Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Astonautėt me origjinė shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Astonautėt me origjinė shqiptare Empty
MesazhTitulli: Astonautėt me origjinė shqiptare   Astonautėt me origjinė shqiptare Icon_minitimeSun Jun 28, 2009 5:11 pm

Prishtinė, 04 shtator 2003 (Alb.Info) - Duke kėrkuar nė arkivin e Muzeumit Historik Kombėtar gjeta njė dokument tė jashtėzakonshėm nga tė gjitha pikpamjet. Mbi njė karton tė fortė ėshtė vendosur njė fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bėrė nga sipėrfaqja e Hėnės. Krahas kesaj fotografie ėshtė vendosur njė flamur Shqiptar i pėrmasave tė tė vogla. Nėn fotografinė ėshtė shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtė fotografisė ėshtė ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mėsohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) ėshtė mbartur nė Hėnė nė trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri mė 9 Shkurt 1971. Ky flamur ėshtė paraqitur prej zėvėndės Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe qė ka qenė delegat nė Sesionin e 26-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Antares ėshtė pjesa e anijes qė zbriti nė Hėnė dhe Fra Mauro eshte emri i vendit nė Hėnė ku zbriti anija. Ka edhe njė mbishkrim dore shkruar me bojė tė zezė nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, qė pėrkthehet nė Shqip: Me fjalėt me tė mira tė astronautėve tė Shteteve tė Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971.

Ky dokument qė pėrmban flamurin Shqiptar me fotografinė nė Hėnė sė bashku me mbishkrimet i ėshtė dorėzuar prej vetė astronautit Alan Shepard njė dilomati Shqiptar, i cili pat marrė pjesė edhė ai nė Sesionin e 26-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Alan Shepard, kur ka pėrgatitur kėtė dhuratė dhe pėr ta bėrė mė tė vėrtetė dokumentin, ka shkruar me dorėn e tij pėrshėndetjen jo vetėm nga vetvetja, por edhe nga astronautėt e tjerė tė SHBA-s. Kjo do tė thotė qė fakti i mbartjes sė flamurit Shqiptar ka qenė temė bisede e astronautėve bashkėudhėtarė. Pra Shepard u ka folur atyre pėr origjinėn e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit ėshtė i madhėrishėm.

Duke lexuar nje enciklopedi te kozmosit ku janė dhe emrat e kozmonauteve nė vite, lexohen kėto tė dhėna pėr Alan Shepardin. Ai u lind ne East Dery, Neė Hampshire tė SHBA mė 18 Nentor 1923. Ėshtė me origjinė Shqipitare. Ka kryer Akademinė Detare Amerikane nė Anapolis ku mbaroi dhe njė shkollė fluturimi pėr pilot joushtarak. Mė pas bėri edhe Shkollėn e Marinės pėr pilot nė Patuxent, Maryland, si dhe Shkollėn Detare tė Luftės nė New Port Rhode Island mė 1958. Mė 1961 u ngrit nė hapėsirė si njeriu i parė nė botė rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi nė kozmos si pasagjer, kurse Shepardi nė misionin Apollo 4 nė Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetė anijen kozmike. Si kozmonaut, ai ėshtė i pari qė ka fluturuar nė kozmos si Amerikan dhe i pesti qė ka shkelur nė Hėnė. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai ndėrroi jetė mė 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.

Nė tė njėjtėn enciklopedi flitej edhe pėr William Gregory njė tjetėr astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi nė Lock-port, Nju Jork mė 14 Maj 1957. Ėshtė me origjinė nga fshati Dardhė e Korēės. Mė 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike nė Akademinė e Forcave Ajrore. Mori doktoratėn si inxhinier mekanik nga Colombia University mė 1980 dhe Doktoratėn pėr drejtues mė 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qenė pilot fluturimi me avionėt Fl11. Mė pas shėrbeu si mėsues pilotėsh pranė Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar nė mė shumė se 40 lloje avionėsh dhe ka kapėrcyer mbi 5000 orė flutturimi. U zgjodli nga NASA nė Janar 1990 dhe u shpall astronaut nė Korrik 1991. Fluturimin e tij tė parė Shuttle STS-67 nė hapėsirė e kreu mė 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapėsirės Kenedi dhe u ul nė tokė mė 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve nė hapėsirat kozmike me 16 ditė dhe 15 orė duke plotėsuar 262 rrotullime drejt tokės. Ai fluturoi mbi 11 milion km nė kozmos, ka mbi 400 orė flutuime nė hapėsirėn kozmike, krahas 5000 orėve si pilot. Tani punon si drejtues pėr zhvillimin e biznesit nė Arizona tė SHBA. Meqenėse Shpardi ka vdekur, shpresojmė qe Gregorin ta takojmė sė shpejti. Tė dy kėta emra kanė vendin e tyre nė Muzeun Historik Kombėtar dhe nė kujtesėn e Shqiptarėve.

Nga Dr. Moikom Zeqo
Drejtor i Muzeut Historik Kombetar

Astonautėt me origjinė shqiptare Attachment
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Astonautėt me origjinė shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letersia Shqiptare
» Nena ime eshte 100% shqiptare!
» cila kenge me e mir shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: