Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Eliza Hoxha:” E veēantė, nė relacion me tė tjerėt

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Eliza Hoxha:” E veēantė, nė relacion me tė tjerėt Empty
MesazhTitulli: Eliza Hoxha:” E veēantė, nė relacion me tė tjerėt   Eliza Hoxha:” E veēantė, nė relacion me tė tjerėt Icon_minitimeFri Aug 14, 2009 1:33 am

Tashmė klipi “Dėshpėrimi” ėshtė plasuar nėpėr media. Ēfarė mund tė na rrėfesh mė shumė rreth zhvillimit tė ngjarjeve dhe realizimit tė tij?
Klipi ėshtė realizuar nė Prishtinė me produksionin ‘Pixels’, tė cilėt i falėnderoj pėr njė bashkėpunim profesional dhe kėnaqėsi gjatė realizimit tė tij, e i cili u punua pa stres dhe nguti. Pėr faktin qė harxhuam shumė kohė nė konsumimin e kėngės pėr tė kornizuar konceptin e ngjarjes qė do vizuelizonte kėngėn, gjithēka tjetėr nga ana teknike shkoi mirė dhe pa problem. Tendenca ishte qė klipi tė sjellė nė pah njė gjendje emocionale qė reflekton edhe kėnga, dhe me njė qetėsi imponuese klipi arrin ta bėjė kėtė efekt tek ata qė e konsumojnė kėngėn pėrmes mediumeve elektronike vizive.

Sa i keni kushtuar rėndėsi regjisė nė kėtė klip. Sa pėrshtatet ajo me tekstin e kėngės?
Klipi e ilustron kėngėn nė dy dimensione: nė sensin metaforik pėrmes dy personazheve qė sjellin botėn e brendshme tė secilit nga ne dhe dimensioni real si pasojė e tė cilit vjen gjendja dėshpėruese ndaj ndonjė gjėje apo dikujt. Mendoj se me pak imazhe dhe lojė, klipi ka arritur ta shtyjė mesazhin e kėngės tutje.

Po pėrgatitjet pėr albumin kanė pėrfunduar?
Albumi ėshtė veē nė pėrfundim e sipėr dhe do tė shikoj se cila do tė jetė periudha mė e pėrshtatshme pėr ta promovuar atė.

Mundohem tė pėrkrahė Elizėn e muzikės

Ēfarė do ta veēojė kėtė album nga dy tė parėt e Elizės?
E rėndėsishme pėr mua ėshtė tė jem e veēantė si Elizė, nė relacion me tė tjerėt.

Po me ēfarė do tė jetė i njėjtė me dy tė parėt?
Sepse ėshtė Eliza, ha-ha-ha.

Pėr dallim nga shumica e kėngėtarėve ju mė pak ekspozoheni, qoftė nė mbrėmje muzikore brenda apo edhe jashtė vendit, qoftė nė evenimente tjera tė tilla. Nuk keni preferuar vetė tė bėheni pjesė e kėtij rrethi apo ka edhe ndonjė arsye tė dytė?
Unė punoj nė Universitet dhe bėj punė tė tjera profesionale nė fushėn e urbanizmit qė mė sjellin nė njė pozicion me njė pėrgjegjėsi tė madhe publike. Andaj jam shmangur nga kėto lloj aktivitetesh dhe paraqitjesh, duke synuar nė njė dimension tė ri tė paraqitjes sė Elizės nė muzikė.

Duke mos preferuar pjesėmarrjen nė kėto mbrėmje, si arrini tė siguroni mjetet pėr tė realizuar kėngė, klipe dhe album, kur dihet se pėrfitimet nga muzika po rrezikohen shkaku i piraterisė?
Ėshtė shumė e vėshtirė tė jetosh nga muzika moderne nėse nuk bėnė kompromise nė sensin e asaj qė e dėgjojmė shpesh ’se kėshtu e ha pazari’. Unė mė shumė mund dhe punė nė anėn tjetėr profesionale mundohem tė pėrkrahė Elizėn e muzikės.

Njė fenomen tjetėr qė ka filluar tė rritet me tė madhe tek ne janė edhe duetet muzikore. Ju ishit njė nga kėngėtaret qė shumė vite mė parė sollėt njė duet (me Xuxin), ndėrkohė qė kur tė gjithė bėjnė njė gjė tė tillė, ju nuk i riktheheni. A mendoni ta thyeni kėtė ‘rregull’?
Nuk e di pėr ēfarė rregulle e keni fjalėn?! Bashkėpunimet pėr mua nuk mund tė bėhen sepse tani e kanė rėndėsinė e tregut aktual, por ato duhet tė jenė refleks i nevojės pėr tė punuar bashkė me dikė me tė cilin/cilėn ndajmė interesa tė pėrbashkėta muzikore dhe mendėsinė mbi trendet aktuale si qėllim dhe pėr tė krijuar njė vepėr tė bukur.

Shumė kėngėtarė kanė filluar tė japin definicione pėr muzikėn tallava. Jo rrallė edhe ta mbrojnė atė. Ēka ėshtė muzika tallava pėr ju?
Nuk shoh asnjė motiv mė tė voglin pėr ta komentuar.

Me kalimin e kohės disa gjėra bien nga lista e angazhimeve

Ke treguar se ke talent pėr shumė fusha. Ku tjetėr do tė doje ta sfidoje vetėn?
Mendoj se kam eksploruar mjaftė dhe me kalimin e kohės disa gjėra do tė bien nga lista e angazhimeve tė mia pėr tė marrė primatin ato qė kanė qėndrueshmėrinė kohore, profesionale dhe financiare.

A ke ndarė mendjen pėr ndonjė pushim jashtė vendit?
Ende jo. Deri nė fund tė gushtit kam shumė angazhime dhe e kam tė pamundur tė lėvizė jashtė Kosovės. Pėr mė tutje nuk e di.

Keni treguar se keni hyrė nė kredi pėr tė blerė njė banesė. A keni arritur ta ktheni borxhin, dhe na thuaj pakėz, si ėshtė tė jetosh vetėm?
Kam edhe tre vjet tė kredisė, qė kanė mbetur pėr tė shlyer borxhin total tė banesės.

Sa i mirėpret mysafirėt si ‘zot’ shtėpie?
Ende nuk jam shpėrngulur nė banesėn time.

Pėrveē me albumin e ri, me ēfarė tjetėr e pritėt verėn?
Verėn e hapa me pjesėmarrjen time nė bienalen e artit nė Venecia me projektin e Mitrovicės si pjesėmarrėsja e parė me nėnshkrim nga Republika e Kosovės, emocion tė cilin vėshtirė se mund ta pėrshkruaj. Pėrndryshe, edhe ēfarėdo pune tjetėr qė bėjė nė njė formė apo tjetėr, patjetėr se lidhet me botėn e artit.

Tė kėrkohesh nė botėn e muzikės pa disa elemente ekstravagance duket tė jetė bėrė e vėshtirė nė tregun muzikor tek ne. Sa iu bezdis njė fakt i tillė dhe si ia keni dalė mbanė nė kėtė ambient ku dominon pamja vizuale e mungojnė vlerat vokale?
E para varet se ēfarė nėnkuptojnė njerėzit me ‘ekstravagancė’ ngase ajo nuk nėnkupton medoemos zhveshjen dhe imazhin e njė femre tė klubeve. Ndonėse imazhi ėshtė dimension me rėndėsi tė veēantė gjithandej, dallimi i tregut jashtė nga i yni ėshtė se atje imazhi pa pėrmbajtje shuhet shpejt, pėrderisa kėtu imazhi duket tė jetė kriteri i vetėm i mbijetesės sė shumicės. Po tė bezdisesha aq shumė pėr konditat e tregut muzikor aktual, sigurisht se edhe unė do tė minimizoja rrobat e mia dhe do tė lija primatin nė pamjen ha-ha-ha. Unė e kam tė qartė rrugėn time nė muzikė, e di ēfarė dua, ku dua tė arrij dhe si. Tė tjerat i mbetėn kohės e cila tek ne aktualisht ėshtė i vetmi element qė dikur do tė filtrojė dhe do tė sistemojė vlerėn dhe vendin e secilit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Eliza Hoxha:” E veēantė, nė relacion me tė tjerėt Empty
MesazhTitulli: Re: Eliza Hoxha:” E veēantė, nė relacion me tė tjerėt   Eliza Hoxha:” E veēantė, nė relacion me tė tjerėt Icon_minitimeFri Aug 14, 2009 12:56 pm

thnx
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Eliza Hoxha:” E veēantė, nė relacion me tė tjerėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Miqesi e vecante me luanin
» Imazhi i vetvetes dhe raporti me te tjeret.
» Ju intereson se cfare te tjeret mendojne per ju??
» eliza dushku,nje filem horror

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: