Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Adoleshenti Viktim e realitetetit

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Lina
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Lina


Female Numri i postimeve : 1525
Age : 32
Vendndodhja : Prishtina
Kenget e preferuara te Floricientes? : Te Siento
Disponimi i pergjithshem : 100 %
Registration date : 14/09/2008

Adoleshenti Viktim e realitetetit Empty
MesazhTitulli: Adoleshenti Viktim e realitetetit   Adoleshenti Viktim e realitetetit Icon_minitimeThu Jun 11, 2009 4:59 pm

Adoleshenti viktimė e realitetit


Shoqėria ėshtė gjithmonė e prirur tė trajtojė rastet negative dhe tė formulojė gabime tė retrospektivės pėr tė ndėrtuar tė ardhmen e vet.
Jo vetėm kaq, por pėr tė formuar modele, tė cilat janė dhe duhet tė jenė tė kundėrta dhe kontrastive me shfaqjen koherente, ose bashkėkohore. Ne tė gjithė jemi pjesėmarrės, ose dėshmitarė tė konkretizimit tė faktit unik, i cili tipizohet dhe merret shembull. Kėtu bėhet vetėm njė lloj diferencimi; ai i nivelit moshor.

Diferenca e brezave vetvetiu sjell dhe diferencėn e ideve, por nuk ėshtė kjo ajo qė na ndan. Ajo qė na ndryshon ėshtė simptoma e fajit, qė njihet si produkt i brezit mė tė ri. Adoleshenca ėshtė mosha mė e prirur pėr tė krijuar idetė e gabimeve, fajeve dhe deformimeve tė sė tashmes. Ėshtė niveli i prirur pėr tė krijuar idenė e ndryshimit dhe pėr tė pranuar sfidėn. Adoleshenca nuk ka frikė pėr tė pranuar se po gabon gjatė ndryshimit tė vetes dhe tė procesit.

Tė shikuarit si proces ėshtė njė e dhėnė dhe cilėsi e shoqėrive tė konsoliduar, por nė tė gjitha rastet kemi njė lloj angazhimi mohues kundrejt faktit rinor qė ndodh. Kjo nė psikologji quhet pengesė pėr tė ruajtur zhvillimin dhe pėr t'i hapur njė portė tė kujdesshme atij. Asnjė shoqėri nuk mund tė realizojė instinktivisht pėrcjelljet dhe kapėrcimet, qoftė kėto edhe tė papritura. Kjo pėr tė frenuar paksa sfidat dhe ndikimet masive tė rasteve regresuese.

Por nė tė gjitha kėto mundėsi shfaqjeje, shoqėria duhet tė kujdeset pėr tė mos penalizuar dhe lėnė mėnjanė, por pėrkundrazi, pėr tė shėruar dhe pėr t'i trajtuar si sėmundje dhe pjesė tė edukimit tė vet. Natyrisht qė kėtė gjė mund dhe duhet ta realizojė familja dhe shkolla. Ēuditėrisht ka njė koherencė tė ēuditshme tė trajtimit tė fenomeneve tė ndryshme vetėm si gabime tė shėrimit tė tyre vetėm me dėnime. Ēfarė ndodh nė kėtė rast?Urrejtja

Ai tashmė nis tė urrejė pse nuk e kanė ndaluar, por edhe pse rreken ta ndalojnė. Ai kurrė nuk ėshtė ndier i barabartė dhe nuk ka si tė dijė se ka edhe barazi. Shprehja qė, "Ti nuk je si ai.", ose "Ti nuk e meriton kėtė gjė." shkatėrrojnė plotėsisht procesin e edukimit dhe tė ekuilibrit tė fėmijės.
Atij nuk i duhet krijuar ideja se mund tė bėjė vetėm gjėra tė kėqija, por duhen vėnė nė dukje pikėrisht elementėt pozitivė, kontributet e aktivizimeve edhe kur kėto janė tė rralla dhe jo shumė tė suksesshme.

Veprimet e sė ardhmes

Suksesi i njė veprimi ndėrton tė ardhmen e njė sjelljeje dhe veprimi tjetėr. Rezultati i njė veprimi shpesh ndėrtohet duke dhėnė edhe modelin e prirjes individuale, duke treguar mundėsinė e ecjes paralele. Nė kėtė ecje paralele fiton veprimi qė ecėn mė shpejt. Nė kėtė mėnyrė themi rolin pozitiv tė stimulimit tė njė vlere tė caktuar, e cila detyrimisht duhet zbuluar te adoleshenti, pasi gjithmonė ekziston.
Njeriu ėshtė qenie nė ndryshim, aktivitet dhe nė integritet

Ai e pėlqen tė renė, tė padukshmen, instiktiven, pasojat e tij, po duhet tė mėsohet me pėrvojat e mėparshme qė tė mos shkelė nė prova negative tė kaqtrajtueshme, mundėsisht tė humbura nga individi nė kohė dhe vende tė ndryshme. Kėtė gjė e bėn shkolla e familja.

Gjeografia pedagogjike

Trajtesat duhen ditur qė ndryshojnė pėr shkak tė llojit tė njerėzve dhe pėr shkak tė kėndvėshtrimit tė tyre. Ēėshtja e kėndvėshtrimit nuk ėshtė problem vetėm i sė shkuarės, por edhe i sė ardhmes. Nuk mund tė trajtohet pėrsėri si njė gabim fakti i konceptimit ndryshe. P.sh, kėtu vlen tė pėrmendet koncepti i lirisė sė individit. Sa i lirė je pėr tė kryer njė veprim dhe sa i lirė je pėr ta pranuar njė veprim. Marrim pėrsėri rastet e shfaqjeve tė adoleshentėve qė pėrdorin drogėn, duhanin, alkoolin, etj.

Pothuajse tė gjithė ata mendojnė se kanė tė drejtė tė bėjnė ēfarė tė duan me veten e tyre, pėr shkak tė konceptit tė lirisė. Ata vishen me besimin qė kjo qė bėjnė ėshtė vetėm e drejtė e tyre dhe me besimin se dinė ta pėrdorin lirinė e tyre. Ėshtė mjaft e konsoliduar ideja qė kėtė, ose atė gjė nuk mund dhe nuk duhet ta ndryshoj. Ky qėndrim ėshtė mjaft i pėrhapur ndėr adoleshentė edhe nė rastet e fenomeneve dhe sjelljeve normale. Gjeografia e sjelljes ėshtė unike nė shfaqje, por ndryshon vetėm nė ēėshtjen e kėndvėshtrimit. Asnjė adoleshent nuk pranon qė nuk di t'i bėjė gjėrat apo se duhet ti ndryshojė ato me urdhėr. Edhe nė ato raste, kur kjo gjė ndodh, kemi tė rinj tek tė cilėt shfaqen probleme tė pėrzgjedhjes nė sjellje, tė kontributeve deficitare, tė stimulimit tė dobėt dhe tė aktivitetit pasiv. Kėshtu duhet qė me tė rinjtė tė reflektohet pjesėmarrje nė situata tė caktuara. Tė jesh me to dhe tė ecėsh me to.

Koncepti i lirisė

Prania e bėn lirinė tė ketė kuptim dhe tė mirpėrdorshme. Ideja qė je nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtėn kohė, e bėn tė riun tė pranojė faktin qė ti je i duhur, sepse je me tė. Ai dėgjon dhe bėn tė tijin mendimin tėnd. Jo vetėm kaq, ai tė premton se do tė bėjė diēka ndryshe, por ai duhet tė kuptojė se ėshtė i lirė pėr ta bėrė kėtė zgjedhje dhe jo i detyruar. Konceptet e kėsaj lirie nė adoleshencė shihen tė pėrjetshme. Edhe kur ndryshojnė shihen po tė tilla. Koha kalon shpejt dhe sfida e integrimit i mėson tė rinjtė se elementi i tė mėsuarit ėshtė i vetmi element i pėrjetshėm. Ne mėsojmė pėrjetėsisht nga shkolla dhe nga familja jonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Adoleshenti Viktim e realitetetit Empty
MesazhTitulli: Re: Adoleshenti Viktim e realitetetit   Adoleshenti Viktim e realitetetit Icon_minitimeSat Jun 13, 2009 7:13 pm

ok shume flm lina
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
nisii
Flori Fan
Flori Fan
nisii


Numri i postimeve : 133
Age : 25
Disponimi i pergjithshem : SIEMPRE ALEGRA,ALWAYS HAPPY...
Registration date : 13/06/2009

Adoleshenti Viktim e realitetetit Empty
MesazhTitulli: Re: Adoleshenti Viktim e realitetetit   Adoleshenti Viktim e realitetetit Icon_minitimeSat Jun 13, 2009 7:32 pm

ok flm EAGle eye
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Adoleshenti Viktim e realitetetit Empty
MesazhTitulli: Re: Adoleshenti Viktim e realitetetit   Adoleshenti Viktim e realitetetit Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Adoleshenti Viktim e realitetetit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: