Edona Vdes per Florin
Numri i postimeve : 6018 Age : 28 Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"... Disponimi i pergjithshem : e hareshme Registration date : 13/12/2008
| Titulli: Bota e Nentokes ose Hollow Earth Sun Jun 28, 2009 5:22 pm | |
| Teoria e Tokes Bosh ose Hollow Earth
Prej kohesh kam dashur ta hap kete teme por impenjimet me temat e tjera ne forum nuk me kane mundesuar. Per vete natyren e saj kjo tematike eshte shume e gjere dhe kerkon nje kohe relativisht te gjate qe te paraqiten gjithe provat, faktet dhe teorite per ekzistencen e nje bote te nendheshme dhe vete boshllekun qe mund te kete globi yne. Gjate gjithe historise se rregjistruar te njerezimit eshte folur per boten e nendheshme, krijesat e saj dhe ferrin qe perfaqeson kjo bote. Qe nga mitologjia e deri tek tekstet fetare gjejme gjurme te forta te pershkrimeve te nje bote irreale te mbushur me figura hyjnore e gjysem hyjnore, qenie mistike dhe te frikshme te konsideruara pjelle e fantazise njerezore dhe e frikes se tij ndaj nje te panjohure qe ka mbetur e tille per mijera vjet dhe eshte prekur vetem nga nje grusht njerezish te zgjedhur. Vazhdimisht nga ky realm kane ardhur mesazhe qe jane degjuar nga ata qe i kane mbajtur veshet e hapur dhe mendjet e hapura per te kuptuar ate qe nuk e kupton dhe pranon dot mendja e ndrydhur njerezore.
Them e ndrydhur pasi ne si qenie njerezore nuk jemi te ndergjegjshme per fuqine e madhe qe kemi ne trurin tone dhe kufizohemi nga frika e te panjohures duke i mohuar vetes perdorimin e dhurates me te madhe qe kemi nga natyra apo nga krijuesi (kushdo qofte). Nder shekuj njerez te guximshem dhe endrrimtare jane perpjekur te gjejne rruget per te hasur kete te panjohur. Shume kane deshtuar deri dhe me jetet e tyre. Disa ja kane dale mbane dhe kane lene deshmine e tyre qe edhe sot e kesaj dite vazhdon te mos pranohet fale asaj mengeneje qe ka ngerthyer mendjen njerezore dhe se le ate te shpertheje me gjithe fuqine e saj. Sot me shume se kurre njerezimi po i afrohet kufijve te dijes duke u perpjekur ti kaperceje ato. I kerkon ne avancimin e shkences, teknikes, mendimit dhe perceptimit. I kerkon ato ne trupat e sistemit tone diellor dhe pertej tij duke guxuar qe te zgjeroje hapesiren e kerkimet neper kozmos dhe gjithe universin. Por nuk duhet harruar qe vete globi yne ende eshte i mbushur me mistere. Nuk duhet harruar sesa zbulime te rendesishme jane bere vitet e fundit kur mendohej se ska mbetur me gje per tu zbuluar.
Njohim mjaft mire siperfaqen e Henes dhe te Marsit por nuk dime ende se cfare fshihet neper thellesite e Amazones dhe te xhungles tropikale afrikane. Njohim mire satelitet e Saturnit dhe te Jupiterit por ende nuk dime te shpjegojme zerat e forte qe na vijne nga e kaluara dhe e tashmja per ekzistencen e dickaje shume te pabesueshme nen kembet tona. Perpiqemi te hedhim ne harte sistemin tone diellor, galaksine tone dhe te tjera, perpiqemi te gjejme sesi u krijuan dhe kur do kene nje fund dhe ende nuk dime as 1 % te asaj qe perfaqeson brendesia e globit tone. Dhe ketu eshte misteri me i madh qe ende mbetet per tu zbuluar. Gjeologjia me saktesite dhe pasaktesite e saj na ka ardhur ne ndihme per te kuptuar dhe mesuar shume mbi historine e planetit tone si trup dhe si ndertim. Por si cdo shkence ajo ka nevoje gjithmone per permiresim dhe ndryshime ne koncepte dhe nga ky rregull ajo nuk mund te beje perjashtim. Kete teme e kam titulluar Teoria e Tokes Bosh ose Hollow Earth (me pas e ndryshova ne Bota e Nentokes ose Hollow Earth) pasi ky eshte subjekti qe dua te trajtoj. Do perqendrohem fare pak ne aspektin shkencor te saj dhe do e vazhdoj ne ate qe me gjithe gojen mund te quhet si pjese e pandare e nje realiteti paranormal dhe teresisht te mistershem per ne si qenie njerezore.
Eshte apo jo bosh Toka jone? Cfare jane faktet qe mbeshtesin kete teori? Ka apo nuk ka hapesire qe te mundesoje kushte per nje shoqeri qe te jetoje aty per qindra madje mijera vjet? A ka gjurme dhe prova qe deshmojne pro kesaj teorie? Kush jane qeniet qe mund te jetojne poshte kembeve tona dhe pse ato kane bere kete zgjedhje? Kujt kulture i perkasin dhe cfare lidhje kane ato me te kaluaren e larget te njerezimit, nje e kaluar e cila nuk ben pjese ne historine e rregjistruar dhe qe mund te shkoje mbrapa ne kohe disa dhjetra mijera vjet? Keto jane disa nga pyetjet qe do mundohem ti jap pergjigje ne kete teme. Materialet jane te shumta, disa prej tyre te ngulitura thelle ne mendjen time, disa ne internet e disa te tjera neper librat qe zoteroj. Por nuk ka rendesi koha qe do te duhet per te paraqitur sa me shume prej tyre. Eshte e rendesishme qe ne fund te jepet nje panorame e pergjithshme dhe mbase te ndihmoje ne dhenien e disa pergjigjeve qe mund te barisin diku ne cepin e mendjes sone por qe skemi guximin ti themi me ze te larte. Ne fund te fundit ky eshte dhe kalvari i vete shoqerise njerezore, jemi gjithmone ne kerkim te pergjigjeve per pyetjet tona dhe nuk do rreshtim asnjehere se perpjekuri per ti gjetur ato pergjigje. Qellimi i temes nuk eshte aspak te kundershtoje linjen e pergjithshme te shkences dhe as te perpiqet qe te kontrastoje me idene skolaristike mbi perberjen e planetit tone. Jo pa qellim e thashe me esklamacion qe nuk do trajtoj shume anen shkencore te teorise pasi ajo me pluset dhe minuset e saj eshte dhe mbetet e pandryshueshme per mendjet e pandryshueshme.
Qellimi eshte qe te pasqyrohet ana e panjohur e brendesise se tokes, ajo ane qe peshperitet me gjysem zeri neper bisedat e shkenctareve te rinj dhe ata te mendimit alternativ, te studiuesve qe kane kaluar vite te tera duke mbledhur dhe perpjekur te provojne deshmite e ardhura nder vite, te te kontaktuareve dhe mendimtareve mendje hapur dhe sidomos te asaj shtrese qe konsiderohet si injorante dhe pa kredibilitet shkencor por qe ne shume raste ka rezultuar te jete disa here me e pasur shpirterisht dhe menderisht sesa shkenctari me i afirmuar. Keta jane shamanet e cdo besimi, tribuje apo klani. Jane njerezit e mbrujtur nga eksperienca dhe njohuria disa mijera vjecare e transmetuar brez pas brezi dhe qe mbart ate te fshehte te natyres njerezore te cilen shkenca e sotme e injoron dhe nuk e quan aspak si te denje per tu trajtuar. Pra jane zerat e te lashteve ne gojen e te tashmeve te cilet perpiqen qe ta na zgjojne nga gjumi letargjik dhe te na shkundin amnezine qe na ka pushtuar mendjen kolektive prej me shume se 5 mije vjet. Nese nuk kemi deshire apo vullnet ti marrim ne konsiderate, me e pakta qe mund te bejme eshte ti degjojme se ckane per te thene qofte edhe sikur te qeshim e te kthejme koken menjeane me tallje. Sado pak do mbetet nga ato zera dhe ne rastin me te pare mund ti sjellim nder mend dhe te pranojme me turp se paskan patur te drejte. Dua te nenvizoj me force se ne teme skam aspak nder mend te replikoj mbi saktesine apo pasaktesine e teorise shkencore se Tokes Bosh. Prandaj dhe po e hap ne kete nenforum pasi me intereson subjekti mistik dhe paranormal i saj. | |
|
Libona Vdes per Florin
Numri i postimeve : 7095 Age : 31 Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas! Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas... Disponimi i pergjithshem : alegra y triste Registration date : 13/09/2008
| Titulli: Re: Bota e Nentokes ose Hollow Earth Sun Jun 28, 2009 8:54 pm | |
| | |
|