Eshte zbulimi astronomik i vitit dhe ate e ka bere nje astronom amator.
Nje komete (ose ndoshta ne asteroid) eshte perplasur me planetin Jupiter te sistemit tone diellor. Gjithcka ndodhur eshte xhiruar (thuajse) direkt.
E gjitha kjo eshte merite e nje programuesi informatik australian 44-vjecar, i quajtur Anthony Wesley,i cili zbuloi zhvillimin hapesinor ndersa vezhgonte qiellin prej shtepise.
Laboratori i NASA-s konfirmoi ngjarjen duke perdorur nje teleskop te fuqishem me rreze infra te kuqe ne Hawaii.
Zbulimi
Lajmi per zbulimin e Wesley beri xhiron e botes ne pak ore. Vete Wesley tregoi se iu deshen rreth 30 minuta per te kuptuar se njolla e zeze qe rrotullohej prane Jupiterit ne 19 korrik ishte faktikisht impakti i pare ne kohe i vezhguar prej astronomeve nder vite.
"Mendova se behej fjale per nje stuhi normale polare, por me pas kuptova se njolla e erret ishte e tille ne te gjitha kanalet", tha Wesley ne faqen e tij ne web.