Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 DIlemat e Kejsi TOles

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

DIlemat e Kejsi TOles Empty
MesazhTitulli: DIlemat e Kejsi TOles   DIlemat e Kejsi TOles Icon_minitimeWed Jul 01, 2009 4:03 am

Dilemat e Kejsi Tolės
Festivali i Kėngės nė RTSH mbylli tė dielėn edicionin e 47-tė. Kėnga Fituese "Mė merr nė ėndėrr" e interpretuar nga Kejsi Tola, do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė konkursin e kėngės evropiane qė kėtė vit mbahet nė Moskė.
Nuk di nėse do tė vazhdojė me kėngėn operistike apo tė lehtė, nėse do tė rrijė apo do tė lėrė Shqipėrinė. 16-vjeēarja, fituese e festivalit nė RTSH, sapo ka lėnė studion e regjistrimit, ku njė natė pas festės ka punuar pėr variantin e kėngės qė shkon nė Eurosong. Kush ishin rivalėt e saj nė finale? Njė ditė pas marrjes sė trofeut, 16-vjeēarja Kejsi Tola, nxėnėse e kantos nė Liceun Artistik, viti i tretė, dha njė intervistė pėr “Shekullin”.

Kejsi, ēfarė rruge ke pėrshkuar pėr tė mbėrritur deri kėtu, fituese edicionit tė 47-tė Festivalit nė RTSH?

Unė kam filluar tė kėndoj kur isha 10 vjeē. Kam marrė pjesė nė festivalin e Zėrave tė Rinj pėr fėmijė, qė ka qenė pėr interpretuesit dhe mė shumė vlerėsohej vokali. Aty kam fituar ēmimin e parė. Pastaj kam marrė pjesė nė festivalin e Tiranės, ku kam fituar ēmimin e dytė.

Njė vit mė vonė, po nė kėtė festival jam vlerėsuar me ēmim tė parė dhe po nė tė njėjtin vit nė festivalin e fėmijėve nė Shkodėr kam marrė ēmimin e parė. Mė pas mora pjesė nė edicionin e parė tė Gjeniut tė Vogėl dhe nė vijim tek “Ethet e sė premtes”. Nė pranverė mora pjesė me kėngėn time nė Top Fest pėr tė ardhur tek debutimi nė festival.

Pėr ēfarė flet kėnga fituese?

Ėshtė njė kėngė dashurie. “Mė merr nė ėndėrr” ėshtė malli mes dy njerėzve qė dashurohen dhe duke qenė se nuk takohen dot me njėri-tjetrin tė paktėn tė takohen nė ėndėrr.

Ti je tepėr e re dhe besoj nuk ke pėrjetuar ndonjė histori tė madhe dashurie. Ēfarė emocioni ke dhenė nga vetja gjatė interpretimit?

Nuk kam dhėnė asgjė nga vetja ime. Kėnga nuk ka lidhje me mua. Nuk ka asnjė emocion personal, vetėm thjesht interpretim muzikor.

Nga erdhi bashkėpunimi me dy autorė qė e kanė prekur njė herė skenėn e Eurosong-ut?

Nuk ka qene zgjedhja ime. Ishin ata qė mė kėrkuan mua, profesor Edmond Zhulali, mė saktė. Unė me vajzėn e tij jemi nė njė shkollė edhe ajo ka qenė ndėrmjetėsja qė ka bėrė si tė thuash lidhjet me profesor Mondin.

Cilėt t’u dukėn konkurrentėt mė tė fortė nė festival?

Nuk mund tė them konkurrentė, por kėngėt qė mė pėlqyen ishin dueti Luiz Ejlli- Juliana Pasha, kėnga e Adelina Thaēit dhe kėnga e Marjeta Billos.

Nėse do tė ishe nė juri kujt do t’ja jepje ēmimin e parė?

Nuk e di. Nuk mund tė them se kujt. Prandaj thashė qė mė pėlqyen kėto tri kėngė. Nuk ėshtė se mė pėlqeu vetėm njėra nė veēanti.

Si e shpjegon faktin qė festivali i fundvitit ėshtė shndėrruar nė njė trampolinė pėr artistėt e rinj?

Nuk e di. Mendoj se ėshtė rastėsi, tė paktėn pėr mua. Nuk ėshtė se bėhet me qėllim kjo gjė. Thjesht kanė qenė kėngėt tė bukura, janė kėnduar nga kėngėtarė tė mirė, janė pėlqyer nga juria dhe publiku edhe prandaj kanė fituar. Kjo ėshtė njė gjė shumė e mirė, tė paktėn pėr ne qė jemi tė rinj sepse ėshtė njė lansim shumė i mirė.

Pėr ty nuk ėshtė vetėm kaq, do tė pėrfaqėsosh vendin tėnd nė Festivalin Evropian.

Ėshtė njė pėrgjegjėsi shumė e madhe pėr mua dhe mė duhet tė punoj shumė pėrpara se tė nisem nė Moskė

Mbeten edhe katėr muaj deri atėherė. Ėshtė kohė e mjaftueshme?

Besoj se po.

Nė cilėn gjuhė do tė kėndohet atje “Mė merr nė ėndėrr”?

Nė anglisht. Teksti ende nuk ėshtė shkruar por ėshtė vendosur qė kėnga do tė jetė nė anglisht.

Sa kohė ke punuar me kėtė kėngė?

Kėnga ka filluar tė punohet qė nė shtator. Kėtė muajin e fundit kam punuar mė shumė. Ndėrsa javėn e fundit, pothuajse ditė pėr ditė.

Ti do tė shkosh nė Moskė vetėm me zėrin tėnd apo do tė kesh edhe performancė?

Normalisht qė dėshiroj tė kem njė performancė, sepse kėnga qė unė kam ėshtė njė kėngė me ritėm dhe goxha e fortė. Mendoj se do tė ishte mirė qė tė kishte edhe diēka tjetėr veē meje nė skenė. Po, besoj se do ishte njė plus mė tepėr. Pavarėsisht se njerėzit mendojnė se unė jam e urtė si natyrė, por nuk e di, ashtu e kam ndier ashtu e kam bėrė.

Nė skenė ke qėndruar pothuajse pa lėvizur. Kjo pėr shkak tė emocioneve apo prej tė ftohtit?

Mė shumė prej emocioneve dhe pėrgjegjėsisė. Sepse ishte nata finale.

Ti sapo dole nga studioja e regjistrimit. Pėr ēfarė po punon?

Po punoj me kėngėn e festivalit. Po rregulloj pjesė qė mė vonė kėnga tė transmetohet nė radio. Kėto ditė duhet tė fillojė transmetimi nė radio. Veē kėsaj, kėnga duhet punuar edhe pėr nė Eurovision dhe duhet bėrė qė tani. Kėnga duhet shkurtuar. Ėshtė katėr minuta dhe nė Eurovision duhet qė tė jetė 3 minuta. Unė duhet qė tė mėsohem me mėnyrėn e re tė kėngės.

Duket sikur fitorja nė “Ethe” ėshtė mė shumė se njė ēmim?

Mendoj se “Ethet” kanė nxjerrė talente tė mira. Si Anjeza edhe Luisi janė kėngėtarė shumė tė mirė edhe duke ju bashkangjitur edhe njė kėngė e mirė, absolutisht nuk kishte si tė mos fitonin. Kėshtu qė mendoj se ka qenė edhe me mua, kėnga dhe tė gjithė komponentėt e saj kanė krijuar njė lidhje, njė ndėrthurje shumė tė mirė.

Festivali i fundvitit ėshtė njė ngjarje qė i zgjon nga gjumi kėngėtarėt shqiptarė, ndėrsa gjatė vitit shohim shumė pak publikime.

Unė nuk e kam provuar ndonjėherė tregun muzikor qė tė them. Kam qene vetėm nė “Ethe” dhe nė festival dhe nuk mund tė them nėse ėshtė mė mirė tregu apo festivali. Mendoj se edhe tregu muzikor ėshtė i mirė. Megjithatė mirė ėshtė qė tė mos humbasėsh edhe nga skena e festivalit, dhe tė mos largohesh pėr njė kohė shumė tė gjatė nga publiku. D.m.th tė rrish larg tij deri sa tė vijė festivali. Sepse festivalet kanė distancė nga njėri-tjetri kėshtu qė mendoj se duhet edhe ndonjė kėngė e tipit, jo pėr festival.

Publiku tė ka parė tė interpretosh nė zhanre tė ndryshme muzikore. Ti ku ndjehesh mė mirė?

Mendoj se muzika pop ėshtė ajo qė mė pėrshtatet mė tepėr. Pastaj unė mund tė kėndoj edhe rrok apo diēka tjetėr. Po ngelem te pop-i.

Aktualisht studion pėr kanto. Mendon se tė kėnduarit do tė jetė profesioni i jetės tėnde?

Unė studioj pėr kanto, nė fakt muzikė klasike operistike edhe jam nė dilemė pak tė madhe se ēfarė do tė bėj. Tė vazhdoj tė kėndoj muzikė klasike apo muzikėn e lehtė. Por mund tė them qė gjithmonė do tė ngelem te muzika. Asnjėherė nuk do tė ndahem nga ajo.

Mendon qė tė realizosh album sė shpejti?

Jo. Mua mė ėshtė premtuar njė album nga Top-Channel por nuk e di sa do tė realizohet. Nė qoftė se do tė mė jepej mundėsia pėr tė bėrė njė album besoj se do tė prisja disa kohė, sepse do doja qė kėngėt tė mos bėheshin shpejt por qė tė mblidheshin disa kėngė festivalesh. Pastaj, jam e vogėl, kam kohė pėr tė bėrė album. Pėr momentin nuk ėshtė synimi im albumi.

Pas pėrfundimit tė shkollės mendon tė studiosh jashtė apo tė rrish nė Shqipėri?

Nuk e di. Kjo ėshtė e vetmja dilemė qė kam. Varet kė do tė vendos tė ndjek, muzikėn klasike apo atė tė lehtė. Do tė doja tė ikja dhe andej, po nga njėra anė mė vjen keq tė lė Shqipėrinė. Nuk e di
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

DIlemat e Kejsi TOles Empty
MesazhTitulli: Re: DIlemat e Kejsi TOles   DIlemat e Kejsi TOles Icon_minitimeWed Jul 01, 2009 4:31 pm

thnx
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

DIlemat e Kejsi TOles Empty
MesazhTitulli: Re: DIlemat e Kejsi TOles   DIlemat e Kejsi TOles Icon_minitimeWed Jul 01, 2009 7:05 pm

sps..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Sponsored content





DIlemat e Kejsi TOles Empty
MesazhTitulli: Re: DIlemat e Kejsi TOles   DIlemat e Kejsi TOles Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
DIlemat e Kejsi TOles
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: