Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Orientimi njerezor

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Orientimi njerezor Empty
MesazhTitulli: Orientimi njerezor   Orientimi njerezor Icon_minitimeWed Jun 10, 2009 2:11 pm

Ne orientohemi me tė gjitha shqisat tona: ne shohim dhe prekim, nuhasim, shijojmė dhe ndėgjojme. Por shqisat tona janė tė kufizuara. Per kete arsye ne na duhet dicka qenesore (shpirterore): aftesine qe informacionet e ndryshme te marrura t'i kombinojme, ruajme dhe prape t'i mbajme si dije (njohuri). Por me gjithate prape truri yne na "mashtron".

Syri

Njera prej mjeteve me te rendesishme per orientim eshte syri. Por a eshte me te vertete realitet ajo cka ne shohim? Ka shume mashtrime te syrit qe na bejne te qarte kufirin e perceptimit tone. I famshem ishte bere zari ngacmues te cilin njeriu mund ta perceptonte nga dy perspektiva. Edhe aftesia e disa kafsheve qe t'i shohin disa gjera te cilat ne nuk mund t'i perceptojme, si p.sh. dritėn ultravioletė, deshmojne qe ne perceptojme vetem nje pjese te kufizuar.


Veshi

Me veshėt tanė ne jo vetėm qė i ndėgjojmė pėrshpėritjet por edhe e dimė se nga cili drejtim vijnė. Por pėr kėtė na duhen tė dy veshėt. Nga diferenca kohore, me tė cilėn njė ton njėherė shkon nė njėrin e pastaj nė tjetrin vesh, ne mund tė lokalizojmė se nga vjen ai ton. Kėtė diferencė mund ta kapim pėr 1/100.000 e sekondės. Nė veshin e brendshėm gjenden disa qime tė buta tė cilat mundėsojnė ndėgjimin. Pėr secilin ton ekziston qeliza e caktuar e qimes e cila i dergon impulset nervore nė tru. Por megjithatė ne nuk mund t'i rregullojmė nė mėnyrė perfekte te gjitha tonet. Po qe se njė ton vjen direkt nga para ateherė ai i arrin tė dy veshėt nė tė njėjtėn kohė, kėshtu qė ne nuk mund tė jemi plotėsisht tė sigurtė se a vjen nga para a prapa. Dhe poashtu ne nuk mund t'i ndėgjojmė tė gjitha tonet: tonet mbi 20.000 H (herc) ne nuk mund t'i pėrceptojme dhe tonet nėn 18 H (herc) , nė dallim nga disa kafshė.


Organi i drejtpeshimit

Por veshi mundet te beje edhe me shume. Kushti kryesor, qe ne te vertete na orienton ne hapsire, eshte qendrimi i drejte (baraspeshe). Ne duhet ta dime se ku eshte larte, ku poshte, ku eshte majtas e ku eshte djathtas, ku eshte para e ku prapa. Ky organ gjendet ne labirintin e rruges se ndegjimit. Jo vetem qe na sjell informata rreth gravitetit por edhe reagon ndaj levizjeve te kokes. Per kete arsye ne "trembemi" ne menyre refleksive kur ne jemi ulur dhe na ze gjumi. Dhe prap jane qimet e vogla te cilat i percjellin informacionet. Cdo ndryshim te vetedijshem truri mund ta pranoje si te tille. Po qe se e kthejme koken me deshire atehere cdo gje do e shohim drejte (mire), ndersa po qe se jemi ne detin me dallge dhe pranojme informata te ndryshme per gjendjen dhe levizjen e trupit, keshtu shpejt mund te ndihemi keq.
Ne kushtet normale ne na ndihmojne informacionet e ndryshme: keshtu ne mund te ngjitemi me shkalle levizese, po ashtu dhe me shkalle normale ose te ngjitemi ne nje koder, pa e humbur drejpeshimin.


Ndjenja

Ne e ndjejme nese dicka eshte e rrumbullaket apo katrore, e madhe apo e vogel. Po qe se jemi te pasigurt ne shqisat e tjera, ne na ndihmon me tutje p.sh. shqisa e te prekurit. Kete te gjithe e dijme kur jemi ne terr dhe nuk shohim asgje. Edhe shqisa e te nuhaturit mund te ndihmoje shume: po qe se eshte duke u djegur dicka dhe ne nuk e dijme se nga po vjen tymi, padyshim se hunda do te na orientoje. Kete aftesi me shume e kane perdorur njerezit me perpara se sa ne sot. Keshtu detaret e koheve me te hershme i arrinin ishujt e Polinezise pa ndonje kompas, shume kohe para se te bardhet kane zbarkuar atje. Kete e arrinin ata duke futur ne pune te gjitha shqisat: ata shihnin ngjyren e qiellit dhe te detit, ndegjonin ushetimen e valeve, nuhasnin ererat dhe keshtu orientohesh ne drejtim te ishujve.


Kombinimi

Aftesia me e madhe eshte padyshim qe te gjithna informatat e marrura te dijme se si t'i radhisim. Pėr kėtė shpesh na ndihmon edhe pėrvoja. Ne e dime se dicka ne largesi duket me e vogel se sa afer dhe madhesine e saj mund ta vleresojme mire. Ne po ashtu edhe mund t'i mbyllim syte dhe te orientohemi me te ashtuquajturen "mental map" (harte mentale). Do te thote se ne me koke mund ta marrim me mend se si ne mund te arrijme me se miri prej vendit A deri te vendi B. Por edhe orientimi me i vogel kerkon nje kombinim te larte shqisor. Qe te ecim para pa pengesa, pa humbur orientimin, mund te funksionoje vetem atehere kur te gjitha informatat i kombinojme mes veti. Keshtu ne ende mund ta dijme, pa marre parasysh se nga e kthejme koken, se nga eshte para e nga prapa. Ky kombinim bėhet fatmirėsisht nė mėnyrė tė pavetėdijshme. Po qe se do t'i kishim pėrjetuar nė mėnyrė tė vetėdijshe tė gjitha veprimet (shikimin, ndėgjimin, nuhatjen, mendimin, ndjenjėn) atėherė sigurisht qė do tė ishim gjithmonė tė mbingarkuar dhe s'do tė mund ta pėrdornim energjinė tonė pėr gjėra tė tjera. Me ndihmen e intelegjences sone, ne ndertojme mjete ndihmese teknike, te cilat na orientojne edhe ne vende te panjohura, ne te cilat mungon cdo ndihme orientimi. Me ato mjete orientohemi qofte ne polin verior, qoft edhe ne hene.
__________________
by donna
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Orientimi njerezor Empty
MesazhTitulli: Re: Orientimi njerezor   Orientimi njerezor Icon_minitimeFri Jun 26, 2009 4:38 am

flmmm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Orientimi njerezor Empty
MesazhTitulli: Re: Orientimi njerezor   Orientimi njerezor Icon_minitimeWed Jul 01, 2009 6:50 pm

spsss
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Orientimi njerezor Empty
MesazhTitulli: Re: Orientimi njerezor   Orientimi njerezor Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Orientimi njerezor
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» klonimi i par njerezor duke u nisur nga qelizat e lekures

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: