Serafina.. Vdes per Florin
Numri i postimeve : 1050 Age : 27 Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo.... Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor Disponimi i pergjithshem : e hareshme Registration date : 11/06/2009
| Titulli: fjalor astronomik Thu Jul 23, 2009 1:04 pm | |
| Fjalor astronomik
Te sqaruara nga Erling Poulsen
Aberacion Shtytja e vendit te vertete te nje ylli ne trupin qiellor, qe rezulton nga levizjet e Tokes dhe shpejtesise perfundimtare te drites.
Akse Nje vije e imagjinuar rreth te ciles nje trup rrotullohet.
Albedo Nje mase per sa sa drite reflekton nje trup jo ndricues.
Antoniadi-skala Numer Romak qe jep kvalitetin observativ (veshtrues). I. Perfekt, pa dridhje. II. Veshtrime te qeta per disa sekonda, por me dridhje te dobeta here pas here. III. Veshtrime mesatare, dridhje tejet te medha ne ajer. IV. Veshtrime te motit te keq, dridhje te medha. V. Veshtrime te motit shume te keq. Apertur Diametri i hapjes se nje instrumenti optik.
Apeks Pika e gjithesise drejt se ciles leviz sistemi diellor. Gjendet ne foton qiellore te quajtur Herkules.
Aphelium Pika ne rrugen e nje planete ku ajo eshte me larg Diellit.
Aurora (drita polare) Shtresa ajrore afer poleve magnetike te nje planete, te jonizuara-prandaj ndricuese. Jonizimi behet nga qe mbushja e copezave elektrike prej Diellit shtangon ne atmosferen tutje.
Azimuth Ana horizontale prej veriu i nje projektimi horizontal te nje trupi qiellor poshte horizontit.
Ångstrųm Njesi matjeje rralle e perdorur per gjatesi valore te drites, 1Å=10-10m.
Bueminut 1° ndahet ne 60 bueminuta('), qe serish ndahen ne 60 buesekonda(").
Caldera Krater vullkanik
Cephide Yll ndryshues me nje periudhe shume te shkurter. Ka nje mvarshmeri ndermjet periudhes dhe dergimit te drites se yllit.
Deklinacion Largesia e cepeve te nje ylli prej ekuatorit qiellor.
Drite Zodiaku Drite ovale qe mund te shihet mbi horizont pak para lindjes dhe perendimit te diellit. Kjo vjen nga reflektimi i drites se Diellit ne pluhur qe ndodhet rreth Ekliptika-s.
Efekti Doppla Ndryshimi i gjatesise valore qe veshtrohet kur valederguesi dhe valepritesi ndryshojne largesine prej njeri tjetrit. Kur nje burim drite afrohet, drita shihet ne te kaltert dhe kur ajo largohet shihet ne te kuqe.
Efemeride Nje tabele qe tregon se ku ndodhet nje trup qiellor i levizshem ne nje pike kohore te dhene.
Ekliptika Rruga ndermjet yjeve ndermjet te cileve Dielli leviz gjate vitit.
Ekstinkcion Dobesimi i drites se trupit qiellor qe ndodh kur ai kalon neper atmosfere; Me dukshem kur trupi qiellor ndodhet poshte horizontit.
Elongacion Largesia e nje planete nga Dielli.
Ekscentricitet Nje mase se sa rruga e nje planete ndryshon prej nje rrethi.
Ere Dielli Copeza te elktrizuara qe dalin jashte prej Diellit.
Erresire tejet e madhe Ka tre lloje te kesaj erresire qe zgjasin ndryshe: Qytetare - kur Dielli eshte ndermjet 0° dhe 6° nder horizontin. Nautike - kur Dielli eshte ndermjet 6° dhe 12° nder horizontin. Astronomike kur Dielli eshte ndermjet 12° dhe 18° nder horizontin.
Ekuator Projektimi i ekvatorit te Tokes ne topin qiellor.
Faklat (Faculae) Planeta teper ndricuese ne siperfaqen diellore.
Fortesia e Drites Masa e drites qe shendrit prej nje ylli. Faza Ndryshimi i formes se nje trupi qiellor si rezultat se ai nuk e kthen te gjithe anen ndricuese kah ne. Flares Shperthim ne Diell apo ne je yll tjeter.
Fotosfera Siperfaqja ndricuese e dukshme e Diellit
Galakse Nje permbledhje e miliarda yjesh ne gjithesi. Rruga e Qumeshtit eshte nje galakse.
Grupi Lokal Nje grup prej rreth 30 galksash, ku Rruga e Qumeshtit gjithashtu eshte anetare e saj.
Galaksa Seyfert Nje galakse me berthame me drite te forte. Shpesh me nje radio burim te forte.
Gjiganti i Kuq Nje stadium i zhvillimit te nje ylli.
Halo Nje rreth (unaze) ndricues qe here pas here mund te shihet rreth trupave qiellor te ndritshem dhe qe rezulton si nje lufte drite ne kristalet e akullta te atmosferes.
Konjunkcion Kur nje planete shihet afer nje ylli thuhet qe ndodhet ne (k). Kur planetet e brendshme ndodhen ndermjet Diellit dhe Tokes thuhet qe ndodhen ne (k) te poshtme, kur jane ne anen tjeter te Diellit thuhet qe ndodhen ne (k) te siperme.
Konstellacion Nje grup yjesh ne qiell, shpesh te nje kuptimi me foto yjesh.
Korona Pjesa e jashtme e atmosferes se Diellit. Mund te shihet vetem gjate nje Eklipsi total.
Kozmologji Mesimi mbi strukturn e madhe te Univerzit.
Kromosfera Ajo pjese e atmosferes se Diellit qe ndodhet permbi siperfaqen e dukshme te tij.
Kulminacion Kur nje trup qiellor e tejkalon meridianin. Kur kjo ndodh me afer zenitit thiret (k) e siperme dhe me larg zenitit thiret (k) e poshtme.
Levizja direkte Levizja e nje trupi qiellor prej perendimi kah lindja ne qiell. E kunderta eshte Levizje Retro.
Levizje Retro Levizja e nje trupi qiellor lindje perendim.
Liberacion Nje ndricim i Henes qe eshte rezultat i formes elipse te saj. Kjo ben qe nga Toka mund te shihet 59% e siperfaqes se saj, por vetem 1x 50%
Lunacion Muaj sinodik, koha ndermjet dy Henave te reja, mesatarisht 29 dite, 12 ore, 44 minuta dhe 2,9 sekonda.
Montimi-Altazimuth Nje montim teleskopik qe ben te mundshem levizjen e teleskopi ne nje akse horizontale dhe vertikale.
Magnetosfera Pjesa rreth nje planete ku fusha magnetike e saj mbisundon.
Magnitude Masa per fortesine e drites se nje planete. Kemi (m) absolute dhe te perafert. E para eshte e matur direkt, a dyta e perafert, nese ylli ishte ne largesi prej 10 pc ose 32,26 vite drite, keshtu qe (m) absolute behet nje mase per dergimin e drites se yllit. Klasa e madhesise se perafert eshte e definuar me m=k-2,5*log(fluksi i drites se matur), ku (k) eshte zgjedhur ne ate menyre qe ylli qe shihet me sy ka m=6, keshtu qe fitohet klase madhesie e njete me kataloget e kohes se vjeter. Dallimi i nje klase madhesie prej 1 eshte i barabarte me nje dallim fluksi prej 2,512.
Meridian Rreth i madh ne topin qiellor permes zenitit, nadir dhe poleve qiellore.
Meteor Nje copez qe gjate dergimit te drites shtangon ne atmosferen e Tokes.
Meteorit Nje trup qe deperton neper atmosferen e Tokes, prandaj i bie siperfaqes.
Mjegull Planetare Nje levozhge prej nje gazi te harxhuar si nje shkurtabiq i bardhe. Ylli e ben mjegullen te shendrise.
Montimi Ekuatorial Nje montim teleskkopik qe ben te mundshem drejtimin e teleskopit ne nje akse paralel me aksen e Tokes dhe nje akse drejt cepit te saj (ekuator).
Nadir Pika ne topin qiellor qe gjendet vertikalisht gjate veshtrimeve.
Nebula Mjegull prej materje dhe gazra ne hapesiren interstelare.
Neutron Nje copez elementare neutrale. Gjendet ne berthamen atomike.
Nova Nje yll qe papritur digjet.
Objektiv Linsa perpara qe mbledh drite ne nje teleskop linse.
Okultacion Kur nje trup qiellor leviz para nje trupi qiellor tjeter dhe e mbulon ate. Nje Eklipse eshte nje Okultacion.
Okular Linsa qe eshte me afer syrit ne nje teleskop.
Opozicion Vendosja e nje planete kur ajo, shikuar nga Toka, gjendet kundrejt Diellit.
Planetat e brendshme Merkuri dhe Venera qe jane me afer Diellit se sa ne.
Pika grushtore Pika ku rruga e nje planete-komete ose e Henes e pret Ekliptiken.
Paralaksa Cepi shtytes i nje trupi kur veshtrohet nga dy vende te ndryshme
Perihelium Pika ne rrugen e nje planete kur ajo ndodhet me afer Diellit.
Pole Ato dy pika ne topin qiellor ku aksa rotulluese e Tokes e pret ate.
Protuberans Gaz i ndritshem qe shtyhet larte mbi siperfaqen e Diellit.
Precesion Levizjet e ngadalshme te poleve qiellore si rezultat i ndryshimeve te ngadalshme te drejtimit te akses se Tokes.
Planete te jashtme Planete qe jane mel arg Diellit se sa Toka.
Quasar Objekt i ngjajshem me yjet por por shume i larget. Nje parastadium i nje galakse.
Rrezatimi Kozmik Copeza prej gjithesise se jashtme qe e prekin atmosferen. Copezat shperndahen kur bien dhe vetem disa pjese te mbetura arijne deri ne toke. Nuk dihet me siguri se nga vijne.
Radiant Pika ne qiell ku shi meteoresh mendohet te ndaloje.
Rektascenzion Koordinata qiellore. Per nje trup qiellor eshte ajo kohe qe kalon prej pikes pranverore kulminacion deri tek kulminacioni i trupit qiellor.
Roche - Kufiri Largesia minimale qe nje trup qiellor mund te kete gjate qarkullimit rreth nje trupi tjeter pa u copetuar nga gravitacioni. Ajo eshte rreth 2,44 × radiusit qendrore te trupit qiellor.
Spektri Absorpcionar Nje spekter qe perbehet nga nje rresht vijash te erreta. Arsyeja eshte se materja ndermjet neve dhe dritedhenesit gelltit ngjyra perkatese gje qe mvaret nga perberja e materjes.
Spektri emisionar Nje spekter qe perbehet prej vijave ndricuese dhe rypave. Vjen si zakonisht prej gazrave ndricues.
Sfera qiellore Nje levozhge rreth i imagjinuar me Token ne qender. Pasi qe shumica e trupave qiellore ndodhen shume large, duket sikur ato ndodhen ne nje levozhge me ne ne qender.
Spektrum Ridhenie e drites ose nje rrezatimi tjeter me gjatesite valore te thjeshta te ndara.
Super Gjigante Yje te vecanta te renda arijne kete stadium ne fundin e jetes se tyre.
Supernova Kur berthama e nje Super Gjiganti harxhon materjen djegese prandaj lirohet nje mase energjie gravitare qe ben yllin te shpertheje shume.
Shkurtabiqi i verdhe Nje yll sikur Dielli.
Shkurtabiqi i bardhe Nje yll i vogel qe ka perdorur gazrat djeges.
Shpejtesia Radiale Shpejtesia e nje trupi qiellor gjate vijes shikuese.
Shpeshtesia Volum mase, p.sh. g/cm3.
Terminator Vija ndarese ndermjet pjeses ndricuese dhe jo ndricuese te Henes apo te ndonje planete.
Tranzit Pasazha kryq e nje trupi qiellor drejte nje veshtruesi meridian. Nje psazhe me e vogel e nje trupi qiellor drejte nje pjese te nje planete.
Vijat Frauenhofe Vijat e erreta ne spektrin diellor.
Viti i Drites Gjatesia e rruges qe ylli e kalon per nje vit, rreth 9,46 bilion km.
Vrima e Zeze Ajo qe mbetet prej nje ylly te rende pas shperthimit perfundimtar.
Van Allen rrypi Disa vende rreth Tokes ku copezat e elktrizuara kapen dhe akselerojne nga fusha magnetike e Tokes.
Yll Cirkumpolar Nje yll qe eshte aq afer poleve te qiellit sa qe asnjehere nuk shuhet.
Yll i dyfishte Dy ose me shume yje qe shihen shume afer njera tjetres. Mund te jene te nderlidhura fizikisht (afer njera tjetres ne gjithesi) ose thjeshte ndodhen afer ne te njejten vije shikuese.
Yll Flares Si zakonisht yll i kuq qe ka shperthim tejet te forte.
Yje neutrone Nje yll qe perbehet prej neutroneve. Ajo qe mbetet pas nje Supernove. Nese ai dergon radiopulse te shpejta me variacione-thiret pulsar.
Yll i dyfishte Spektroskopik Nje yll i dyfishte qe nuk mund te dallohet ne teleskop, por qe tregon dyfishtesine gjate doppla-ve te rregullta ne vijat spektra.
Zodiaku Nje brez rreth Ekliptikes, ku Dielli, Hena dhe te gjitha planetet (- Plutoni) gjithmone shihen. Shkaku eshte se te gjithe trupat e medhenj te sistemit Diellor shtrihen ne te njejjtin plan.
Zenit Pika ne topin qiellor qe ndodhet vertikalisht ndaj veshtruesit. | |
|