Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 rreziku vjen nga kozmosi

Shko poshtė 
4 posters
AutoriMesazh
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeThu Jul 02, 2009 11:31 am

--------------------------------------------------------------------------------
Katastrofizmi / Rreziku vjen nga kozmosi

Mund tė kishte qenė njė skenė nga njė film i Hollywood-it me fatkeqėsi natyrore: njė ish-astronaut i NASA-s tund para syve tė tė gjithėve njė raport, i cili u bėn thirrje Kombeve tė Bashkuara qė tė ndėrmarrin veprime urgjente me qėllim qė tė shmanget njė katastrofė globale.

Por nuk ishte njė takim si nė filma. Nė njė mbledhje tė zhvilluar nė Vienė, Austri nė nėntor tė vitit qė kaloi, ish-astronauti Rasėll Zhvaikart, u tha zyrtarėve tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara se duhej qė tė ndėrmerreshin menjėherė hapa tė mėdhenj dhe emergjentė pėr tė pėrballuar vetė rrezikun qė shkaktojnė impaktet kozmikė.

Sipas njė studimi ekspertėsh qė u prezantua nė takim, njė pėrplasje me njė tė ashtuquajtur Objekt Pranė Tokės - njė prej mijėra copėrave tė mėdha tė objekteve qė vijnė nė orbitėn e Diellit shumė pranė Tokės - mund tė shkaktojė "shkatėrrim tė tmerrshėm", duke bėrė tė duken si hiēgjė fatkeqėsitė natyrore qė jemi mėsuar tė shohim shpesh.

Jo shumė kohė mė parė, komente tė tillė do tė ishin vėnė nė lojė prej komunitetit shkencor dhe do tė konsideroheshin prej tij si paranojė thuajse fetare. Por jo mė. Tė parit e Tokės si njė parajsė kozmike, qė ėshtė formėsuar prej proceseve tė ngadaltė e tė qendrueshėm tė gjeologjisė, ėshtė hedhur nė erė prej provave se planeti ynė vuan rregullisht nga katastrofa tė njė madhėsive tė tillė, qė deri tani kemi menduar se u pėrkasin vetėm miteve dhe legjendave tė lashtėsisė.

Qė nga dorėshkrimet e Babilonisė, deri tek kronikat e Epokės sė Errėt, pėrshkrimet e fatkeqėsive qė godasin me pasoja shkatėrrimtare kanė qenė prej njė kohe shumė tė gjatė karakteristika tė rrėfimeve pėr historinė e hershme tė Tokės. Shumė pėrshkruajnė zjarre qė bien si shi prej qiellit. Legjenda e Gilgameshit, e cila e ka burimin nė Mesopotaminė e 4000 vjetėve mė parė, pėrshkruan se si "shtatė gjykatėsit e ferrit" ngritėn pishtarėt e tyre, duke ndezur flakė tė gjithė Tokėn dhe dėrguan njė stuhi, e cila e shndėrroi ditėn nė natė. Duke shkruajtur mė shumė se 2000 vite mė vonė, kleriku britanik i Epokės sė Errėt, Gildas, pėrshkruante "njė zjarr qė zbriti nga qielli" aty rreth vitit 441 pas Krishtit, qė bėri errėsimin total tė qiejve dhe shkaktoi migrim tė njerėzve nga Anglia, me tokėn qė mbante shenja tė shkatėrrimit edhe njė shekull mė vonė.

Kėndvėshtrimi dramatik pėr historinė e Tokės, qė shfaqet sot, vėshtirė se mund tė jetė mė i ndryshėm nga ai i akademikėve dhe studiuesve modernė, qoftė edhe ata tė njė periudhe tė afėrt si vitet '80. Pėr shekuj tė tėrė, ideja e ngjarjeve kozmike qė ndikojnė nė jetėn mbi Tokė shihej si njė herezi nga Kisha, e cila i konsideronte katastrofat si provė tė ndėrhyrjes hyjnore dhe po kėshtu edhe nga establishmenti shkencor, i cili e injoronte duke e konsideruar thjeshtė supersticion.

Megjithatė, gjatė njėzetė viteve tė fundit, pesha e dukshme e provave ka konfirmuar realitetin e katastrofave tė dėrguara prej qiejve - dhe ka zbuluar se sa pranė tyre jemi afruar nė tė kaluarėn - siē ėshtė rasti i incidentit Tunguska 100 vjet mė parė.

Dyshimet se "mitet" e katastrofave globale duhet tė merren seriozisht, e kanė nė fakt origjinėn qė nė agimin e vetė shkencės moderne, nė shekullin XVII. Nė vijim tė botimit tė ligjeve tė lėvizjes sė Njutonit, si dhe gravitetit universal nė vitin 1687, astronomi britanik Edmond Hallej, vendosi qė t'i zbatojė kėto ligje pėr misterin e kometave. Duke studiuar tė dhėnat e shfaqjes sė tyre, Halley argumentoi se kometat e shndritshme tė viteve 1456, 1531, 1607 dhe 1682 kanė qenė nė fakt e njėjta kometė, qė ka ndjekur njė orbitė shumė tė madhe eliptike pėrreth Diellit nė pėrputhje me Ligjet e Njutonit. Por Hallej vėrejti edhe diēka tjetėr: njė kometė qė pėrshkonte orbitėn e Tokės mundet qė njė ditė tė pėrplaset me ne, me pasoja ndoshta shkatėrrimtare.

Nė dhjetor tė vitit 1694, Hallej mbajti njė leksion nė Shoqėrinė Mbretėrore tė Londrės, nė tė cilin ai deklaroi se Pėrmbytja e Madhe biblike mund tė jetė shkaktuar prej impaktit tė njė komete. Ai madje argumentoi se veēori tė tilla, si pėr shembull Deti Kaspik, mund tė jenė shkaktuar prej ngjarjeve tė tilla kataklizmike. Brenda disa ditėsh, ai e kish tėrhequr mbrapsht pretendimin e tij me sa duket nėn trysninė eklesiastike. Kisha i shihte katastrofat si pėrmbytja e madhe, si njė provė tė fuqisė sė Perėndisė dhe ēdo lloj pėrpjekje pėr t'i shpjeguar ato duke pėrdorur shkencėn, nuk inkurajohej aspak. Edhe kėshtu, leksioni i Halley do tė vėrtetohej si njė pikė kthese, duke nxjerrė nė pah pėr herė tė parė dobėsinė e Tokės pėrballė forcave kozmike.

Nė shekullin e ardhshėm, tė tjerė do tė pėrpiqeshin gjithashtu qė tė vendosnin nė baza shkencore rrėfimet biblikė mbi katastrofat, me matematicienin britanik tė Kembrixhit, Uilliam Uiston qė deklaronte se njė analizė e orbitave kometare tregonte qė Pėrmbytja e Madhe kishte ndodhur nė vitin 2349 para Krishtit.

Deri nė fillim tė shekullit XIX, zoologu i shquar francez, Zhorzh Kuvie deklaroi se kishte gjetur prova tė pakundėrshtueshme pėr Pėrmbytjen e Madhe - nė kuptimin e drejtpėrdrejtė tė fjalės. Duke studiuar mbetje gjeologjike pėrreth Parisit, ai kish gjetur qė fosile tė krijesave detare nė njė shtresė tė lashtė ishin mbivendosur prej atyre tė krijesave tė tokės. Mė pas, mu mbi vete, kėto fosile krijesash tokėsore kishin sėrish fosile tė krijesave detare - ku shtresa mė e sipėrme jepte prova pėr njė pėrmbytje tė madhe dhe tė shpejtė pėrreth Parisit tė kohėve tė sotme. Kuvie i interpretoi kėto ndryshime tė befasishėm nė tė dhėnat e fosileve si prova tė katastrofave tė menjėhershme, tė cilat shkatėrruan jetėn nė Tokė dhe prej tė cilave pėrmbytja e Madhe ishte shembulli mė i fundit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeThu Jul 02, 2009 11:32 am

Baza solide

Zbulimet e Kuvie, tė botuara nė vitin 1812, fituan mbėshtetjeen e njė numri shkencėtarėsh me famė, si gjeologu Xhejms Holl dhe pas kėsaj u lind lėvizja "katastrofiste". Tė tjerė ishin thellėsisht skeptikė, megjithatė, duke vėnė theksin nė faktin se provat pėr njė pėrmbytje globale nuk ishin aspak bindėse. Mė skeptikėt nga tė gjithė ishin ndjekėsit e gjeologut skocez, Xhejms Hatėn, themeluesi i pikėpamjes "uniformitariane" tė historisė sė Tokės. Nė vitin 1795, ai kishte botuar njė tekst dyvėllimėsh bazuar nė pikėpamjen se proceset e ngadaltė dhe tė vazhdueshėm qė i japin formė planetit tonė sot ishin gjithashtu shumė tė rėndėsishėm nė tė kaluarėn e largėt.

Uniformitarianizmi ishte njė ide e fuqishme, e cila u lejonte gjeologėve qė tė ekstrapolonin nga ajo ēfarė mund tė shihnin nė tė tashmen, pėr tė ngritur pyetje nė lidhje me historinė e Tokės. Avokati mė i fortė i kėsaj pikėpamjeje ishte njė tjetėr skocez, avokati dhe gjeologu Ēarls Lajėll, i cili e shihte katastrofizmin si njė pėrpjekje tė fanatikėve fetarė pėr tė fituar besueshmėri shkencore pėr besimet e tyre. Lajėll tregoi se "provat" e Kuvie pėr Pėrmbytjen e Madhe mund tė shpjegoheshin me ndryshimet gradualė nė nivelin e detit, duke sulmuar njėkohėsisht katastrofistėt se po tregoheshin shumė tė prirur pėr tė dhėnė shpjegime supernatyrorė. Deri nė vitet 1830, libri me shumė ndikim i Lajėll, "Parimet e Gjeologjisė", kishte siguruar qė pretendimet pėr katastrofė globale ishin menjėherė tė lidhur me supersticionin e tepruar. Megjithatė, ndėrsa Lajėll kishte treguar se provat pėr katastrofat e tė shkuarės nuk ishin bindėse, ai nuk kishte treguar nga ana tjetėr as qė ato ishin tė pamundura. Ajo ēfarė ai kish bėrė ishte qė tė garantonte se ēdo lloj kundėrshtimi ndaj uniformitarianizmit do tė haste nė vėshtirėsi shumė tė mėdha nė 150 vitet e ardhshėm.

Disa shenja se nga do tė vinin kėto kundėrshtime nisėn tė shfaqen edhe teksa Lajėll ndėrtonte idenė e tij kundėr katastrofizmit. Pėr shekuj tė tėrė kish patur zėra pėr gurė qė binin nga qielli, por tė gjitha ishin hedhur poshtė si thjeshtė legjenda popullore - e gjithė kjo deri nė 26 prill tė vitit 1803, domethėnė nė kohėn kur meteorėt ranė si shi nga qielli nė fshatin Aigle nė Normandi, Francė. Njė investigim i kryesuar nga astronomi i shquar franbcez, Zhan Biw, tregoi se gurėt kishin ardhur me tė vėrtetė nga hapėsira.

Shkencėtarėve iu desh shumė mė tepėr kohė qė tė pranonin se meteorėt e mėdhenj mundej qė edhe ata tė godisnin Tokėn. Nė fundin e viteve 1890, Gruv Gilbert, kryegjeolog nė Vėzhgimin Gjeologjik tė SHBA, vendosi tė inevstigojė tė dhėnat pėr numrin e madh tė meteorėve qė zbuloheshin dhe nxirreshin nga nėntoka pėrreth njė krateri 1.2 kilometėrsh nė shkretėtirėn e Arizonės. Duke mos arritur tė gjejė njė meteor gjigant nė kėtė krater, Gilbert argumentoi se ai duhej tė ishte formuar nga njė flluskė avujsh nė shkėmbin dikur tė shkrirė - duke injoruar kėshtu mundėsinė qė meteori mund tė kish pėsuar vaporizim pas impaktit. Nė vitin 1906, Daniel Berringėr, njė inxhinier minierash amerikan, botoi prova qė lidhnin kraterin e Arizonės me njė impakt, por gjithėsesi nuk arriti tė bindė establishmentin shkencor - qoftė edhe prej faktit qė nė dokumentin shkencor ku pėrshkruante teorinė e tij, ai vinte nė lojė konkluzionet e Gilbertit.

Do tė duhej tė kalonte shumė kohė dhe tė vinin vitet '50 pėrpara se njė brez i ri gjeologėsh tė pranonin origjinėn kozmike tė atij qė sot quhet Krateri i Meteorit.

Njė tjetėr shenjė qė tregonte pėr origjinėn kozmike tė katastrofave globale u shfaq nė vitet '30, me zbulimin e asteroidėve tė parė qė lėviznin nė orbita, tė cilat ndėrprisnin orbitėn e Tokės. Kjo e nxiti astronomin amerikan, Harvej Nininger, qė tė thoshte se asteroidė tė tillė herė pas here mund tė godisnin tokėn, me pasoja katastrofike.

Nė vitin 1942, ai deklaroi se impakte tė tillė mund tė shpjegojnė diferencat pėrndryshe tė pashpjegueshme nė tė dhėnat e fosileve, qė tregonin pėr shfarosje masive tė jetės mbi tokė disa herė gjatė qindra milionė viteve tė fundit.

Deri nė mesin e viteve '50, disa shkencėtarė sugjeronin qė njė impakt meteori 65 milion vjet mė parė mund t'i ketė dhėnė fund mbretėrimit 100 milion vjeēar tė krijesave mė tė suksesshme qė kanė jetuar ndonjėherė mbi Tokė: dinosaurėve. Ndonėse intriguese, kjo ide mbeti kryesisht spekulative dhe provat jobindėse.

Njė gjė e tillė ndryshoi nė vitin 1980, kur njė ekip shkencėtarėsh nga Universiteti i Kalifornisė, Berklej, mė nė fund publikuan prova tė fuqishme pėr t'i dhėnė fund mbizotėrimit 150-vjeēar tė uniformitarianizmit . Tė udhėhequr nga fizikani amerikan, fitues i ēmimit Nobel, Luiz Alvarez, ekipi kishte studiuar tė dhėnat e fosileve tė shfarosjes sė dinosaurėve. Ata zbuluan se mostra tė argjilės qė i pėrkisnin kohės kur kish ndodhur ngjarja pėrmbanin nivele shumė tė lartė iridiumi, njė element ky relativisht i zakonshėm tek meteorėt.

Pasojat e provave qė tregonin nivele kaq tė lartė iridiumi ishin dramatike, duke treguar pėr impaktin e njė meteori shumė tė madh me njė diametėr ndėrmjet pesė dhe dhjetė kilometra. Njė ngjarje e tillė do tė kish shkaktuar njė zjarr gjigant global, me tymin dhe hirin qė do tė kishin bllokuar dritėn e diellit pėr muaj tė tėrė, duke shaktuar kolapsin e zinxhirėve tė ushqimit. A mund ta shpjegojė kjo zhdukjen e dinosaurėve?

Thjeshtė shenja e njė rikthimi nė katastrofizėm provokoi njė reagim shumė tė ashpėr nga shumė shkencėtarė.

Kritikėt argumentuan se shtresa e iridiumit mund tė kish ardhur prej shpėrthimeve tė mėdhenj vullkanorė qė dihet se kanė ndodhur pothuajse nė tė njėjtėn kohė dhe pohuan se dinosaurėt kishin nisur tashmė tė zhdukeshin pėr shkak tė impaktit tė supozuar tė kėtyre vullkanėve.

Por edhe kėshtu nisėn tė dalin prova tė reja qė mbėshtesnin idenė e njė katastrofe globale 65 milion vjet mė parė. Nė vitin 1988, njė ekip ndėrkombėtar shkencėtarėsh zbuloi ekzistencėn e njė shtrese bloze mu mbi shtresėn e iridiumit nė shumė vende pėrreth botės - me sa duket e shkaktuar prej njė zjarri global. Tė tjerė gjetėn prova tė njė cunami gjigant tė krijuar nė gjirin e Meksikos afėrsisht 65 milion vjet mė parė.

Kthesa erdhi nė vitin 1990, kur gjeofizikanė amerikanė nė Universitetin e Arizonės zbuluan ekzistencėn e njė strukture shumė tė madhe rrethore tė varrosur nė brigjet e Meksikos. Me njė diametėr 180 kilometra, Krateri Shiksulub ėshtė me madhėsinė e duhur dhe nė vendin e duhur pėr tė shpjeguar tė gjithė anomalitė e tjera - dhe ai ėshtė gjithashtu 65 milion vjeēar.

Tė ndodhur pėrballė provave tė tilla kaq bindėse, shumica e shkencėtarėve tashmė e pranojnė se njė meteor gjigant e ka goditur vėrtetė Tokėn 65 milion vjet mė parė, duke shaktuar njė katastrofė globale. Dhe pranojnė se mund tė ndodhė sėrish.

Ndėrkohė qė procese uniformitarianė si erozioni nuk ka asnjė dyshim qė luajnė njė rol madhor nė formėsimin e planetit tonė, ngjarjet katastrofiste kanė patur gjithashtu njė efekt dramatik. Tė dhėnat e fosileve tregojnė prova pėr tė paktėn pesė shfarosje masive, me mė tė madhen qė tė ketė ndodhur 250 milion vjet mė parė, duke eleminuar 70 pėrqind tė kafshėve tė Tokės dhe 95 pėrqind tė jetės detare.

Por kjo nuk ėshtė njė fatkeqėsi e pazbatuar: shpesh herė, shfarosjet nė masė lejojnė forma jete dikur tė shtypura qė tė lulėzojnė - pas zhdukjes sė predatorėve tė tyre.

Rishfaqja e katastrofizmit si njė koncept shkencėrisht i besueshėm u sinjalizua nė njė mėnyrė spektakolare nė korrik tė vitit 1994.

Kometa "Kėpucari Levi 9" goditi Jupiterin me njė forcė mė tė madhe se sa shpėrthimi i tė gjithė arsenalit botėror tė armėve bėrthamore. Shumė shkencėtarė shpresuan se kjo ngjarje do tė shėrbente si paralajmėrim pėr qeveritė pėr nevojėn qė tė ndėrmerren veprime pėr tė mos lejuar qė qeniet njerėzore tė pėsojnė fatin e dinosaurėve. Megjithatė, deri tani pėrpjekjet pėr t'u marrė me kėtė rrezik kanė qenė thuajse zero. Projekte tė tillė si Vėzhgimi i Rojės sė Hapėsirės i NASA-s kanė identifikuar deri tani vetėm afro 80 pėrqind tė objekteve pranė Tokės, impakti i tė cilėve do tė shkaktonte njė katastrofė globale.

Megjithatė, siē e dėgjuan edhe zyrtarėt e OKB nė takimin e nėntorit tė vitit qė kaloi, impakti i objekteve pranė Tokės me njė diametėr jo mė shumė se 50 metra mund tė shkatėrrojė hapėsira shumė tė mėdha - siē ėshtė parė nė Tunguska. Deri sot, vetėm njė pjesė shumė e vogėl objektesh tė tillė janė kataloguar dhe pikasur.

Ndėrkohė, objektet pranė Tokės vazhdojnė tė na bėjnė surpriza tė pakėndshme. Pak pėrpara takimit tė OKB, njė astronom nė Takson, Arizona zbuloi njė objekt pranė Tokės, i cili ndodhej nė njė kurs pėrplasjeje me Tokėn.

Fatmirėsisht, objekti - tė cilit iu vendos emri i koduar 2008 TC 3 - ishte vetėm pak metra nė diametėr. Pavarėsisht kėsaj, brenda 24 orėsh ai kishte hyrė nė atmosferėn mbi Sudanin Verior, nė Afrikė dhe shpėrtheu me njė forcė tė barabartė me 1000 tonė tritol.

Me uniformitarianizmin tashmė njė mit thjeshtė komfortues, ngjarje tė tilla mund tė fitojnė domethėnien qė kishin nė lashtėsi, si paralajmėrime tė sė ardhmes, qė injorohen duke na vėnė nė rrezik.

Nuk ėshtė lajm dhe aq i keq

Pavarėsisht emrit qė tingėllon negativisht, katastrofizmi ka gjithashtu njė anė mė pozitive. Nė fakt, ne qeniet njerėzore ndoshta duhet tė falenderojmė pėr supremacinė tonė pikėrisht impaktit katastrofik tė meteorit, si dhe shpėrthimeve vullkanikė qė shkaktuan shfarosjen e dinosaurėve 65 milion vjet mė parė. Me ikjen e kėtyre krijesave gjigante tė mirėpėrshtatura, tė tjera do tė mund tė zhvilloheshin - dhe brenda 10 milion viteve sisorėt ishin shndėrruar nė formėn dominuese tė jetės nė Tokė. Megjithatė, edhe dinosaurėt vėshtirė se mund tė ankohen pėr fatin e tyre: edhe ata duket se kanė pėrfituar nga shfarosja masive mė e madhe nė historinė e planetit tonė, atėherė kur 70 pėrqind e vertebrorėve tokėsorė u zhdukėn 250 milion vjet mė parė. E njohur si shfarosja Permian-Triasik, shkaku i saj mbetet subjekt i shumė studimeve dhe ku dyshimet mė tė mėdhenj janė impakte tė meteorėve, shpėrthime vullkanikė ose ndryshime klimaterikė dramatikė.

Roja i hapėsirės

Nė vitin 1989, njė asteroid i vogėl kaloi shumė pranė Tokės - dhe shkaktoi njė panik qė solli njė pėrpjekje ndėrkombėtare pėr tė kataloguar tė gjithė Objektet Pranė Tokės, qė pėrbėjnė rrezik pėr planetin tonė. Asteoridi 300 metra i gjerė qė shkaktoi panikun, me emrin e koduar 4581 Asklepi, shmangu me mė pak se gjashtė orė pėrplasjen me Tokėn. Nėse do tė kishte goditur, shkatėrrimi do tė kishte qenė ekuivalent me shpėrthimin e mijėra bombave me hidrogjen.

Pėr tė shmangur panikė tė tillė nė tė ardhmen, NASA ngriti Rojėn e Hapėsirės, me qėllimin fillestar zbulimin dhe gjurmimin e ēdo Objekti Pranė Tokės, qė ėshtė mė shumė se 1 kilometėr nė diametėr - pra aq i madh sa tė shkaktojė shkatėrrim nė shkallė globale. Mendohet se ekzistojnė 950 objekte tė tillė dhe deri sot janė gjetur vetėm 80 pėrqind e tyre.

NASA ka nisur tashmė fazėn e dytė tė vėzhgimit, qė ėshtė gjetja e gjurmimi i 90 pėrqind tė Objekteve Pranė Tokės, qė janė qė nga 140 metra nė diametėr. Megjithatė, deri tani janė gjetur vetėm 10 pėrqind e numrit tė tyre.





DY TEORITE

KATASTROFIZMI

Kėndvėshtrimi qė ngjarjet katastrofike kanė luajtur njė rol madhor nė historinė e Tokės. Pavarėsisht se ishte pikėpamja dominuese pėr mijėra vite, katastrofizmi humbi mbėshtetje nė fillim tė shekullit XIX. Pranimi kohėt e fundit i rolit tė impakteve kozmikė ka sjellė ringjalljen e tij, ndonėse nė njė formė shumė mė shkencore.

UNIFORMITARIANIZMI

Gjeologu skocez i shekullit XVIII, Xhejms Hatėn, sugjeroi qė proceset qė formėsojnė planetin tonė sot, si erozioni, ishin njėsoj tė rėndėsishėm nė tė kaluarėn e largėt. I mbėshtetur nga shumė gjeologė me ndikim, uniformitarianizmi u forcua edhe mė, duke sugjeruar qė katastrofat globale nuk janė gjė tjetėr pėrveēse supersticione frikėsues.





"Shanset janė njė nė njėqind"

Jo mė pak katastrofikė se impaktet kozmikė janė tė ashtuquajturit supervullkanė - njė prej tė cilėve ndodhet mu poshtė Parkut Kombėtar tė Jelloustoun nė Uajoming. Stivėn Self, vullkanolog i Komisionit Rregullator Bėrthamor nė SHBA flet nė lidhje me rrezikun.

- Ēfarė e bėn veēanėrisht interesant supervullkanin e Jelloustoun?

Eshtė njė supervullkan shumė i madh. Ka shpėrthime rastėsore shumė tė mėdhenj, ndryshe nga, le tė themi Taupo nė Zelandėn e Re, i cili ka tė njėjtėn fuqi pėrgjatė tė njėjtės periudhė kohe, por me shpėrthime mė tė shpeshtė e mė tė vegjėl. Jelloustoun ėshtė njė prej vetėm pesė shembujve tė madhėsisė sė tij qė janė aktivė sot nė Tokė. Plus qė ai ndodhet nė SHBA, kėshtu qė merr mė shumė vėmendje se tė tjerėt. Ndoshta nuk do tė ketė mė njė shpėrthim shumė tė madh pėr dhjetėra mijėra vite, qė ėshtė praktikisht mė shumė se sa koha e nevojshme pėr ndėrtimin e diēkaje tė tillė si shoqėria moderne. Por pėr gjeologėt, tė cilėt miliona vite i lėvizin me njė tė rėnė tė lapsit, ėshtė njė rrezik i madh dhe real.

- A mendoni se ėshtė tepruar me rrezikun pėr katastrofa natyrore?

Jo. Nė fund tė fundit, njė ditė njė katastrofė e tillė do tė ndodhė. Problemi i vėrtetė me supershpėrthimet ėshtė se ne nuk e kemi idenė se sa shumė vullkane nė tokė mund tė shkaktojnė njė katastrofė, apo nė ēfarė gjendje janė ata, aktivė ose jo. Nėse ka mė shumė se afro 100 vullkanė, statistikat qė njėri tė ndodhte nė tė ardhmen do tė ndryshonin nė mėnyrė tė konsiderueshme dhe mund tė perceptohen si rrezik real. Edhe njė shpėrthim i vogėl - qė do tė nxirrte 100 kilometra kub material - do tė shkaktonte njė tragjedi tė vėrtetė, kėshtu qė tė pėrgatitemi me sadopak dije ėshtė mė mirė se sa tė rrimė nė injorancė verbuese.

- Cilėt janė risqet pėr kėtė shekull?

Prej mijėra vitesh nuk ka patur njė shpėrthim prej afro 100 kilometra kub. Pėr momentin, vlerėsimi im mė i mirė - e pranoj i bazuar nė shumė pak tė dhėna - ėshtė se janė njė nė njėqind shanset pėr njė supershpėrthim qė shkon deri nė 500 kilometra kub deri nė fund tė kėtij shekulli.





INCIDENTI I TUNGUSKAS

Nė mėngjesin e 30 qershorit 1908, fshatarė nė Siberinė e largėt u bėnė dėshmitarė tė efekteve tė tmerrshėm tė katastrofizmit. Dėshmitarė okularė thanė se kishin parė njė lėmsh tė zjarrtė gjigant nė qiell, pėrpara se ky tė shpėrthente duke u dėgjuar deri 800 kilometra larg.

Do tė kalonin edhe 20 vite pėrpara se tė dilnin tė dhėnat e para, atėherė kur shkencėtarėt mbėrritėn nė epiqendėr, nė Lumin Tunguska. Ata panė aty njė skenė shkatėrrimi tė pamasė qė mbulonte qindra kilometra katrorė, me mijėra pemė tė shkrumbuara qė qėndronin nė kėmbė si kunja shkrepėseje, tė anuara nė drejtim tė kundėrt nga qendra e shpėrtimit. Analiza e mostrave tė marra nė vendngjarje tregoi se shkaku ishte ndarja e njė asteroidi 50 metra tė gjerė, i cili shpėrtheu me fuqinė e njė bombe 15 megatonėshe me hidrogjen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeThu Jul 02, 2009 11:33 am

baza solide eshte vazhdimesi e asaj perpara
rreziku vjan nga kozmosi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeThu Jul 02, 2009 12:58 pm

interesante apo jo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeThu Jul 02, 2009 2:33 pm

po shum interesant1EHEHE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeThu Jul 02, 2009 9:36 pm

flm hahahah
po mir .......edones
hahhhate tema si krijohen planetet
\a pe din qa po du me than libon
hahhahah
BIOLOGE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeSun Jul 26, 2009 2:38 pm

qka pot intereson moj ty qka ko mu bo une a serafin....mas mirti kqyri punet e tua...UNE KO MU BO ASTRONOME...Se shkenca eshte jeta ime,pasioni im...~!Qka du mu bo une vendosi...HEHE..........
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeSun Jul 26, 2009 6:21 pm

hehehhe mos mi mer temat moj ani mo ata
PLANETEVE PER NJE RROTULLIM U NEVOJITET .....

shiko punen tane ti e mos mi mer temat

edhe shum tema te tjera mi ki marr


doje un tines ko mi treeguu

se qato tema qe i kom qel e di krejt qfarte jom edhe i kom shenu ne fletore e qitash kur pi shikoj ti mi kish vjedhhhhhhhhhhhhhhh
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeSun Jul 26, 2009 7:24 pm

oo une keto tema i kom hap moti e ti MI KE VJEDH vajza e mire...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeSat Aug 01, 2009 9:36 pm

jo me vjen keqqqqqqqqqqqq
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeSat Aug 29, 2009 2:53 pm

s'ka qka met ardh hiq keq

flm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
inna1
Flori Fan
Flori Fan
inna1


Female Numri i postimeve : 352
Age : 27
Registration date : 20/08/2009

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeSat Aug 29, 2009 3:43 pm

edona po thot jo mi ka vjedh serafina

serafina po thot jo mi ka vjedh edona


kur doni mu pajtu me njana tjetren ju

a sdoni hiq?:"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeSat Aug 29, 2009 6:01 pm

haha moti u kan kjo e shkuar e harruar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
inna1
Flori Fan
Flori Fan
inna1


Female Numri i postimeve : 352
Age : 27
Registration date : 20/08/2009

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeSat Aug 29, 2009 6:02 pm

jo nuk koka bash moti edon
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeMon Aug 31, 2009 10:37 pm

neyse leje fare...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitimeTue Sep 01, 2009 11:59 am

qka u bo?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Sponsored content





rreziku vjen nga kozmosi Empty
MesazhTitulli: Re: rreziku vjen nga kozmosi   rreziku vjen nga kozmosi Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
rreziku vjen nga kozmosi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» **Merkuri rreziku kryespor per token**
» Nga vjen Lemza

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: