ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Olta e shqetėsuar pėr vjedhjen e kėngės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 23
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

MesazhTitulli: Olta e shqetėsuar pėr vjedhjen e kėngės   Fri Aug 21, 2009 10:34 am

Na ka ndodhur shpesh qė tė kemi vjedhur, po nė kėtė rast ėshtė e kundėrta: tė tjerėt na kanė vjedhur neve. Nuk po flasim pėr vjedhje kulete nė njė autobus, por bėhet fjalė pėr tinguj dhe krijimtari muzikore.
Kėngėn "Zemrėn e lamė peng", tė kėngėtares Olta Boka, mund ta dėgjoni tani edhe nė gjuhėn hebraishte, nga kėngėtari izraelit Boaz Mauda. Kėngėtarja me kėtė kėngė ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Evrovizionin e vitit 2008, por papritur e dėgjoi atė nga dikush tjetėr, pa respektuar tė drejtėn e autorit. Kėnga ėshtė pėrfshirė na albumin e izraelitit dhe ėshtė njė nga kėngėt kryesore tė kėsaj pėrmbledhjeje muzikore.

Boka ngre shqetėsimin e saj pėr kėtė fakt, pasi pėr tė ėshtė kryer njė vepėr penale dhe, si e tillė, ajo pretendon t'i shkojė deri nė fund kėsaj ēėshtjeje. Nė njė intervistė pėr SH2-shin, ajo premton se sė shpejti do tė konsultohet me juristė dhe do tė ngrejė njė padi kundėr kėtij kėngėtari. Olta rrėfen se e ka njohur Boazin nė vitin 2008, kur tė dy pėrfaqėsonin pėrkatėsisht shtetin e tyre nė Eurovizion. Duket se Mauda-s i ka pėlqyer aq shumė kėnga e Oltės sa, pa njė pa dy, e ka bėrė tė tijėn.

Olta, kėngėn tuaj, "Zemrėn e lamė peng" e cila ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Eurovizion, e kemi dėgjuar kohėt e fundit nga njė kėngėtar izraelit. Tregoni pak pėr kėtė...

Po, ėshtė shumė e vėrtetė, kėngėtari izraelit, Boaz Mauda, e ka pėrfshirė kėngėn time nė albumin e tij. Problemi qėndron se kėnga ėshtė nė gjuhėn hebraishte dhe kėndohet pa respektuar tė drejtėn e autorit nga ky i fundit.

Ju keni qenė nė dijeni se dikush po pėrdorte kėngėn tuaj?

Jam vėnė nė dijeni tė kėtij lajmi para pak kohėsh, i cili mė habiti, pasi kėnga komentohej tė ishte dhe njė nga kėngėt mė tė rėndėsishme tė albumit.

Keni bėrė pėrpjekje tė kontaktoni me atė kėngėtar?

Personalisht jo, mendoj se mund tė ketė nė tė ardhmen njė komunikim indirekt, domethėnė, kontaktet nuk do jenė nė rang personal.

Ju e njihni kėngėtarin Boaz, jeni takuar ndonjėherė mė tė?

Boaz Mauda ka qenė pėrfaqėsues i Izraelit nė Eurosong 2008, vit ku merrja pjesė dhe unė. Gjatė kohės sė qėndrimit atje nuk ėshtė se jam takuar me tė, por kemi pasur vetėm kėto marrėdhėnie formale qė kishim me shumicėn e konkurrentėve pjesėmarrės.

Sa e shqetėsuar ndihesh ti realisht, qė kėnga mė tė cilėn ke pėrfaqėsuar Shqipėrinė, ėshtė marrė nga dikush pa tė drejtė autori?

Normalisht ndihem e shqetėsuar, si fillim pėr rėndėsinė qė ka kjo kėngė pėr mua dhe pėr faktin qė nuk kam qenė nė dijeni tė huazimit tė kėngės, duke mos u respektuar kėshtu e drejta e autorit.

Kjo mund tė merret edhe si vlerėsim qė ai e ka pėlqyer kėtė kėngė dhe e ka marrė?

Mund tė pėlqehen shumė kėngė, por kjo nuk do tė thotė qė mund tė merren ato dhe tė futen nė njė album pa asnjė kontratė mes palėve. Sa pėr vlerėsimin, unė mendoj se kėnga e ka marrė me pjesėmarrjen nė Eurovizion.

Ēfarė mendon tė bėsh pas kėsaj, i ke dėrguar ndonjė mesazh kėngėtarit?

Shumė shpejt do konsultohem me njė jurist pėr tė mėsuar kėshtu rrugėn dhe mundėsitė qė duhen ndjekur nė vijim.

Pse nuk e hedh nė gjyq, e ke menduar tė ngresh njė padi pėr tė kėrkuar tė drejtėn e tėnde?

Nė qoftė se do mė kėshillohet nga personat kompetentė, mendoj se do ta ēoj ēėshtjen gjer nė fund.

Cila ėshtė shuma monetare qė do t'i kėrkoje izraelitit pėr dėmshpėrblim?

Faktikisht nuk kam informacion pėr dėmshpėrblimin. Duhet tė shtoj se ėshtė gjeja e fundit qė mė bie ndėrmend.

Dalim pak nga kjo temė, me ēfarė po merresh tani, cilat janė angazhimet e tua?

Angazhimi mė i afėrt ėshtė njė kėngė e re nė fillim tė vjeshtės.

Sapo keni nxjerrė njė kėngė me njė videoklip, i keni marrė pėrshtypjet e para, jeni e kėnaqur nga ato?

Jam shumė e kėnaqur dhe po shijoj frytet e punės sė bėrė.

Olta nė kėtė kėngė i kėndon dashurisė, po ju vetė sa e njihni kėtė ndjenjė?

Nuk jam njohur akoma me dashurinė.

_________________


F&F xsiempe..miss you!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://s'kom.com
lussi
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 1200
Age : 22
Vendndodhja : in my place
Kenget e preferuara te Floricientes? : los ninos no mueren
Disponimi i pergjithshem : not always happy
Registration date : 14/01/2009

MesazhTitulli: Re: Olta e shqetėsuar pėr vjedhjen e kėngės   Fri Aug 21, 2009 11:09 am

edhe une do te siha e shqetesuar po te ma vidhte dikush kengen
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.vip-actore.piczo.com
 
Olta e shqetėsuar pėr vjedhjen e kėngės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare nė Gjermani e shqetėsuar pėr gjendjen aktuale gjithėkombėtare!
» Kujtim Mateli: Dėshnica e Pėrmetit, e pėrjetėsuar nė histori dhe fjalė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: