ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Si veprojnė pilulat?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Si veprojnė pilulat?   Sat Sep 26, 2009 2:53 pm

Pilulat hyjnė nė qarkullimin e gjakut, kalojnė nėpėr trup dhe veprojnė nė indet dhe organet e trupit, njėsoj si estrogjeni dhe progesteroni natyral. Por, hormonet nė pilula janė sintetike dhe ato mund tė kenė efekte anėsore tė shumta tek disa gra.

Ndėr efektet anėsore mė tė shpeshta janė dy: hemorragjia dhe humbja e apetitit. Hemorragjia ndodh, zakonisht, gjatė ciklit tė parė dhe tė dytė me pilula dhe pas kėsaj kalon. Kjo ndodh derisa uterusi tė mėsohet me nivelin e ri tė hormoneve nė trup. Nė qoftė se hemorragjia nuk ndalon pas disa muajve, gruaja duhet tė shkojė tek doktori dhe ai do tė thotė nėse duhet ta ndėrrojė pilulėn nė lloj tjetėr, ose duhet tė ekzaminohet pėr ndonjė problem tjetėr. Hemorragjia nuk do tė thotė se pilula nuk vepron si kontraceptiv.

Tė pėrzierat janė njė efekt anėsor i hershėm i pilulave. Kjo ndodh sepse estrogjeni i pilulės ngacmon mukozėn e stomakut. Tė pėrzierat kalojnė brenda tre muajve. Nė kėtė rast, ndihmon ta marrėsh pilulėn me ushqim dhe tė pėrdorėsh barna antacide pėr stomakun. Nė qoftė se kėto shqetėsime vazhdojnė, duhet vizitė tek doktori, ose tė merret njė pilulė tjetėr me 20 mikrogram estrogjen.

Dhimbjet e kokės, depresioni, ndryshimet nė dėshirėn dhe nė pėrgjigjen seksuale, vaginiti dhe sekrecionet vaginale, infeksionet e traktit urinar, ndryshimi i rrjedhjes menstruale, ndryshimet nė gjinjtė, problemet me lėkurėn, inflamacioni i gingivave tė dhėmbėve, agravimi i astmės dhe tė sėmuresh shpesh me sėmundje virale, janė tė gjitha efekte anėsore tė pilulave, qė nuk duhet ta alarmojnė gruan, por qė duhet t'i diskutojė me doktorin.

Ēdo problem qė zgjat mė shumė se dy ose tre cikle, duhet tė raportohet menjėherė tek doktori. Simptoma tė problemeve serioze janė: dhimbje tė forta dhe ėnjtje e kėmbėve, dhimbje e fortė e kokės, marrje mendsh, dobėsi, mpirje, turbullim i pamjes, probleme me tė folurėn, dhimbje gjoksi, marrje fryme, dhimbje barku. Kėto duhet t'i tregohen menjėherė doktorit dhe gruaja tė ndalojė, menjėherė, marrjen e pilulave.

Komplikacionet mė serioze, qė lidhen me marrjen e pilulave pėr kontrollin e lindjes, janė komplikacionet kardiovaskulare dhe sėmundjet e qarkullimit tė gjakut, pėrfshi dhe trombet e gjakut. Trombet janė, veēanėrisht, tė rrezikshme, sepse ato kalojnė nė largėsi dhe vendosen nė vende me rėndėsi. Nė gratė e shėndetshme, estrogjeni dhe progrestina nuk influencojnė shumė nė formimin e trombeve.


Sėmundjet kardiovaskulare, pėrfshi dhe trombet e gjakut, shfaqen mė shpesh tek gratė:


Qė tymosin duhan;
Qė bėjnė jetė sedentare;
Qė janė mbi peshė;
Qė janė mbi 50 vjeē;
Qė janė me tension tė lartė;
Qė janė diabetike;
Qė kanė histori tė sėmundjeve tė zemrės ose vaskulare;
Qė e kanė tė lartė nivelin e kolesterolit nė gjak.

Sot, ka nė shitje pilula tė reja qė kanė doza mė tė vogla dhe kanė efekte mė tė vogla nė formimin e trombeve. Ato kanė mė pak rreziqe, krahasuar me pilulat e mėparshme, pėr gratė qė nuk kanė asnjė nga faktorėt riskantė pėr sėmundjet kardiovaskulare qė rreshtuam mė sipėr. Po qe se gruaja ka ndonjė nga faktorėt qė predispozojnė pėr sėmundje kardiovaskulare, pilulat e kombinuara mund tė mos jenė pėr tė. Po qe se nuk ka, rreziku nga kėto pilula ėshtė shumė i vogėl.

Ka disa teste, qė e ndihmojnė doktorin tė parashikojė se cila grua nuk do tė bėjė trombe kur pėrdor kontracepsionin hormonal, por nuk ekziston asnjė test qė tė parathotė se kush do tė bėjė trombe kur merr pilulat. Si me shumė vendime lidhur me shėndetin, biseda e ndershme me doktorin, lidhur me historinė shėndetėsore tė gruas, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė marrė vendime tė drejta pėr pėrdorimin e pilulave.

Shumė gra shqetėsohen nga frika e trombeve, kur pėrdorin pilulat. Ka disa shenja lajmėruese qė tregojnė pėr trombe. Ja disa prej tyre:

Dhimbje barku;
Dhimbje gjoksi, marrje e frymės;
Dhimbje koke (veēanėrisht dhimbje tė reja, tė forta, qė shoqėrohen me marrje mendsh, vėshtirėsi nė tė folur, tė fikėt, mpirje, dobėsi nė anėsi);
Probleme me sytė (pamje e mjegull ose humbje e pamjes)
Dhimbje tė forta nė kėmbėt (skuqje dhe ėnjtje e pulpės dhe kofshės).
Kush provon kėto simptoma, duhet tė kėrkojė ndihmė mjekėsore menjėherė.


Duhen, zakonisht, njė deri tre muaj, qė trupi tė fillojė tė prodhojė hormonet e tij pėrsėri pas ndėrprerjes sė pilulave. Gjatė kėsaj kohe, cikli menstrual i gruas do tė kthehet nė gjendjen para pėrdorimit tė pilulave. Menstruacionet do tė jenė siē i kishte mė parė. Po qe se periodat ishin tė ērregullta pėrpara fillimit tė pilulave, gruaja pėrsėri do tė ketė perioda tė parregullta, pasi t'i ndėrpresė pilulat. Po qe se kishte perioda tė rregullta, ajo do tė kthehet pėrsėri nė njė cikėl normal. Asnjė rritje e ngėrēeve ose shfaqje e hemorragjisė nuk do tė ndodhė duke lėnė pilulat. Thjesht, trupi do tė shkojė nė gjendjen e parė.


Gra tė ndryshme raportojnė "efekte anėsore" tė ndryshme, pas ndėrprerjes sė pėrdorimit tė pilulave. Mund tė ketė pak dobėsi, lodhje, pak dhimbje koke pėr pak ditė. Tė tjera shfaqje mund tė jenė tė pėrzierat dhe forcimi i gjinjve. Kėto ndryshime ndodhin nga ndryshimet hormonale. Ato mund tė ndodhin edhe nga shqetėsimi i gruas ngaqė i la pilulat.


Mund tė ketė ndryshime nė peshė, sepse pilulat me shumė estrogjen mund tė shkaktojnė rritjen e peshės nga retencioni i ujit nė trup. Kur ndėrpritet marrja e pilulave, do tė vihet re njė rėnie e vogėl nė peshė, pasi ulet retencioni i ujit.



Grave qė marrin pilula pėr kontrollin e lindjes, u ndalohet rreptėsisht tė tymosin duhan. Tymosja e duhanit ul efektivitetin e pilulės dhe rrit rrezikun e atakut nė zemėr, nė tru dhe formimin e trombeve. Ky rrezik ėshtė mė i lartė, veēanėrisht, pėr gratė mbi moshėn 35 vjeē dhe qė tymosin 15 ose mė shumė cigare nė ditė.
Pilulat pėr kontrollin e lindjeve nuk mbrojnė nga HIV-i ose sėmundje tė tjera infektive seksuale (SIS). Pėr t'u mbrojtur nga transmetimi i SIS-it, duhet tė pėrdoret kondomi, sė bashku me pilulat.

Pilulat pėr kontrollin e lindjes duan pak kohė qė tė veprojnė. Kėshtu, pilulat janė efektive, nė shumicėn e grave, pas shtatė ditėve. Rekomandohet qė gratė tė vazhdojnė pėrdorimin e njė forme tjetėr kontracepsioni, ndėrkohė qė vazhdojnė me paketėn e parė tė pilulave. Gratė kėshillohen t'i lėnė pilulat nė paketėn e tyre origjinale, sepse kjo i ndihmon ato qė t'i marrin rregullisht. Kjo ėshtė me shumė rėndėsi, sepse pilulat duhet tė merren nė kohėn e duhur (jo mė shumė se 24 orė larg njėra-tjetrės). Pėr tė evituar vonesat nė marrjen e mjekimit, gratė kėshillohen tė kenė gjithnjė edhe njė kuti rezervė dhe ta zėvendėsojnė atė ēdo muaj. Ato duhet tė kenė, gjithashtu, njė furnizim tė pėrshtatshėm kur udhėtojnė nė vende ku nuk do tė gjejnė dot pilula.

Gratė qė pėrdorin pilula antikonceptive, duhet tė vizitohen tek gjinekologu njė herė nė vit. Kontrollet e tyre duhet tė pėrfshijnė matjen e tensionit tė gjakut, ekzaminim e gjinjve dhe tė organeve pelvike, si dhe pap-testin. Disa gra mund tė duhet qė tė bėjnė vizita mė tė shpeshta, kjo varet nga shėndeti i tyre gjinekologjik.

Gratė duhet tė ndėrpresin menjėherė marrjen e pilulave pėr kontrollin e lindjes, po qe se mbeten shtatzėna, kjo bėhet me qėllim qė tė parandalohen pasojat serioze tek fėmija nė bark.


Gratė qė sapo kanė lindur fėmijė dhe qė nuk i ushqejnė fėmijėt me gji, mund t'i fillojnė pilulat dy javė pas lindjes. Pilulat qė pėrmbajnė estrogjen nuk rekomandohen pėr nėnat qė ushqejnė fėmijėt me gji, sepse ato pakėsojnė sasinė dhe kualitetin e qumėshtit dhe fėmija e merr estrogjenin me qumėshtin. Disa doktorė pėrshkruajnė pilula vetėm me progrestine pėr nėnat qė ushqejnė fėmijėt me gji, por studimet mė tė fundit kanė treguar se kjo praktikė mund tė rritė rrezikun e gruas pėr diabet. Duhen akoma studime pėr kėtė ēėshtje.
Pilulat pėr kontrollin e lindjes ndihmojnė edhe nė mjekimin e disa gjendjeve shėndetėsore tė tjera.

Arsyeja mė e zakonshme pėr tė marrė pilulat e kontrollit tė lindjes, siē e thamė, ėshtė tė parandalohet shtatzėnia. Ndėrkaq, ka disa gjendje qė mjekohen me kontraceptivėt oralė. Kėto gjendje janė:

Amenorea - Mungesa e menstruacioneve;
Dismenorrhea - Menstruacionet e parregullta me dhimbje;
Hypermenorrhea - Gjakosje menstruale tė shumta;
Hyperandrogenismi - Superprodhim i hormoneve mashkullore, zakonisht, nga ovaret;
Hirsutismi - Rritje anormale e flokėve tek femrat, zakonisht, nė qafė dhe fytyrė. Pilula nuk pakėson ose nuk eliminon flokėt ekzistuese, por parandalon ose tė pakėson rritjen e tė tjerave. Pacientet, qė marrin pilulat pėr kontrollin e lindjes pėr kėto gjendje, zakonisht duhet tė presin gjashtė deri 12 muaj qė tė shohin ndonjė pakėsim tė rritjes sė flokėve.

Syndromi ovarian polycystik - Njė grupim simptomash, qė pėrmbledh shumė nga tė mė sipėrmet (amenorrhea, hirsutismi dhe hyperandrogenismi), po ashtu infertiliteti dhe formimi i cysteve tė vogla ovariale.
Endometrioza - Njė gjendje me dhimbje, nė tė cilėn, shtresa e brendshme e uterusit rritet jashtė tij, mė shpesh nė organet e tjera riprodhuese tė gruas. Pacientet qė marrin pilula kundėr lindjes pėr endometriosis, mund tė kenė nevojė tė ndjekin porosi tė tjera, qė nuk shkruhen nė paketė. Nė vend qė tė marrin pilula pėr 21 ditė dhe pastaj tė bėjnė njė pushim prej shtatė ditėsh, pacientet mund tė kėshillohen tė marrin njė paketė tjetėr 21-ditėshe, menjėherė. Duke e bėrė kėtė vazhdimisht, parandalohen menstruacionet, qė janė shumė tė dhimbshme.
Periodat e parregullta.
Hemorrhagia uterine disfunksionale (DUB) - Hemorragji jo normale nga vagina, qė shfaqet gjatė ciklit menstrual pa ovulacion.
Aknet.

Gratė qė nuk i marrin dot rregullisht pilulat e kontrollit tė lindjes, mund tė pėrdorin njė formė me dozė tė lartė, qė pėrdoret njė herė nė mėnyrė urgjente, po qe se kanė bėrė seks tė pambrojtur dhe nuk duan tė mbeten shtatzėna (kontracepsioni urgjent). Sot pėrdoret levonorgestrel (Plan B) pa recetė, pėr gratė 18 vjeē dhe lart. Levonorgestreli, pėrgjithėsisht quhet dhe "pilula e mėngjesit tjetėr". Ajo pėrmban doza tė larta tė tė njėjtėve ingredientė qė kanė edhe pilulat e rregullta tė kontrollit tė lindjes. Ato merren brenda 72 orėve nga seksi i pambrojtur. Gratė kėshillohen ta marrin pilulėn me ushqim, pėr tė evituar pėrzierjen dhe tė vjellat. Ndėrkaq, kjo metodė nuk ka efekt, po qe se merret mė shumė se njėherė brenda njė muaji, ose kur gruaja ėshtė shtatzėnė.
Pyesni doktorin para se tė pėrdorni pilulat pėr kontrollin e lindjes.

Pėrgatituni pėrpara. Kėshtu do ta bėni diskutimin me doktorin mė me kuptim. Ėshtė mirė tė sqarohen kėto pyetje:

A janė tė sigurta pėr mua pilulat pėr kontrollin e lindjes?
Cili tip pilulash do tė ishte mė i mirė pėr mua?
Cilat janė rreziqet qė shoqėrojnė pėrdorimin e pilulave?
A mund tė pėrdor pilula pėr kontrollin e lindjes me cikėl tė zgjatur?
A duhet t'i marr pilulat, ekzakt, nė tė njėjtėn kohė ēdo ditė?
Ēfarė duhet tė bėj po qe se nuk e marr njė pilulė?
A mund tė marr disa pilula tė zakonshme, menjėherė, si formė e kontracepsionit urgjent?
Cilat janė fenomenet anėsore mė tė zakonshme nga pilulat e kontrollit tė lindjes?
Cilat efekte anėsore kėrkojnė kujdes mjekėsor?
Cilat barna e pakėsojnė efektivitetin e pilulave pėr kontrollin e lindjes?
Pėr sa kohė duhet tė marr pilula pėr kontrollin e lindjes, pėrpara se ato tė fillojnė tė kenė efekt?
Sa shpejt pas ndėrprerjes sė pilulave tė kontrollit tė lindjes, mund tė mbetem shtatzėnė?

_________________

♥♥♠♠♦♦◘◘ Floor x ever in my corazoon/heart ♥♥♠♠♦♦◘◘
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Si veprojnė pilulat?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Idriz Zeqiraj: Veprojnė mbi baza kombėtare dhe nė fyrmėn rugoviane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: