Edona Vdes per Florin
Numri i postimeve : 6018 Age : 28 Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"... Disponimi i pergjithshem : e hareshme Registration date : 13/12/2008
| Titulli: Nga vjen Lemza Fri Aug 28, 2009 11:01 pm | |
| Lemza eshte kontraktimi i pavullnetshem i musculit te diafragmes, qe sjell dalje e nje sasie ajri dhe ne te njejten kohe mbylljen e epiglotes( haperisa e laringut qe kufizohet nga kordat e zerit dhe indit kercor i aritenoideve) Kur marrim fryme, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharoritduke ndihmuar mushkrite qe te zgjerohen. Nervat qe kontrollojne kontraktimet e diafragmes jane nervat frenik(pleks i nervave periferik te palces se kurrizit) qe niset nga zona e e qafes dhe perfundon ne diafragme. Nese keto nerva irritohen ne nje pike cfare do pergjate rruges mund te sjelle lemze.
Lemza mund te shkaktohet nga nje operacion kirurgjikal ne kolon, prostat, temth o ne stomak, kryesisht per paciente mbi 45 vjecar. Ne raste te tjera lemza mund te shkaktohet nga nje infeksioni i nje pjese te trurit o te sistemit nervor qendror. Lemza e perseritur shume here mund te jete simptome e shqetesimeve te stomakut, veshkave, zemres, mushkrive.
Ritmi i lemzes mund te jete i shpejt ose i avashte. Ne rastet e rrezikshme ajo eshte e shpeshte dhe e shpejte, dhe pacienti shfaq shenja lodhje. Menyrat e ndalimit te lemzes pa shkuar tek mjeku jane te shumta sidomos per rastet ku nuk paraqet probleme anesore.
Te pish uje ose te hashe nje luge sheqer. Edhe faktori psikologjik arrin te ndaloje lemzen si psh me ane te terheqjes se vemendjes, ben qe te ndaloje shtellunga e ajrit. Ndalesa e frymemarrjes, pirja e ujit te ftohte me gllenka te vogla, vendosja ne qafe e nje cope akulli, vendosja e nje borse akulli ne bark, gudulisja e hundes per te provokuar nje teshtime, marrja e frymes thelle duke ndjekur nje ritem te rregullt jane disa nga menyrat e ndalimit te lemzes.Disa nga keto menyra jane perdorur qe ne kohen e Platonit, ku lemza largohej duke provokuar teshtimat.
Lemza mund te zere edhe nje femije te porsalindur dhe mund te ndalohet duke e marre ne krah, i mbeshtet koken ne shpatull dhe i bie lehte ne kurriz, ne menyre qe tia nxjerrsh ajrin qe ndoshta i ka dilatuar stomakunose esofagun.
Nje menyre tjeter shtepiake eshte edhe frymemarrja dhe nxjerrja ne nje qese letreje . Ne kete menyre rritet sasia e CO2 ne organizem. Mjeket kryesisht rekomandojne ngrenjen e nje luge sheqer pa uje. Kur lemza paraqet karakteristika shqetesuese mjeku rekomandon antispasmodici qetesues dhe ne disa raste nderhyhet kirurgjikisht duke prekur nervat frenik. | |
|