Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit Empty
MesazhTitulli: OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit   OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit Icon_minitimeWed Jul 29, 2009 12:32 am

OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit

Otitet kanė dhimbje tė forta dhe janė tė shpeshta tek fėmijėt. Ato prekin si fėmijėt ashtu dhe tė rriturit, tė cilėt duhet ti kushtojnė kujdes pasi mund tė sjellin shurdhim dhe humbjen e dėgjimit.
Veshi ėshtė i pėrbėrė nga disa pjesė: veshi i jashtėm, veshi i mesėm dhe veshi i brendshėm. Veshi i jashtėm pėrfshin llapėn dhe gropėn e veshit deri nė timpan. Veshi i mesėm pėrmban timpanin dhe zgavrėn e tij, ndėrsa veshi i brendshėm pėrmban zgavrėn e timpanit qė ėshtė vendosur pas tij dhe qė pėrfshin afėrsinė me kockėn temporale. Ai na lejon perceptimin e tingujve.
Veshi i mesėm komunikon me nazo-farinksin (pjesėn e prapme tė gojės dhe tė hundės) nė sajė tė njė kanali qė quhet “tubi i Eustakit”. Ja pse otiti ndodh shpesh pas njė infeksioni te rinofarinksit, gjatė pėrhapjes sė mikrobeve. Dallojmė dy lloj otitesh : tė jashtėm dhe tė brendshėm.
OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit Otiti1
Otitet e jashtme
Otiti i jashtėm shprehet pėrmes njė dhimbje tė fortė nė nivelin e veshit tė jashtėm, i cili zakonisht ėshtė i skuqur dhe dhimbja ndihet nė kanalin e dėgjimit. Personi ka njė ndjesi djegėse dhe dhimbja ėshtė e vazhdueshme.
Otitet e jashtme favorizohen nga pėrdorimi i krueseve tė veshit ose nga pishinat.
Trajtimi mjekėsor qėndron nė pėrdorimin e anti-inflamatorėve, antibiotikėve, pra nė formė pikash apo antibiotikė tė marrė nė mėnyrė tė zakonshme.
Nėse dhimbjet janė shumė tė forta, mund tė futet nė kanalin e veshit njė pambuk me alkool, i cili duhet ndėrruar ēdo dy ditė.

Otitet e mesme
Otitet e mesme janė mė tė shpeshta nė veēanti tek fėmijėt. Mė shumė preken djemtė se sa vajzat, dhe kjo ndodh pasi mbrojtja imunitare nuk ėshtė e njėjtė tek ata.
Nė kopshte apo ēerdhe fėmijėt preken mė shumė nga otitet se sa kur ata mbahen nė shtėpi, ngaqė mikrobet nė ambientet kolektive pėrhapen mė me lehtėsi.
Fėmijėt i kanė otitet tė shpeshta, ku ata kanė disa gjėndra nė fund tė grykės, “Unaza Valdeyer”, nė njė masė qė arrin tė bllokojė “tubin e Eustakit” duke favorizuar kėshtu infeksionin pėr shkak tė mungesės sė ajrimit. Ja pse kėshillohet heqja e tyre.
Otiti i mesėm ėshtė njė inflamacion i mukozės sė veshit tė mesėm, pra i timpanit dhe i zgavrės sė tij, tė “tubit tė Eustakit” dhe zgavrės ajrore tė quajtur “mastoide”.
Nė pėrgjithėsi otiti shfaqet pas njė rinofaringiti, pastaj infeksioni shpėrndahet nė “tubin e Eustakit”, drejt veshit tė mesėm. Fėmija ankohet nė mėnyrė brutale nga njė dhimbje e fortė e veshit dhe e shpeshtė gjatė natės.
Dhimbja mund tė jetė nė tė dyja anėt, pasi shpesh otiti i prek tė dyja anėt, edhe pse njėra anė dhemb mė shumė. Dhimbja ėshtė shpuese dhe nė mėnyrė tė herėpashershme. Mund qė fėmija tė mos dėgjojė nė ato momente, por kjo situatė kalon. Ai ka ethe, por jo gjithnjė.
OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit Otiti2
Trajtimi
Fėmija duhet kontrolluar nė timpanin e veshit me njė “otoskop”. Kur ka njė otit akut, doktori sheh se timpani ėshtė i fryrė. Nėse timpani ėshtė i shpuar, ai dallon njė ēarje nga ku del qelbi.
Sė pari, fėmijės i duhet dhėnė anti-inflamator ose analgjetikė pėr ta qetėsuar nga dhimbjet. Por ėshtė e nevojshme ti jepen antibiotikė, pasi otiti i pa mjekuar ose i mjekuar jo siē duhet, mund tė sjellė komplikacione tė rėnda. Antibiotiku zgjidhet nė raport me llojin e bakterit qė ka shkaktuar infeksionin.
Shpesh dallojmė tri lloj bakteresh: pneumokokun, streptokokun pneumoniae dhe haemophilus influenzae. Tek njė adoleshent, otiti mund tė shkaktohet dhe nga njė virus “syncitial” respirator, ēka jep dhe formėn e njė gripi.
Nuk duhen vendosur nė vesh pika qetėsuese pa u kėshilluar me mjekun, pasi nė timpanin e shpuar kėto pika mund dėmtojnė veshėt.
Ndonjėherė mjeku ORL mund tė bėjė me njė gjilpėrė njė “paracentese”, pra njė shpim tė timpanit pėr ta ēliruar atė nga qelbi i grumbulluar. Kjo bėhet kur otiti ėshtė “hiperalgjik”.

Komplikimet e njė otiti akut
Para periudhės sė pėrdorimit tė antibiotikėve tek pacientėt, komplikimet kanė qenė mė shpeshta dhe linin pas probleme tė mėdha.
Sot komplikimet janė mė tė rralla, po ende ekzistojnė. Shpesh ato ndodhin nga njė mjekim jo i saktė.
Kėshtu infeksioni mund tė pėrhapet lokalisht dhe tė shkaktojė “mastoidit, labirintite” (tė vjella dhe shqetėsime ekuilibri), njė meningjit, encefalit ose njė paralizė faciale.
OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit Otit3
Otiti i mesėm pa infeksion (seroz)
Otiti i mesėm “seroz” mund tė ndodhė nga njė rrjedhje nė veshin e mesėm si pasojė e njė shėrimi jo total tė njė otiti. Kjo ndodh shpesh te fėmijėt. Ata preken nga rinofaringiti i pėrsėritur qė progresivisht sjell njė lloj shurdhimi, ēka ėshtė shqetėsues.
Kur nuk mjekohet, shurdhėria rėndohet dhe bėhet njė handikap pėr fėmijėn. Pacienti nuk ankohet pėr dhimbje nė zonėn e veshit. Kontrolli i gjendjes sė tij tregon njė timpan tė deformuar, me lėng ose njė timpan nė ngjyrė mavi.

Trajtimi
Trajtimi qėndron sė pari nė shėrimin e inflamacionit me antibiotikė dhe antiinflamatorė. Nėse kjo ėshtė e pamjaftueshme, mjeku kėshillon njė “paracentese” pėr tė hequr sekrecionet, ēka sjell njė ajrim tė mirė tė veshit tė mesėm, duke shmangur humbjen e dėgjimit.

Otiti i mesėm kronik
Otiti i mesėm kronik karakterizohet nga njė shpim i pėrhershėm i timpanit. Ajo mund tė shkaktohet nga njė otit i mesėm akut, nga bllokimi i “tubit tė Eustakit” ose nga njė traumatizėm tjetėr. Dallojmė dy lloje otitesh tė tilla: “e qelbėzuar” e thjeshtė dhe kolesteatome.
E para ėshtė njė inflamacion kronik nga njė “suppuracion” me erė tė rėndė tė veshit dhe sidomos nga shurdhėria. Trajtimi ėshtė i njėjtė me atė qė bėhet pėr njė otit, duke u pėrpjekur tė njohim llojin e bakterit pėr tė adaptuar antibiotikun e nevojshėm.
E dyta vjen si pasojė e bllokimit epidermik tė zgavrės sė veshit dhe qė prek zonėn e kockės pranė. Personi ankohet nga njė marramendje dhe se nuk dėgjon. Ky lloj otiti mund tė kthehet nė njė paralizė faciale, nė meningjit, absces cerebral, pra kėrkon njė ndėrhyrje kirurgjikale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit Empty
MesazhTitulli: Re: OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit   OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit Icon_minitimeWed Jul 29, 2009 1:11 am

flm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit Empty
MesazhTitulli: Re: OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit   OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 2:48 pm

sps
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Sponsored content





OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit Empty
MesazhTitulli: Re: OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit   OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
OTITET mund tė sjellin edhe humbjen e dėgjimit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HEY A MUND TE ME NDIHMONI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: