ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Ajkuna: Marrėdhėnia ime me Bojken Lakon

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 23
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

MesazhTitulli: Ajkuna: Marrėdhėnia ime me Bojken Lakon   Mon Aug 31, 2009 8:28 pm

Po tė ulesh dhe tė bisedosh me tė, kupton se njerėz tė tillė nuk i takon shpesh, kjo pėr shkak tė karakterit qė kanė, shijeve, ideve. Ajkuna Anxhaku sapo ka mbaruar shkollėn e mesme dhe pret tė vazhdojė mė tej studimet, por jo nė fushėn e muzikės, siē e njohim tė gjithė.
Ajo qė e ka bėrė mė tė njohur dhe mė prezente nė ekranet muzikore shqiptare, ėshtė kėnga e fundit e kėnduar sė bashku me Bojken Lakon. I pėlqen muzika rrok dhe aty e gjen dhe e shikon veten. Karakterizohet nga njė karakter kompleks, tė cilin e pranon dhe jeton nė mėnyrė harmonike me tė.

Ajo qė e bėn kompleksitetin e karakterit tė saj ėshtė prania e tė dashurit, i cili thotė se "Ajkuna i kupton tekat e saj edhe kur ajo vetė nuk e kupton veten".

Rrėfen hapur se nuk pranon tė kritikohet nga askush, se, nė qoftė se dikush do ta bėnte, mė mirė tė mos e merrte mundimin, se do lodhej nga debati qė do tė vijonte mė pas dhe do pendohej pėr ato qė kishte thėnė.

Nė njė intervistė ajo tregon se nuk pendohet asnjėherė pėr gjėrat qė bėn dhe ėshtė e vendosur t'u shkojė gjerave deri nė fund. Ajkuna pranon se ėshtė njė person qė bashkėjeton natyrshėm me "rrėmujėn" nė qenien e saj.

Ajkuna, sapo ka dalė ne ekranet televizive klipi dhe kėnga juaj e fundit "Rruga". Si erdhėt deri te ky klip dhe kush janė personat qė kanė ndihmuar nė realizimin e asaj kėnge?

Ky klip ishte menduar qė nė periudhėn e "Top fest" nga unė dhe Bojkeni qė tė realizohej. Ne kishim biseduar pėr gjithēka dhe ajo ēka mbetej ishte tė vihej nė jetė ideja. Bojkeni ėshtė autori i kėngės edhe videos, gjithashtu, ėshtė totalisht prodhim i tij, kėshtu qė mund tė them se ai ėshtė personi qė mė ka ndihmuar

Sa kohė ju desh pėr realizimin e tij, e kujt ishte ideja?

U deshėn 3 ditė xhirime shumė tė lodhshme. Ideja ishte e Bojkenit, siē e pėrmenda edhe mė lart.

Pse njė titull "Rruga", ka lidhje mė rrugėn Durrės-Kukės?

Po, sepse ajo nuk ėshtė njė rrugė si gjithė tė tjerat, rruga e kėngės sonė ėshtė si rruga Durrės-Kukės, 1 rrugė qė bashkon dy popuj.

Ju ka uruar ndonjė personazh i politikės pėr publicitetin qė i keni bėrė kėsaj vepre?

Po, normalisht dhe jam ndjerė shumė mirė pėr kėtė.

Ju nė fillim kėtė kėngė e keni kėnduar vetėm, pse tani me Bojkenin, e kujt ishte ideja?

Ishte njė dėshirė e tė dyve. Kėngėn e donim njėsoj edhe unė, edhe Bojkeni, dhe menduam se do ishte i frytshėm ky bashkėpunim.

Erdhi Bojkeni tek ju apo ju tek Bojkeni?

Po, nė fillim kam pas shkuar unė tė Bojkeni, por shumė shpejt gjėrat ndryshuan; herė vinte Bojkeni tek unė e herė unė tek ai.

Na tregoni diēka mė tepėr, si jeni njohur ju me Bojken Lakon?

Unė faktikisht kam qenė fanse e Bojkenit, e kam adhuruar gjithmonė muzikėn qė ai ka bėrė dhe doja tė bėja njė kėngė me tė. Bojkeni mė fton nė emisionin "Select unplugged" dhe i pėlqen zėri im kur mė dėgjon live. Mė propozoi kėngėn "Femrat janė femra" pėr tė konkurruar nė "Top Fest" dhe kėshtu u njohėm.

Qė nė fillimet e tua, edhe nė "Star Akademi" je evidentuar pėr stilin e veēantė tė tė veshurit apo dhe tė tė kėnduarit. Do vazhdoni t'i qėndroni kėsaj rryme?

Se di...unė do jem gjithmonė e veēantė, por duke eksperimentuar edhe nė rryma tė tjera normalisht, pa hequr dorė nga roku dhe alternative...

E keni menduar ndonjėherė tė kėndoni nė dasma, kėngė popullore?

Kėtė ēėshtjen e dasmave e pėrdor si batutė me miqtė e mi, se realisht nuk e imagjinoj dot veten kurrė tė kėndoj nėpėr dasma. Nėse do bėjė ndonjėri ndonjė dasmė alternative-rock, do kėndoja me kėnaqėsi, sa pėr tė tjera, JO.

Ajkuna, pėr ēfarė studioni? E ke ndarė mendjen qė do tė bėhesh kėngėtare?

Unė faktikisht kam mbaruar vitin e 4-t gjimnaz dhe tani po pres me padurim tė dalin rezultatet e fakulteteve. Nuk e kam ndarė mendjen tė bėhem kėngėtare. Dakord, muzika ėshtė pasioni im mė i madh, por unė ēdo mėngjes zgjohem dhe dua tė kem njė profesion tė ndryshėm... dhe ēuditėrisht muzikėn s'e kam konsideruar kurrė profesionin tim.

Pėr ēfarė arsyeje do tė hiqje dorė nga kėnga?

Po tė ngelja pa zė.

Ēfarė ka ndryshuar tek ti pas "Star Akademi"-sė e deri tani?

Jam rritur dhe kam kuptuar shumė, shumė gjėra qė mė parė as qė ua dija ekzistencėn.

Ke ndonjė personazh tė cilit do t'i ngjash apo kėrkon tė bėhesh si ajo?

Jo. Ndihem aq mirė me veten time, sa s'dua t'i ngjaj njeriu.

Cilėt janė projektet e tua tė afėrt, me ēfarė po merreni tani?

Tani po merrem me realizim total tė trurit tim tė superlodhur gjatė kėtij viti .

Ka Ajkuna njė person qė e kėshillon, e kritikon apo edhe e sugjeron, n.q.s. po, cili ėshtė ai?

Jo. Sepse kam pėrshtypjen qė tė gjithė ata qė bėhen gati tė mė kritikojnė, kanė frikė, pasi e dinė qė pas njė kritike ndaj meje, do tė duhet tė mė dėgjojnė pėr nja 2 orė tė tėra debati tė nxehtė.

Jeni e dashuruar, keni dikė pranė nė kėto momente?

Po, pėrveē muzikės, kam edhe njė tė dashur tjetėr.

Si e keni gjetur njėri-tjetrin?

Nuk e kemi gjetur njėri-tjetrin, por na gjeti ajo (dashuria) ne. Ai nuk pėrshtatet me mua. Nuk ka si tė pėrshtatet, pasi jemi tipa komplet tė ndryshėm. Ai mė plotėson mua dhe mundohet me shumė vėshtirėsi tė mė kuptojė edhe kur unė nuk e kuptoj veten.

Ėshtė e rėndėsishme pėr ty, qė personi qė do tė keni nė krah tė jetė i profesionit tuaj, apo nuk ka rėndėsi?

Jo, absolutisht mė mirė, madje tė mos jetė i profesionit tim. Se brenda 1 ēifti mjafton njė e ēmendur. Po u bėnė dy, bėhemi rrezik publik (qesh).

Mikeshat apo miqtė e tu mė tė mirė janė kėngėtarė apo...?

Njerėz tė thjeshtė.

_________________


F&F xsiempe..miss you!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://s'kom.com
 
Ajkuna: Marrėdhėnia ime me Bojken Lakon
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ēfarė pėrmbante Marrėveshja ndėrmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiē?!
» Poshtėrsia nuk ka fund, Berisha: Me operacion t'majasilit kanė marrė librezėn e veteranit
» Lavdrim Muhaxheri duke e marrė nė pyetje djalin qė e ekzekutoi me antitank (Video +18)
» Hilmi Gashi:Marrėdhėniet e ndryshuara mes diasporės dhe Kosovės
» U nėnshkrua marrėveshja bilaterale ShBA -Kosovė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: