbase ajrit mė shumė do t’i pėrgjigjej emri eter. Elasticiteti grandioz, stėrhollimi, aftėsia qė tė plotėsojė ēdo gjė, ose mė parė ta bėjė tė pakufishėm mungesėn e formės, por edhe ekzistimin e substancės nga e cila ėshtė krijuar ēdo gjė, pavarėsia – kėto janė vetitė themelore tė kėtij elementi.

Ajri dhe zjarri ngjiten pėrpjetė; esenca e tyre ėshtė ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtė, duke u pėrpjekur qė tė zėnė njė vėllim sa mė tė vogėl. Tė lindurit nė shenjėn e kėtij tripliciteti dhe tė pėrbėrėsve tė tij mė tė rėndėsishėm janė subtilė, tė rafinuar, me prirje qė tė kultivohen, kureshtarė, kėnaqen nė shprehjen e kujdesit. Parė nė pėrgjithėsi, kanė sjellje tė mirė dhe janė matur. Vitaliteti i tyre lė shumė pėr tė dėshiruar, ndėrsa baraspesha e tyre nervore shpesh ėshtė e pasigurt. Rėndom shprehin ndonjė talent artistik, por jo edhe shkencor.

Shenjat e ajrit paraqesin njė natyrė mjaft humane, tė gėzuar, zbavitėse, tė dashur dhe simpatike. Kanė intelekt tė madh dhe imagjinatė tė bujshme. Paqėndrueshmėria, jokonsekuenca, plogėshtia, shkujdesja, sipėrfaqėsia – kėto janė disa nga tė metat e tyre. Ajri si element u pėrgjigjet shqisave tė transmetimit nė distancė, nė rend tė parė shqisės sė tė dėgjuarit. Kjo ėshtė logjike, pasi qė ajri ėshtė element i relacionit; sepse meqenėse krijesat njerėzore merren vesh nėpėrmjet fjalės sė folur, tė dėgjuarit paraqet organin e marrėveshjes, pajtimit (edhe mė tutje kolektivisht pėrdoret fjala dėgjoj si sinonim pėr kuptoj – pėr dallim nga shprehja jonė "hyn pėr njėrin vesh dhe del pėr tjetrin ").

Vlera spirituale e tė lindurve te tė cilėt mbizotėron elementi i ajrit mund tė jetė shumė e madhe, nėse ata nė atė komunikim gjurmojnė edhe pėr gjėra tė tjera dhe jo vetėm pėr burimin e fitimit. Tė dėgjuarit merr sinjale mjaft tė largėta, por gjithnjė me vonesė tė vogėl kundruall shqisės sė tė parit; zėri nganjėherė na vjen shumė mė vonė sesa drita. Nėse nuk merret parasysh kjo zmbrapsje, kumtimi nėpėrmjet fjalėve bėhet i pamjaftueshėm, mjegull qė bie mbi natyrėn e vėrtetė tė gjėrave dhe shndėrrohet nė pengesė nė rrugėn drejt dijes. Elementi kimik qė i pėrgjigjet ajrit ėshtė azoti – substanca inerte e cila e pėrbėn esencėn e atmosferės sė tokės.

Shenjat tė cilat i pėrkasin ajrit janė: binjakėt, peshorja dhe ujori.
SHENJAT E UJIT
Uji paraqet tėrėsinė e brendshme tė tė gjithė organizmave tė gjallė, por gjithashtu edhe esencėn e jashtme tė numrit mė tė madh tė llojeve tė gjalla. Nė ujė, para mijėra shekujsh, kishte filluar jeta, nė tė e ka fillin ēdonjėri prej nesh. Uji, sipas kėsaj, del se ėshtė edhe mė shumė i lidhur me jetėn kundruall tokės, ajrit, por edhe zjarrit.

Elementi i ujit ėshtė i brumosur me shumė domethėnie simbolike – misteri i jetės, lashtėsia e rrėnjėve tė tij, thellėsia oqeanike. Ajri dhe zjarri ngjiten pėrpjetė; esenca e tyre ėshtė ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtė, duke u pėrpjekur qė tė zėnė njė vėllim sa mė tė vogėl. Nėpėrmjet pėrroskave, lumenjve dhe lumėmėdhenjve, ujėrat qė janė tė njėkahshme dhe tė ngjashme, nė rėnien e tyre pėrfundojnė nė dete. Uji, pra, ėshtė element, i cili nė mėnyrė mė kuptimplote synon unitetin. Natyra e tij ėshtė e butė dhe dashamirėse. Uji qarkullon nėpėr trupin tonė sikur ta pėrkėdhelte atė, por uji di ta ketė edhe anėn tjetėr; marinarėt e dinė se pikėrisht kur uji duket shumė i padjallėzuar e i qetė, ekziston rreziku qė tė tėrbohet.

Dykuptimėsia, misterioziteti, qetėsia, pjelloria, pėrshtatshmėria – kėto janė disa nga karakteristikat e kėtij elementi. Zjarri spastron ēdo gjė – por ky spastrim vret – pėr dallim nga spastrimi nėpėrmjet ujit, i cili ringjall. Tė lindurit me cilėsi tė theksuara tė kėtij tricipliteti kanė natyrė tė prekshme, tė ndjeshme, tė lėndueshme dhe konteplative. Ata, rėndom janė tė rezervuar dhe tė turpshėm, tė qetė dhe misteriozė, pak tė dhėnė pas aksionit. Mė shumė interesohen pėr anėn e fshehtė tė gjėrave sesa pėr aspektet e prekshme dhe mė shumė rėndėsi u japin domethėnieve tė ngjarjeve sesa vetė realitetit. Janė tė dhėnė pas komentimit tė ēdo gjėje, qoftė fjala pėr gjėra tė mėdha, qoftė pėr tė vogla. Janė shumė tė larguar nga planet e vėrteta materiale. Kanė njė natyrė mjaft tė pjellore dhe imagjinatė tė bujshme.

Fuqia e tyre e ripėrtėritjes ėshtė shumė e dobėt (duke e pėrjashtuar akrepin); por ata nuk kanė ndonjė nevojė tė theksuar pėr energji tė madhe. Zakonisht shprehin disa talente tė "paranormalitetit". Mund tė bėhen artistė tė mėdhenj ose mendimtarė tė mėdhenj, sepse nganjėherė dėshmohen nė fushat e dijes nė tė cilat shumica e vdekatarėve nuk kanė qasje. Rrallėherė janė tė lumtur pėr shkak tė hipersensibilitetit tė tyre dhe mungesės evidente te energjisė e entuziazmit.

Dobėsia nė tė gjitha nivelet, shpirtngushtėsia, konfuzioni dhe inertėsia – janė disa nga tė metat mė serioze tė shenjave tė ujit. Ky element u pėrgjigjet shijeve dhe aromave qė janė tejet tė veēanta dhe tė pashoqėrueshme. Shija ėshtė shqisa me "afėrsi" mė tė madhe, mė e afėrta qė mund tė ekzistojė, ngase ėshtė lėndė e cila emeton sinjal vetėm nėse e prekim me buzė. Vlera spirituale e ujit ėshtė e madhe, sepse ky element u pėrgjigjet bashkimeve kulmore. Elementi i cili i pėrgjigjet ujit ėshtė hidrogjeni, i cili bashkohet me ujin nėpėrmjet djegies...

Shenjat tė cilat i pėrkasin ujit janė: gaforrja, akrepi dhe peshqit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Elementet astrologjike Empty
MesazhTitulli: Re: Elementet astrologjike   Elementet astrologjike Icon_minitimeFri Aug 28, 2009 12:29 pm

ok..sa miil
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
 
Elementet astrologjike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Elementet astrologjike////......!!!!!!!!!!!!!!!
» SHPJEGIME PER ELEMENTET ASTROLOGJIKE...
» shenjat astrologjike
» Shenjat astrologjike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: