Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 NASA pushton planetin Mars, mberrin sonda qe do sjelle te dhena

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

NASA pushton planetin Mars, mberrin sonda qe do sjelle te dhena Empty
MesazhTitulli: NASA pushton planetin Mars, mberrin sonda qe do sjelle te dhena   NASA pushton planetin Mars, mberrin sonda qe do sjelle te dhena Icon_minitimeSat Jul 25, 2009 11:11 pm

NASA pushton planetin Mars, mberrin sonda qe do sjelle te dhena NASA_pushton_planetin_Mars_mberrin_sonda_qe_do_sjelle_te_dhena

Ka momente nė eksplorimin e hapėsirės, kur faktet dhe fantazia ndėrthuren. "The Mars Phoenix Lander", flota e fundit robotike e NASA-s ka demonstruar se si ka prekur sipėrfaqen -50 gradė celsius, nė polin e veriut tė Marsit, mė 25 maj. Transmetimet televizive ritransmetuan imazhet fillestare tė shtėpisė sė re e tė akullt tė sondės. NASA duhet tė jetė me fat pėr tė gjetur njė njeri bore nė arktikun marsian. "Phoenix" qė ka kushtuar 557 milionė dollarė do tė ndihmojė pėr tė pėrcaktuar nėse jeta organike ėshtė e mundshme nė planet, duke siguruar mostrėn e parė tė akullit marsian pėr testim.

Edhe pse imazhet e vendit tė uljes pasqyrojnė vetėm njė sipėrfaqe tė thyer nė formė poligoni, shkencėtarėt prapė janė tė emocionuar. "E di se duket si parking, por ka akull nėn sipėrfaqe dhe kjo ėshtė njė ėndėrr pėr shkencėtarėt", tha Peter Smith. Pėr shkak tė rreziqeve qė paraqiste ulja e sondės nė sipėrfaqen e Marsit, mund tė kishte qenė njė makth mė shumė se sa gjysma e misioneve tė dėrguara nė planetin e kuq, qė kanė pėrfunduar me dėshtim. "Shtatė minuta terrori" e ka pėrshkruar Peter Smith ndėrprerjen e komunikimit, kur sonda ka kaluar nė atmosferėn e Marsit. Shkencėtarėt dhe punonjėsit nė sallė nuk i zinte vendi dhe nė fytyrė u lexohej tensioni. Mė pas erdhi njė shpėrthim radioje, duke treguar se "Phoenix" kishte mbėrritur nė destinacion. Misionet e NASA-s nuk i kanė pėrdorur raketat pėr tė stabilizuar uljet, sondat kanė qenė tė mbrojtura nga ēanta ajri gjigande dhe kėrcenin gjatė kohės qė pėrpiqeshin tė uleshin nė sipėrfaqe.

Ndėrsa "Phoenix" ėshtė mjeti i parė hpėsinore nė 32 vite qė ėshtė ulur butėsisht mbi mars, duke pėrdorur 12 motorė tė ngjashėm me teknikėn e pėrdorur nga sondat Vikinge nė vitet '70. Nė pak ditė, pas kontrolleve tė sistemit dhe kapjes sė qindra imazheve nga aparatet fotografikė, sonda do tė fillojė kėrkimin pėr ujė tė ngrirė. Shkencėtarėt thonė se Marsi dikur ka qenė u mbushur me lumenj e liqenem por shumica e ujit ka humbur nė atmosferė, pėr shkak tė gravitetit tė ulėt tė planetit dhe atmosferės sė hollė. Ajo ēfarė ka mbetur besohet se ėshtė pėrqendruar nė dy polet. "Phoenix" do tė fillojė tė kėrkojė shumė shpejt pėr tė. Fillimisht, shkencėtarėt do tė pėrdorin imazhe pėr tė ndėrtuar njė hartė tredimensionale kompjuterike tė terrenit, qė tė mund tė drejtojnė sondėn nga toka. Lopata e madhe qė do pėrdoret pėr gėrmim ėshtė e copėzuar dhe e skicuar qė tė depėrtojė nė ngricėn e ashpėr polare. Plani i NASA-s ėshtė tė gėrmojė kanale deri nė pesė metra nėn sipėrfaqe, njė thellėsi kjo, ku shkencėtarėt mendojnė se akulli takohet me dheun dhe do tė marrė njė mostėr.

Aty, instrumenti do tė ngrohė dheun nė furra tė vogla, duke kontrolluar avullin pėr pėrbėrje uji dhe karboni. Njė laborator kimik nė sondė, i pajisur me mikroskopė do tė shtojė ujė nė mostėr dhe tė ekzaminojė rezultatet spektrale dhe elektro-kimike pėr tė kontrolluar aciditetin, nivelet e kripės dhe pėrbėrjet e hekurit. "Phoenix" ka tashmė tre muaj kohė pėr tė studiuar polin e veriut tė Marist pėrpara se dimri me temperatura ekstreme tė prekė rajonin, ēka do tė rrezikonte ngrirjen e instrumenteve. Por "Phoenix" ėshtė hartuar qė tė qėndrojė 6-8 muaj nė Mars, jo vetėm qė tė gjejė ujė tė ngrirė, por edhe tė shėrbejė si pararendės nė misionet e mėvonshme, pėr kėrkimin e tė dhėnave mikroskopike tė jetės organike.

Shndėrrimi i Marsit nė planet tė banueshėm

Shndėrrimi i Marsit nė njė planet tė banueshėm ėshtė njė proces hipotetik, me anė tė tė cilit do tė ndryshohet klima e planetit pėr tė zhvilluar aty jetėn dhe mundėsinė e kolonizimit tė sigurt. Arsyeja pse njė grup shkencėtarėsh argumentojnė se Marsi mund tė bėhet i banueshėm, ėshtė sepse mendohet se dikur ky planet ka pasur afėrsisht mjedis tė njėjtė me tokėn, veēse me atmosferė mė tė trashė dhe ujė me tepri, i cili ėshtė shuar me kalimin e qindra miliona viteve. Mekanizmi i saktė, pėrgjegjės pėr humbjen e ujit, nuk ėshtė akoma i qartė, pavarėsisht alternativave tė shumta tė sugjeruara nga shkencėtarėt. Ka shumė gjasa qė graviteti i ulėt i Marsit tė jetė njė prej kėtyre faktorėve. Mungesa e pllakės tektonike nė kėtė planet ėshtė gjithashtu njė arsye tjetėr, pasi pengon riciklimin e gazeve tė bllokuara nė sedimente. Mungesa e magnetosferės pėrreth Marsit mund tė ketė lejuar erėn diellore tė kontribuojė nė erozionin atmosferik, megjithėse ky efekt ėshtė i pranishėm dhe nė Venus.

Mungesa e fushės magnetike dhe aktivitetit gjeologjik mund tė jenė rezultat i masės sė vogėl tė Marsit, e cila bėn tė mundur qė sipėrfaqja tė ftohet shumė mė shpejt se ajo e tokės. Pavarėsisht tė gjithė kėtyre faktorėve, shndėrrimi i Marsit nė vend tė banueshėm nga njeriu do tė kėrkonte dy ndryshime ndėrlidhur me njėri-tjetrin: Ndėrtimin e atmosferės dhe ngrohjen e saj.
Njė mundėsi se si mund tė rritet nė mėnyrė artificiale nxehtėsia nė Mars ėshtė instalimi nė orbitėn pėrreth marsit i pasqyrave tė pėrbėra prej filmash “PET” alumini tė trashė. Kjo do tė rriste pėrthithjen e rrezeve tė diellit qė mbėrrijnė nė planet. Gjithashtu, kjo do tė rriste automatikisht temperaturėn e sipėrfaqes sė Marsit. Sidoqoftė, ka dhe njė mėnyrė tjetėr qė konsiderohet mė efikase, njė mėnyrė tjetėr e ngrohjes artificiale. Ajo konsiston nė ndėrtimin e disa pasqyrave mė tė vogla pėr ngritjen lart tė dioksidit tė karbonit nė akullnajat polare pėr tė rritur efektin “serė” tė planetit. Disa shkencėtarė mendojnė se pas disa milionave vite, dielli do tė lėshojė shumė nxehtėsi duke mos lejuar zhvillimin e jetės nė tokė.

Si rezultat Marsi do tė ngrohet nė mėnyrė tė natyrshme, duke e bėrė shndėrrimin e tij nė planet tė banueshėm mė tė lehtė. Kėshtu Marsi do tė bėhej njė shtėpi alternative pėr jetėn e ndjeshme tė njerėzve nėse toka do tė bėhej e pabanueshme.

Lokalitetet e mundshme pėr kolonizim

Marsi ėshtė njė objekt i pėrhershėm diskutimi. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e tij ėshtė e ngjashme me sipėrfaqen e thatė tė tokės, mund tė ketė rezerva uji dhe ka karbon. Marsi ka kaluar procese tė njėjta gjeologjike dhe hidrike si toka dhe pėrmban xeherorė mineralė tė ēmuar, megjithėse ky fakt ėshtė nė debat e sipėr. Ka interesa tė forta shkencore pėr kolonizimin e Marsit, pėr shkak tė mundėsisė se jeta mund tė ketė ekzistuar nė planet nė njė pikė tė caktuar tė historisė, dhe madje mund tė ekzistojė nė pjesė tė caktuara tė tij. Klima e Marsit ėshtė mė e ftohtė se ajo e tokės. Graviteti i tij ėshtė vetėm sa njė e treta e atij tė tokės; nuk dihet akoma nėse njė gravitet i tillė ėshtė i mjaftueshėm pėr jetėn e njerėzve nė periudha tė zgjatura kohore.

Merkuri

Sipas sugjerimeve tė ndryshme shkencore, Merkuri mund tė kolonizohet duke pėrdorur tė njėjtėn teknologji dhe mėnyrė si tek Marsi. Koloni tė tilla do tė vendosen domosdoshmėrisht nė rajonet polare, pėr shkak tė temperaturave ekstreme nė lokalitetet e tjera tė planetit.

Venusi

Sipėrfaqja e Venusit ėshtė shumė e nxehtė dhe ka presion atmosferik, tė paktėn 90 herė mė tė lartė se nivelin e detit nė tokė. Sidoqoftė, atmosfera masive ofron njė lokalitet alternativ tė mundshėm pėr kolonizim. Nė njė lartėsi rreth 50 kilometra, presioni reduktohet nė atmosfera mė tė vogla dhe temperatura varion nga 40-100 gradė celsius. Kjo pjesė e atmosferės gjendet nė retė e dendura, tė cilat pėrmbajnė acid sulfurik. Edhe kėto re mund tė jenė njė element pozitiv pėr kolonizimin pasi paraqesin njė burim tė mundshėm uji.

Hėna

Pėr shkak tė afėrsisė me tokėn, hėna e planetit tonė ėshtė gjithashtu njė mundėsi pėr kolonizim. Ajo ka prioritetet se ėshtė pranė tokės duke mundėsuar shkėmbin e mallrave dhe shėrbimeve. Njė disfavor i hėnės ėshtė mungesa e avujve, tė nevojshėm pėr jetėn, siē janė hidrogjeni dhe karboni. Depozitat e akullit qė mund tė ekzistojnė nė disa kratere polare mund tė shėrbejnė si burime pėr kėto elementė. Gravitet i ulėt i sipėrfaqes sė tokės ėshtė gjithashtu njė shqetėsim.

Orbita e tokės

Po tė krahasohet me lokalitete tė tjera, orbita e tokės ka avantazhe tė konsiderueshme dhe njė problem tė madh, por tė zgjidhshėm. Orbitat pranė tokės mund tė arrihen brenda disa orėve, ndėrsa hėna ėshtė disa ditė larg dhe udhėtimet pėr nė Mars zgjasin me muaj tė tėrė. Ka njė forcė diellore tė mjaftueshme dhe tė vazhdueshme nė orbitat e larta tė tokės, ndėrkohė qė gjithė planetėt e tjerė e humbasin dritėn e diellit tė paktėn gjysmėn e kohės. Mungesa e peshės e bėn ndėrtimin e kolonive tė mėdha mė tė lehtė se nė njė ambient me gravitet. Austronautėt kanė demonstruar lėvizjen e satelite shumė tonėsh vetėm me njėrėn dorė. Disavantazhi i vetėm i kolonive orbitale ėshtė mungesa e materialeve. Kėto mund tė importohen nga toka me njė kosto shumė tė lartė, ose nga burime jashtėtokėsore me kosto mė tė ulėt, siē ėshtė hėna, asteroidėt etj. Shkencėtarėt vazhdojnė tė punojnė pėr krijimin e alternativave pėr jetėn njerėzore, edhe pse do tė duhen shumė breza pėr t’i parė nga afėr ato qė mendja e njeriut s’i pėrthith dot nė kėtė fazė tė jetės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
NASA pushton planetin Mars, mberrin sonda qe do sjelle te dhena
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: