Edona Vdes per Florin
Numri i postimeve : 6018 Age : 28 Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"... Disponimi i pergjithshem : e hareshme Registration date : 13/12/2008
| Titulli: Alternativa per karburante - A mund te gjendet nje burim tjeter energjie pervec vajit Sun Jun 28, 2009 5:06 pm | |
| Vaji ose me sakte produktet e tij perdoren si karburante ne fusha te ndryshme te jetes. Perdorimi numer nje i vajit eshte prodhimi i benzines dhe naftes per makina dhe lloje te tjera karbuarantesh per ngrohje shtepie si gaz natyror, ose gaz per "grillen", ose vajguri.
Problemet kryesore me perdorimin e vajit si baze karburanti jane
1. Ndot ambientin dhe po zmadhon vrimen e ozonit; qe mund te sjelle ndryshime katastrofike pas disa dhjetevjecaresh.
2. Probleme nga ana politike sepse vendet qe kane vaj shihen me sy tjeter. Nuk i thone kot vajit "floriri i zi"
3. Sa here qe behet ndonje krize tip "uragani",(a ndonje lufte per vaj) cmimi i vajit ndryshon. Ne shtetet ne jug te "SHBA" ne sezonin e uraganeve vaji rritet me hapa gjigande. Rritja e cmimit te vaj nis nje "reaksion zinxhir" qe sjell rritjen e produkteve te tjera psh: - rritet kostoja e transportit te mallrave atehere rritet dhe kostoja e mallit - produktet qe prodhohen direkt nga vaji kane gjithashtu cmime me te larta - Cmimi i ngrohjes qe eshte problematik ne zonat me kater stine ndryshon ne menyre te ndjeshme. Psh ne Amerike vitet e fundit kostoja e ngrohjes eshte rritur te pakten 25% nga viti ne vit thjesht si cmim vaji ose gazi per gallon ne varesi me se punon sistemi i ngrohjes ne shtepi. Vetem si varesi e cmimit te naftes dhe jo e kohes kostoja e ngrohjes rritet ne menyre marramendese.
4. Shpirtin e kemi ne disa vende qe prodhojne vaj dhe sa here qe merren vesh me njera-tjetren mire ulin prodhimin dhe ngrene cmimin.
Keto jane disa nga arsyet qe kane nisur kerkime per burime te tjera energjitike. Hapja i kushtohet vetem H2 si alternative duke patur parasysh qe ka dhe mundesi te tjera.
Pse do te jete mire qe te perdorim Hidrogjen ne vend te "vajit"?
1. Hidrogjeni nuk ndot ambientin. Kur do digjet prodhimi perfundimtar eshte uji. Keshtu ruajme ambientin dhe ne te njejten kohe veten tone. Cilesia e ajrit ne qytete si Los Angeles, New York City, Meksiko City, Tokyo, etj. eshte shume e ulet dhe nuk mund te shohesh as lindjen as perendimin e diellit. Ne keto qytete shitet ajer (psh ne Tokio eshte fakt). Njehere e nje kohe pinim uje nga lumi dhe burimi kurse tani duhet ta blesh ne shishe ose ta filtrosh. Me keto ritme qe po behet ndotja nuk jemi shume larg dites qe do bleme ajer per te marre fryme.
2. Eshte nje burim energjie qe nuk do mbaroje kurre. Nga uji qe del si prodhim i djegjes mund ta formojme prape Hidrogjenin.
3. Energjia e djegjes te Hidrogjenit eshte gati 2 here e gjysem me e madhe se ajo e metanit keshtu qe do jete me efikase.
4. Nuk do te kete me beteja politike se pak a shume ne te gjitha vendet ka uje me bollek si i thone fjales.
Tani lind pyetja kur Hidrogjeni qenka kaq i mire pse nuk perdorim hidrogjenin si burim energjia?
Problemet e Hidrogjenit
1. Ku mund te gjejme nje burim te lire (te prodhojme H2 me kosto te ulet)Hidrogjeni? Aktualisht burimi numer nje i Hidrogjenit eshte nga metani, me shume se 90 % prodhohet ne kete menyre. Pra serish do varemi nga vendet qe prodhojne vaj. Alternativa tjeter eshte ta marrim Hidrogjenin nga uji. Per te nxjerre Hidrogjenin nga uji ka 2 menyra: - te perdorim aq energji sa duhet per te ndare Hidrogjenin nga Oksigjeni. Kjo mund te realizohet kollaj ne vendet e Evropes te ulet qe kane uje me bollek. Mund te perdorin ujin per te prodhuar energji me kosto te ulet dhe ate energji ta perdorin per te prodhuar hidrogjen. Ne vendet e tjera kostoja e energjise eshte e larte dhe po ti hysh kesaj rruge nuk ja vlen barra qirane si i thone fjales. (Eshte si te vesh te besh nje rruge me makine per Filanin dhe ai te jep $ 100, kur benzina qe harxhon vete $150; pa llogaritur ketu kosto te tjera jemi $ 50 deficit)
- Menyra tjeter eshte te gjesh nje katalist per te shpejtuar reaksionin e ndarjes te ujit dhe ne te njejten kohe te ulesh energjine qe duhet per te bere kete ndarje. Kjo mundesi nuk eshte enderr utopike po nje koncept i mundshem dhe i paarritur deri me sot nga NJERIU. Them i paarritur nga njeriu se te gjitha bimet jane te afta per ta ndare ujin dhe marrin Hidrogjen dhe Oksigjen. Nqse arrihet te kuptohet mekanizmi mund te prodhojme edhe ne (njerzit) Hidrogjen me kosto te ulet. Nje mundesi tjeter eshte "cold fusion" te arrish te ndash molekulen e ujit duke perdorur shume pak energji. Kjo mbetet nje teme e nxehte dhe sot e kesaj dite. Mendohet se eshte e mundur por deri tani nuk eshte realizur. Kete vit nje grup ne Amerike mendon se ja ka arritur qellimit por kostoja e procesit eshte e madhe. Procesi nuk eshte shume efektiv, por nqse shkencetare te tjere arrijne te marrin rezultatet e grupit te shkencetareve nga Kalifornia atehere ndoshta dicka mund te behet.
2. Hidrogjeni merr flake shume kollaj dhe si i thone llafit nje shkendije e vogel mund te beje nje BUM qe le qe do te te djege si miu, por qe mund t'i jape ndonje infakt ndonje njeriu me zemer. Keshtu menyra si do mbahet Hidrogjeni (ku do ruhet) eshte akoma me nje pikepyetje te madhe. Transporti i hidrogjenit eshte gjithashtu shume problematik per arsyen e mesiperme.
3. Po qe se perdorim H2 atehere te gjitha benzinatat duhen ndertuar nga fillimi. Kostoja e ndertimit te ketyre pikave nuk do jete e vogel duke patur parasysh problemet e pikes 2. Rradha per tu furnizuar ne keto pika do jete e gjate se nuk do ndertohen miliona karburante brenda nates.
4. Ka dhe vende qe nuk kane dhe aq shume uje me bollek. Ndoshta andej nga shkretetira ne Afrike nuk kane po s'ka problem se ja u shesim ne.
5. Problemi i fundit po ama qe eshte nje nga problemet me kryesore eshte mungesa e investimit. Te gjithe politikanet kane leka ne kompanite e vajit qe gjithmone dalin me fitime. Pse keta politikane do japin leka per te nxjerre nje produkt qe do t'iu ule mundesite e fitimeve.
Do perpiqem te sjell me shume informacion rreth hidrogjenit dhe burimeve te tjera energjitike pervec vajit dhe hidrogjenit.
jepni mendimet tuaja nqse H2 do arrije ta zevendesoje vajin. | |
|