Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Eklipsi diellor mė i gjatė i kėtij shekulli

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Eklipsi diellor mė i gjatė i kėtij shekulli Empty
MesazhTitulli: Eklipsi diellor mė i gjatė i kėtij shekulli   Eklipsi diellor mė i gjatė i kėtij shekulli Icon_minitimeSat Jul 25, 2009 8:03 pm

Eklipsi diellor mė i gjatė i kėtij shekulli Eklipsi_diellor_me_i_gjate_i_ketij_shekulli

Eklipsi u vėrejt mė sė pari nė agim nė Indinė lindore pranė qytetit tė Guahatit pėrpara se tė spostohej nė Veri dhe Lindje nė Nepal, Burma, Bangladesh, Bhutan dhe Kinė.

Turistė, astronomė dhe rezidentė kryq e tėrthor njė brezi tė konsiderueshėm nė Azi, kthyen sytė kah qiejt sot pėr pritjen e eklispsit mė tė gjatė tė shekullit 21.

Vrojtimi pėr shumė u pengua nga re tė rėnda shiu, por shtjellimi I eklipsit tė plotė - me mbulesėn e errėt qė mbuloi njė rrip globi pėrgjatė kontinentit tė Azise - ishte e pagabueshme.
Jiaxing nė provincėn e Zhejiang-ut, e piketuar nga Observatori Kombėtar Astronomik I Kinės si njė nga pikat mė tė mira pėr tė pare fenomenin, u pėrmbyt nga shirat pas shumė ditėve moti tė mire. Parashikuesit kishin paralajmėruar se tė teta pikat e piketuara pėr vrojtim do tė vuanin nga moti I keq.

Rreth njė mijė u mblodhėn nė sheshin public pėr njė ceremony zyrtare pėr rastin. Kishte thirrje gėzimi kur njė rreze dielli grisi retė pak pėrpara eklipsit qė duhej tė niste nė 8.22.20.
Vizitorėt rrėmbyen syzet e tyre tė errėta duke ndjekur udhėzimet qė paralajmėronin pėr dėmtim tė shikimit nėse eklipsi shihej me sy tė lirė.
Shanset pėr tu pėrdorur syzet e errėta do binin nė zero pasi pas momentit efemer tė rrezes rebele, njė shi I rrėmbyeshėm do niste ne 6 prej pikave nga ku mund tė vezhgohej eklispsi nė Jiaxing, Zhejiang.
Fenomeni nisi nė agim nė brigjet perėndimore tė Indisė, kaloi mbi Surat, Indore, Bhopal, Varanasi dhe Patna, sipas burimeve tė NASA-s. U spostua pėrmes Nepalit, Burmės, Bangladeshit dhe Bhutanit e nė vijim pėrgjatė luginės sė JanCe-se nė Kinė, shtėpi pėr njė popullsi prej 300 milionė banorėsh.

Rreth 100 000 njerėz u kthyen kah qielli nė Taregna, Indi, pėr tė vėzhguar eklipsin.
Dhjetėra mijėra njerėz u larguan tė zhgėnjyer nga vendi mė I mirė nė Indi pėr tė vrojtuar eklipsin diellor pas vrenjtjes sė qiellit.
Qiell vrojtuesit u zhgėnjyen nga Zotat e Motit. Re tė dendura plangprishėse dhe njė qiell i vrenjtur prishėn pritshmėritė e dhjetėra mijėrave tė mbledhur pėr tė parė eklipsin diellor.
Nė fund tė fundit, astro fizikantėt dhe shkencėtarėt kishin shėnuar fshatin si epiqendrėn e eklipsit. E megjithatė, e gjitha rezultoi njė zhgėnjim gjigand pėr rreth 100 mijė njerėz - pėrfshi kryeministrin e shtetit - I cili u tėrhoq nė fshatin e tij pėr tė vezhguar spektaklin qiellor.
Njė bulletin I NASA-s ka deklaruar se prej Taregnas, eklipsi diellor mund tė ishte I dukshėm pėr tė paktėn 3 minuta e 38 sekonda. Por nė momentin kryesor, nė 05:29 me kohėn locale (2359GMT) - re shiu mbuluan qiellin dhe refuzuan tė spostoheshin qoftė dhe njė grimė. Kryeministri Nitish Kumar nuk ndali s'I bėri apel turmės tė qėndronte e durueshme dhe optimiste.

Pėr pak sekonda megjithatė, qielli u errėsua totalisht, dhe turma asistoi nė kulmin e njė eklipsi tėrėsisht pjesor. Mė pas njė shkencėtar deklaroi qė kish marrė fund.
Turmat brohoritėn dhe duartrokitėn, por ndihej nė ajėr fryma e zhgėnjimit.
"E ē'mund tė bėhet? Tė gjitha pėrpjekjet e mia tė cuara dėm. Por nuk sfidohet fuqia e Zotit. Mund tė vėrejmė vetėm atė ēka Ai dėshiron ne tė shohim," u shpreh avokati vendas Ram Lakha Prasad. Njė fermer Chunnu Babu u shpreh se eklipset nuk kih sit ė ishin tėrėsisht fenomen shkecor.

"Nuk ėshtė e gjitha shkencore por hyjnore. Shkencėtarėt e kanė shndėrruar nė pėrqeshje kėtė dukuri hyjnore. Pėr kėtė arsye askush kėtu nuk mundi ta vėreje eklispin," u shpreh ai.
Fshati I fjetur, mė pak se 35 km nga Patna, fitoi famė ndėrkombėtare pasi vėzhguesit astronomikė nga e gjithė bota nisėn tė mblidhen kėtu pėr eklipsin. Ēdo tren qė kalonte pėrmes stacionit local ishte mbushur plot me vėzhgues eklipsi nga mbare Bihar. Por me sa duket Zotat e Motit bėnė tė mundur qė spektakli qiellor tu mbahej I fshehur atyre.

Nė Bangladesh, njerėzit dolėn jashtė nė grumbuj. "Moment I rralle, kurrė s'do kasha menduar se do ta shihja kėtė nė jetė time," thotė Abdullah Sayeed, njė student kolegji I cili udhėtoi nga Panchargarh drejt kryeqytetit Daka pėr ta pare.
Ai tha se makinave nė qytet u duhej tė pėrdornin drita pasi "errėsirė nate kish rėnė papritur".
Njė nga pamjet mė tė mira, e shfaqur nė disa kanale televizive, ishte prej qytezės Varanasi, nė brigjet e lumit Gang, I shenjtė pėr Hindutė e devotshėm.
Mijėra Hindu u zhytėn nė lumė duke respektuar bestytninė antike se larja nė lumė nė Varanasi, veēantėrisht nė raste tė veēanta, lan mėkatet. Eklipsi u verejt aty pėr 3 minuta e 48 sekonda.

Prej aty kaloi nė Japoninė jugore dh pėrmes Oqeanit Paqėsor, ku do tė arrinte kohėzgjatjen maksimale prej 6 minuta e 29 sekonda.

"Nuk ka asgjė mė madhėshtore se njė eklips diellor," thotė Sammy Grech, I cili ka udėtuar qė nga Malta, ku ėshtė kreu I shoqėrisė astronomike.
"Pėrveē shiut," shtoi mendueshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Eklipsi diellor mė i gjatė i kėtij shekulli
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHEKULLI XXI
» Cili forum i florit ku pelen pos ketij?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: