Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 endrrat dhe llojet e tyre

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

endrrat dhe llojet e tyre Empty
MesazhTitulli: endrrat dhe llojet e tyre   endrrat dhe llojet e tyre Icon_minitimeSat Sep 05, 2009 1:21 pm

endrrat dhe llojet e tyre Endrrat

Njeriu sė bashku me disa gjitarė tė zhvilluar ka privilegjin e cuditshėm, e tė qėnit banor i dy botėve. Shijon nė cdo ditė, ndryshimin e dy llojeve tė ndryshme eksperiencash – kur ėshtė zgjuar dhe kur ėshtė nė gjumė, ose ipar dhe onar, ashtu sikurse i quanin grekėt e lashtė kėto dy gjėndje, ku secila ka logjikėn dhe kufinjtė e saj, dhe nuk ekziston asnjė arsye qė tė konsiderohet njėra botė mė e rėndėsishme nga tjetra.



Pavarėsisht se bota e vigjilencės ka disa avantazhe palėvizshmėrie dhe vazhdimėsie, mundėsitė e vėrteta tė saj janė tepėr tė kufizuara. Nė kėtė botė takojmė, sidomos komshinjtė tanė ndėrsa bota e ėndrrave na jep mundėsinė e njė komunikimi, sado qė vjedhurazi, tė takojmė shokėt tonė tė largėt, njerėz qė kanė vdekur etj. Pėr njerėzit e zakonshėm, ėndrra pėrbėn eksperiencėn e vetme tė largimit nga vargonjtė e mėrzitjes dhe tė pakuptimtė tė kohės dhe tė mjedisit.



Kėshtu qė nuk ėshtė e cuditshme qė njeriu u vonua pėr tė kufizuar njohuritė karakteritike tė realitetit nė njėrėn botė, dhe kėshtu refuzon botėn tjetėr si njė iluzion i pastėr. Por sot ekzistojnė shumė popuj primitivė qė i japin njė autoritet tė njėjtė botės ėndėrrore me atė tė dukshme, por sigurisht tė njė lloji tjetėr , nė tipe tė ndryshme tė eksperiencės ėndėrrore. Ėndrrat janė shumė shėnjuese, dhe arti i lashtė i ėndėrrprofecisė u ofron edhe njė herė tjetėr tė zgjuarve njė mėnyrė fitimprurėse jetese, dhe shumė intelktualė bashkėkohorė , vrapojnė pėr tu treguar ėndrrat e tyre tek kėta specialistė me tė njėjtin shqetėsim sikur ‘’Paragjykuesi’ i Teofrastit.



Nė shumicėn e pershkrimeve tė ėndrrave, poete Homerikė merren me atė qė shohin sikur tė ishte njė ‘’fakt objektiv’’. Sipas tyre, Ėndrra zakonisht merr formėn e njė vizite qė bėn njė formė e vetmė ėndėrrore tek njė burrė ose grua e fjetur. Kjo formė ėndėrrore mund tė ishte njė Perėndi, njė fantazėm ose njė lajmėtar prekzistues ėndėrror, ose njė figurė – idhull, qė u krijua enkas pėr kėtė rast, por cfarėdo qė tė jetė kjo gjė, ekziston objektivisht nė vend , dhe ėshtė e pavarur nga ėndėrruesi.



Arrin tė futet nga vrima e Celėsit (dhomat e gjumit Homerike nuk kanė as dritare dhe as oxhak), ngrihet nė majėn e krevatit pėr tė dhėnė mesazhin e saj, dhe kur kjo kryhet, forma ėndėrrore largohet nga e njėjta rrugė qė kishte ardhur. Ndėrkaq, ėndėrruesi ėshtė krejt pasiv: shikon njė formė, dėgjon njė zė, dhe kaq. Ndonjėherė ėshtė e vėrtetė, i pėrgjigjet ndėrsa fle, mund tė hapė duart e tij pėr tė pėrqafuar formėn ėndėrrore. Por kėto janė veprime fizike, objektive, qė shikojmė qė njerėzit kryejnė gjatė gjumit. Ėndėrruesi nuk imagjinon se gjendet diku tjetėr, pėrvec se brėnda krevatit tė tij dhe ėshtė i vetėdijshėm se po fle, pasi forma ėndėrrore ja tregon qartė njė gjė tė tillė:



‘’Po fle Atrid’’ thotė ėndrra dinake nė librin Ilida. ‘’ Po fle Akil’’, i thotė fantazma e Patroklit, ‘’ Po fle Penelope’’ i thotė Perėndesha Athina tek Odisja.



LLOJE ĖNDRRASH

Brėnda klasės sė ėndrrave shenjuese mund tė dallojme disa lloje tė vecantė. Nė njė klasifikim qė jepet nga Artemidori dhe shkrimatrė tė tjerė pasues, por qė fillimi i ketij klasifikimi mund tė gjėndet shumė mė herėt, dallohen 3 lloje ėndrash:

1- Ėndėrr simbolike –veshur brėnda metaforave , si p.sh disa enigma, njė rėndėsi qė nuk mund tė kuptohet nėse nuk interpretohet nga njė ekspert.

2- Vizioni - qė ėshtė para – plotėsimi i pastėr i njė ngjarjeje tė sė ardhmes

3- Ėndėrr Profetike - mund tė njihet atėherė kur ‘’ babai i ėnderruesit, ose ndonjė personalitet tjetėr i rėndėsishėm , ndoshta njė klerik ose akoma ndonjė Perėndi, shfaq nė gjumin e tij, pa asnjė lloj simbolizimi, atė qė ka ose nuk ka pėr tė ndodhur,ose qė nuk duhet tė bėhet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
endrrat dhe llojet e tyre
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Endrrat dhe llojet e tyre
» Llojet e personaliteteve!
» Si ndjeheni kur kaloni pran tyre?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: