Edona Vdes per Florin
Numri i postimeve : 6018 Age : 28 Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"... Disponimi i pergjithshem : e hareshme Registration date : 13/12/2008
| Titulli: Zotėrit e rrufeve! Sat Jul 25, 2009 10:08 pm | |
| Para rreth 2500 vjetesh sipas mitologjise antike greke, nje Titan i quajtur Promete i vjedh zjarrin e diturise Zeusit per tia dhene ate njerezve, ne menyre qe keta te fundit te mos ishin teresisht te varur prej perendive por te mund te zhvilloheshin vecas fale diturise se fituar. 25 shekuj me vone, ky grup inferior qeniesh ka arritur jo vetem te zoteroje zjarrin por edhe te rivalizoje me arme te njejta vete Zeusin, zotin e rrufeve. Kete e ka mundesuar nje grup kerkuesish europiane te cilet kane arritur ta clirojne aktivitetin elektrik te permbajtur ne rete, duke i "aktivizuar" keto te fundit fale nje rrezeje lazer me fuqi te larte. Eksperimenti i drejtuar nga Jerome Kasparian (Zherom Kasparian) dhe koleget e tij te Universitetit te Lionit eshte publikuar ne "Optics Express" dhe eshte zhvilluar ne New Mexico. Per te kryer eksperimentin ne fjale kerkuesve u eshte dashur te shkojne ne majen e South Baldy Peak nderkohe qe kalonte nje turbullim i larte atmosferik, prej nga kane derguar drejt reve nje seri impulsesh me energji te larte te cilat kane eksituar akoma me shume ngarkesat e perqendruara ne to, duke formuar filamente plazme (lende ne gjendje teper te eksituar, e perbere nga nje numer i madh elektronesh te dale nga orbitat) qe kane cliruar nje aktivitet elektrik mjaft te fuqishem. Dhe per kerkuesit kjo ishte vetem pjesa e pare e eksperimentit, pasi per shkak te energjise se larte, jeta e filamenteve te plazmes ka qene teper e shkurter, dhe shkarkesat elektrike nuk kane mundur te arrijne ne toke. Pasi te riprogramojne lazerat dhe te bejne te mundur perdorimin e frekuencave te impulseve me komplekse, do te tentojne te krijojne filamente me jetegjate, ne menyre qe te mundesojne shkarkimin e rrufeve ne toke. Mundesia per te provokuar rrufe ka rendesi qofte per kerkimet shkencore, qofte per te studiuar impaktet praktike, si p.sh studimi i ndjeshmerise se avioneve ndaj rrufeve ose studimi i reagimit se infrastrukturave me te komplikuara si linjat elektrike te nje qyteti ndaj fenomeneve natyrore si stuhite. Idea e perdorimit te impulseve lazer per te cliruar rrufe, eshte shfaqur qysh para rreth 30 vitesh, por deri me sot askush nuk kishte arritur ta vinte ne perdorim, edhe per shkak te fuqises se pamjaftueshme te lazerave.Lazerat e rinj te perdorur ne eksperimentin ne fjale, kane arritur ta realizojne me se miri qellimin e tyre, edhe pse mbetet akoma pune per tu bere, ne menyre qe rrufete te zoterohen ne maksimumin e mundshem. Kasparian dhe koleget e tij marrin pjese edhe ne projektin Teramobile, nje program i financuar nga Qendra kombetare e kerkimeve (CNRS) franceze dhe nga Deutsche Forschungsgemeinschaft (DFG) qe ka si qellim krijimin e nje lazeri te levizshem, ne gjendje te krijoje filamente plazme duke perdorur impulse sa me te shkurter. Me sa duket, frika qe e beri Zeusin te denoje me lidhje ne malin Kaukaz Prometeun per te sherbyer si shembull per rebeluesit e tjere, ka qene me se e justifikuar!! | |
|