ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 KIAMETI NUK DO TĖ NDODHĖ NĖ TĖ 2012-ėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: KIAMETI NUK DO TĖ NDODHĖ NĖ TĖ 2012-ėn   Sat Aug 01, 2009 2:54 pm

KIAMETI NUK DO TĖ NDODHĖ NĖ TĖ 2012-ėn

Inxh. Abdu’d Daim El Kehil

Cila ėshtė e vėrteta e “se vėrtetės” se NASA po ruajtka tė dhėna sekrete pėr kohėn e ndodhjes sė Kataklizmės?
Parashenja tė Kiametit ka shumė edhe pse ndodhjen e saktė tė tij nuk e di kush pos Allahut tė Madhėruar. Tė gjitha ato paralajmėrime tė ndodhjes sė Kiametit nė vitin 2012 nuk janė mė tė sakta apo tė vėrtetuara sesa ato tė mėparshmet pėr vitin 2000. Ja, viti 2000 kaloi dhe asgjė nuk ndodhi. Kjo nėse tregon pėr diē atėherė tregon se tė fshehtėn (gajbin) nuk e di kush pėrveē Allahut tė Madhėruar, i Cili thotė:
“يَسْأَلُونَكَ عَنِ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ رَبِّي لَا يُجَلِّيهَا لِوَقْتِهَا إِلَّا هُوَ ثَقُلَتْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لَا تَأْتِيكُمْ إِلَّا بَغْتَةً يَسْأَلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنْهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
Tė pyesin ty (Muhammed) pėr ēastin (katastrofėn e pėrgjithshme) se kur do tė ndodhė ai. Thuaj: "Atė e di vetėm Zoti im, kohėn e tij nuk mund ta zbulojė kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjė nga krijesat). Ēėshtja e tij (se kur do tė ndodhė) ėshtė preokupim i rėndė (pėr krijesat) nė qiej e nė tokė. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetėm befas. Tė pyesin ty sikur ti di pėr tė. Thuaj: "Pėr tė di vetėm All-llahu, por shumica e njerėzve nuk e dinė (pse ėshtė e fshehtė)” .
Ky ajet kur’anor na vėrteton se ndodhjen e Kiametit nuk e di askush pėrveē Allahut dhe se momenti kur do tė ndodhė do tė jetė pa parashenja.
Astrologėt (falltaret), pozita shumė e lartė e Muhammedit, alejhi's selam tek Allahu i Madhėruar qė megjithėkėtė nuk e dinte ndodhjen e saj, nuk i ka penguar tė pretendojnė se 2012-ta do tė jete koha e ndodhjes sė Kiametit.
Lajme tė (stėr)fryra
Njė zbulim “shkencor”, qė nė fakt nuk ka tė pėrbashkėt asgjė me shkencėn, ėshtė pėrhapur shumė kohėve tė fundit nė internet. Revista shkencore teknologjike amerikane “Shkencėtarėt e rinj” (New Scientists) ka publikuar njė raport akademik tė pėrpiluar nga njė grup shkencėtarėsh te cilėt vėrtetojnė se ditėt e fundit tė shtatorit tė 2012-ės do tė goditen me njė erė diellore shkatėrruese, e cila ka gjasė botėn ta rikthejė nė gjendjen e mesjetės. Hulumtuesit kėtė furtune - shtrėngatė ia atribuojnė funksionalizimit te disa galerive nga grimca - copėza te degėzuara dhe te mbushura me energji nga dielli, te cilat godasin token dhe gjerat pėrreth ne forme te rregullte periodike.
Ekspertėt e kėsaj lėmie dhanė edhe disa nga fenomenet e kėsaj furtune, si: mbushja e qiellit me skuqje tė zjarrtė duke ia shtuar kėsaj edhe pėrhapjen e shtyllave pėr dallgėzim tė gjelbėr tė skuqur. Nė horizont do tė shfaqen dallgėzime ngjyrė portokalli tė lidhura njėra me tjetrėn gjatė paraqitjes sė qartė tė Aurorės e cila shihet nė mesin verior tė tokės.
Ky lajm natyrisht se nuk ėshtė i detajizuar shkencėrisht ngase paraqet vetėm mendimin personal tė njė shkencėtari qė nuk e mbėshtetet dot nė argument shkencor. Madje ai as nuk rrėfen se prej nga erdhi me kėto paralajmėrime dhe nė ēka bazohet kur konkludon kėtė mendim. Si ka mundėsi kjo erė diellore e cila ndodhė vazhdimisht tė jetė shkatėrruese pėr tokėn? Pėrse ligjet fizike tė cilat i vendosi Allahu i Madhėruar pėr gjithėsinė do tė ndėrrojnė? Si do tė pajisen me forcė kėto grimca diellore pėr tė arritur tek toka dhe pėr ta djegur atmosferėn me gjithė diturinė se dielli ka 5 miliardė vite dhe erėra tė tilla ka patur miliona herė?!
Kiameti 2012, teori tė paqėndrueshme
Ueb sajti CNN publikoi kėtė lajm rreth paralajmėrimeve pėr tė 2012-tėn. “Nė kohėn kur nga imagjinata filloi tė shlyheshin paralajmėrimet pėr v.2000 dhe teoritė pėr fundin e botės, filluan tė na depėrtojnė – pėrhapen profeci pėr kinse fundin e jetės nė vitin 2012. Disa mendojnė se ky vit pėrgėzon pėr njė etapė tė re derisa tė tjerėt, me kėmbėngulje, pohojnė se ky vit ėshtė fundi i tokės. Ky lajm u publikua nė shumė libra e ueb sajte tė cilat pėrcaktojnė edhe kohėn e ndodhjes, respektivisht 21 shtator 2012. Ajo ėshtė ditė e caktuar.
Kjo histori (datė) aludon nė fundin e jetės tek civilizimi maja , e cila zgjati 5126 vjet. Ndonėse dihet pėr civilizimin maja dhe pėr pasionin e tyre pėr astronomi dhe njohuritė e tyre tė thella nė kėtė fushė, megjithatė nuk dihet nėse zgjedhja e kėsaj dite ėshtė bėrė pėr shkak tė ndodhjes sė ndonjė fatkeqėsie me tė cilėn do tė shėnojė bota fundin e vet. Kjo gjė ndezi fitilin e shumė teorive pėrkitazi me fundin e botės.
David Stuart, drejtor i qendrės “Mesoamerican” nė Universitetin e Teksasit, thotė: Ekzistojnė shumė njerėz qė besojnė se fundi i botės ėshtė i ndėrlidhur me besimet e Majasve. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė ngase asnjė mendimtar i popullit maja nuk e pėrmendi kurrė kėtė gjė”.
Megjithėkėtė, po fute shifrėn 2012 nė motorin kėrkues nė internet, do tė gjesh ueb sajte tė shumta qė merren me kėtė temė. Disa prej tyre japin udhėzimet paraprake pėr shpėtimin nga kjo ditė; disa instruksionet pėr veshjen nė atė ditė, si kėmisha me mbishkrime “2012..fundi”, ose “Kiameti 2012”.
Njė numėr teorish thonė se atė ditė toka do tė fillojė rrotullimin nė tė kundėrtėn e asaj qė ka qenė mė parė. Ajo do tė pėrjetojė disa erėra diellore tė cilat do tė shkaktojnė shpėrthimin e vullkaneve dhe shkrirjen e akullnajave.
Kjo, po tė thuhej se do tė jete pėrmbajtja e njė filmi artistik, mund tė besohej dhe kėshtu do tė zgjidhnim nyjėn e kėsaj problematike ngase Hollivudi ėshtė duke pėrgatitur njė film pėr kėtė, ndryshe, e vėrteta ėshtė tėrėsisht e kundėrt.
Edhe producentėt e shtypshkronjave kanė bėrė tė njėjtėn gjė. Ata publikuan me qindra libra me titull 2012 dhe ende, si rezultat i kėrkesės sė lexuesve, janė nė pritje tė ribotimeve nė muajt e ardhshėm. Prej kėtyre librave ėshtė edhe “Apocalypse 2012” (2012 Fundi i botes) nė tė cilin autori Lorens Xhozef sjell njė mori ndodhish qė mund tė ngjajnė atė ditė. Megjithatė Lorensi nuk mendon se ajo ditė ėshtė fundi i botes. Ai pėrmend se 21 shtatori 2012 pėrputhet nė solstikun (kthimin e diellit nė kohėn dimėrore) sikurse qė ajo ditė do tė pėrjetojė njė paralelizėm tė diellit me galaktikėn e Rrugės sė Qumėshtit.
E vėrteta e tėrė kėsaj ēėshtjeje
Nėse rikthehemi tek ueb sajti i NASA-s, gjejmė tė publikuar lajmin e zakonshėm pėr erėn diellore e cila ndodhė vazhdimisht ēdo 11 vjet. Ajo quhet Sunspot Cycle (Cikli i njollės diellore) ndėrsa viti 2012 do tė jetė vetėm njė vit qė kjo erė do tė jetė mė e fuqishme pėr 30-50 %, gjė kjo shumė normale.
Kurse ata qė besojnė nė mitet maja-se gjetėn njė pėrputhje tė ditės sė premtuar nė v. 2012 dhe rrotullimit diellor, i cili ndodhė nė tė njėjtin vit, kėshtu qė shfrytėzuan kėtė dhe pėrhapėn idetė e tyre. Vitet nė vijim do tė vėrtetojnė rrenėn e kėtyre falltarėve dhe atė shumė lehte ngase ajo nuk ka pėr bazė shkencėn por hiperbolat, ekzagjerimet dhe konkluzionet e zhdrejta.
Parashikimet e UCAR-it
Hulumtimi i shkencėtarėve te UCAR pėr erėn diellore qė ndodhė ēdo 11 vite rezultoi tė jetė i suksesshėm. Era e ardhshme mund tė shkaktoje avari tek disa satelite nė gjithėsi dhe mund tė ndikojė negativisht te rrjete tė caktuara energjetike pėr shkak se disa grimca diellore qė shoqėrojnė erėn mund tė depėrtojnė nėpėrmjet atmosferės dhe tė shkaktojnė prishje tek skema komunikuese (lidhjet). Tė gjitha kėto parashikime mund tė ndodhin nė njė apo formė tjetėr.
Rezyme
Ne si besimtarė karshi kėtyre parashikimeve famėkeqe tė falltarėve duhet tė kemi qėndrim negativ duke mos mohuar pjesėn e kredos islame se Dita e Kiametit nuk ėshtė larg, siē na njoftoi Muhammedi, alejhi's selam:
“بُعثت أنا والساعة كهاتين... وأشار إلى إصبعيه
Unė dhe Ēasti (Kiameti) jemi dėrguar bashkėrisht kėshtu – duke afruar dy gishtat e dorės pranė njeri tjetrit” .
Kurse Allahu i Madhėruar thotė:
“يَسْأَلُكَ النَّاسُ عَنِ السَّاعَةِ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ السَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيبًا
Njerėzit tė pyesin pėr kijametin (katastrofėn) e ti thuaj: "Pėr atė di vetėm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta ėshtė afėr!” .
Fatkeqėsitė qė i shohim sot, qofshin ato nė natyrė, nė ngrohjen globale, nė shkrirjen e akullnajave, nė ndotjen e madhe tė ambientit, nuk janė gjė tjetėr vetėm se parashenja tė vogla tė Kiametit pas sė cilave do tė vijnė ato tė mėdha, si: shfaqja e Je’xhuxhėve dhe Mexhuxhėve, lindja e diellit nga perėndimi, shfaqja e Dexhallit, ardhja e Isait, alejhi's selam, pėr tė cilat na lajmėroi Muhammed Mustafaja, alejhi's selam.
Nė pritje tė kėsaj dite tė pamohuar, ne, nė vend se tė merremi me profecitė e rreme tė falltarėve, duhet tė bėjmė vepra tė mira, t’i shėrbejmė librit tė Allahut tė Madhėruar, Sunnetit tė Resulullahit, alejhi's selam, ta pėrhapim diturinė e dobishme ngase feja jonė ėshtė madhėshtore dhe meriton tretman mė cilėsor dhe prezantim sa mė tė gjerė nė botė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
inna1
Flori Fan
Flori Fan


Female Numri i postimeve : 352
Age : 19
Registration date : 20/08/2009

MesazhTitulli: Re: KIAMETI NUK DO TĖ NDODHĖ NĖ TĖ 2012-ėn   Fri Aug 28, 2009 2:53 pm

teper teper tepr intyeresant edon nuk e di pse nukpasknan shkru komente ama un e kom dit po mendojn se kiameti ka mu bo ne 2012 se qashtu kishe e ka parashiku ni njeri para shum kohe e qaj u kon plak i ka parashiku luften e kosoves me serbin qe luften mes irakut me ameriken qashtu diqka qe kan mu rrxu kullat binjake edhe ne fund kishe e ka parashiku kiametin me 2012 po mu nuk po me besohet kjo se eshte e vertet se askush nuk e di ndodhjen e kiametit perveq


ALLAHUT
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Re: KIAMETI NUK DO TĖ NDODHĖ NĖ TĖ 2012-ėn   Fri Aug 28, 2009 4:05 pm

oooh kjo qe tregova Inna me tmerroi por sidoqofte vetem zoti e din kete pune...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: KIAMETI NUK DO TĖ NDODHĖ NĖ TĖ 2012-ėn   Today at 2:49 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
KIAMETI NUK DO TĖ NDODHĖ NĖ TĖ 2012-ėn
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SAGA IME - DANKE ALLE! JU FALEMINDERIT TĖ GJITHĖVE!Dosjer nga AGIM GASHI
» Intervistė:Nė vitin 2012 Shyhretja vjen me njė album tė pėrbashkėt me Shkėlzen Jetishin
» NJĖ URIM-LUTJEJE NGA MIKU IM MARJAN DODAJ BĖRĖ MĖ 10.mars 2012 PĖR SHRIMIN TIM PAS TRANSPLANTIMIT TĖ MĖLQISĖ
» Pal Sokoli:MANIFESTIMI ,,AZEM SHKRELI" 2012, KONKURSI DHE MIRĖNJOHJET
» Luan Myftiu: Rama po ndjek mallkimin: 'pas meje, le tė bėhet kiameti'

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: