Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Dhe Zoti nuk e bėri ėndėrr

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Dhe Zoti nuk e bėri ėndėrr Empty
MesazhTitulli: Dhe Zoti nuk e bėri ėndėrr   Dhe Zoti nuk e bėri ėndėrr Icon_minitimeSat Aug 29, 2009 12:43 am

Darka e gabuar” romani mė i ri i Ismail Kadaresė: nga dita e parė e “bujtjes” sė gjermanėve mė 1943 tek vdekja e Stalinit, mė 1953. Fati i personazheve realė tė historisė dhe qytetarisė nė dhjetėvjetėshin qė i priu Shqipėrisė komuniste. Njė kurorė e fantazisė qė kulmon me dramė fantastiken e “Kronikė nė gurė” dhe parandjenjat e mnershme tek “Ēėshtje tė marrėzisė”

Reduced: 60% of original size [ 340 x 226 ] - Click to view full image
“Bėje, o Zot, ėndėrr!”, thoshin ata qė mendonin se me hyrjen e gjermanėve nė Gjirokastėr, nė shtator 1943, qyteti do tė hidhej nė erė. Kjo jo vetėm qė s’ndodhi, qyteti jo vetėm qė pėrjetoi kohėn gjermanike, po si rrjedhojė ngriti historinė e shpėtuesit mė tė famshėm tė pengjeve, doktor Gurametoja i madhi, mbi misterin e tė cilit Ismail Kadare ka ndėrtuar subjektin e romanit mė tė ri “Darka e gabuar”.

I bazuar nė njė ngjarje tė vėrtetė pėr tė cilėn qyteti ka dhėnė nė kohė tė ndryshme interpretime tė ndryshme, me personazhin e doktor Gurametos qė mė shumė se karakter ėshtė njė belle epoque, ėshtė njė njeri kohė, Kadare rimerr takimet me historinė ku i ka lėnė me babazotin e “Ēėshtjeve tė marrėzisė”, kėshtu pra nga ajo stuhi otomane tek flladi perėndimor qė i fryu Shqipėrisė midis dy luftėrash.

Kadare nuk ėshtė historian, nuk ėshtė as shkrimtari qė shkruan pėr njeriun nė kuptimin e thjeshtė tė fjalės, pėr karaktere tė futur rėndom brenda njė dhome shpirtėrore dhe sociale herė si nė njė dhomė parfumesh e herė tjetėr gazi. Njeriu i Kadaresė ėshtė historia dhe anasjelltas.

“Darka e gabuar” lidh dy njerėz dhe dy kohė historike. Mė njė anė doktor Gurameton dhe komandantin e divizionit gjerman, koloneli Fritz von Schwabe, mbajtės i Kruqit tė Kuq, nė anė tjetėr “Shqipėrinė gjermanike” me atė komuniste. Kalimi “miqėsor” i gjermanėve nazitė nė qytetin e jugut lidhet me darkėn nė fjalė qė patėn dy miqtė e vjetėr tė shkollės, dhe qė u bė e “gabuar” sepse fatalisht pėrcaktoi kthesėn nė jetėn e personazhit.

Idetė pėr atė kalim miqėsor tė gjermanėve kishin krijuar dy kampe. Autori ndėrton njė linjė paralele si tė vinte nga zėri i njė kronikani tė kohės, duke e bėrė pjesėmarrjen e tij, si narrator nė vetėn e tretė, tė duket sa mė pak subjektive:

“Idetė ndaheshin dysh. Komunistėt, siē pritej, kėrkonin luftė me shumė zjarrmi e ngut. Kombėtaristėt s’ishin kundėr, por as zjarrmia, as nguti s’u pėlqenin. Sipas tyre, zjarrmia e tepėrt lidhej mė shumė me Rusinė se me Shqipėrinė. Gjithmonė sipas tyre, Shqipėria s’kishte pse futej nė grindje verbtazi, pa parė volinė e saj.

Gjermania vėrtet ishte pushtuese, por Rusia e kuqe s’ishte mė e mirė. Veē kėsaj, Gjermania sillte Kosovėn e Ēamėrinė, kurse Rusia veē kolkozeve nuk sillte asgjė. Madje kishte gjasė qė fjalėt “Shqipėri etnike”, nė fletushkat gjermane, nė vend qė t’i gėzonin, i kishin acaruar komunistėt. Kishte gjasė qė edhe padurimi pėr luftė andej vinte. Dhe kjo ishte e natyrshme, pėrderisa nė krye tė tyre kishte dy a tre shefa serbė, pėr tė cilėt fjalėt “Shqipėri etnike” ishin mortje e shkuar mortjes.”

Nė traktet qė shpėrndante lėvizja qytetase, bijė e lėvizjes pėr ēlirim, bėhej thirrje qė “tė mos u besohej pushtuesve, se Kosova me Ēamėrinė, ashtu sikurse lajkat pėr racėn shqiptare nuk ishin veēse hedhje pluhuri nė sy, dhe se kombėtaristėt dhe mbretėrorėt po bėheshin gati pėr besėlidhje me gjermanėt”.

Shtresa e padukshme dokumentare e romanit, nėpėrmjet zėrit tė kronikanit, apo shtypit tė kohės, pėrmban shkurtimisht emrat e elitės nacionaliste shqiptare me formim kulturor gjerman ose progjerman qė nga Mehdi e Mit’hat Frashėri, tek Karl Gega, Eqrem Ēabej, Lasgush Poradeci, Pater Anton Harapi “figurė e pacėnueshme morale”, Lef Nosi, Rexhep Mitrovica. Nga kjo elitė vjen edhe doktor Gurametoja i madh.

Ja si e pėrkufizon Kadare situatėn e vitit 1943: “Shqipėria pas ēlirimit nga rajhu i tretė dhe pėrmbysjes sė zgjedhės sė urryer italiane, ishte shpallur mė nė fund shtet sovran. Ishte krijuar qeveria, me nė krye jo Mehdi Frashėrin e famshėm, siē shpresohej, por zotninė e nderuar, Biēaku. Ishte krijuar madje Regjenca, me katėr anėtarė, njė pėr ēdo fe, nė pritje me sa dukej, tė kthimit tėmbretit Zog I.

Lajmet pėr kosovėn e Ēamėrinė qė i bashkoheshin shqipėrisė, ishin me shkronja edhe mė tė mėdha dhe po i dukshėm ishte njoftimi pėr rikthimin e flamurit tė moēėm shqiptar, atij tė vėrtetit, tė Gjergj Kastriotit, me shkabė tė zezė, pa sėpatat e liktorit, kujtim i hidhur i Italisė.”

Qyteti i tij i lindjes, Gjirokastra ku ka vendosur fund e krye ngjarjet e “Darkės sė gabuar” (njėlloj si tek “Kronikė nė gur” dhe “Ēėshtje tė marrėzisė”), ėshtė barometėr pėr tė matur sjelljen e njė minorance shqiptare ndaj luftės dhe mė pas ndaj regjimit, me pak fjalė, ndaj historisė. Nė thelb, ky roman shfaq vullnetin pėr njė raport tė ri me historinė, mė tė hapur, dhe nė njėfarė mėnyre del nga marrėdhėnia komplekse qė shkrimtari ka ndėrtuar nė veprat e tij tė mėparshme me historinė eshqiptarėve.

Ardhja e partizanėve dhe e tė quajturės “koha e re”, fillimi i luftės sė ftohtė dhe tradhtia e Titos, deri tek vdekja e Stalinit, ėshtė njė dhjetėvjetėsh i dendur, i dhėnė nė mėnyrė sintetike. Drama e doktor Gurametos ka marrė tė tatėpjetėn. Ėshtė nga ato drama qė shkakton koha kur merr kosėn nė dorė. Zoti nuk e bėri dot ėndėrr as torturimin e doktor Gurametos sė madh me thikat e kirurgut qė kishte sjellė me vete nga Gjermania.

“Darka e gabuar” hyn sa jashtė brenda zonės sė dy romaneve autobiografikė qė ngrihen mbi njė botė parahistorike dhe historike tė qytetit si vend ku lind dhe vdes njeriu. Ėshtė njė kurorė e fantazisė qė kulmon me dramė fantastiken e “Kronikė nė gurė” dhe parandjenjat e mnershme tek “Ēėshtje tė marrėzisė”.

Nė kėtė kuptim “Darka e gabuar” ėshtė njė libėr disa herė i shkruar, thėnė ndryshe ėshtė letėrsia qė identifikon njė shkrimtar, njė tė vetėm.

Kadare e ka shkruar nė verė dimrin 2007-2008, kėtė roman qė shtėpia botuese “Onufri” e ka hedhur nė qarkullim vetėm dje, duke pėrmendur se dosja e doktor Gurametos sė madh u hap pėrsėri nė praneverėn e vitit 2007 kur Bashkimi Europian i kėrkoi Shqipėrisė dėnimin e krimeve tė komunizmit.

Sė fundi

Nė panairin e librit tė Tiranės qė hapet mė 14 nėntor, shtėpia botuese “Onufri” prezanton veprat 9 dhe 10 nga cikli prej 20 vėllimesh i veprės sė plotė shkrimtarit Ismail Kadare. E para ėshtė njė pėrmbledhje e 19 tregimeve, njė pjesė tė panjohura, kurse tjetra pėrfshin romanet “Ura me tri harqe”,, “Kush e solli Doruntinėn” dhe “Breznitė e hankonatėve”. Shumė shpejt vjen edhe “E hyjnueshmja” ebotuar sė fundi nga “Fayard” me titullin “Aksidenti”, me pėrkthimin nga shqipja tė Tedi Papavramit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
inna1
Flori Fan
Flori Fan
inna1


Female Numri i postimeve : 352
Age : 27
Registration date : 20/08/2009

Dhe Zoti nuk e bėri ėndėrr Empty
MesazhTitulli: Re: Dhe Zoti nuk e bėri ėndėrr   Dhe Zoti nuk e bėri ėndėrr Icon_minitimeSun Aug 30, 2009 11:22 am

okeyyy.... flm edhe pse nuk e lexova krejt por aq sa munda
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dhe Zoti nuk e bėri ėndėrr
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» interesante mrekulli nga ZOTI!!!!!
» Zona e trurit ku lind besimi tek Zoti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: