Edona Vdes per Florin
Numri i postimeve : 6018 Age : 28 Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"... Disponimi i pergjithshem : e hareshme Registration date : 13/12/2008
| Titulli: Revista Forbes, rendit plazhet me te rrezikshme ne te gjithe boten Sun Oct 11, 2009 2:37 pm | |
| Edhe gati nje muaj mungon nga koha e nisjes se veres, por qe prej kohesh jane organizuar ture te vecanta me paketa pushimesh qe ofrohen per turistet per veren e vitit 2008
27 prill 2008- Edhe gati nje muaj mungon nga koha e nisjes se veres, por qe prej kohesh jane organizuar ture te vecanta me paketa pushimesh qe ofrohen per turistet per veren e vitit 2008. Shpesh-here ne fakt pas perrallave apo dhe destinacioneve klasike turistike, fshihen pushime qe mund te transformohen ne nje aventure jo te kendshme. Pikerisht per kete, revista Forbes, ben te ditur per pjesen me te madhe te turisteve, se tashme pushimet dhe sinonimi det dhe diell, per te larguar edhe surprizat e rrezikshme gjate banjave, prezanton edhe klasifikimin e plazheve me te rrezikshme te botes. Per te gjithe ata qe duan Kontinentin e Vjeter, ka per tu bere nje terheqje dhe te mos shkohet ne plazhet e rrezikshme, sipas ketij klasifikimi, ku plazhet me te rrezikshme jane ato amerikane dhe australiane.
Peshkaqenet
Pothuajse cdo plazh, prezanton nje rrezik te llojit te ndryshem, por sic shpjegon Stephen.P. Leatherman, drejtori i Qendres Laboratorike te Kerkimeve Nderkombetar te Stuhive per Kerkimet Bregdetare ne Universitetin Nderkombetar te Florides, preokupimi me i madh per personat eshte prezenca e peshkaqeneve. Ne realitet, cdokush nga ne ka mundesi te fitoje llotarine qe eshte nje takim i pelqyeshem, thekson Leatherman. Plazhi i pare i rrezikshem qe prezantohet ne klasifikim dhe qe ka mundesine te futet nje peshkaqen eshte ai i New Smyrna Beach ne kontene e Volusias ne Florida. Sipas statistikave te Sulmeve Nderkombetare te Peshkaqeneve, nevitin 2007, jane verifikuar 112 incidente qe kane patur protagoniste peshkaqenet qe kane sulmuar qeninet njerezore. Gati 17 prej tyre kane ardhur nga deti dhe plazhet qe ndodhen ne kete pjese te Florides. Per fat te mire, vetem nje sulm ka rezultuar fatal.
Mbeturinat dhe Meduzat vrasese
Nje nga problemet me kryesore te detrave ne te gjithe boten, eshte rritja e madhe e aluvioneve. Shpesh, hedhja e mbeturinave ne uje mund te jete nje rrezik edhe per shendetin e njeriut. Eshte rasti per detrat qe lagin plazhet e Hacks Point Beach, ne kontene Kent ne Maryland dhe ajo e Beachwood Beach West ne New Jersey, ku sipas kerkimeve, njeri nga grupet ambientaliste me te njohura ne Amerike, thekson se keto brigje jane me te ndoturat ne Amerike. Gati 60 per qind e ketyre ujerave, dhunojne standartet sanitare kombetare dhe jane te infektuara nga mikrorganizma parazitare si baktere, viruse, apo edhe protozoi qe mund te transmetojne semundje te ndryshme ne qeniet njerezore. Kalojme tek brigjet e Australise Veriore dhe turistet qe pushojne ne mbreterine e meduzave. Gjate ketyre 100 vjeteve te fundit, pikerisht ne keto detera, kane vdekur 16 persona per shkak te goditjeve. Chorenex fleckeri te njohura ndryshe edhe si Vespat e detit, mund te provokojne vdekjen nga shoku elektrik, pasi kane infektuar spazmen ne muskuj. Me pas krijojne paralizen e frymarrjes dhe pushimin e zemres. Ne vitin 2007, njera nga keto meduza ka vrare nje femije 6 vjecar ne ujerat qe lagin qytetin e Darwin.
Korrentet, incidentet dhe Rrufete
Kthehemi serisht ne Florida dhe atje takojme plazhet qe lagen nga deti me korrentet me te rrezikshme. Vitin e kaluar mbi brigjet e kontese se Brevard dhe te Volusias, kane vdekur nga furia 15 persona, dhjete ne kontene e pare dhe pese ne te dyten. Nje tjeter rrezik tragjik per turistet, jane edhe incidentet e krijuara nga barkat te cilat nuk ndodhen ne det. Sipas statistikave vendet ku ndodhin me shume incidentet ndodhen ende ne brigjet e Florides, te ndjekura nga Kalifornia. Ne fund te ketij klasifikimi te trishte, vazhdon ende te jete Florida per rreziqet qe vijne nga qielli. Sipas amerikanes National Oceanic and Atmospheric Administration, shteti i pasur amerikan eshte edhe vendi qe goditet me shume nga rrufete. Ne vitin 1997 deri ne vitin 2007, kane vdekur gati 71 persona, te goditur nga rrufeja. Shpesh, plazet e New Smyrna dhe Clearwater, shume here jane evakuar dhe qendrojne te mbyllura per disa dite. | |
|