Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 ZBULIMET E SĖ ARDHMES

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

ZBULIMET E SĖ ARDHMES Empty
MesazhTitulli: ZBULIMET E SĖ ARDHMES   ZBULIMET E SĖ ARDHMES Icon_minitimeThu Sep 24, 2009 7:07 pm

Ne jetojmė nė njė kohė kur zbulimet teknologjike duket tė mos kenė kufi. Nuk kalon as njė ditė e vetme pa u zbuluar ndonjė pajisje e re teknologjike ose teknologji e re dhe pa u aplikuar nė jetėn tonė tė pėrditshme. Sidoqoftė, nė tė gjithė imazhin frikėsues tė zbulimeve teknologjike, disa nga ato ide janė zbulime me rėndėsi tė madhe qė kanė potencial pėr ta revolucionarizuar rrugėn se si ne njerėzit do tė bashkėveprojmė nė tė ardhmen me tokėn dhe me njėri-tjetrin.

Hidro-energji nga oqeani
Gjer mė tani, Hidro-energjia nė tė shumtėn e rasteve ėshtė prodhuar nė penda. Tani nė mbarė botėn janė duke u dizajnuar turbina qė mundėsojnė shfrytėzimin e energjisė sė oqeanit. Kompania “Blue Energy Canada” ėshtė shumė afėr komercializimit tė turbinave qė tėrheqin energjinė nga rrymat e oqeanit dhe tani mė ka bėrė marrėveshje energjetike nė Indi, Indonezi dhe Zelandė tė Re. Me njė palė turbina pluskuese nė madhėsi tė atyre tė tuneleve, kompania skoceze “Pelamis Wave Power” ėshtė duke shndėrruar energjinė e valėve tė bregdetit tė Skocisė nė energji elektrike.

Pajisje mjekėsore tė minimizuara
Vizitat e shtrenjta tek mjeku do tė zėvendėsohen nga pajisjet tė cilat vendosen nė trup pėr tė pėrcaktuar diagnozėn e madje edhe t’i alarmojė mjekėt pėr problemet me pacientėt e tyre. Hulumtuesit nė Holandė thonė qė kanė krijuar njė tabletė qė mund tė mbushet me ilaē dhe tė programohet pėr tė udhėtuar nė pjesėt e veēanta tė trupit pėr ta shkarkuar barin (ilaēin) nė vendin e programuar. Universiteti i Teksasit ėshtė duke krijuar njė pajisje me madhėsi tė njė lapsi, e cila mund tė detektojė kancerin e lėkurės pa pasur nevojė pėr biopsi.

Shtypja 3D
Ndonėse 3D – nė tė cilin objektet tredimensionale krijohen duke palosur ose lidhur pjesė tė njėpasnjėshme, tė kryqėzuara tė materialit – ka ekzistuar pėr njė kohė shumė tė gjatė, ai po bėhet mė i lirė pėr tu blerė, i cili nė vete do tė lirojė njė mori tė zbulimeve dhe aplikimeve tė reja, duke kaluar pėrtej prototipave dhe modeleve tė gjertanishme. Shkencėtarėt kanė eksperimentuar duke pėrdorur teknologjinė pėr tė rindėrtuar indet njerėzore.

Informatikė “Nanotech”
Kohėve tė fundit, nė Ēikago, dy ekipe tė ndara kanė bėrė njė zbulim tė madh qė nė masė tė madhe zvogėlon madhėsinė e aparaturave elektronike. Transistori i ri i njėrit prej kėtyre ekipeve i bėn procesorėt qė ndėrtojnė ēipe nga silici tė duken gjigante. Ekipi tjetėr zbuloi material filmik qė mund tė regjistrojė filma sa 250 DVD nė njė hapėsirė tė njė monedhe.

Kurė (ilaē) pėr kancer
Nė kėtė drejtim janė duke u bėrė pėrparime tė mėdha, tė cilat njė ditė do tė mund tė zhdukin kancerin, sidėn, tumorin nė tru, kancerin nė prostatė dhe sėmundje tė tjera tė ngjashme. Mjekėsia e bazuar nė Teknologjia “Nano” ofron njė furnizim mė tė qėlluar tė qelizave se sa kimioterapia ose tretmanėt e tjerė, qė do tė thotė se mjekėt mund tė zvogėlojnė dozat pėr tė minimizuar efektet anėsore.

Tė mėsosh tė “ndjesh forcėn”
Lodrat e reja do tė kthehen nė vitet e 80-ta, kur shkenca dhe matematika drejtoi vitrinat e dyqaneve, mirėpo ato do tė kenė njė hije tė sė ardhmes. Lodra e avancuar “Star Wars ‘Force Trainer’”, e cila do tė del nė treg nė korrik tė kėtij viti, matė valėt e trurit tė fėmijės. Fėmija pastaj koncentrohet tė kontrollojė topin nė gyp.

Fuqi trupore
Studiuesit janė duke zbuluar mėnyra tė reja pėr tė ridrejtuar energjinė natyrale tė trupit tek pajisjet elektrike. Shkencėtarėt nė laboratorin “Berkly” tė Departamentit tė Energjisė (Amerikė) lajmėruan zbulime tė mėdha tek konvertuesit e bazuar nė telin “nano” (nano = 1/1.000.000.000 e metrit) nga silici qė mund tė lejojė dikė tė mbush njė telefon me nxehtėsi trupore ose tė mbush njė iPod pėrmes ecjes.

Sistemet urbane transite tė pėrmirėsuara
Nė qytetet si Ēikago, teknologjia mundėson udhėtarėt qė tė gjurmojnė autobusėt tė pajisur me gaz natyral. Kompanitė tė cilat ndajnė (japin me qira) veturat si “Zipcar” dhe “IGo” (IGOI) janė duke u zhvilluar me vrull e madje edhe shėrbimet pėr tė ndarė biēikletat janė duke u bėrė tė popullarizuara. Qytetet evropiane tani mė kanė pasur sukses nė krijimin e rrjeteve tė veturave, biēikletave dhe trenave qė nuk dėmtojnė ambientin, nė mėnyrė qė qytetarėt t’i ndajnė ato, mirėpo pjesė tė tjera tė botės janė pak mbrapa. Mirėpo edhe kjo shumė shpejtė do tė ndryshojė.

Kurė (ilaē) pėr sėmundjen e Alzheimer-it
Medikamentet “Biotech” (biologjiko-teknologjike) tė cilat prodhohen nga qelizat e gjalla, ofrojnė disa nga pėrpjekjet mė tė mira pėr shėrimin e sėmundjeve si diabeti, sėmundja e Alzheimer-it, ajo e Parkinson-it dhe virusi HIV. Kohėve tė fundit, Administrata e Ushqimit dhe e Medikamenteve (tė Amerikės) aprovoi njė medikament tė prodhuar nga materiali “biotech” i dhive qė trajton pacientėt me njė ērregullim tė rrallė tė bllokimit tė enėve tė gjakut. Nė njė raport tė bėrė nga Zbulimet Farmaceutike dhe Prodhuesit e Amerikės nga fundi i 2008-ės, u theksua qė ėshtė duke u punuar nė 633 medikamente nga materialet bioteknologjike.

Bateritė e mbushura mirė
Me miliona dollarė janė duke u derdhur nė kėrkime pėr tė krijuar baterinė e ardhshme tė mrekullueshme teknologjike. Atėherė kur turbinat e erės tė mos rrotullohen mė, automjetet elektrike, pajisjet e dorės, pajisjet shtėpiake dhe sistemet pėrforcuese do tė mbushen mė shumė por pėr mė pak herė se mė parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ZBULIMET E SĖ ARDHMES
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 25 zbulimet me te medha shkencore ne histori!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: