Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Virusi:A H1/ N1

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

Virusi:A H1/ N1 Empty
MesazhTitulli: Virusi:A H1/ N1   Virusi:A H1/ N1 Icon_minitimeThu Sep 24, 2009 6:17 pm

Ēka ėshtė pandemia?
Pandemia ėshtė njė epidemi e sėmundjeve infektive (ngjitėse), qė shpėrndahet nė mesin e popullatės sė njė rajoni mė tė madh; pėr shembull njė kontinenti, apo madje edhe nė mbarė botėn. Nėse njė sėmundje endemike ka shtrirje tė gjerė, mirėpo numri i tė infektuarve nuk rritet, atėherė ajo sėmundje nuk mund tė quhet pandemi. Pėr mė tepėr, pandemitė e gripit pėrjashtojnė gripat sezonalė. Gjatė historisė sė njerėzimit ka pasur disa pandemi, si lija dhe Virusi:A H1/ N1 H1n12turbekuloza. Pandemitė mė tė shpeshta pėrfshijnė pandeminė e virusit “HIV” dhe pandeminė e gripit tė vitit 2009. Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, pandemia mund tė konstatohet kur plotėsohen kėto tri kushte nė vijim:Virusi:A H1/ N1 H1n15
• Kur popullata ballafaqohet me njė sėmundje tė re;
• Kur agjentėt infektojnė njerėzit, duke shkaktuar sėmundje serioze;
• Kur agjentėt shpėrndahen shumė lehtė dhe me qėndrueshmėri mes njerėzve.
Njė sėmundje ose gjendje shėndetėsore nuk ėshtė njė pandemi vetėm pėr shkak tė shtrirjes sė saj tė gjerė ose pėr shkak se vret shumė njerėz; duhet gjithashtu tė jetė infektive. Pėr shembull, kanceri ėshtė shkaktar i shumė vdekjeve, mirėpo nuk konsiderohet pandemi, sepse kanceri nuk ėshtė infektiv ose ngjitės.
Virusi:A H1/ N1 H1n16
Cila ėshtė pandemia e gripit e vitit 2009?
Pandemia e gripit e vitit 2009 ėshtė njė shpėrndarje globale e njė lloji tė ri tė virusit tė gripit, i identifikuar nė prill tė vitit 2009 dhe nė pėrgjithėsi i njohur si “gripi i derrave”. Gjithashtu ka fakte qė lloji i ri i virusit ka qarkulluar pėrmes derrave nė kontinente tė tjera me vite para se njerėzit tė infektohen. Nė tė vėrtetė tė gjitha rastet e infektimit janė bėrė nga njeriu nė njeri, gjersa produktet e ziera tė mishit tė derrit janė tė sigurta pasi qė virusi nuk mund tė ngjitet pėrmes konsumimit tė ushqimit. Virusi filloi nė Meksikė dhe aty ka fakte qė Meksika ishte tanimė nė mes tė njė epidemie pėr muaj tė tėrė para se shpėrthimi i kėsaj sėmundje tė pranohej. Virusi vazhdoi tė pėrhapej nė mbarė botėn, sidomos nė hemisferėn jugore, e cila ishte nė sezonin dimėror tė gripit dhe nė shumė vende mė pak tė zhvilluara me sisteme tė kufizuara shėndetėsore. Ndonėse shumica e rasteve nė mbarė botėn kanė qenė raste me simptoma tė buta, ekspertėt janė akoma tė shqetėsuar.

Karakteristikat e virusit
Virusi ėshtė njė lloj i ri i gripit dhe gjithashtu ishte konstatuar qė ky lloj pėrmbante gjene nga katėr viruse gripi, siē janė: gripi i derrave nga Amerika Veriore, gripi i shpezėve nga Amerika Veriore, gripi i njerėzve dhe dy gripa tė derrave karakteristike pėr Azinė dhe Evropėn. Analiza mė e tutjeshme tregoi qė disa nga proteinat e virusit janė mė shumė tė ngjashme me llojet qė shkaktojnė simptome tė buta tek njerėzit.

Simptomat dhe pėrkeqėsimi i mundshėm
Shenjat e infektimit me grip tė derrave janė tė ngjashme me format e tjera tė gripave dhe pėrfshijnė temperaturė, kollitje, kokėdhembje, dhimbje nė muskuj ose nyje, dhimbje tė fytit, ethe, lodhje dhe sekret tė hundės. Tek disa raste tė tė infektuarve ka pasur edhe diarre (barkqitje), vjellje si dhe probleme neurologjike. Kategoritė mė tė rrezikuara pėr tė pasur komplikime tė mundshme serioze pėrfshijnė personat e moshės 65 vjeē dhe mė tė vjetėr, fėmijėt nėn moshėn 5 vjeē, gratė shtatzėna dhe personat e ēdo moshe me sėmundje tė tjera, si asma, diabeti, trashėsia, sėmundja e zemrės, ose sistemi i dobėt i imunitetit. Sipas Qendrės pėr Kontroll dhe Parandalim tė Sėmundjeve, mė shumė se 70% e tė tė hospitalizuarve (persona tė shtrirė nė spital) nė Shtetet e Bashkuara, kanė qenė raste me simptoma tė tilla tė theksuara.

Si ta parandalojmė gripin?
Ekzistojnė njė numėr i madh i metodave kryesore qė mund tė pėrdoren pėr tė parandaluar infektimin:

Lani duart: Infektimi mund tė shkaktohet nga prekja e sipėrfaqes sė kontaminuar me viruset e gripit. Andaj lani duart mirė, me kujdes dhe sa mė shpesh, duke pėrdorur sapunin dhe ujin ose njė pastrues tjetėr qė pėrmban alkool, meqė kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė parandaluar shumė infektime tė zakonshme.

Ushqehuni mirė dhe bėni gjumė tė mirė: Dieta me pak ushqim dhe gjumi i pamjaftueshėm zvogėlojnė imunitetin e njė personi dhe i bėn ata mė tė ndjeshėm ndaj infeksioneve. Rekomandohet njė dijetė e balancuar me pemė dhe perime, drithėra me krunde dhe mjaft proteine. Tė rriturit kanė nevojė pėr shtatė ose tetė orė gjumė natėn, gjersa fėmijėt e ciklit tė ulėt shkollor dhe adoleshentėt kanė nevojė pėr nėntė deri nė dhjetė orė gjumė.

Ushtroni rregullisht: Ushtrimet kardiovaskulare, si ecja, ēiklizmi dhe ushtrimet e tjera aerobike, mund ta ngrisin sistemin e imunitetit. Ndonėse ato nuk mund ta parandalojnė infektimin, personat mund tė kenė simptoma mė tė buta dhe tė shėrohen mė shpejtė.

Shmanguni turmave: Gripi pėrhapet shumė lehtė kudo qė njerėzit mblidhen, si nė institutet pėr pėrkujdesjen e fėmijėve, shkolla, ndėrtesa zyrtare, salla dhe mjete tė transportit publik. Qendra pėr Kontrollin dhe Parandalimin e Sėmundjeve i kėshillon njerėzve tė sėmurė qė tė rrinė nė shtėpi dhe tė mos shkojnė nė punė, nė shkollė ose nė mbledhi shoqėrore dhe nė pėrgjithėsi tė kufizojnė kontaktet me njerėz tė tjerė, nė mėnyrė qė tė mos i infektojnė ata.

Virusi H1N1 nė Kosovė
Edhe nė Kosovė janė bėrė pėrgatitje intenzive pėr pėrballjen me kėtė pandemi. Pėr kėtė arsye mjekėt kosovar kanė marrė pjesė nė seminare tė shumta tė cilat janė organizuar nė bashkėpunim me OBSH-nė. Pėr mė tepėr nė kėto seminare kishte pjesėmarrės edhe nga vendet tjera ballkanike.
Me 24 korrik, autoritetet nė Kosovė lajmėruan qė mostrat e tre rasteve tė dyshuara u dėrguan pėr analiza nė laborator. Sipas autoriteteve, tė tri rastet kishin pasur kontakt me njerėz tė tjerė tė cilėt kishin qenė tė infektuar nga virusi A/H1N1. Dy prej tyre paraprakisht kishin vizituar Zvicrėn dhe Suedinė dhe njė prej tyre kishte qenė nė Britani tė Madhe.
Me 28 korrik, rezultatet e kėtyre rasteve tė tė tre tė dyshuarve treguan qė vetėm personi i cili kohėve tė fundit kishte qenė nė Britani tė Madhe ishte infektuar me gripin e derrave. Ky person ishte njė fėmijė 9 vjeēar, me vendbanim nė Britani tė Madhe dhe i cili sė bashku me familje erdhi nė Kosovė pėr pushime. Familja arriti nė aeroportin e Prishtinės nga Londra dhe gjatė fluturimit inspektorėt e shėndetėsisė i sugjeruan familjes sė fėmijės qė me tė arritur nė Prishtinė ta dėrgonin fėmijėn tek njė mjek. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme nė lidhje me kėtė rast ėshtė se fėmija nė fjalė ėshtė shėruar tėrėsisht dhe tanimė ėshtė kthyer nė Britaninė e Madhe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Virusi:A H1/ N1 Empty
MesazhTitulli: Re: Virusi:A H1/ N1   Virusi:A H1/ N1 Icon_minitimeThu Sep 24, 2009 7:05 pm

ah ky i mallkuar grip shpresoj qe e eleminojne me shpejte..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

Virusi:A H1/ N1 Empty
MesazhTitulli: Re: Virusi:A H1/ N1   Virusi:A H1/ N1 Icon_minitimeThu Sep 24, 2009 9:57 pm

oo edhe un

haha i mallkuar...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Virusi:A H1/ N1 Empty
MesazhTitulli: Re: Virusi:A H1/ N1   Virusi:A H1/ N1 Icon_minitimeFri Sep 25, 2009 3:00 pm

po valla

ra si murtaj pa pritur e pa kujtu..!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

Virusi:A H1/ N1 Empty
MesazhTitulli: Re: Virusi:A H1/ N1   Virusi:A H1/ N1 Icon_minitimeSun Sep 27, 2009 12:35 pm

po tnrz
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Virusi:A H1/ N1 Empty
MesazhTitulli: Re: Virusi:A H1/ N1   Virusi:A H1/ N1 Icon_minitimeSun Sep 27, 2009 1:21 pm

hehe como siempre Virusi:A H1/ N1 569277
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

Virusi:A H1/ N1 Empty
MesazhTitulli: Re: Virusi:A H1/ N1   Virusi:A H1/ N1 Icon_minitimeSun Oct 04, 2009 4:17 pm

jo valla gjithmon jo po kaniher ta rrrok..hehe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Virusi:A H1/ N1 Empty
MesazhTitulli: Re: Virusi:A H1/ N1   Virusi:A H1/ N1 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Virusi:A H1/ N1
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: