ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

Share | 
 

 Revista Forbes, rendit plazhet me te rrezikshme ne te gjithe boten

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 20
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

MesazhTitulli: Revista Forbes, rendit plazhet me te rrezikshme ne te gjithe boten   Sun Oct 11, 2009 2:37 pm

Edhe gati nje muaj mungon nga koha e nisjes se veres, por qe prej kohesh jane organizuar ture te vecanta me paketa pushimesh qe ofrohen per turistet per veren e vitit 2008

27 prill 2008- Edhe gati nje muaj mungon nga koha e nisjes se veres, por qe prej kohesh jane organizuar ture te vecanta me paketa pushimesh qe ofrohen per turistet per veren e vitit 2008. Shpesh-here ne fakt pas perrallave apo dhe destinacioneve klasike turistike, fshihen pushime qe mund te transformohen ne nje aventure jo te kendshme. Pikerisht per kete, revista Forbes, ben te ditur per pjesen me te madhe te turisteve, se tashme pushimet dhe sinonimi det dhe diell, per te larguar edhe surprizat e rrezikshme gjate banjave, prezanton edhe klasifikimin e plazheve me te rrezikshme te botes. Per te gjithe ata qe duan Kontinentin e Vjeter, ka per t’u bere nje terheqje dhe te mos shkohet ne plazhet e rrezikshme, sipas ketij klasifikimi, ku plazhet me te rrezikshme jane ato amerikane dhe australiane.

Peshkaqenet

Pothuajse cdo plazh, prezanton nje rrezik te llojit te ndryshem, por sic shpjegon Stephen.P. Leatherman, drejtori i Qendres Laboratorike te Kerkimeve Nderkombetar te Stuhive per Kerkimet Bregdetare ne Universitetin Nderkombetar te Florides, “preokupimi me i madh per personat eshte prezenca e peshkaqeneve”. “Ne realitet, cdokush nga ne ka mundesi te fitoje llotarine qe eshte nje takim i pelqyeshem”, thekson Leatherman. Plazhi i pare i rrezikshem qe prezantohet ne klasifikim dhe qe ka mundesine te futet nje peshkaqen eshte ai i “New Smyrna Beach” ne kontene e Volusias ne Florida. Sipas statistikave te Sulmeve Nderkombetare te Peshkaqeneve, nevitin 2007, jane verifikuar 112 incidente qe kane patur protagoniste peshkaqenet qe kane sulmuar qeninet njerezore. Gati 17 prej tyre kane ardhur nga deti dhe plazhet qe ndodhen ne kete pjese te Florides. Per fat te mire, vetem nje sulm ka rezultuar fatal.

Mbeturinat dhe Meduzat vrasese

Nje nga problemet me kryesore te detrave ne te gjithe boten, eshte rritja e madhe e aluvioneve. Shpesh, hedhja e mbeturinave ne uje mund te jete nje rrezik edhe per shendetin e njeriut. Eshte rasti per detrat qe lagin plazhet e “Hacks Point Beach”, ne kontene Kent ne Maryland dhe ajo e “Beachwood Beach West” ne New Jersey, ku sipas kerkimeve, njeri nga grupet ambientaliste me te njohura ne Amerike, thekson se keto brigje jane me te ndoturat ne Amerike. Gati 60 per qind e ketyre ujerave, dhunojne standartet sanitare kombetare dhe jane te infektuara nga mikrorganizma parazitare si baktere, viruse, apo edhe protozoi qe mund te transmetojne semundje te ndryshme ne qeniet njerezore. Kalojme tek brigjet e Australise Veriore dhe turistet qe pushojne ne mbreterine e meduzave. Gjate ketyre 100 vjeteve te fundit, pikerisht ne keto detera, kane vdekur 16 persona per shkak te goditjeve. “Chorenex fleckeri” te njohura ndryshe edhe si “Vespat e detit”, mund te provokojne vdekjen nga shoku elektrik, pasi kane infektuar spazmen ne muskuj. Me pas krijojne paralizen e frymarrjes dhe pushimin e zemres. Ne vitin 2007, njera nga keto meduza ka vrare nje femije 6 vjecar ne ujerat qe lagin qytetin e Darwin.

Korrentet, incidentet dhe Rrufete

Kthehemi serisht ne Florida dhe atje takojme plazhet qe lagen nga deti me korrentet me te rrezikshme. Vitin e kaluar mbi brigjet e kontese se Brevard dhe te Volusias, kane vdekur nga furia 15 persona, dhjete ne kontene e pare dhe pese ne te dyten. Nje tjeter rrezik tragjik per turistet, jane edhe incidentet e krijuara nga barkat te cilat nuk ndodhen ne det. Sipas statistikave vendet ku ndodhin me shume incidentet ndodhen ende ne brigjet e Florides, te ndjekura nga Kalifornia. Ne fund te ketij klasifikimi te trishte, vazhdon ende te jete Florida per rreziqet qe vijne nga qielli. Sipas amerikanes “National Oceanic and Atmospheric Administration”, shteti i pasur amerikan eshte edhe vendi qe goditet me shume nga rrufete. Ne vitin 1997 deri ne vitin 2007, kane vdekur gati 71 persona, te goditur nga rrufeja. Shpesh, plazet e “New Smyrna” dhe “Clearwater”, shume here jane evakuar dhe qendrojne te mbyllura per disa dite.

_________________

♥♥♠♠♦♦◘◘ Floor x ever in my corazoon/heart ♥♥♠♠♦♦◘◘
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Revista Forbes, rendit plazhet me te rrezikshme ne te gjithe boten
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregime nga gratė shqiptare
» Revista Shipkovica?
» Murat Gecaj: Mbyllet Gazeta "Mėsuesi" - Nderim pėr gjithė drejtuesit, redaktorėt dhe bashkėpunėtorėt
» Revista "Shqipėria etnike" Nr. 4/2009 (I)
» Revista "Shqipėria etnike"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Arkiva e forumit-
Kėrce tek: