Ministria britanike e Mbrojtjes ka hapur arkivat sekrete per objektet fluturuese te paidentifikuara dhe takimet e supozuara me alienet, ngjarje te ndodhura keto mes viteve 1978- 1987. Dosjet jane hapur per publikun duke u hedhur ne web. Ne raportet e kesaj ministrie gjenden paralajmerime per objekte dhe persona te cuditshem te bera si nga civilet ashtu dhe nga ushtaraket.
Arkivat jane hapi i pare i nje programi shperndarjeje ne 4 vjet te te gjitha dokumentave per ufot qe nga viti 1978 e deri me sot. Ne raport thuhet se ministria ka gjetur nje shpjegim per 90% te rasteve, por ka lene nen hijen e dyshimit 10% te rasteve te tjera, edhe pse siguron se cfaredolloj gjeje qofshin nuk perfaqesojne nje kercenim per mbrojtjen e vendit dhe si rrjedhoje nuk jane kerkuar fonde shtese per te studiuar me thellesisht problemin. Ne raport shkruhet gjithashtu se lajmerimet per te tilla objekte te paidentifikuar te bera qe nga viti 1950 e deri me sot kapin nje shifer prej rreth 11 mije.
Mes sinjalizimeve te shumta spikasin pershembull ato te vitit 1983, kur nje peshkatar 78 vjecar tregoi mberritjen e alieneve jeshile me nje anije te vogel fluturuese, qe i folen, por me pas u larguan sepse peshkatari iu duk shume i vjeter per qellimet e tyre te kerkimit.
Nje tjeter deshmi e shkruar me makine shkrimi ne ministri, tregon per nje anije aliene te rrezuar ne lumin Mersey, ne veri te Anglise, pasi ishte goditur nga nje tjeter anije, nderkohe qe nje tjeter deshmi flet per nje miqesi me nje alien te quajtur Algar. E veshtire per t'i besuar takime te tilla, por keto jane vetem disa nga 200 te tilla qe do te leshohen ne vitet ne vijim.
Mes rasteve me interesante jane edhe deshmite qe vijne nga forcat ajrore mbreterore, nga pilote te aviacionit civil dhe kontrollor te trafikut ajror britanik, te cilet flasin per kontakte dhe gjurme ne radar qe mbeten pa asnje shpjegim, megjithe nivelin e larte te hetimeve mbi to.
Me i famshmi ndoshta, eshte lajmerimi ne dy raste te pashpjegueshme dritash shkelqyese te ulura ne afersi te bazes ajrore te SHBA ne pyllin Rendlesham te Anglise Qendrore, rast ky qe krahasohet per rendesine me fenomenin qe ndodhi ne Roswell, ne SHBA, ku mbeshtetesit e mberritjes se jashtetokesoreve ne Toke pretendojne qe ka rene nje UFO.
Nderkaq ne Rendlesham, me 27 dhjetor te vitit 1980, ne afersi te bazes ushtarake te Woodbridge, Suffolk, 3 burra qe merreshim me mbikqyrjen e bazes vune re drita anormale ne brendesi te pyllit te Rendlesham. Me pas u fol shume per kete gje, u perpilua nje raport zyrtar qe u leshua nga komandanti Charles Halt, zv/komandant i bazes; deshmitaret folen per nje objekt shkelqyes me forme trekendeshi, me drita sinjalizuese blu dhe te kuqe. Ne ditet ne vijim, ne brendesi te pyllit, ne afersi te vendit te treguar nga ushtaraket, u gjeten gjurme te cilat u interpretuan nga ufologet si shenja te uljes se nje anijeje.
Ministria britanike e Mbrojtjes vendosi hapjen e arkivit sekret me qellim kunderpergjigjen ndaj nje "labirinti zerash te hallakatur" mbi informacionet e mbledhura nga qeveria angleze ne lidhje me fenomenin UFO. Me kete veprim synohet te shuhet dyshimi se qeverite e shume shteteve jane te perfshira ne nje veprim te madh te fshehjes se demeve nga qytetaret per ekzistencen e mberritjes se alieneve ne Toke.
Kohet e fundit edhe Franca hapi arkivat e saj ne lidhje me UFOT, por edhe ne kete rast nuk u zbulua asgje qe mund te tregonte se jashtetokesoret kane mberritur tashme tek ne.