Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 kur ai te kritikon gjithmon...

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

kur ai te kritikon gjithmon... Empty
MesazhTitulli: kur ai te kritikon gjithmon...   kur ai te kritikon gjithmon... Icon_minitimeSun May 31, 2009 4:20 am

Dyshime, pasiguri, dilema... Tė gjitha kėto janė periudha tė jetės, tė cilat mund tė mposhten vetėm nė njė moshė tė caktuar. Njė eksperiencė e gjatė profesionale, njė lidhje e qėndrueshme, njė punė e realizuar, nuk mund tė fitohen kur je vetėm 20 vjeē. Do tė duhet tė pėrballesh me vėshtirėsitė, zhgėnjimet, pėr tė fituar mbi dyshimet dhe pasiguritė e tua.

Kėshtu, ndodh qė gjithmonė nė kėrkim tė pse-ve dyshuese, ne femrat kėrkojmė konfirmim nga part­neri pėr gjithēka tė keqe qė mund tė ndodhė nė jetėn tonė. Nuk lejojmė tė diskutohet, vetėm kėrkojmė tė dėgjojmė fjalinė, "ndodh kėshtu dhe mjaft!", ėshtė pjesė e natyrės sė butė dhe tė brishtė femėrore.

Nė kėtė mėnyrė kėrkojmė konfirmime tė vazhdueshme nė vėshtrimet e partnerėve tanė. Nė zilinė qė shkaktojmė tek miket tona pėrpara pasqyrės, nė bilancet e jetės sė deritanishme dhe mund tė vazhdojmė pafundėsisht pėr tė kėrkuar konstatimet e jetės sonė. Kėrkojmė tė evitojmė pėrballjen me defektet tona tė pashmangshme. Nuk ka asgjė tė keqe tek kjo.

Shpesh arrijmė t'ia dalim duke gjetur njė ekuilibėr delikat, tė cilin dimė ta pranojmė. Nuk vuajmė pėr atė qė nuk shkon nė jetėn tonė dhe kėshtu ndjehemi mirė me veten. Por ēfarė ndodh nėse i ashtuquajturi "armik" i gjendjes tonė shpirtėrore fle nė njė krevat me ne?

Ēfarė ndodh kur ėshtė partneri shkaktar i tė gjitha dyshimeve tona, i cili nuk humb asnjė rast pėr tė kritikuar aspektin tonė fizik, veshjen, mėnyrėn e tė jetuarit. Nė tė tilla raste ndodh qė i gjithė sistemi ynė i sigurisė, qė e kemi ndėrtuar me kaq mund dhe vėshtirėsi, fillon tė tronditet duke na zbritur nė njė aspekt negativ tė tė shikuarit tė gjėrave.

Megjithatė, asgjė nuk ėshtė e pazgjidhshme. Nėse arrijmė tė flasim me partnerin, ta bėjmė atė pjesė tė dyshimeve dhe pasigurive tona, mund tė evitojmė situatat negative qė jo rrallė na ēojnė nė temperaturėn nėn zero.

"Unė nuk e kuptoj qė ke njė veshje tė re"

Nėqoftėse ai nuk tė thotė qė fustani qė ke blerė tė rri shumė bukur, ti ndjehesh keq. Nėse ai nuk arrin tė kuptojė se ti ke njė veshje tė re, do tė ndjehesh akoma mė keq.

Nėse veshja jote e re i prezantohet tė dashurit nė njė takim romantik nė njė restorant nė periferi tė qytetit, larg syrit kureshtar tė miqve dhe nėse rezultati vazhdon tė mbetet gjithmonė negativ, atėherė mund tė themi se kemi tė bėjmė me njė situatė tė tmerrshme.

Do tė ndjeheshe mė keq se nė tė gjitha rastet e pėr­shkruara mė sipėr, por siē e thamė, gjithmonė ka njė zgjidhje. Pusho sė kėrkuari aprovimin e tij pėr veshjen tėnde tė re.

Janė shfaqjet e para tė njė problemi jo tė vogėl qė mund tė kesh me vetvlerėsimin tėnd. Mos harro kurrė se veshjen e ke blerė pėr kėnaqėsinė tėnde dhe nėse tė pėlqen ty, duhet tė tė mjaftojė. Nė tė kundėrt, nėse e ke blerė vetėm pėr tė tėrhequr vėmendjen e tij, pėr tė marrė aprovimin e tij, atėherė duhet qė tė mos e kishe blerė kurrė, nuk ia vlen tė ēosh dėm paratė e tua pėr asgjė.

"Ti nuk di tė drejtosh njė makinė"

Ai tė kritikon duke tė thėnė se nuk i pėlqen mėnyra jote e tė drejtuarit tė veturės. Ėshtė tipike njė kritikė prej burrash "tė zotė, tė aftė dhe tė vetkėnaqur", tė atyre qė ndjehen superiorė nė lidhje me drejtimin e automjeteve.

Duke i lėnė mėnjanė tė gjitha gjykimet psikoanalitike tė raportit burrė­makinė, kujtoni gjithmonė se statistikat shėnojnė rritje nė favor tė grave qė dinė tė drejtojnė njė makinė, sepse ato janė mė tė kujdesshme nė timon, nė respektimin e kodit tė qarkullimit dhe sigurisht bėjnė mė pak aksidente se meshkujt.

"Mėso tė sillesh me njerėzit e mi"

Ai tė kritikon se ti duhet tė jesh mė e dashur dhe mė e disponueshme me prindėrit e tij. Pėrpiquni t'i thoni se ju jeni e gatshme tė mirėprisni komunikimin me ta, por pėr sa u pėrket kėshillave dhe ndėrhyrjeve nė jetėn private, tė mjaftojnė prindėrit tuaj.

Bėjini me dije partnerit se ju keni zgjedhur atė dhe jo familjen e tij pėr tė jetuar. Dhe nėse tė dyja kėto gjėra janė krejtėsisht tė pandara, ai dhe familja e tij, bėjini tė kuptojė se nuk ėshtė rasti tė tėrheqė fort litarin, sepse ai mund tė kėputet nė njė moment tė caktuar dhe kėshtu ai rrezikon t'ju humbasė ju.

"Mė e dashur me shokėt, edhe pse nuk tė pėlqejnė"

Ai tė kritikon se miqtė e tij mendojnė se nuk je shumė e komunikueshme dhe simpatike me ta. Situata mė e thjeshtė pėr t'u zgjidhur. Kjo do tė thotė qė herėn tjetėr, kur ata do tė vijnė pėr tė parė ndeshjen e futbollit, nėn shishet e pafundme tė bi­rrave do tė jesh nė lartėsinė e duhur t'u flasėsh atyre pėr gra tė bukura, motorra, autovetura, rezultate ndeshjesh futbolli etj, etj.

Nuk ėshtė e vėshtirė pėr ty tė ndjehesh pjesė e grupit, qoftė edhe duke u shtirur ajo qė nuk je nė tė vėrtetė. Komplimentet qė do tė marrėsh nga njė mbrėmje e tillė do tė jenė tė pafundme. Do tė fitosh tė drejtėn e pjesėmarrjes nė shoqėrinė e partnerit, duke eliminuar epitetin "njė bashkėbiseduese bezdisėse".

"Nuk je e zonja pėr asgjė"

Ai tė kritikon se nuk arrin tė ēosh deri nė fund njė punė tė nisur. Komplimente pėr origjinalitetin e tė thėnit tė gjėrave. Me thėnė tė drejtėn, ke qenė ti vetė kur e ke pranuar se ke vėshtirėsi nė realizimin e ideve dhe qėllimeve tė tua.

Kjo ka ndodhur sepse nuk ke ditur tė zgjedhėsh drejt qė nė fillim, ose sepse rrethanat anėsore kanė eliminuar vendosmėrinė tėnde pėr tė plotėsuar kėrkesat e tua. Gabimi qėndron sepse tė gjitha kėto pasiguri ia ke pranuar partnerit dhe ai fillon t'i shfrytėzojė nė njė moment tė caktuar.

Tregoji se je nė kėrkim tė gjėrave tė reja, pasionet e tua nuk mbarojnė kurrė dhe mbi tė gjitha ti ke arritur tė krijosh njė lidhje tė qėndrueshme, pjesė e tė cilės ėshtė edhe partneri yt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

kur ai te kritikon gjithmon... Empty
MesazhTitulli: Re: kur ai te kritikon gjithmon...   kur ai te kritikon gjithmon... Icon_minitimeSun May 31, 2009 3:13 pm

ok
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

kur ai te kritikon gjithmon... Empty
MesazhTitulli: Re: kur ai te kritikon gjithmon...   kur ai te kritikon gjithmon... Icon_minitimeTue Jun 02, 2009 11:21 pm

thnx libona
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

kur ai te kritikon gjithmon... Empty
MesazhTitulli: Re: kur ai te kritikon gjithmon...   kur ai te kritikon gjithmon... Icon_minitimeFri Jun 26, 2009 4:06 am

spps eodnna
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Sponsored content





kur ai te kritikon gjithmon... Empty
MesazhTitulli: Re: kur ai te kritikon gjithmon...   kur ai te kritikon gjithmon... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
kur ai te kritikon gjithmon...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "xhelozia ben keq"-nuk esht gjithmon e vertet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: