Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Intervist me Adelina Ismajli-in

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Intervist me Adelina Ismajli-in Empty
MesazhTitulli: Intervist me Adelina Ismajli-in   Intervist me Adelina Ismajli-in Icon_minitimeMon Jun 29, 2009 4:22 am

Intervistė me yllin e kėngės shqiptare Adelina Ismaili -- By Dani --
Intervistė me yllin e kėngės shqiptare Adelina Ismajli

ADELINA ISMAJLI FLET PĖR HERĖ TĖ PARĖ: NĖ KOSOVĖ NDIHEM E SHANTAZHUAR

Intervistoi: Elida Buēpapaj


E Premte, 06.26.2009, 11:16am (GMT+1)






Elida BUĒPAPAJ : Adelina, klikova nė “Google”, dhe emri yt kishte njė milion e treqind mijė zėra, domethėnė, nė krahasim me artistėt e tjerė dhe me figurat publike tė Kosovės dhe Shqipėrisė, zini njė nga vendet e para, midis Ismail Kadaresė dhe Nėnė Terezės. Kujt i dedikohet kjo dashuri nga publiku ?

ADELINA ISMAJLI: Fillimisht faleminderit qė po e bėni publik kėtė fakt. Edhe unė u ēudita kur e dėgjova, nuk e kam ditė. Ėshtė diēka qė e ka ėndėrr ēdo personalitet shqiptar. Mund tė them se, pėrveē familjes dhe miqve, qė janė shumė tė caktuar dhe shumė tė rrallė, kjo i dedikohet Adelina Ismajli mė sė shumti. Punės sime, sakrificės time, shkollimit dhe talentit, guximit qė e kam pasur deri mė sot dhe gjithė sukseseve tė mia. Besoj qė populli nuk mund tė gabojė dhe ta dojė njė njeri qė nuk meriton me e dashtė. Unė e di qė mė duan, sepse i kam dashtė gjithmonė dhe ua kam falur njė jetė. Kjo gjė m’u dėshmua vetem gjatė 2008-2009 qė nga Prishtina e Tirana deri nė Zürich e New York. Vėrtet jam afėr Nėnė Terezės ? Nuk di ēfarė tė them.



Elida BUĒPAPAJ : Qė nga kėnga “Do tė bėhem milionere” deri tek albumi yt mė i fundit qė titullohet “Feniks”, ēfarė ka rrjedhur gjatė kėsaj kohe ?

ADELINA ISMAJLI: Po pėrpiqem qė t’i bie shkurt, edhe pse janė 24 vite nė pyetje, pra ėshtė gati e pamundur pėr t’i rėnė shkurt. Kam qenė njė fėmijė, kam lindur nė njė familje mesatare nė Prishtinė, isha fėmija i njė nane biliotekiste dhe i njė babai, inxhinier teknologjie.



Nga mosha pesė vjeēare, kam ndjekur dhe mbaruar shkollėn nė dy drejtime, shkollėn e ulėt tė muzikės dhe shkollėn fillore. Pastaj ka ndodhur, unė gjithnjė e them nė thonjėza “aksidentalisht” qė profesoresha ime e pianos e ka zbuluar talentin tim pėr kėngėn, dhe mė ka orientuar nė atė kohė tek Radio Prishtina. Qė t’i bie sa mė shkurt, kam kaluar shumė filtra, ēka nuk ishte aspak e lehtė nė atė kohė tė kaloje nėpėr filtra, postkomuniste ose komuniste. Kam marrė pjesė nė shumė festivale ballkanike e mė tej, si fėmijė, Ēekosllovaki, Poloni, Novi Sad, Sarajevė nė tre festivale, Kosovė, tek “Akordet e Kosovės” etj, gjithmonė ėshtė fjala deri nė moshėn e adoleshencės.



Nuk ėshtė njė vetėlavdėrim, por ėshtė njė fakt, sepse jam shpėrblyer me vendet e para kudo ku kam marrė pjesė. Atėhere kjo ka qenė njė privilegj i madh, edhe pse tash nuk vlerėsohen ēmimet, sa janė vlerėsuar nė atė kohė, por pėr tė shkuar deri nė ato ēmime ėshtė dashur mund i madh dhe jo sikur sot, permes tė hollave apo krevatit. Isha femija i parė me 4 disqe tė botuara, me videoprojekt dhe moderoja emision timin 4 herė nė javė tek Radio Prishtina. Dikur nuk flisja pėr kėto gjėra nga modestia, por tashmė ēdo gjė ėshtė publikuar nė internet.



Pastaj fillon koha e adoleshencės time, ku rrethanat nė tė cilat jetonim, normalisht kanė ndikuar nė zhvillimin tim, por besoj edhe tė gjithė gjeneratės time. Kemi qenė nėn njė regjim serb, ajo dihet, kemi qenė fėmijė tė cilėt nuk kemi guxuar me e zhvillue jetėn ashtu siē e ka zhvilluar jetėn ēdo fėmijė tjetėr nė botė. Atė kohė u shkatėrrua ēdo institucion, ēdo televizion, ēdo radio, ēdo shkollė, gjithēka.



Nė mua mbillej njė aversion ndaj regjimit serb, gjė qė ishte normale. Ēdo shoqe e shok imi po pėrjetonte terrorin serb. Prindėrit po jetonin tmerrin, ne e ndjenim atė tmerr. Kisha fatin qė jetoja nė njė familje ku kombėtarja gjithmonė ka qenė hyjnore, dhe me kohė kishin mbjellė tek ne partiotizmin real.



Mė pas fillon njė etapė e adoleshencės, ku unė kam edituar shumė disqe, ku tė gjitha kangėt kanė tematikė sociale edhe politike. Unė thjesht e kam thėnė atė, qė besoj se seicili adoleshent e seicili fėmijė i asaj kohe e ka menduar. E ndjej veten me fat qe isha e popullarizuar qė nga fėmijėria, dhe kėtė popullaritet e shfrytėzoja pėr tė treguar dhembjen dhe mllefin e fėmijėve kosovarė, me shpresėn qe njė ditė do na dėgjojė dikush.



Pastaj fillon, po shkoj pak kronologjikisht, njė etapė tjetėr, kur jam pak mė e rritur. Atėherė filluam tė vinim nė Shqipėri.Ka ndodhur qė tė shkonim me gomone, ku nė anėn tjetėr ishin ushtarėt serbė me automatikė qė shtinin nė gjithkend e nė gjithēka, por dėshira pėr tė marrė pjesė nė atė Festival dhe pėr tė treguar, ka qenė enorme.



Aty ndodh edhe njė pėrplasje nė mua. Shihja njerėz qė rrahnin gjoksat, e kishin gojėn plot moral e patriotizem, kurse nė hotele i shihja duke thithur droge, duke lėnė nėnat nė njė dhomė e nė tjetrėn me dashnoret e vet mbi 50 vjeē, duke pirė rakinė me policė serbė (kur ktheheshim nė Kosovė), pastaj, pse ta fsheh, klanet e caktuara tė Festivalit na pėrēmonin ne kosovarėve, kurse kėngėt e tyre ishin qesharake krahasuar me atė qė ne e kishim bėrė prej kohėsh nė Kosovė.



Po flas edhe pėr artistėt nga Kosova, edhe njerėz tė caktuar tė Festivalit nė Shqipėri. Dhe prapė u zhgėnjeva. E mendova gjatė ēfarė tė bėj.Do tė zhvishesha.Unė kam mundur tė zhvesh kėta njerėz, duke treguar me foto se ēfarė bėjnė, por vendosa tė tregoj se morali nuk ėshtė nė dukje, por nė shpirt.



Tirana mė ktheu tre herė nė bis, duke mos ndaluar duartrokitjet pėr afėr 15 minuta gjė qė nuk kishte ndodhur ndonjėherė nė atė festival, gjė qė gjatė ritransmetimit u kėput nė TVSH. Dhe po, tregova qė femra shqiptare nuk ėshtė ajo nė dimi e mantele, nuk ėshtė skllave siē na paraqitnin serbėt para botės, por ėshtė pasardhėse e Afrodites mitologjike, me tė gjitha bukuritė fizike e mentale qė ia ka falur natyra. Po tė mund ta beja edhe njė herė, do zhvishesha e tėra. Shqipėria e kuptoi mesazhin.Tjerat janė legjendė.







Elida BUĒPAPAJ : Kur keni shkuar pėr herė tė parė nė Shqipėri?

ADELINA ISMAJLI : Hera e parė nė Shqipėri ka qenė viti 1991.



Elida BUĒPAPAJ : Sa vjeē ishit ?

ADELINA ISMAJLI : Unė isha dymbėdhjetėvjeēare dhe kisha njė prezantim nė Festivalin e Radiotelevizionit Shqiptar. Kėnga ime titullohej “Mos ma gjuaj diellin me gurė”.



Elida BUĒPAPAJ : Unė e kam ndjekur performansėn nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve dhe ka qenė e jashtėzakonshme.

ADELINA ISMAJLI: Faleminderit, nuk besoja qė dikush e mban mend. Nė atė Festival kam qenė e lajthitur nga gėzimi se po merrja pjesė, sepse ka qenė njė ėndėrr e bukur qė e kishin tė gjithė artistėt qė kanė qenė shumė mė tė mėdhenj nė moshė se unė.



Elida BUĒPAPAJ : Unė mund tė them me plot gojėn se performanca juaj nė atė festival ishte e njė ylli tė sapolindur.

ADELINA ISMAJLI: Faleminderit shumė! Pėrformansa ime ishte njė dashni qė tė afrohesha sa mė shumė me publikun. Prandaj edhe u hodha nė publik, edhe pse isha njėmbėdhjetė-dymbėdhjetėvjeēare. Unė u hodha nė publik qė tė jem sa mė afėr, qė ta shoh publikun edhe ta shpreh gjithė atė dashuri qė e kam, tė shijohet nga afėr. Mė vonė e kam kuptue qė kjo ka qenė interesante dhe simpatike pėr njerėzit. Unė e kam bėrė kėtė shumė spontanisht, sepse skena m’u ka dukė shumė e largėt nga publiku, edhe pse nuk ishte asnjė gjysmė metre larg. Unė doja ta shijoja publikun. Unė si fėmijė, doja ta ndjej atė ngrohtėsi dhe ta shoh nga afėr dashninė qė po ma falte publiku nė Shqipėri.







Elida BUĒPAPAJ : Adelina, artistėt e mėdhenj janė zakonisht edhe patriotė, patriotė nė kuptimin modern tė fjalės. Dhe unė e kam konstatuar qė nė fillimin e karierės tuaj se ju jeni edhe njė artiste e madhe edhe njė patriote.

ADELINA ISMAJLI: Pėrveē faktit qė, ma merr mendja, tė gjithė artistėt e mėdhenj botėrorė krenohen fillimisht me kombėsinė e vet, edhe tek ne shqiptarėt e vertetė kjo ėshtė e pashmangshme qė tė jesh patriot, pėr shkak tė gjithė historisė tonė, tė gjitha atyre qė kemi kaluar. Natyrisht qė nuk do t’i gjeneralizoj gjėrat, sepse nuk jemi tė gjithė patriotė; nuk guxoj tė flas nė emėr tė tė gjithė kėngėtarėve. Kemi edhe kėngėtarė qė janė spiunė mbi spiuna. Dashnia enorme harronte frikėn pėr ardhjen, shkuarjen tonė nė Shqipėri, ilegale pėr atė kohė.



Elida BUĒPAPAJ : Artistėt e Kosovės kanė qenė tė parėt qė e kanė kaluar kufirin.

ADELINA ISMAJLI: Faktikisht po. Ne kalonim kufirin me ato gomonet. Ishim gjithmonė nė rrezik.Rrezik qė ushtria serbe do tė shtinte mbi ne, rrezik qė do tė mbyteshim nė ujėrat e Shqipėrisė. Por ky rrezik ishte shumė i bukur.



Pėrballoheshim edhe me policinė serbe nė momentin qė ktheheshim, kishte burgosje pse vizituam Shqipėrinė, rrahje brutale,etj. Por kėnaqėsia dhe ajo qė ishte ushqyer gjithnjė ne mua nga familja, nga prindėrit qė Shqipėria ėshtė qeliza e emni dhe mbiemni i gjithė asaj ēka ne jemi dhe ēfarė ne ekzistojmė (e qenies sonė dhe ekzistencės sonė) ka qenė e pamposhtur.



Po flas pėr veten time. Kam qenė nė gjendje me rrezikue, pse jo, edhe jetėn, vetėm njė herė me e prekė Shqipninė, andrrėn e prindėrve tė mi dhe, pse jo, edhe tė gjyshes teme, vajzes se Nasuf Balshes nga Shkodra,e cila e ka pasur nė gojė gjithmone dhembjen pėr Shqipėrinė, krenarinė pėr Shqipėrinė.



Prandaj ka ndodhur kjo edhe nė Festival, ajo hudhja nė publik si vjazė dymbėdhjetėvjeēare. Unė ndjeja njė dashni te pashpjeguar,doja edhe fizikisht te afrohesha me njerėzit, t’i shikoja, t’i analizoja edhe ta kuptoja se pėrse prindėrit e mi e donė kaq shumė Shqipėrinė. E kuptova.







Elida BUĒPAPAJ : Si t’u dukėn pėr herė tė parė shqiptarėt e Shqipėrisė, kur i ke parė pėr herė tė parė ?

ADELINA ISMAJLI :, E ndjeja veten si nė shtėpinė time. Kjo ka qenė ajo mė e bukura.Por tmerri mė i madh pėr mua,posaqerisht per nanen time ka qenė kur kemi kuptue ēka ka ndodhė nė Shqipėri, pėr regjimin enverist. Ajo ka qenė njė tmerr, njė zhgėnjim i madh, ma merr mendja, pėr tė gjithė.



Ndoshta jo pėr tė gjithė kosovarėt, pėr ne po. Ka qenė njė tmerr ēka ka ndodhė nė kohėn e enverizmit, njė zhgėnjim i madh, pse kanė besue nė disa gjana, u thye njė ideal i kosovarėve qė e donin me zemėr Shqipėrinė.



Mirėpo asht rikuperue nė momentin qė jemi takue me shqiptarėt e Shqipėrisė, me njerėzit nė Shqipėri, me familjaret tone ne Shqiperi. Nė fillim ishte paksa interesante tė pėrballeshe me njė dialekt tjetėr shqiptar, dhe kjo me gėzonte.



Unė jam rritė me atė ideologji qė Shqipėria ėshtė gjithēka pėr ne.



Elida BUĒPAPAJ : Adelina, nė repertorin tuaj kanė zėnė njė vend tė posaēėm kėngėt patriotike, me anė tė tė cilave ti i ke ngritur peshė zemrat e shqiptarėve, kudo, nė ēdo moment, edhe nė momentet mė tė vėshtira, pėr shembull, kur regjimi i Milosheviēit kishte nisur spastrimin etnik dhe nė Kosovė kishte nisur lufta.



ADELINA ISMAILI: Ndoshta nuk ėshtė e bukur qė tė vetėlavdėrohem, por qysh nė moshė tepėr tė re, pa dashur ti mendoj pasojat, e kam ba kėtė sepse ma ka ndie shpirti,sepse shpirti po kėrkonte lirinė.



Krijimtaria ime reflektonte realitetin qė po jetonim.U intensifikua edhe gjatė kohės sė luftės. Janė realizue kangė shumė tė bukura. Por nuk e kuptoj pse janė ba pėrpjekje nga grupacione, individė tė ndryshėm qė tė shkatėrrohen, qė tė ndyhen, dhe fatkeqėsisht nė kohėn kur serbėt kishin ikur nga Kosova ?



Nuk merzitesha shumė, kėnga ėshtė universale, e dija qė njė ditė do tė dėgjoheshin edhepse dikush donte t’i shkatėrronte. Nė momentin qė do tė dėgjoheshin e dija: njeriu e dėgjon dhe i ngelet nė shpirt e nė mendje pėrherė. Pėr mua ishte e rėndėsishme tė shpėtoja e gjallė qė njė ditė tė tregoj.







Elida BUĒPAPAJ : Cila ėshtė njėra prej kėtyre kėngėve ?

ADELINA ISMAJLI: Pėr mua kėnga mė e dashur mbetet “Lavdi ushtari im”.Kėtė kėngė e kam kėnduar gjatė luftės. Unė kam qenė refugjate nė Maqedoni. Ėshtė kėnduar gjatė luftės e, natyrisht, edhe pas luftės pastaj. Mbetet si kėnga mė e dashur e imja, pėr shkak se ishte bėrė biznes qė t’iu kėndohej komandantėve. Tmerr apo jo? Unė i kam kėnduar e para komandanteve legjendar Zahir Pajazitit, Adem Jasharit, Luan Haradinajt.



Natyrisht, edhe kėto kėngė nuk transmetoheshin nė mediumet tona dhe njerėzit nuk kishin haber qė unė e para kisha kėnduar pėr kėta heronj. Mirėpo, njė moment tė caktuar kam menduar : « Po ata ushtarė qė janė nė vijėn e parė tė frontit? Kush iu kėndon atyre?”



Kisha njė zhgėnjim tė vogėl nė vitin 1998 kur ika nė Shqipėri tė bėja njė klip pėr familjen Jashari. Nė mars u masakrua familja Jashari.Menjėherė nė prill unė ika tė bėja njė klip, edhe njė kėngė nė Shqiperi. Nuk e imagjinoni ēka pėrjetova nė Shqipėri duke u pėrpjekur tė bėj kėngėn dhe klipin. Nuk e dija pse nuk lejohesha ta bėj ! E kuptova mė vonė. Ajo ide m’u vodh. Edhe ėshtė kėndue nga tjetėrkush. Edhe ka mbetė njė nga kėngėt mė tė preferuara tė asaj kohe.



Por ka njerėz qė e dinė kėtė gjė, ndėr ta dhe njė regjisor ne Shqiperi i cili nė fund mė tha: „Adelinė, ik nga kėtu, je e re nuk po e kupton nė ēfarė rreziqesh po futesh.“ Nuk do t`ia pėrmend emrin pėr momentin. Ka kohė. Dhe e di qė nuk do ta flasin kėtė edhe pėr njė kohė tė gjatė. Por unė do t’ia lė kohės dhe nuk preokupohem shumė pėr kėtė, sepse dalin tė vertetat.



Pas kėtij, do tė thoja, zhgėnjimi tė vogėl, e kam bėrė kėngėn « Lavdi ushtarit tim ».

Mirėpo edhe gjatė interpretimit unė nuk kam mundė me e ndalė tė qajtunit, edhe gjatė realizimit tė klipit. Patriotizmi ėshtė i mbjellur tek unė, unė jam mbesė e Nasuf Balshajt nga Shkodra. Unė nuk kam si t’iu ik rrėnjėve tė mia.










Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Intervist me Adelina Ismajli-in Empty
MesazhTitulli: Re: Intervist me Adelina Ismajli-in   Intervist me Adelina Ismajli-in Icon_minitimeMon Jun 29, 2009 1:30 pm

thnx
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Intervist me Adelina Ismajli-in Empty
MesazhTitulli: Re: Intervist me Adelina Ismajli-in   Intervist me Adelina Ismajli-in Icon_minitimeTue Jun 30, 2009 3:09 am

sps/././



osht gjysma se nuk bojke mer postu krejt interv.. se delke is tooo big
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Sponsored content





Intervist me Adelina Ismajli-in Empty
MesazhTitulli: Re: Intervist me Adelina Ismajli-in   Intervist me Adelina Ismajli-in Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Intervist me Adelina Ismajli-in
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Adelina Ismajli photo
» Adelina ismajli sex simbol of Balcanique
» GEnta Ismajli photo
» Zanfina Ismajli - Tip Tradicional

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: