Edona Vdes per Florin
Numri i postimeve : 6018 Age : 28 Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"... Disponimi i pergjithshem : e hareshme Registration date : 13/12/2008
| Titulli: A mund te zbulohet genjeshtra? Sun Jun 28, 2009 5:05 pm | |
| Shkencetaret amerikane po provojne nje metode te re per te zbuluar genjeshtren; nje menyre qe besohet se mund te jete shume me e sakte sesa analiza e ADN-se per zbulimin e krimit.
Metoda e re synon qe nepermjet shqyrtimit te impulseve te pavullnetshme elektrike te trurit, ekspertet te percaktojne nese personi genjen apo thote te verteten. I denuari Jim Ray Slater shpreson qe veprimtaria e valeve te trurit te tij do te provoje se ai eshte i pafajshem. Slater eshte denuar per vrasjen e te dashures se tij dhe femijes se saj, dhe pret per tu ekzekutuar nga fundi i ketij viti. Metoda e re mund te provoje nese truri i tij ka regjistruar hollesite e krimit, hollesi qe vetem ai qe ka kryer krimin mund ti dije.
Krijuesi i ketij sistemi te ri eshte doktor Lorenc Faruell. Ai thote se truri eshte gjithmone ne veprim duke planifikuar, ekzekutuar dhe regjistruar krimin.
Kur personi sheh dicka te njohur, truri reagon automatikisht dhe ky reagim regjistrohet ne forme grafiku. Avokatet e Ray Slaterit po e apelojne denimin e tij me vdekje . Doktor Faruelli thote se provat lene te kuptohet se truri i Slaterit nuk permban hollesi rreth vrasjeve.
Ka shume te ngjare, thote doktori, qe ne perfundim te eksperimentit, ne trurin e Slaterit te mos gjejme asnje hollei rreth vrasjeve per te cilat ai eshte denuar.
Ndersa Terri Harrington kaloi 23 vjet ne burg per nje vrasje ne Ajova. Por metoda e re e analizes se trurit e nxorri ate te pafajshem. Doktor Faruell thote se tani Teri eshte njeri i lire dhe i pafajshem. Ai thote se metoda e re zbulon si te pafajshmin edhe fajtorin, sic eshte rasti i James Grinderit, i cili per vite thoshte se ishte i pafajshem per vrasjen e nje gruaje ne vitin 1984. Pasi iu nenshtrua analizes se trurit me metoden e re, James Grinder jo vetem e pranoi fajin per vrajen ne vitin 1984, por gjithashtu pohoi se kishte kryer edhe 3 vrasje te tjera. Metoda e re duket shume premtuese, dhe kjo eshte arsyeja qe agjencia qendrore e zbulimit, CIA shpreson ta perdore ate ne te ardhmen ne luften kunder terrorizmit. | |
|