Edona Vdes per Florin
Numri i postimeve : 6018 Age : 28 Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"... Disponimi i pergjithshem : e hareshme Registration date : 13/12/2008
| Titulli: Disa zbulime Sat Aug 01, 2009 3:14 pm | |
| 1000: Vikingu Bjarne Herjulfson arrin ekstremitetin veri-lindje te Groelandes. 1025: Mjeku arab Alhazen (965-1039) pohon se shikimi sigurohet nga rrezet e drites qe formojne nje imazh ne sy dhe jo nga rrezet e derivuara nga syri apo pasqyrimet e objekteve, sikurse deri atehere besohej. 1050: Ne France, duke perkulur nje shufer nepermjet nje manovelle, lindi balestra, e cila po te leshohet me nje gure te vendosur mbi te, ky i fundit i arrin te 300 metrat. 1054: astronomet kineze zbulojne nje yll te ri; eshte supernova, e njohur me 1967 si ylli i pare pulsues qe i jep origjinen Crab Nebules ne grup-yjesine e Demit. 1066: u vezhgua nje komete e madhe. 1180: Ne France u ndertua mulliri i pare qe punonte nepermjet; anglezi Alexander Neckam (1157-1217) pershkruan aftesiene orientuese te gjilperes magnetike. 1194: udhetare viginge zbulojne ishujt Svalbard 1202: matematikani Leonardo Fibonacci duke shkruar librin e tij «Liber Abaci», i prezanton gjithe Europes numrat arabe. 1228: filloi ne Angli, nxjerrja dhe perdorimi sistematik i karbonit. 1249: anglezi Roger Bacon pershkruan zyzet si mjet mbrojtes per syte dhe prezanton pluhurin e perdorur ne plumba, e cila ne Kine kishte nje perdorim teper antik. 1252: Alfonso X nga Castiglia publikon «Tavole Alfonsine», qe i sjellin motivet planetare me nje precizion me superior se ato te arritura Tolomeo. 1269: francezi PĆ©lerin de Maricourt pershkruan polet magnetike. 1291: ne Venezia lindin pasqyrat me xhama. 1300: alkimisti Gerber pershkruan acidin sulfurik. 1316: Mondino de Luzzi ndan organet kadaverike dhe publikon librin e pare te anatomise. 1335: oret mekanike filluan te vihen ne pune nga mekanizma peshuese, dhe filluan te vendoseshin neper kulla per te sherbyer si ore riferuese zyrtare e krahinave te vecanta. 1346: shfaqen topat ne nje konflikt franko-angleze. 1403: dyzet dite per te shmagur perhapjen e murtajes ne Venezia; njihet koncepti mbi semundjet ngjitese. 1427: portugezi Diego de Sevilha zbuloi ishujt Azzorre 1435: gjermani Johann Gutenberg zbuloi shkronjat e levizshme dhe beri te mundur revoluzionin kulturor te shtypit. 1436: Leon Battista Alberti teorizoi tekniken e prezantimit te vizatimeve. 1450: perhapet perdorimi archibugio (arme antike), e para arme zjarri e perdorshme vetem nga nje ushtar. 1451: NiccolĆĀ² Cusano zbuloi lentet konkave (diverguese); deri atehere ishin perdorur vetem lentet converguese. 1472: Johann Muller mati rrugen e dukshme ne nje komete. 1487: Bartolomeo Diaz arriti ne 'Capo di Buona Speranza', ekstremiteti me meridional ne Afrike. 1492: udhetimi i pare i Kristofor Colombo; do te coje ne zbulimin e Amerikes. 1495: mjeku Girolamo Fracastoro pershkroi sifilizin ne nje mbartes. 1497: portugezi Vasco da Gama arriti ne Indi pasi kaloi nga 'Capo di Buona Speranza'. 1502: Amerikani Vespucci zbuloi se India e Kristofor Colombo nuk ishte gje tjeter vecse nje kontinent i ri. 1504: shpikesi gjerman Peter Henlein prezantoi oren e xhepit duke aplikuar nje nderthurje ingranazhesh. 1523: portugezi Ferdinando Magellano perfundoi udhetimin e pare rrotullues perreth Tokes. 1535: NiccolĆĀ² Tartaglia gjeti menyren e zgjidhjes se ekuacionit te grades se trete. 1542: Francisco de Orellana gjeti burimet e Rios se Amazones. 1543: NiccolĆĀ² Copernico, ne prag te vdekjes, publikoi «De revolutionibus Orbium Coelestium» ku nepermjet sistemit eliocentrik (dielli ne qender) i kundervihet sistemit tolemaik (gjeocentrik= toka ne qender); mjeku belgo-hollandez Adrea Vesalio themeloi anatomine moderne duke korigjuar ne nje liber me shume se 200 gabime te Galileut. 1545: Geronimo Cardano prezantoi numrat negative dhe zgjidhi ekuacionet e grades se katert. 1551: publikohen Tabelat Trigonometrike te Georg von Lauchen, i mbiquajtur Retico; dhe Tabelat Planetare te Reinhold. 1552: anatomisti Bartolomeo Eustachio zbuloi ne vesh "kanalin" qe mban dhe emrin e tij. (Kanali i Eustakut qe realizon komunikimin e veshit me pjesen e siperme te faringut.) 1568: Gerhard Kremer zbuloi projektuesin cilindrik qe mundesoi vizatimin e hartave gjeografike qe perdoreshin dendur ne udhetime detare. 1572: Tycho Brahe vezhgoi nje supernova per 485 dite, nga Nentori i 1572 deri ne Mars te 1574. 1581: Galileo Galilei zbuloi periodicitetin e lavjerresit. 1582: hyri ne perdorim kalendari Gregorian. 1583: hollandezi Simon Stevin zbuloi qe presioni i nje lengu eshte i pavarur nga forma e mbajtesit te tij. 1589: Galileo perfundoi eksperimentet e tij mbi reniet lire te trupave, duke kundershtuar Aristotelin. 1590: lindi mikroskopi i thjeshte, me nje lente te vetme. 1591: u futen per here te pare simbolet algjebrike. 1592: Galileo zbuloi termometrin me uje. 1596: Ludolf van Ceulen vendosi nje vlere me ekzakte te numrit Pi greke qe prezanton raportin midis rrethit dhe diametrit. 1600: anglezi William Gilbert pershkruan Token si nje magnet sferik. 1608: Hans Lippershey ne Olanda ndertoi dylbite e para. 1609: Keplero verteton se orbitat e planeteve jane eliptike. 1610: Galileo aplikon teknologjine e dylbive ne astronomi dhe publikon zbulimet e tij mbi krateret e henes, satelitet e Jupiterit, fazat e Aferdites, njollat diellore, natyren yjore te Rruges se Qumshtit. 1628: William Harvey pershkruan qarkullimin e gjakut. 1635: Henry Gellibrand zbulon perkulshmerine manjetike. 1637: Pierre de Fermat formulon te fameshmen «teorema e fundit». 1643: Evangelista Torricelli shpiku barometrin. 1653: Olof Rudbeck zbuloi vazat linfatike. 1656: Christian Huygens shpiku oren me lavjerres. 1662: Ligji i Boyle mbi raportin vellim/presion te gazeve. 1665: Hooke zbuloi qelizat (ne tape). 1666: Isaac Newton kuptoi ligjin e gravitetit universal dhe vezhgoi spektrin e drites diellore. 1668: Newton shpiku teleskopin reflektues. 1669: Newton dhe Leibnitz, ne menyre te pavarur, shpikin llogarite integrale dhe ato diferenciale. 1670: Thomas Willis zbulon se te semuret me diabet kane nje rritje te nivelit te sheqerit ne urine. 1675: Olaus Roemer mati shpejtesine e drites. 1676: Antoni van Leeuwenhoek zbuloi mikroorganizmat. 1682: zbulohet seksualiteti i bimeve. 1685: teoria e numrave imagjinare. 1687: Newton publikoi librin «Principi». 1712: makina me avuj e Newcomen 1718: Edmond Halley dokumenton moton e vertete mbi yjet. 1728: kronometri i John Harrison zgjidhni problemin e matjes se gjatesive ne det. 1738: Daniel Bernoulli propozon bazen e teorise kinetike te gazeve. 1744: Euler teorizoi numrat pasardhes. 1745: u shpik Shishja e Leydes (kondesator elektrik) per te mbledhur energjine. 1747:u zbulua kura ndaj skorbutit.(mungesa e vitamines C) 1752: rrufepritesja e Benjamin Franklin 1754: zbulohen kristalet karbonike. 1764: makina me avuj e Watt 1766: zbulohet hidrogjeni. 1768: Lazzaro Spallanzani paraqiti mosekzistencen e gjenerimeve spontane. 1769: Lavoisier themeloi kimine sasiore. 1774: zbulohet oksigjeni. 1779: zbulimet e para ne mekanizmin e fotosintezes. 1781: William Herschel zbuloi planetin Uran. 1783: ngritjet e para te mongolfierave ( ballona qe fryhen me ajer te ngrohte) 1790: u paraqit per here te pare sistemi mates decimal. 1796: Edward Jenner zbuloi vaksinimin. 1798: Cavendish mati masen e Tokes. 1799: kimisti francez Joseph L. Proust zbuloi ligjin e pjeseve te fundshme. 1800: Alessandro Volta shpiku pilat, derivate te ujit. 1801: Giuseppe Piazzi zbuloi 'Cerere', asteroidi i pare. 1803: kimisti John Dalton rizbuloi teorine atomike. 1811: Amedeo Avogadro hipotizoi se te gjithe gazet ne kushte te barabarta permbajne te njejtin numer pjesezash. 1814: zbulohen vijat e spektrit. 1821: Faraday propozon teorine e motorit elekrik. 1825: lokomotiva e pare me avull. 1827: Ligji i Ohm 1831: Faraday realizoi nje gjenerator elektrik. 1838: Bessel per here te pare mati largesine e nje ylli. 1839: lindi fotografia. 1842: zbulohet efekti Doppler. 1846: Le Verrier, Galle dhe Adams zbulojne Neptunin. 1847: kimisti Ascanio Sobrero shpiku nitroglicerinen. 1848: zbulohet zeroja absolute. 1850: ligji i dyte i termodinamikes. 1854: zbulohet shpina e atlantike (Atlante, personi mitologjik qe mbante boten mbi shpatulla); Antonio Meucci realizon telefonin e tij elektrik. 1856: zbulohet njeriu i Neandertal, ne Gjermani. 1858: Charles Darwin publicon teorine e evolucionit naturor. 1859: pusi i pare naftenxjerres. 1860: motori me djegje te brendshme. 1862: Pasteur formulon teorine e organizmave mikroskopike patologjike. 1865: Gregor Mendel propozon bazat e gjenetikes; Numri i Avogadros; forca elektromagnetike e sintetizuar ne ekuacionet e Maxwellit. 1866: Alfred Nobel shpiku dinamitin. 1869: Mendeleev zbuloi sistemin periodik te elementeve. 1873: ekuacionet e gjendjes se gazeve. 1875: qartesohet fekondimi duke vezhguar nje spermatozoid te hyje ne nje veze. 1876: Graham Bell i ve vulen shpikjes se telefonit; motore me 4 kohe te Nikolaus Otto. 1877: fonografi i Edisonit (aparat qe riprodhon zerat e incizuara ne nje disk). 1878: zbulohen enzimat. 1879: drita elektrike. 1885: vaksina e Pasteur kunder terbimit. 1887: eksperimenti i Michelson dhe Morley nuk arriti te provonte ekzistencene eterit. 1888: Hertz zbuloi valet e radios te parashikuara nga Maxwell; Galileo Ferraris prezanton ne Akademine e Shkencave ne Torino motorin e tij me korent alternativ, me pas iu vu vula nga Tesla i SHBAs. 1893: Freud themeloi psikoanalizen. 1895: Guglielmo Marconi demonstroi se valet e radios mund te trasmetohen dhe te kapen ne largesi; Roengten zbuloi rrezet X. 1897: Thomson zbuloi elektronin, pjeseza e pare e atomit. 1898: Pierre dhe Marie Curie zbuluan elementet radioaktive Polonio (Po) dhe Radiusin (Ra). 1900: Max Planck themeloi mekanikes se kuanteve. 1901: Guglielmo Marconi realizon lidhjen e pare radiofonike ne Oqeanin Atlantik. 1902: kromozonet u perkufizuan si pjese e pandarshme e trashigimise. 1903: u ngrit nga Toka aeroplani i pare. (vellezerit Wright) 1905: Albert Einstein publikon teorine e relativitetit. 1906: Lee De Forest zbuloi valvulen termoelektrike me tri elektroda qe do te favorizojne te ne ardhmen teknologjine radiofonike. 1911: Alfred Wegener hamendesoi spostimin e kontinenteve. 1914: Thomson zbuloi protonin. 1916: Einstein publikoi relativitetin e pergjithshem. 1921: u zbulua insulina. 1926: u sitemua mekanizmi i vale-matesve. 1927: parimi i papercaktueshmerise nga Heisenberg. (sipas se cilit, jo te gjithe madhesite e dukshme mund te percaktohen me perpikmeri) 1928: Fleming zbuloi penicilinen. 1929: Edwin Hubble zbuloi zgjerimin e universit. 1930: Tombaugh zbuloi Plutonin. 1931: teorema e Goedel. 1932: Chadwick zbuloi neutronin. 1938: Hans Bethe zbuloi reaksionet dridhjeve nukleare qe i japin burim energjine e yjeve. 1939: dridhjet nukleare; helikopteri i pare. 1942: pila atomike e Fermit. 1945: bomba atomika me fizion (ndarja e berthames se atomit nepermjet reakisoneve zinxhir). 1946: Eniac, njeri nga kompjuterat e pare te programueshem. 1948: u ideua tranzistori. 1952: bomba e pare H 1953: Watson dhe Crick zbuluan strukturen dyvargezuese te ADN-se. 1954: transplantimi i pare i veshkave. 1957: sateliti i pare artificial; qarku i pare i integruar i vene ne dispozicion nga Kilby; publikimi i Fred Hoyle mbi sintezen nukleare te elementeve te renda ne brendesi te yjeve. 1960: lazeri i pare optik. 1964: u zbulua radioaktiviteti fundor, prove qe favorizoji teorine e Big Bang mbi origjinen e universit. 1969: zbritja e pare ne Hene; ne njezet vitet e ardhshme u eksplorua i gjithe sistemi diellor nepermjet sondave. 1981: fluturimi i pare nga Shuttle. 1983: Carlo Rubbia zbuloi pjesezet W dhe Z qe demonstruan teorine e rrymave te dobta. 1987: gjitari i pare i modifikuar gjenetikisht per te prodhuar lende farmaceutike. 1989: ne Cern (Gjenevra) lindi Bota e Gjere e Rrjetit qe krijoi mundesine e funksionimit te internetit. 1997: u klonua delja Dolly. 1998: universi jo vetem qe zgjerohet, por po rrit dhe shpejtesine e zgjerimit te saj. 2000: u kompletua leximi i hartes gjenetike njerezore | |
|
lussi Vdes per Florin
Numri i postimeve : 1200 Age : 30 Vendndodhja : in my place Kenget e preferuara te Floricientes? : los ninos no mueren Disponimi i pergjithshem : not always happy Registration date : 14/01/2009
| Titulli: Re: Disa zbulime Fri Aug 07, 2009 1:39 pm | |
| | |
|
Edona Vdes per Florin
Numri i postimeve : 6018 Age : 28 Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"... Disponimi i pergjithshem : e hareshme Registration date : 13/12/2008
| Titulli: Re: Disa zbulime Sat Aug 15, 2009 1:59 pm | |
| | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Disa zbulime | |
| |
|