Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Projektet hapsinore europiane 2015-2025!

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 28
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Empty
MesazhTitulli: Projektet hapsinore europiane 2015-2025!   Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Icon_minitimeMon Jul 27, 2009 6:01 pm

Agjensia Hapesinore Europiane (ESA) ka publikuar perzgjedhjen e programeve shkencore per te cilat do te ndermeret nje faze studimesh (assessment study). Kjo faze qe do te kryhet ne bashkepunim me agjensite hapesinore dhe kompanite industriale do te zgjase rreth 1 vit, dhe do te perzgjedhe dy misionet kryesore te Cosmic Vision 2015-2025.
Nder 50 misionet e propozuara nga komuniteti shkencor, veren e kaluar, ja cilat prej tyre kane arritur te kalojne fazen e pare te seleksionimit:

- ne kuadrin e studimeve te Sistemit Diellor: Laplace (Jupiter), Tandem (Saturn, Titan, Encelade), (hapesira e afert me Token), Cross-scaleMarco-Polo (Asteroidet);
-ne kuadrin e studimeve astronomike: Plato (ekzoplanetet), Spica (observator hapesinor me drite infratekuqe), XEUS (observator hapesinor me rreze X)

Laplace: studimi i sistemit te Jupiterit
Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Jupiteri-laplaceSistemi i Jupiterit dhe i henave te tij eshte nje sistem planetar ne vetvete. Unike mes henave te tij Europa supozohet te mbaje ne vetvete nje oqean te tere midis shtreses se saj te siperme prej akulli, dhe nerthames se saj prej silikati. Misioni i propozuar synon tu pergjigjet disa pyetjeve rreth mundesise se Europes per te qene e banuar, dhe mbi funksionimin e sistemit planetar ne vetvete. Misioni ka si qellim te leshoje tre baza orbitale per te kryer observime te koordinuara te Europes, te sateliteve te tjere, te magnetosferes se Jupiterit, te atmosferes se tij dhe te struktures se tij te brendshme.
Ne qofte se do te pranohet misioni do te zhvillohet ne bashkepunim me NASA-

Tandem: misioni i ri drejt Saturnit, Titanit dhe Encelade
Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Titani-tandem.thumbnailTandem eshte nje mision i propozuar per te zhbiruar dy satelitet e Saturnit (Titanin dhe Enceladen), ne siperfaqe dhe nga orbita e tyre. Duke u bazuar ne pyetjet e ngritura nga sonda Cassini, misioni do te analizoje ne detaj sistemet e Encelades dhe te Titanit, origjinen e tyre, strukturen e tyre te brendshme, evolucionin dhe potencialin e tyre astrobiologjik (mundesine e ekzistences se jetes). Misioni do te perbehet nga dy anije hapesinore, nje satelit orbitues, dhe nje anije mbajtese e afte te mbarte brenda saj dhe t’i depozitoje ne siperfaqen e Titanit nje balone dhe tre sonda. Ne qofte se perzgjidhet edhe ky mision do te zhvillohet ne bashkepunim me NASA – n.
Parashikohet qe nje perzgjedhje e pare do te kryhet midis Laplasit dhe Tandemit, pra midis zhbirimit te Jupiterit ose Saturnit, pasi te konsultohen partneret e huaj.

Cross-scale: studim i thelluar i hapesires perreth Tokes
Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Cross-scale-dielli-1Cross-scale ka si qellim perdorimin e 12 anijeve hapesinore per te analizuar plazmen (therrmijat e jonizuara) qe rrethojne Token. Matja do te kryhet ne shkalle te ndryshme ne disa pika kyce te hapesires perreth Tokes. ESA do te bashkepunoje me JAXA-n, Agjensia Hapesinore Japoneze ne qofte se vendos te zhvilloje kete projekt.

Marco Polo: Marrje e nje guri prove nga nje asteroid
Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Marco-polo-asteroidKy mision do te kete si qellim karakterizimin ne nivele te ndryshme te nje asteroidi te afert, dhe marrjen e kthimin ne Toke te nje guri provez nga siperfaqja e tij. Misioni do te lejonte studimin e origjines dhe te evolucionit te Sistemit Diellor, te rolit qe kane mundur te luajne dhe qe luajne trupat e vegjel, te origjines se vete Tokes dhe te jetes ne hapesire. Nje satelit qe do te transportoje nje anije ulese dhe pajisje te marrjes se provezes, si dhe nje kapsule rikthimi ne Toke do te jene pajisjet kryesore te ketij misioni, i cili do te mund te zhvillohet ne bashkepunim me JAXA-n ne rast perzgjedhjeje.

Dune dhe Space: lenda e zeze dhe energjia e erret.
Dy propozime jane bere (Dune, dark universe investigator et SPACE, new near-infrared all-sky cosmic explorer) ne lidhje me studimin e lendes se zeze dhe te energjise se erret ne univers. Edhe pse bazohen ne teknika te ndryshme, ato kane te njejtin objektiv shkencor thelbesor. Nje faze studimesh paraprakesh do te kryhet ne pranveren e vitit te ardhshem me qellim perpunimin dhe perzgjedhjen e nje projekti europian per studimin e energjise se zeze.

Plato: Ne kerkim te ekzoplaneteve
Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Ekzoplanet
Ky zbulues teper i avancuar i ekzoplaneteve do te jete nje mision fotometrie i afte te zbuloje dhe te karakterizoje ekzoplanetet nepermjet metodes se tranzitivitetit, ose nepermjet asaj te matjes se oshilimeve “milimetrike” te yjeve ne qender te ketyre sistemeve ekzoplanetesh. Ai do te jete ne gjendje te observoje planete te gurte rreth yjeve me te shndritshem dhe do te jete me specifik se paraardhesit e tij. Observimet e realizuara nga misioni do te kompletohen nga observime te tjera te bera ne toke dhe ne hapesire, me qellim qe te saktesohet masa e planeteve te zbuluar dhe te mund te studiohet atmosfera e tyre.

XEUS: spektroskopi me rreze X e evolucionit te universit
Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Foto-rreze-xXEUS (X-ray Evolving Universe Spectroscopy), do te jete nje observator hapesinor me rreze X i nje brezi te ri, qe do te kete si synim studimin e ligjeve thelbesore dhe te origjines se universit. XEUS do te mund te eksploroje fushat thelbesore te astrofizikes bashkekohore: rritjen e vrimave te zeza super masive, evolucionin hapesinor te galaktikave, evolucionin e strukturave ne shkalle te gjere, gravitetin ekstrem te materies ne kushte ekstreme, evolucionin dinamik te plazmave kozmike dhe kimine kozmike. XEUS do te vendoset ne nje orbite rreth L2, pikes se dyte te Lagranzhit (per ata qe studiojne matematike), nen shoqerine e dy sateliteve te tjere, nje satelit pasqyre dhe nje satelit zbulimi, qe do qendrojne pezull ne orbite si nje sistem prej tre trupash.
Partneret e ndryshem nderkombetare kane treguar nje interes te madh per XEUS-in dhe diskutimet do te fillojne rreth fundit te vitit me agjensite e interesuara per te siguruar sa me pare pjesemarrjen e tyre ne ndertimin e studimeve.

Gara filloi…
Te gjitha misionet kandidate hyjne tani ne nje cikel vlerresimi qe do te mbaroje ne 2011. Para fundit te kesaj faze, nje zgjedhje e rendesishme do te kryhet me 2009. Dy misione do te perzgjidhen nga SPC (Science Programme Committee) i ESA-s, dhe leshimet e tyre jane parashikuar respektivisht me 2017 dhe 2018.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 27
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Empty
MesazhTitulli: Re: Projektet hapsinore europiane 2015-2025!   Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 12:01 pm

wow...
shume flm/...


Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Chocolate_con_pimienta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 28
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Empty
MesazhTitulli: Re: Projektet hapsinore europiane 2015-2025!   Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Icon_minitimeTue Aug 18, 2009 9:16 pm

s'ka perse knaqesia eshte e imja
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Empty
MesazhTitulli: Re: Projektet hapsinore europiane 2015-2025!   Projektet hapsinore europiane  2015-2025! Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Projektet hapsinore europiane 2015-2025!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: